Shteti: Do paguani për të mbajtur policët
Gati ligji: Çdo shqiptar nga 500 lekë në muaj. Tregtarët dyfishin
TIRANË - Sistemi fiskal shqiptar ka shpiku[r?] një taksë të re, atë për policinë.
Tashmë të gjithë të punësuarit si dhe të gjitha subjektet private dhe publike do të paguajnë një taksë të re, e cila është e destinuar për të rritur rrogat e policëve. Efekti vjetor i kësaj takse pritet të jetë 2.5 miliardë lekë, e cila do të ndahet mes 12 mijë punonjësve të policisë shqiptare, konfirmojnë burime zyrtare nga Ministria e Financave. Çdo të punësuari do t’i mba[l?]hen nga rroga 500 lekë në muaj. Ndërsa të gjitha subjektet paguese të TVSH do të kenë një detyrim shumë të lartë. Subjektet publike do të paguajnë 10 mijë lekë në muaj, ndërsa ato private pesë mijë lekë. Të gjitha të ardhurat tatimore vjetore në buxhetin e shtetit llogariten 85 miliardë lekë. Në këtë rrethana shtesa e barrës fiskale me 2.5 miliardë lekë të tjera të destinuara për shtesën e pagave të punonjësve të policisë, pritet të ketë efekte të ndjeshme jo të pakta në sistemin fiskal. Në faqen 3
Apeli i 40 jetimëve: Ndihmë ndryshe u bënë prostituta
Në faqen 7
Apeli i 40 jetimëve: Ndihmë ndryshe u bënë prostituta
Nano i mori vetë benz[a]t e blinduar
Nisi shkëmbimi i kolltuqeve
TIRANË- Nano duket se nuk u kanë lënë asgjë atyre që e zëvendësuan.
Madje as dy “Benz”-at e blinduar, të cilët ishin dhuratë që i ishin bërë kur ishte Kryeministër. Majko është detyruar të përdorë makinën që kishte Fino. Madje dhe zyra e Nanos nuk është trashëguar nga asnjë prej drejtuesve të Qeverisë. Majko ka marrë zyrën e Finos. Ndërsa Meta ka trashëguar jo vetëm postin, por dhe zyrën e paraardhësit të tij në qeveri, Kastriot Islami. Zyra e Nanos është tashmë e braktisur. Majko ka hyrë në zyrën që kishte parë Fino, e cila ka qenë tradicionalisht zyra e kryeministrave shqiptarë. Ish-Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar mbajti të njëjtën zyrë që kishte, ndërkohë që Nanon e krijua një tjetër mjedis në katin e dytë të godinës së Kryeministrisë.
Në këtë godinë është instaluar dhe dhe ministri i Informacionit, Musa Ulqini. Zyra e tij është ajo që ka pasur më parë ministria e Bashkëpunimit Ekonomik, Ermelinda Meksi, e cila u zhvendos në godinën ku është vendosur gjykatë digasteri i saj, pas Ministrisë së Jashtme. Dy ditët e para të punës së drejtuesve të Qeverisë kanë konsistuar gjithashtu dhe në kthimin në gjendje normaliteti të vendit të tyre të punës. Mungonin kompjuterat, fakset dhe gati gjithçka tjetër minimal[e?] për një kancelari. Në katin e parë të godinës së Kryeministrisë vazhdojnë të jenë gërmujt e sulmit të datës 14 shtator, kur u dogj dhe u grabit gati gjithçka. Për të hyrë në zyrat e tyre drejtuesve të Qeverisë iu duhet të përshkojnë korridoret me gjurmë plumbash.
Grusht apo skelm mbi shtetin e shkatërruar
“Cubat vranë, e grabitën, cubat e sulmuan shtetin, cubat e dogjën, plaçkitën, vodhën, rrënuan Shqipërinë...”
