26/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 shtator 1998

Doktrina e re e Meidanit: Qeveri me më shumë parti

Mesazh i Kreut të Shtetit: Boll me mitingje TIRANË - Meidani ka kërkuar rregulla të tjera lojë për politikën shqiptare në një mesazh drejtuar dje Parlamentit. Ai ka propozuar një pakt mes partive për rendin dhe çarmatimin. Koalicionit qeverisës i ka kërkuar ndryshime të natyrës strukturore dhe të politikës së drejtimit, si dhe mundësinë e zgjerimit të koalicionit. Mëdërkohë ka sugjeruar pjesëmarrjen e të gjitha grupeve parlamentare në punimet e Parlamentit e di- [teksti vazhdon jashtë pamjes] Në faqen 2

Plan për të vrarë një nga ministrat

Paralajmëron Antiterrori. Frikë dhe për krerët e lartë të Policisë TIRANË - Rrezikohet jeta e një ministri. Informacionet e agjentëve të policisë kanë paralajmëruar se fundi për krijimin e një plani për atentat ndaj njëri prej anëtarëve të Qeverisë, por jashtë vëmendjes së grupeve të tê caktuara që synojnë panikun, duket se nuk kanë mbetur dhe njerëz të tjerë të pushtetshëm apo dhe drejtuesit e policisë. Përballë këtij alarmi, personat e vënë në shënjestrën e sulmeve, janë vendosur nën masa të rrepta sigurie dhe kanë ndryshuar veprimet e tyre të përditshme. Shtetjitë në bulevard apo pirja e ndonjë kafeje në lokalet publike për të rrezikuarit, janë ndaluar kategorikisht nga njerëzit e sigurisë. Ndërkohë [teksti vazhdon jashtë pamjes] udhëheqësit shqiptarë duhet të shtyhen deri në kalimin e këtij rreziku që duket evident. Alarm i dhënë ka vendosur në lëvizje të gjitha strukturat e Ministrisë së Rendit dhe SHIK-ut. Zbulimi i organizatorëve të këtyre aksioneve, mënyrat dhe qëllimi i kryerjes së tyre është vënë në qendër të punës së ekspertëve të antiterrorit. Në faqen 4

