17/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 shtator 1998

Nano shpëton Berishën nga burgu

Mbrëmë mbledhje e grupit PS. Kryeministri: Nuk mundemi tani Debat mes deputetëve socialistë. Sot vendimi i fundit i mazhorancës Ndërhyn diplomacia ndërkombëtare. Europa dërgon ministrat e jashtëm në Tiranë

Kur luhet ping pong me shqiptarët

OPINION Kur luhet ping pong me shqiptarët FATOS ÇOÇOLI Vërtet, erdhi dita të themi se fajtorë jemi të gjithë. Kjo për faktin se në viktimë është kthyer i gjithë vendi. Me bëmat tona për shërbjen e shtetit, me përsëritjen e skenarit të 97-s kemi prekur fundin. Në situata të tilla katastrofe kombëtare duhet t’i fshijmë urrejtjen nga tehu i zemërimit. Ai është legjitim kur pas ka një ideal. Mirëpo nuk mund të ketë ideale për njerëz që plasçisin ministritë e vendit. Këta njerëz që plaqkisin me sa duket nuk i ka mbledhur në shesh një ideal. Këta njerëz janë aty nga inati për një vend pune të humbur në dogana, tatime apo ministria si dhe nga dëshira për të rifituar parajsën e humbur, pra mjelljen abuzive të lopës-shtet. Nuk mund të rindërtohet shteti dhe të modernizohet ai me detashmente të tilla. Nga ana tjetër, partitë e pozitës duhet të reagojnë me përgjegjësi ndaj gabimeve të tyre dhe të mos mbrohen duke sulmuar opozitën. Nuk është duke risjellë në kujtesën e njerëzve fatalitetet e marsit të 1997 e duke fajësuar pushtetarët e djeshëm që mund ta përbashkët. Shumë intelektualë në atë kohë e forcuan iluzionin se do të kishte në përgjithësi trajtim të drejtë të personelit të afte e të kualifikuar në administratën shtetërore. Për fat të keq, ajo shpresë u denigrua në një batutë serioze e shpesh dhe në një sarkazëm të rëndë, sa herë që binte fjala për keqtrajtime të njerëzve në strukturat shtetërore vetëm pse ata kishin pikëpamje të ndryshme politike të jepte edhe dorën, duke të thënë: “Mos u mërzit, jemi opozitarë, por jemi vëllezër!” Sot kur gjakrat janë ndezur si rrallë herë, kur dasitë krahinore shihen si ligje të pashkruara, vetëm bashkimi i forcave politike të vendit dhe shprehjen e vullnetit të tyre në një pakt pajtimi politik do të jetë komandaria e mirfilltë e shpëtimit. Në perspektivë kemi vetëm një rrugëdalje: një vullnet politik unik për të ndërtuar shtetin në Shqipëri. Stabilizimi nuk vjen nga dëshira dhe deklaratat për stabilizim e pajtim, as edhe thjesht nga hedhja e firmës mbi një pakt. Duhet që vullneti ynë politik si forcë politike të jetë aq i fortë sa ditë për ditë detashmente të tillë. Nga ana tjetër, partitë e opozitës duhet të reagojnë me më djeshëm që mund ta mbash elektoratin dhe ta imunizosh atë nga gabimet e një administrimi e sotëm. Pushtetin lypset ta fitosh çdo ditë, duke u përpjekur në maksimum të zbatosh kërkesat imediate dhe në perspektivë të aspiratave të njerëzve që ta besuan atë. Nuk duhet harruar kurrë historia e një shprehjeje që fillimisht ngrohu zemrat e shumë shtetasve tanë: “Opozitarë por vëllezër!”. Ajo lehtësoi në kohën kur u tha (viti 1993) shpirtrat e tensionuara të njerëzve, pse ngërthente tolerancën dhe njëkohësisht ngrinte në një shtrirje dorë si shqiptare që jemi, me një ofertë për bashkëpunimin të sinqertë, në emër të interesit të e firmës mbi një pakt. Duhet që vullneti i politik si forcë politike të jetë ai i forcë si parti për ditë të ushtrohet dhe të pranohet ndarja e roleve: opozita duke qeverisur dhe opozita duke kritikuar në mënyrë konstruktive qeverisjen. Vetëm në lojë e tillë e ndershme dhe e përgjegjshme do të jepte mesazhin e sigurisë për komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë që ai të na ndihmojë. Është shumë e vështirë që ai të na ndihmojë tani, kur dëshmuam dy herë brenda më pak se dy vjetëve se jemi shumë të aftë të shbëjmë shtetin. Vetëm në rast se i dalim përpara me një vullnet të bashkuar, do të kemi shpresë për integrimin në Evropë, i cili do të thotë mirëqenia e dëshiruar për të gjithë shqiptarët.