Kur kalon koha e mbarojnë analizat e nxeh[a?]ta e prononcimet, konkluzionet e etiketimet e nxituara, kërkesat e filozofimet boshe, krahasimet e analogjitë e pabazuara, njeriu sheh më mirë e më ftohtë e pyet veten?
Përse dhe si ndodhën të gjitha këto? Vëren me habi se pjesën dërrmuese të fenomeneve që sjellin këtu, i hasim përsëri, i kemi para sysh e përsëri nuk bëjmë analiza e nuk nxjerrim konkluzione. Ylli Pango në faqen 11
Sfida Majko dhe ricklimi i Nanos
ANDI BEJTJA
Kryeministri 30-vjeçar, Pandeli Majko, e filloi dje punën me takime në Ministrinë e Rendit, të Financave dhe të Mbrojtjes, duke dhënë shenja se nuk do të reagojë si kryeministër i përkohshëm apo tranzit, pavarësisht se fati i tij mund të përcaktohet nga koniunkturat politike dhe vullneti i faktorit ndërkombëtar. Kryeministri i ri shqiptar u tregua tejet i ashpër dhe i vendosur kur tha se policia duhet të çellojë pa paralajmërim dhe forcat e rendit nuk duhet të mbrojnë vetëm institucionet, por duhet të kalojnë në sulm kundra krimit. Ndërkohë, në Ministrinë e Financave, Majko u përqëndrua te një nga palët më të mëdha të shoqërisë shqiptare, korrupsioni dhe kontrabanda. Është fare e qartë se këto janë dy pikat kyçe për testin Majko. Sfida Majko ka filluar.
Pavarësisht nga jetëgjatësia si individ, por edhe për gjithë vendin, që qeveria që ai drejton të jetë e suksesshme. Së pari, stabilizimi i rendit dhe zbutja e klimës politike, janë të domosdoshme, për krijimin e kushteve për një votim normal në referendumin për Kushtetutën. Nga fati i Majkos, automatikisht, varet pjesërisht dhe fati i Kushtetutës. Në qoftë se kriza për Qeverinë apo njerëzit nuk do të jenë të kënaqur me qeverisjen e tij, kjo mund të ndikojë në votim, pasi fatkeqësisht shqiptarët, jo vetëm e kanë kujtesën e shkurtër, por edhe këtë herë, do të votojnë politikisht dhe jo teknikisht për projektkushtetutën, pra për PD ose për PS-në. Nga ana tjetër, dështimi i Majkos, nuk do të shkaktojë vetëm si dështim i tij personal apo i PS-së, por edhe si dështim i brezit të 30-vjeçarëve që kanë futur këmbët në politikë. Pas kësaj, të rinjtë nuk do ta kenë derën kaq të hapur për të pushtuar politikën shqiptare dhe procesin “pastrimit” të politikës nga parlamentarët e vjetër do të jetë akoma më i vështirë sesa është në realitet. Gjithashtu, dështimi i Majkos mund t’i hapte krahun elementëve ekstremistë nga të dyja krahët, por sidomos nga radhët e PS-së.
Ndërsa Majko, duket se gëzon mbështetje të madhe ndërkombëtare, për të rruga nuk është e shtruar me lule. Pas një traume të madhe, si ajo e 14 shtatorit, ku shteti pothuaj u shkrri dhe njëherë si në marsin e vitit të kaluar, me 400 000 armë të pambledhura dhe mungesën e investimeve të huaja në vend, Majkos i mbetet pak për të bërë. Atij, ashtu sikurse Fatos Nanos do t’i duhet të udhëheqë Shqipërinë me një opozitë, e cila vetëm pak minuta pas emërimit të tij, e cilësoi pa ngurrim të sëmurë psikik, jo shqiptar dhe vazhdoi të klanëve mafioze socialiste. Edhe pse kërkesa kryesore e PD-së, që ishte përdorëja e Nanos, u plotësua (gjithashtu dhe 5 nga ish-funksionarët e lartë u liruan), Sali Berisha tha të njëjtin mllef dhe dha shenja se do të përdorë të njëjtat metoda që përdori edhe ndaj qeverisë Nano. Është e vërtetë se kredibiliteti i Berishës, në qoftë se vazhdon me këto praktika, bie nga dita në ditë, sidomos jashtë, por nga ana tjetër, ashtu sikurse në rastin e Nanos, veprimet e tij mund të ndikojnë në shkaktimin e Majkos. Berisha, duket se është i aftë, që gjithmonë të pjellë antipodin e tij dhe të gjenerojë konflikte. Në gjithë këtë histori, nervat e shqiptarëve sërish do të mbeten të holla e të tendosura nga ngjitjet e përditshme dhe klithmat për dorëheqje në të gjitha sheshet e Shqipërisë. Tani, mund të thuhet me plot gojën se largimi i Nanos nuk do të ndikojë në qetësimin e situatës.