KE vendos hetim ndërkombëtar për Hajdarin

Në faqen 3

Gjykatësit frikë nga dosjet e të fortëve

Në faqen 4

Klosi në Kuvend: Si e zhveshën

STRATEGJITË FATALE

TRITAN SHEHU Fakti që socialistët arritën të gërryejnë deri sa not nuk qëndron në meritat e tyre, dhe as në zhvillimet e këtij vendi në Shqipëri. Në qoftë se do të lidhë me këto, ndryshimet do të ishin bërë prej kohësh qofte edhe me formula të pranueshme për të gjithë. Por kjo situatë rëndon vetëm për faktin se në favor të tyre që prej korrikut 1997 punon strategjia fatale e ndërtuar me mision nga opozita e pa dyshim përgjegjësi i takon në radhë të parë drejtuesve të PD. Për të ndryshuar situatën në Shqipëri ka patur e ka mjaft opsione por fatkeqësisht opozita në Shqipëri deri tani ka zgjedhur të vetmin opsion që po mban çdo gjë statike ndërkohë që vendi po shkon drejt katastrofës totale. U bë mes me vit në 29 Qershor dhe për opozitën mungojnë alternativa konstruktive, të qëndrueshme nga opinion i brendshëm dhe i jashtëm. U bë mes një vit që opozita po dështon në mënyrë absurde “shanset” që i ka dhënë pozita me kabinet e saj kosolale. Bile kjo ka ndodhur dhe atëherë kur ka qenë shumë e qartë që [teksti i kolonës është i prerë] Pra vetëm se të përmend koficjentim e besueshmërisë. Në qoftë se në një film strategjia jonë do të kishte qenë pjesëmarrja, e qetë pritëse me alternativat afatshkurtra dhe afatgjata, pa dyshim ngjarjet do të kishin rrjedhur ndryshe për disa arsye. Së pari një qendrim i tillë nuk do të lejonte që radikalet e krahut të majtë të kryenin me lehtësi ato marra që kryen, pra mjaft gjëra do të shkonin më mirë në përgjithësi. Së dyti marrezia e turmës do të dëmtonte vetëm ata, duke hapur rrugë ndryshimeve demokratike, më etapa, drejt një zgjidhje globale nuk do të demtoheshin dhe ne. Por siç duket radikalët e çdo grupimi qofte dhe në heshtje ndi- [teksti vazhdon jashtë pamjes] drejt katastrofës totale. U bë mes një vit nga 29 Qershori dhe për opozitën mungojnë alternativat konstruktive, të qëndrueshme nga opinioni që opozita po digjet gabimet e saj kolosale. e vështirë që të mos fitojë. Fatalizëm apo strategji fatale? Unë nuk besoj në fatalizmin e përsëritur. Këtu kemi të bëjmë me strategji fatale. Në mënyrën më absurde menaxheri pas 29 qershorit, pasi ne kishim përmirësuar rezultatin e zgjedhjeve, të ashtuquajturin idenë e një strategjie konstruktive, jo jopjesëmarrëse, pa alternativa e plot emocione. Bojkotet në seër të parlamentit deri në vendimi tejet negativ i bojkotit përfundimtar, rënia në kurriz e socialisteve të mos pjesmarrjes në procesin kushtetues, të agresivitetit të tejskajshëm e bën të pabesueshëm edhe atëherë kur ne kishim ab-solutisht të drejtë, edhe atëherë kur mbi ne zbatohej dhuna me të gjithë shumëllojshmërinë e saj, edhe atëherë kur qeverisja po cenonte principet bazë të demokracisë. Duke mos ditur të tregojmë se dimë të presim, dimë të ndërtojmë dhe në opozitë, dimë dhe jemi të qetë e të përmbajtur në situata të vështira brenda principave demokratike, i bëmë vetes dëm në të madh. Trasmetuam sensacionin se ne jemi të etur për t’u kthyer në pushtet, se nuk jetojmë dot pa të qofte në opozitën e brendshme e tërësisht në atë ndërkombëtare. Ndonjëra mund të thotë ndryshe. Tërë këto muaj pashëm një mentalitet, fajtor, psikologji e ngarkesa emocionale të çlatura u kaor kohë e hane për guese për qëllimet tona demokratike. E njëjta gjë ndodhi në këtë jetën politike shqiptare ose më mirë i imponohet asaj. Koha kërkon ndryshime. Hapi i parë do të ishte krijimi i një qeverie me pjesëmarrje të gjerë e mandat 2-3 vjeçar, e ndërtuar mbi një program të qartë e mbi një pakt social midis partie, sindikatave, Presidentit. Përkrahja e komunitetit ndërkombëtar duhet siguruar dhe është e nevojshme për arritjen nga kjo rrugë ekonomike, për stabilizimin e rendit, miratimin e kushtetutës dhe për zbardhjen e vrasjes së Hajdarit dhe të ngjarjeve të të hënës nga ekspertë të huaj. Si duket kjo është e vetmja mundësi që na ka mbetur. Që këtu duhet të fillojë korrigjimi i strategjive tona, duke arritur të përcaktojmë strategjitë tona, duke arritur të përcaktojmë strategjitë e bazuara mbi konceptet moderne europiane.

Malaj punëson Bletën

“Drejtësia shqiptare s’pyet KE”

Reagojnë politikanët pas vendimit të Strasburgut për liderin e PD Gjinushi: Imunitetin e Berishës e ka Prokuroria Reagojnë politikanët pas vendimit të Strasburgut për liderin e PD “Drejtësia shqiptare s’pyet KE” Gjinushi: Imunitetin e Berishës e ka Prokuroria TIRANË - Parlamenti shqiptar duket se nuk do të zbatojë një nga amendamentet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që kërkon rikthimin e imunitetit parlamentar të Berishës. “Kjo nuk parashikohet në ligj. Për rikthimin e imunitetit vendos Drejtësia. Nëse Prokuroria mbyll hetimet, atëherë një deputeti i rikthehet imuniteti”, tha dje për Gazetën, Gjinushi. Madje kryeparlamentari la të kuptohet se rezoluta e Asamblesë Parlamentare të KE nuk është shumë e rëndësishme për autoritetet shqiptare. “Këto ditë janë aprovuar dhjetëra deklarata dhe rezoluta për Shqipërinë nga institucione dhe vende të ndryshme, por asnjë prej tyre nuk ka kërkuar diçka të tillë. Deklarata e përbashkët e OSBE, KE, BE dhe BEP është më e rëndësishmja për ne”, tha Gjinushi. Edhe socialistët duket se do të adoptojnë këtë qëndrim. “Imuniteti rikthehet kur vendos Prokuroria”, tha Braho. Në faqen 3

Atentat krahut të djathtë të Rugovës

Plagoset në Prishtinë Sabri Hamiti Në faqen 8

Oret e fundit të Drejtorit Bleta: Mirë unë po iki po arrestoni të paktën 7 doganierë të korruptuar në Kakavijë Në faqen 9

e të fortëve

Në faqen 4 e zhveshën Televizionin Në faqen 10 NESËR FALAS LIBRI I KUSHTETUTËS

GAZETA e Tiranës

Rinas, kthehen 37 trafikantë Në faqen 5 GAZETA e Durrësit Policia, gardh për islamikët Në faqen 7 GAZETA e Shkodrës Plumba doganës Hani i Hotit Në faqen 6 Lista studentëve të rretheve: Kush fitoi shkollën Në faqen 12