Sot frikë trazirash nëpër Shqipëri

Sot frikë trazirash nëpër Shqipëri. Everts: Sërish rrezik për kaos. Në faqen

Dini në krah të Berishës

TIRANË - Nano “shpëton” Berishën nga arrestimi. Por, nga ana tjetër duket se ky është një vendim i detyruar i momentit për shefin e Qeverisë. Burime të kualifikuara pranë Kryeministrit shqiptar bëjnë të ditur se Berisha rrëzikon vërtetë burgun, por në këtë situatë dhe jo në këto momente, të cilat do të ishin jo shumë të përshtatshme për Nano. Shefi i Qeverisë e ka hedhur këtë ide në disa ambjente të ngushta politike, por njëkohësisht ka hapur dhe një dialog me komunitetin ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën që shpërtheu papritmas në vend. “Nuk mundemi ta arrestojmë tani”, është ky koncepti që ka hedhur së fundi Nano në tryezat e krerëve dhe deputetëve të Partisë Socialiste. Dhe, këtë kryeministri shqiptar e sheh të lidhur me kushtet dhe zhvillimet në Shqipëri. Presioni ndërkombëtar që po bëhet, rreziku për kthimin e liderit demokrat në një hero si dhe situata e brendshme në vend, janë këto disa nga arsyet që kanë sjellë këtë “ngrìrje”. Edhe pse është vendosur në PS që së shpejti atij do t’i hiqet imuniteti. Dini Dini në krah të Berishës “Do të ishte një gabim po ta arrestoni” Në faqen 2 Në faqen 3

Prokuroria: Gati fletën e arrestit

Dje dosja me akuzat kundër liderit të PD i kalon Arben Rakipit TIRANE - Gati fleta e arrestit për ish-presidentin Berisha. Lideri demokratik Berisha pritet që të arrestohet pas miratimit të heqjes së imunitetit nga ana e Parlamentit, ndërkohë që kompetenca për arrestimin e tij është plotësisht në dorë të Prokurorisë. Duke iu referuar burimeve zyrtare të grupit të prokurorëve, që është duke hetuar mbi ngjarjet e ndodhura në datat 13 dhe 14 në Tiranë, bëhet e ditur se, “gjithçka që do të ndërmerret ndaj personit Sali Berisha nga ana e organit të Prokurorisë do të varet shumë nga vendimi i Parlamentit për heqjen ose jo të imunitetit të tij”. Drejtori i Hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, Agim Tirana, ka pohuar dje se, “çështja penale në lidhje me trazirat e ndodhura në Tiranë në datat 13 dhe 14 shtator, i ka kaluar për t’u hetuar Prokurorisë së Përgjithshme. Teta raporton në Parlament: Dua ndihmën e deputetëve Pollo: Arresti i liderit tonë do e forconte partinë

Kështu u arratis "Lucky Mar"

Aventura anijes së kontrabandës DURRËS - Anija kontrabandiste “Lucky Mar” shpërtheu zinxhirët e bujës dhe territorin lirine bërrylit arratisjes. Pas një ndjekjeje nga forcat 4 orësh “Guarda di Finanza” dhe “CAM-SEA” të eurodoganës është bërë e mundur ndalimi i anijes rebele. Pas disa minutave zjarr nga armët e policisë. Anija “Lucky Mar”

Revoltë në Rend: Zhdukni dezertorët

Sherr mes zyrtarëve: Ata na tradhëtuan TIRANE - Largime për dezertorët në ministrinë e rendit. Mes zyrtarëve të këtij institucioni është zhvilluar një betejë e vërtetë për mbrojtjen apo dorëzimin e godinës së fundit shtetërore, teksa njerëzit e armatosur afrohen në tank në drejtim të saj. Një grup i funksionarëve, duke përshëndirë drejtues me grada, kanë preferuar të jenë detyrën apo të bëjnë thirrje për të mos rezistuar. Ndërkohë pjesa tjetër e zyrtarëve, ajo që shpresonte se shteti nuk mund të rrëzohej me armë, ka marrë armët për t’iu bashkuar specialeve që ruanin godinën. Specialët gjatë një aksioni

Dinamiti errëson ekranet e Televizioneve

Eksploziv ripetitorëve Dinamiti errëson ekranet e Televizioneve Mister atentati i të mërkurës Në faqen 10

Taksitë, miliona nga trazirat

GAZETA e Tiranës Taksitë, miliona nga trazirat Në faqen 5 GAZETA e Durrësit Italianët ndërtojnë sheshin e trageteve Në faqen 7 GAZETA e Shkodrës Kosovarët: S’na ndihmon askush Në faqen 6 Komando greke në Kakavijë Frikë për doganën Në faqen 7