20/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 shtator 1998

Vrasësi Hadjdarit në Milano

Rrëfen e ëma e truprojës: U zhdukën pas atentatit MISJONI I DESHTUAR Nano sfidon Europën: S'don trysni me porosi por mësime për mos luftimin e sqiptarëve TIRANË - Vrasësi ndodhet në Milano, dhe me këtë njoftim po një ditë pas atentatit mund të thuhet se urdhëruesit janë jashtë vendit. I orientuar me këtë version, SHIK-u po hetonte edhe dje pikërisht në pistën italiane. Sipas një njoftimi të shpërndarë dje, pak para nisjes së seancës parlamentare, nga Ministria e Brendshme, agjentët e SHIK-ut kanë dalë në një atentator me origjinë nga Kosova. Burimi zyrtar i këtyre informacioneve nuk jep emrin e personit, por bën të ditur se ai ka hyrë në Shqipëri ditën e mërkurë dhe është larguar po atë ditë. Personi që ka ekzekutuar Hajdarin ka hyrë me pasaportë false, por emri sipas të cilit ai ka hyrë në Shqipëri është ai i shtetasit kosovar Dyljacalaj[?]. I dyshuari kryesor për vrasjen e Hajdarit në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se është larguar në Milano, prej nga dyshohet të ketë marrë urdhrat për ekzekutimin e deputetit demokrat. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, thuhet se urdhëruesit kanë qenë jashtë vendit dhe kanë përdorur për realizimin e atentatit, dy shtetas kosovarë, njëri prej të cilëve është ndaluar. Për momentin nuk jepen emrat e dy personave të dyshuar, por dihet se deri sot policia ka ndaluar vetëm shtetasin kosovar, Dyljacalaj[?]. Ne nuk kemi asnjë të dhënë se atentatori është larguar në Itali, tha shefi i Policisë së Shtetit, Arben Rakipi. Ndonëse zyrtarisht dje shefi i policisë tha se i konsideron si të pavërteta njoftimet për atentatorët nga Kosova, policia tha dje se po kryen hetime të shtrira në disa drejtime. Gjithashtu deri dje nuk është bërë publike as emri i të dyshuarit tjetër që mendohet se ka qenë bashkëpunëtor në ekzekutimin e deputetit Azem Hajdari. Të afërmit e truprojës së vdekur të Hajdarit, kanë dëshmuar dje se pak para atentatit në Tiranë kishin ardhur dy kushërinj të oficerit të vrarë. Pasi kanë lënë makinën e tyre tek Hotel Drini, bashkë me makinën e oficerit të vrarë, dy të afërmit e tij janë larguar dhe nuk janë kthyer. Dëshmia e nënës së oficerit të vrarë të policisë, Besim Çera[?], sjell një të dhënë me rëndësi në hetimin e këtij versioni. Sipas saj djali i saj, para se të ndodhte atentati, ishte takuar me dy kushërinjtë e tij. Në dëshminë e dhënë dje, e ëma e oficerit të vrarë thotë se dy kushërinjtë e djalit të saj të cilët erdhën nga zona e Tropojës, pak para atentatit e kishin takuar dhe e kishin shoqëruar djalin e saj. Pas vrasjes dy kushërinjtë e djalit ishin zhdukur nga Tirana. Një grup i posaçëm me ekspertë të policisë ka mbërritur në mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit. Xho Xones[?] është drejtori i FBI për rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore. Ai do të drejtojë grupin ekspert të specializuar që po merret me hetimin e atentatit kundër deputetit demokrat. Burime qeveritare bënë të ditur dje në mbrëmje se qeveria e kryeministrit Fatos Nano ka akorduar një fond prej 200 mijë dollarë për personin që bën të mundur identifikimin e personit që ekzekutoi Azem Hajdarin. Drejtori i FBI-së i caktuar me mision në Shqipëri po vjen në Tiranë së bashku me ekspertë specialistë të terrorizmit dhe atentateve politike. Ky grup mësohet se ka eksperiencë të ngjarjeve të tilla dhe po hetonte atentatin ndaj deputetit demokrat. A. BEJTA

Tuneli zë brenda 5 të rinj

KUKËS Tuneli zë brenda 5 të rinj Shëmbet tuneli i ri verior i trenit për rreth disa orë të shtunë. Mbetën të bllokuar pesë të rinj. 1 dhe e plagosur rëndë. 200 miliardë lekë dëm për disa fabrike në Bulqizë. Pasi shpëtoi në përmbysjen në Qafë-Mali, humbet një femër 8-vjeçare. Kali i mbarsur për skrap[?]. (faqen 7)

"Kujdes Berisha, ndryshe të izoluam"

Dje Geremek e Papandreu i rikujtojnë ish-Presidentit rikthente kuvendin Por kritika ndaj Nanos dhe mbështetje Medanit Keshtill i PD: Greva të përmysim Nanos Suprifalakr[y?]a dhe loja zbavitëse Weekend Vizazhe e Dhëna në krye të kampionatit Tiranë mëson të luajë tenis në fushën e Muzakësë[?] No 13-15 Kryesitë e ministrive të mbeten pas zgjedhjeve të lira të zhvilluara të enjten në Këshillin e Evropës për Shqipërinë. Lajmi i bërë i ditur nga zyra për shtyp e kësaj organizate, u konfirmua mbrëmë edhe nga zëdhënësi i Këshillit të Evropës. Dje pasdite zyrtarisht dy diplomatët e lartë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Teodor Pangallos[?], dhe ministri i Jashtëm i Polonisë, B. Geremek[?], i dërguan një letër kryetarit të PD-së, Sali Berisha, përmes së cilës i kujtojnë se njohja e Kuvendit dhe marrja pjesë në të, janë pjesë e përmbushjes së standarteve demokratike. Sipas letrës, opozita duhet të heqë dorë nga bojkoti parlamentar. Në të njëjtën kohë diplomatët e huaj kritikojnë edhe qeverinë për tensionimin e mëtejshëm të situatës politike, duke kërkuar respektim të institucioneve. Në letër vihet theksi te roli i presidentit Rexhep Meidani si faktor stabiliteti dhe kërkohet që palët të bashkëpunojnë për të kapërcyer krizën. Kjo deklaratë u interpretua dje si një sinjal i qartë se Këshilli i Evropës dhe partnerët ndërkombëtarë nuk mbështesin përshkallëzimin e konfliktit politik në Shqipëri. Keshilli i PD: Greva të përmysim Nanos Suprifalakr[y?]a dhe loja zbavitëse Weekend

Prezervativë falas mbushin tregun

GAZETA EKONOMIS Në faqen 5

Miliona me zift mbi rrugët e qytetit

GAZETA DURRËSI Në faqen 7

Mala[z]ezët bllokojnë qendrën e Kosovës

GAZETA SHKODRËS Në faqen 6

Këshilli i PD: Greva të përmbysim Nanos

Këshilli i PD: Greva të përmbysim Nanos Në faqen 12

Tiranë mëson të luajë tenis në fushën e Muzakësë[?]

Vizazhe e Dhëna në krye të kampionatit Në faqen 13-15

Suprifalakr[y?]a dhe loja zbavitëse

Suprifalakr[y?]a dhe loja zbavitëse Weekend Në faqen 12