22/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 shtator 1998

Bombë shtëpisë së Vasil Melos

Atentat liderit të PBDNJ: Duan të na prishin me Greqinë TIRANË - Një shpërthim eksplozivi ka tronditur shtëpinë e Vasil Melos, kryetar i partisë PBDNJ, rreth orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme. Melo ka pohuar dje për gazetën se akti nuk është “një veprim i pastër terrorist. “Mund të jetë dikush që të acarojë marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe për të krijuar një incident më shumë. Nuk do doja që ky akt të përdorej nga parti të caktuara për të krijuar tensione të reja”, thotë Melo. Pak caste më vonë atij ja ka telefonuar Nano për t’i shprehur solidaritet. Ka qenë një shtëpi me lëndë eksplozive që ka fluturuar nga një dritare e panjohur në drejtim të katit të dytë, ku ndodhet ballkoni i shtëpisë së Melos dhe më pas një shpërthim i fuqishëm ka qarë errësirën e natës. Për fat ora e shpejtë kur është hedhur eksplozivi nuk e ka gjetur Melon në krevatin e gjumit, pasi objektivi i shpërthimit ka qenë dhoma e gjumit. Si rezultat i shpërthimit ka pasur dëme materiale, ku janë thyer xhamat e derës së ballkonit dhe janë dëmtuar pajisjet që kanë qenë të vendosura në dhomë, ndërkohë që njëkohësisht se nukka pasur viktima. Pallati ku është e vendosur shtëpia e Melos, ndodhet në rrugën “Vasil Shanto” në një kënd disa metra përballë paralelno-tel Diplomat. Shpërthimi nuk ka shkaktuar dëmtime të tjera te familjet përreth, me përjashtim të një tmerri psikologjik. Më vonë Dishe-mitarët okulare tregojnë se efekti zhdues që ka pasur shpërthimi ka qenë tepër i madh. Në momentin e shpërthimit në banesë është ndodhur vetëm e ëma e Melos, e cila është në një moshë afër të 100-ave dhe ka qenë e vendosur në guzhinën e apartamentit. Të dhënat e para paraprake të policisë pohojnë se bëhet fjalë për një shishe plastike të mbushur me lëndë eksplozive, e cila gjatë trajektores ka ngelur e varur në robat e nderura në telin e ballkonit. Autorët ngelen të panjohur për policinë, por ka shumë mundësi që akti të ketë qenë për motive politike, ndërkohë që e ëma e Melos, majft e tronditur nga shpërthimi nuk mundi të prononcohej. Arsyet politike janë më të mundshmet për shkak të qëndrimeve të fundit kundër diktaturave të Melos, i cili menjëherë pas vrasjes së Hajdarit mbajti një qëndrim të ashpër ndaj PD-së dhe grupimit të tij, por pa trazira të së hënës ai iu rikthye sërish koalicionit. Po ashtu s’përjashtohet mundësia që sulmi ndaj tij të jetë një veprim për të shuar tensionet politike. ar. ho/i.b.

Bien kokat e Qeverisë

RENDI FINANCAT LOKALET Socialistët marin në dorë Policinë. Të fshehtat e takimit Meidani-Nano. Meta në vend të Tetës. Meksi në kolltukun e Malajt. Largohet Fino, vjen Teta Në faqen 3

Arbnori Kryetari i PD

BERISHA Arbnori Kryetari i PD “Nëse më arrestojnë”

