Do të gjesh punë? Hapet zyrë ndërmjetësimi
Në faqen 9
Vendosi Parlamenti
Votëbesimi Majko: Pro 105 deputetë, asnjë nga opozita
Në faqen 3
Intervistë pas votimit
Karamirjo: Vetëm programi Majko s’e heq korrupsionin
Në faqen 2
Kafja, skandali i parë i “Majkos”
KONTRABANDA / Përplasje institucionesh vetëm pak orë pas votimit të Qeverisë së re
Kafja, skandali i parë i “Majkos”
Kapen katër maune në Pogradec. Në lojë 480 mijë dollarë
Ndërhyn Kreu Doganave: Të lirohen. Kundërshton Ministria Rendit
TIRANË - Zbulohet kontrabanda në Qeverinë e re. Policia e bllokuar rastësisht përmbërmë katër maune me kafe pa dokumentacionin e doganës. Kjo ka sjellë në skenë sherrin e vjetër mes Rendit dhe Financave. Drejtuesve të Ministrisë së Rendit u është kërkuar pak minuta pas kapjes së ngarkesës lirimi i saj. Sipas tyre, ka qenë drejtori i doganave Fotaq Çaliçe ka kryer këtë ndërhyrje për kafenë me një vlerë që kap vlerën e gjysmës milion dollarëve. Pas verifikimit të një grupi special të Ministrisë në vendngjarje, të dokumentacionit të mauneve është kryer dje shqërimi i ngarkesës në Tiranë me një eskortë të madhe të uniformave blu. Në mbrëmje kanë nisur procedurat për sekuestrimin e 120 tonëve të kafesë. Një patrullë e qarkullimit rrugor i kishte ndaluar maunet pranë liqenit të Pogradecit, pas një dyshimi për mangësi në dokumentacionit. Mësohet se ato kishin hyrë nga Greqia nëpërmjet Kapshticës dhe destinacioni ishte Kryeqyteti, për t’u shpërndarë më pas në të gjithë vendin.
Në faqen 4
Serbët hyjnë në kufi
Terror në Kukës
UÇK tani më pak se sullime, më shumë politikë
Në faqen 4, 8
Serbët hyjnë në kufi. Terror në Kukës. UÇK tani më pak se sullime, më shumë politikë.
Ç’është dhe pse duhet votuar Kushtetuta
OPINION
Ç’është dhe pse duhet votuar Kushtetuta
Arben Imami
Pak më shumë se një vit më parë, në fillim të shtatorit, Parlamenti duke pasur legjitimitetin e nevojshëm politik dhe moral para elektoratit shqiptar ka krijuar Komisionin për Hartimin e Projektkushtetutës, i cili sot është në epilogun e punës së tij. Përfundimi i kësaj pune të nisur do të ishte kurorëzimi i një veprimtarie që nuk do të hezitohja ta quaja serioze dhe të përkushtuar. Kushtetuta, edhe ajo më e përkryera e mundshme, nuk është në gjendje të zgjidhë problemet e shumta e komplekse të vendit, por ajo mund të krijojë hapësirat e duhura për qeverisje, shmangien e krizave të pa nevojshme, mbushjen e vakuumeve të vëna në një legjislacionin tonë që kanë dëshmuar vështirësi të jashtëzakonshme në menaxhimin politik të këtyre krizave dhe konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve. Proceset e deritanishme, sidomos ngjarjet e vitit të kaluar, treguan qartë se Shqipërisë nuk i mjaftojnë zgjidhjet kushtetuese të bera, porse ishte e domosdoshme një qasje tjetër më realiste, e cila mund të garantonte institucione shtetërore, politike dhe sociale të qëndrueshme, në shërbim të qytetarëve. Me ankesa e qeverisjes. Në kontekstin institucional, një përvojë e re e eksperiencave të mëparshme dhe e gjithë historisë së tejzgjatur të vendit, në mungesën e përgjithshme, në mungesën e politikës së rregullt kushtetuese të kohëve të fundit, si dhe gjendjeve të jashtëzakonshme, në tronditjet e sistemit financiar dhe atij të kontrollit, në të gjitha këto, ne duhet të shmangim një rrjedhojë të drejtë të vakuumit kushtetues dhe të zgjidhjeve kushtetuese të papërshtatshme. Mbushja e këtij vakuumi, spostimi i institucioneve drejt koordinatave kushtetuese demokratike, korrigjimi i skemës së qeverisjes në nivel qendror dhe lokal, riorientimi drejt standardeve ndërkombëtare në fushën e të drejtave dhe lirive njerëzore, janë vektorët e rinj të procesit të hartimit të Projektkushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Projekti që paraqitet nuk është kopje e ndonjë programi politik të ndonjë force a koalicioni partiak të veçantë, por një nevojë e përgjithshme e kombit për t’u vetërregulluar brenda modelit të bashkësisë evropiane ku duam të integrohemi plotësisht. Në psikologjinë e popullit, kohën kur Kushtetuta përbëhet dhe bie në avantazh politik të ndonjë partie, tashmë ka kaluar. Kjo, ndoshta përbën garancinë se Kushtetuta mund të interpretohet tashmë si një akt popullor mbi synimet partikulariste politike të momentit, si një akt me të cilin populli i jep vetes formën e qeverisjes që dëshiron dhe që e vëh[s?]tron institucionet shtetërore, politike dhe civile si shprehje e vullnetit të tij të drejtpërdrejtë.
Më duhet të përsëris se në punën e Komisionit jemi nisur që në krye të herës nga filozofia e hartimit të një Projektkushtetute që të mos jetë pronë e individësh, grupimesh të caktuara politike kundër grupeve të tjera; në të kundërt kemi synuar një Projektkushtetutë të jetë te jet[ë?] e pavarur, dhe jo e thellë e politikës. Ne kemi angazhuar se një proces i tillë do të korrespondojë suksesshëm dhe në referencë humaniteti, në veçanësi shqiptar të ta konceptojë atë qytetarësh si një Kushtetutë e të gjithëve, si një Kushtetutë për të gjithë. Në Kushtetutë, për këtë, një korporacion politikë ende janë mbizotëruese në jetën e shoqërisë sonë, referendumi është e vetmja mënyrë për t’i siguruar projektit legjitimitetin e duhur.
Në draft mungojnë firmat e përfaqësuesve të PD e të partive të tjera. Përpjekjet për tërheqjen e tyre në hartimin e draftit kanë dështuar sepse politika
Takimme krerët
Majko: Nuk ndërhyjmë në FSHF
Në faqen 11
GAZETA e Tiranës
Banda Yzberisht rrezikon 173 vjet
Në faqen 5
GAZETA e universitetit
Zilet në heshtje djegiet qend[r]ali
Në faqen 7
GAZETA e shkodrës
Fëmijëve kosovarë s’u bëhen vaksina
Në faqen 6