Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit
“KRYENGRITJA E ARMATOSUR” Gati pranga dhe për Arbhorin, Demin, Minarollin, Memia dhe Gjanën
TIRANË - Prokuroria ka kërkuar dje heqjen e imunitetit për Sali Berishën dhe pesë zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Demokratike që akuzohen si organizatorë të grushtit të shtetit. Kërkesa e organit të hetimit është bërë e njohur dje në Parlament në mbledhjen e vonë, dhe pritet që të kalojë së shpejti në Komisionin e mandateve për miratim, e më pas në Kuvend. Nga ana tjetër, dje në mesditë kryeministri Nano duke folur në një mbledhje të Qeverisë ka sulmuar ashpër kundërshtarët e tij politikë, duke i akuzuar si organizatorë të grushtit të shtetit. Shefi i Qeverisë ka vënë gishtin mbi Berishën si organizatorin e bandave të armatosura që dhunuan dhe plaçkitën institucionet. Bilanci i dy ditëve të përgjakshme në Tiranë dje ka shkuar në 50 të plagosur dhe në katër të vdekur, ndërsa nga ana tjetër Ministri Teta ka premtuar shërbim dhe rritje të pagës për policët pa shtypjes që policia i bëri tentativës për të rrëzuar qeverinë me dhunë. Nga ana e tij Berisha nuk e ka pranuar akuzën e orga[teksti ndërpritet në skajin e figurës].
Pakujdesia Fatale e Berishës
ARIAN ÇANI Kur socialistët u tërhoqën nga zgjedhjet e 26 majit ’96, ata deklaruan zyrtarisht se e bënë këtë për të ndaluar [teksti vazhdon jashtë kufirit të figurës]. Në këto kushte, strategjia e dy kampeve më të mëdha politike në vend duket se ndryshon rrënjësisht nga njëra-tjetra. Ndër- gjakun që mund të derdhej pranë kutive të votimit. Djegia më të lartë të PS pohuan me gojën e tyre se nuk mund të mbronin institucionet duke shkaktuar viktima. Në të dyja rastet, lëvizjet politike të socialistëve jo vetëm që janë të ngjashme por të pranueshme nga pothuajse gjithë shqiptarët. Madje dhe vetë opozitarët e PS nuk do të kërkonin kurrë të kundërtën. Por çuditërisht në të dyja rastet, Berisha, partia e tij dhe simpatizantët e PD nuk ditën se nuk mundën të gjenin një të mesme, le të mos ishte e artë. Në 26 maj të ’96-së demokratët u nxitën aq shumë, pas tërheqjes së PS nga zgjedhjet, duke arritur në mbi 90 për qind të vendeve në Parlament. Dhe, pas tërheqjes së shtetit për disa orë, manifestuesit nuk nguruan të dhunonin hapur institucionet shtetërore: Kryeministria, Ministria e Kulturës, ajo e Drejtësisë, e Financave, Parlamenti dhe Radio-Televizioni Shtetëror u pushtuan dhe u plaçkitën nga njerëz të armatosur. Le të imagjinojmë për një çast se policia apo forcat e Gardës do të kishin marrë urdhër të qëndronin për të ruajtur institucionet. Dy palët të armatosura nuk do të prodhonin gjë tjetër veçse dhimbje nga të dyja palët. Dhe që gjaku të citohej, shteti zgjodhi të tërhiqej. Ndërsa njerëzit e revoltuar rrënuan të sulmo-bonin boshllëkun. Në këto kushte, strategjitë se ndryshojnë rrënjësisht nga njëra-tjetra. Ndërsa socialistët japin prona se dinë të tërhiqen në kohën e duhur, demokratët tregojnë se dinë të jenë më të guximshëm se duhet. Dje guximi i tepruar i militantëve të PD nuk mund të përkthehet ndryshe veçse Pakujdesia Fatale e Berishës. Një pakujdesi, e cila e detyron tashmë liderin e kësaj partie të paguajë një faturë të rëndë politike e ndoshta më shumë. Sepse shqiptarët vetëm brenda një dite kanë jetuar frikën, ankthin dhe terrorin e përmbysjes së shtetit. Të gjithë i panë imazhet e tmerrshme të grabitjeve, flakëve dhe bastisjes së godinave qeveritare. Shqiptarët jetuan kaq afër dhunimin e RTSH shtetëror për herë të parë në historinë e këtij institucioni - nga njerëz të armatosur. Nëse tërheqja e shtetit për disa orë mund të shkaktojë kritika të ashpra madje dhe kërkesa për dorëheqje, PAKUJDESIA fatale e Berishës është tepër vonë të korrigjohet. Jo vetëm Tirana zyrtare por edhe komuniteti ndërkombëtar e konsideroi trazirën e fundit si një tentativë për grusht shteti. Dhe në këtë fundshekulli, do të ishte detyrë tepër e vështirë të bindje dikush që mund të dëshmojë një iniciativë të tillë. Në këtë vend, gjatë këtyre tetë viteve, edhe PS kanë humbur dhe fituar; por lëvizja më e fundit e Berishës ka gjasa të jetë fitorja më e madhe e humbjes së tij.
Orë pas ore trazirat e Tiranës
Nanon zgjedh
TIRANË - Prokuroria ka kërkuar dje heqjen e imunitetit për Sali Berishën dhe pesë zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Demokratike që akuzohen si organizatorë të grushtit të shtetit.
Nano zgjedh dorën e hekurt
Tri ditët e betejës. Uniformat blu do të marrin dyfishin e rrogës mujore
Në faqet 1-7
Superpaga për policët që çliruan kryeqytetin
Specialët nga 30 deri 50 mijë lekë shpërblim për çdo ditë
TIRANE - Do të duheshin ngjarjet e fundit që paga e uniformave blu të arrinte shifrën e 20 mijë lekëve.
Për të luftuar kriminalitetin me një vendim të posaçëm të Qeverisë është vendosur dje rritja në masën 50-100 për qind të rrogës mujore të njerëzve që do t’u duhet të rivendosin qetësinë dhe normalitetin. Ndërkohë ministri Teta ka marrë shkas nga “devotshmëria e policisë në të gjithë vendin në ruajtje të institucioneve shtetërore” për të urdhëruar shpërblimin e të gjithë forcave në varësi të Ministrisë së Rendit në vlerën 30-50 mijë lekëve të reja. Eksperienca e nje viti më parë, kur shpërblimet e dhëna nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar rritën interesin e uniformave blu për të vendosur rendin, është përdorur për të ndalur kësaj here rënien e shtetit.
Në faqen 4
Ku u fsheh për dy ditë Kryeministri
Ikje me blind
TIRANE - Pak sekonda pas sulmit të armatosur mbi Kryeministrinë, Nano bë bashkë me Finon e Islamin janë larguar me makinë të blinduar.
TIRANE - Pak sekonda pas sulmit të armatosur mbi Kryeministrinë, Nano bashkë me Finon e Islamin janë larguar me makinë të blinduar. Anëtarët e tjerë të qeverisë u fshehën në “Rogner”.
Në faqen 7
Kështu u çarmatosën njerëzit në selinë e PD
Në faqen 3
Ministri i Financave Arben Malaj jep dorëheqjen
Në faqen 2
Dhjetë orët e tmerrit në televizionin shtetëror
Në faqen 10
Nga trazirat e fundit në Tiranë
(Foto: Hektor Pustina)