LOJTARUCET E POLITIKES

SHPETIM NAZARKO Plaku Andreoti thotë dikur që për të marrë push e ç’janë lojtarët rreth tapolinës, mjafton t’u hedhe një cep të syrit. Kjo mjafton për mijera dosje analitike. Nuk e di se ç’do të ndodhte për të shumësh repartimtarë e klasës politike shqiptare këto shtatë vite e fundit. Për t’u afruar të vërtetës nuk do duhej analiza e Andreotit, por e një delikuenti të vogël që ri në klubin e fshehtit. “Ç’kërkon të fitojë Nanoja me Berishën? Që të ndaj treguan në ngjarjet e fundit se jo vetëm nuk janë në gjendje të kuptojnë vendin e vet, por me rrëmujat që i quajnë gjërat elementat taktikë për të ardhur në pushtet, jo vetëm do të financojnë delikuentët e regjimit që kemi përmendur edhe në një artikull tjetër, por kësaj radhë do të bëjnë një gjë të tërë vendin e tyre. Për 7 vjet rresht ky vend është bërë pre e po vetëm e mizerave sektore të vogla, por dhe trafikanëve të drogës, të armëve, të mbeturave radioaktive. Këta janë ende pak. Vendimi është bërë prej edhe e shër- E shprehur më qartë në këto enda që konsiderohen sobran, nuk mund të ketë eksperi as Italia, as Greqia, as Serbia, as Evropa dhe as Amerika. Kështu, po t’i referohesh bllogjeve të tjera të së kaluarës Italia dhe Austria janë themeluesit e shtetit shqiptar. Greqia dhe Jugosllavia kanë kërkuar treguesisht të kundërtën: destabilitetin e Shqipërisë. Por kjo i ka përsëritur kohërave të vjetra, ku strategjia dhe diplomacia qoftë edhe të më të mëdhenjve kishin aspektet banale për sa i përket formes. Situata e tanishme flet për një geopolitikë më të ndërlikuar. Në këtë rajon luhet jo vetëm për Ballkanin, por edhe për rrugët e mëdha që vijnë nga Azia dhe bashkohen në Bosfor. Shqipëria gjendet në këtë korridor që përshkon Maqedoninë dhe që shkon në Bosfor. Është e qartë se roli i saj është shumë herë më i madh nga sa mendojnë lojtarët e vegjël. Këtu nuk flitet vetëm për interesa të Milosheviçit ose të Primakovit, por edhe të shumë lojtarëve të tjerë. Nga kjo pikëpamje është e kuptueshme se klasa politike …të rrezikuar e të tjerë. Çfarë ndodh në Shqipëri? Për 7 vjet rresht ky vend është bërë pre fo vetëm e mijëra sekserëve të vogla, por edhe trafikantëve të drogës, të armëve, të mbetjeve radioaktive. Këta janë ende nuk. Vendin e bëjnë sërish e shërbimeve sekrete, të ngjyrosura të bardha dhe të kuqe, të verdha dhe të zeza etj. Të dyja këto kategori që përmendëm më sipër nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë menaxhuar budallëkun, tamarrllëkun, ambicien dhe inkoherencën e klasës sonë politike. Kjo është ende pak. Pas dekompozimit të ish-Jugosllavisë lloji rrezikesh janë ngritur në sasi dhe në cilësi. Është e qartë që me këtë klasë politike që kemi problem të to shtohen shumë më tepër sesa mendojnë dy udhëheqësit e partive të mëdha. Gjeopolitika Evropa dhe Amerika Ka shumë të ngjarë që kur Enver Hoxha bërtiste në mëngjes, në drekë dhe në mbrëmje se ai ishte kundër kapitalizmit botëror, socialimperializmit dhe imperializmit europian, ai nuk bënte gjë tjetër veçse thoshte fare troç tezën e neutralitetit. “Unë nuk jam me asnjëri, prandaj më lini të sundoj bagëtitë e mia”. Është paradoks, por i njëjtë që qëndrimin e tij është dhe qëndrimi i diplomatëve të klasit të parë të Evropës dhe Amerikës. “Dialogoni me njëri-tjetrin”. Kjo frazë e hollë, me të cilën tallet en analistët ekstremistë të të dy palëve ka kuptimin që: në Shqipëri interesat e shteteve përreth dhe blloqeve të mëdha mund të jenë drejtpërdrejtë të kundërta. Të gjithë këta lojtarë që kanë interesa drejtpërdrejtë të kundërta nuk mund të marrin dot drejtpërdrejtë anën e njërën ose tjetrën palë. Ata thonë qartë: Politikanë të marrë të Shqipërisë, qeverisni vendin tuaj. Kështu, kur greku Papandreu sulmon Berishën dhe italiani Dini e mbron atë, nuk merren me fatin e personit. Nuk ka shumë rëndësi për ta se si e ka emrin ky person Berisha apo Nano. Ata s’bëjnë gjë tjetër veçse rikërkojnë të demonstrojnë tezën e neutralitetit në një vend ku s’qeveris asnjë klasë politike. shumë herë më i madh nga sa e të mëdha, por edhe të shuma klasa politike shqiptare më shumë se kurdoherë duhet të kuptojë që vendi nuk është në krizë vetëm si produkt i bllokullave politike që dy partitë i hedhin njëra-tjetrës. Në këtë pikë Berisha ose Nano duhet të kuptojnë se nuk janë gjë tjetër veçse ca lojtarë të vegjël, të cilët u menaxhohet inkoherenca dhe ambicia politike. Vazhdimi në këtë rrugë nuk përfundon as me fitoren e Berishës dhe as me fitoren e Nanos, por me shkatërrimin total të Shqipërisë. Kur politikanët s’kuptojnë këtë rrezik dhe thëllën me këshillat e urta “Dialogoni me njëri-tjetrin”, ata s’bëjnë gjë tjetër, veçse bien pre e rreziqeve të thëna më lart. Ekonomia dhe Politika Për 7 vjet rresht kur politikanët ngrejnë shpatat kundër njëri-tjetrit, ndodh një fenomen i çuditshëm. Vegjelia sulmon dyqanët e shkaktarëve të biznesit. Në pamjen e parë të bëjnë një ironi të vogël, duket se kemi rishpërndarje të ardhurash në metoda alla-shqiptare. Por në këto aksione që zhvillohen në kohën e “duelëve” të mëdha, në dukje janë gjë tjetër veçse atë pikë të vogël të ekuilibrit të shtetit që sigurohet nga biznesi i vogël dhe i mesëm. Ky rrezik i shpërthimit të ekonomisë është e qartë dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse shpejtojnë shpërthimin e klasës politike në udhëheqje, qofte kjo e së majtës ose edhe e së djathtës. Të presësh prej një klase të improvizuar në politikë të kuptojë se ekuilibri i vendit nuk është produkt i ideve gjeniale që kanë udhëheqësit e saj, por zbatimi i rregullave që formojnë një klasë të mesme që mban realisht ekuilibrat e vendit është një gjë shumë e vështirë. E vetmja e vërtetë e rrëmujës që karakterizon Shqipërinë është se armigjate e saj nuk kërkojnë gjë tjetër veçse destabilizimin, duke shfrytëzuar Nanon dhe Berishën në luftërat e tyre të pa-kufipmta politike.