Gjithsesi, Berisha nuk është pa ngjashëm me atë të arrestimit të 6 ish-funksionarëve të PD-së, arrestim i cili dëmtoi seriozisht imazhin e ish-Kryeministrit Nano? Të gjitha shenjat janë se jo Majko, por as Nano, nuk e kanë një influencë të tillë. Nga ana tjetër, politika shqiptare, pas krizës së vjeshtës dhe asaj të fundit, është një thes, ku drejtësia po të fusë dorën nuk del pa gjë. Pikë kyçe dhe barrë e madhe në të njëjtën kohë për qeverisjen e Majkos është dhe gjendja e ndëshkimi i vrasësve të deputetit dhe liderit demokrat Azem Hajdari. Realizimi i këtij objektivi, sa më shpejt të jetë e mundur dhe shoqëruar nga një gjyq transparent e shembullor do ta rriste ndjeshëm kredibilitetin e kësaj qeverie dhe do të zbuste gjakrat në kampin demokrat. Për Majkon dhe qeverinë e tij, për politikën shqiptare dhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi, do të ishte kryesore edhe rënësit e Azem Hajdarit të ndëshkohen në bankën e të akuzuarve përpara 28 nëntorit kur ata të votojnë për Kushtetutën, duke eliminuar paksa ngarkesat e tepërta politike. Për të gjitha këto, Majko ka nevojë për ndihmën e ish-Kryeministrit shqiptar, që akoma mbetet numri një i socialistëve. Majko ishte së pari zgjedhje e Nanos, por në të njëjtën kohë, me dorëheqjen e tij, ish-Kryeministri shqiptar, përveçse një akti civil mendoj dhe për riciklimin e tij. Nanos, i intereson mbarëvajtja e qeverisë Majko, pasi kjo do të ishte sukses i Partisë Socialiste që ai drejton, por shkëlimi i tepërt i “villit” të Majko mund të sillte probleme për karrierën e tij. Raporti i Nanos me Majkon mund të përmblidhet në atë lojën e fjalëve “të dua, por nuk të dashuroj”. Akti i dorëheqjes dhe caktimi i një 30-vjeçari kryeministër, për Nanon janë dy anë të një medalje, që lënë të hapur rrugën për radhëje në pushtet. Ndoshta këtë dhe vetë Majko e ka të qartë.
Sfida Majko dhe
ANDI BEJTJA
Sfida Majko dhe
… e qeverisë Majko; ka shumë rëndësi, jo vetëm për Majkon si individ, por edhe për gjithë …
… a ka influencë Majko mbi këtë njerëz apo a mund të ndikojë ai mbi ta që të mos ndërmarrin ndonjë proces të…
GAZETA e Tiranës
Na mbyti shiu,
asnjë kanalizim
Në faqen 5
GAZETA e Shkodrës
Pallati i Kulturës,
tani me 2 drejtorë
Në faqen 6
GAZETA e Durrësit
Kosovarët në Bashki:
Po vdesim për bukë
Në faqen 7