Prokuroria firmos 43 urdhëra arresti

Në pranga 27 persona. Mes tyre edhe ish-drejtori i ATSH, Ilir Zhilla Teta përgatit “listat e zeza”: 25 shkarkime në Rend Nisin arrestimet për ngjarjet e 14 shtatorit. Prokuroria ka firmosur dy ditë më parë prangosjen e 43 personave të implikuar në sulmin e armatosur ndaj institucioneve shtetërore. Menjëherë pas këtij veprimi forcat e policisë kanë kryer aksione në orët e vona të natës së të shtunës dhe të dielës. Brenda dy ditëve janë arrestuar tërthohën rreth 27 persona, për të cilët është vërtetuar pjesëmarrja në përmjet deponimeve dhe kasetave filmike. Ndër të prangosurit veçohen drejtori i “Kontaktit” Alfons Zeneli dhe ish-drejtori i ATSH, Ilir Zhilla. Dje në një mbledhje me krerët e Ministrisë, Teta ka paralajmëruar shkarkimin e të gjithë personave që nuk u paraqitën në detyrë gjatë ditëve të trazirave. Burime bëjnë fjalë për 25 funksionarë të ndryshëm të Rendit të përfshirë në “listën e zezë”. Në faqen 4

Shuhet Boshniaku njeriu i Festivaleve

. Artisti vdes në Greqi. Në faqen 10

Pashko kundër Cekës: Nano duhet të qëndrojë

. Në faqen 3

Havari, ose koloneli që ngriti Ministrinë në këmbë

. Në faqen 12

Klint on: Duhet krijuar grupi miqve të Shqipërisë

Presidenti i SHBA në takimin me Prodin . Klinton: Duhet krijuar grupi miqve të Shqipërisë. TIRANE-Klinton dhe Prodi kanë fajesuar Berishën për ngjarjet e javës së kaluar dhe kanë vendosur të shpallin këtë javë krijimin e “Grupit të miqve të Shqipërisë” gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, thuhet në komunikatën e shtypit të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë. Gjatë një bisede telefonike të zhvilluar dje, Prodi ka informuar Klintonin duke i thënë se “faza akute e krizës ka kaluar”. Në faqen 2