16/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 tetor 1998

Tiroidet, mbi 40 përqind e foshnjave lindin me të meta

Mungesa e Jodit: Kështu shkaktohen shqetësimet nervore TIRANË- Tiroidi kërcënon 40 përqind të foshnjave të sapolindura. Mungesa e hormonit të tiroides, sjell plagë të pasherueshme për të gjithë jetën. Nëse ato nuk kurohen që katër javët e para të lindjes, atëherë zhdukja e sëmundjes është e pamundur, ndërsa kurimi kap shifra tepër të larta. Mungesa e përqindjeve të jodit në kripë dhe karakteri malor i vendit i rreshtojnë shqiptarët të parët në listën e të sëmurëve që vuajnë nga kjo sëmundje. “Në fëmijët e sapolindur pengon çrregullimet me të shumta që sjell në organizëm, ai pengon dhe ecërimin e rritjes duke u shoqëruar me të gjitha komplekse të tjera psikike” thonë zyrtarët e Kabinetit të ministrit Solis. Në faqen 5

Të gjithë numrat e tjerë të pasaportave falso

Emrat e personave që kanë gati vizat italiane Në faqen 12

Enveri pushton malet e Jugut

Vlonjatët presin Nanon: “Rroftë Komandanti Hoxha” Por lideri i PS po përgatit një parti demokratike si Klintoni Operacion brenda natës. Emri i diktatorit shkruhet me gërma të mëdha Enver Hoxha pushton muret e rrugëve dhe shpatet e kodrave dominuese të qyteteve të jugut, kur qindra komunistë të vjetër janë rropatur për gjithë natën të afishojnë emrin e idhullit të tyre. Rrezet e para të diellit të sotëm mund ta kenë gjetur gëlqeren e bardhë ende të freskët mbi parrullat me gurë, ku shkruhet emri i ish-diktatorit, ndërkohë që fanatikët e komunizmit e kanë bërë harxham gjumin në natën para 90 vjetorit të tij. Komunistët kanë përdorur lloj-lloj formash origjinale për të festuar ditëlindjen e shokut Enver, por më origjinalët janë treguar një grup prej 50 të rinjsh, të cilët kanë marshuar për 4 ditë rresht në itinerarin që ka përshkuar Shtabi i Përgjithshëm në Operacionin e Dimrit të 1943. Ata janë nisur nga fshati Labinot, kanë kaluar Galigat duke kërcënuar në vendin, ku ka qenë kasollja e famshme për të arritur më pas në fshatrat e Korçës. Gjatë pasdites së djeshme kërret e PKJ, janë nisur nga jugu në drejtim të Tiranës. Enveristët do ta nisin ditën e sotme me vizita qysh në orët e para në shtëpinë e të vesë, së prijësit të tyre. Më pas, ata do të drejtohen në drejtim të varrezave të Sharës, për të bërë homazhe e vendosur buqeta me lule mbi varrin e Enverit, ku pritet që të mbahen fjalimet përkujtuese nga liderët e komunistë shqiptarë. Në faqet 2-3

Politikanë të vjetër e të rinj

FATOS BAXHAKU Politikanë të vjetër dhe të rinj, kështu ka nisur të rritet klasa e njerëzve që drejtojnë Shqipërinë në këto vitet e fundit. Në fakt, shumë kush ka vrarë mendjen duke parë thinjat në kokën e “të riut” Majko dhe flokët e zezë të shumë prej kolegëve të tij që kanë edhe më shumë se 40 të gjithë duhet të përgjigjen. Ndryshe nga kolegët e tyre më të moshuar klasa e politikanëve “të rinj” ka avantazhin që nuk ka kaluar në sitën e provës, një sitë që në Shqipëri bëhet mizorisht e imët. Por kjo nuk do të thotë se tashmë shpëtimi mbërriti. Në fakt po t’i shohësh të dy grupet që tani rivalizojnë të marrin pushtetin, e vetmja kartë me të cilën mund të luajnë është lidhja fare e dobët me të kaluarën, pra me mungesën e komplekseve të hakmarrjes politike, njësoj prezentë në këtë kohë sa edhe hakmarrja shumësehkullore e Kanunit të Maleve. Këto janë dy kampet me të mirat dhe të këqiat e tyre. Në mesin e luftës së tyre ndodhen qytetarët e thjeshtë shqiptarë të cilët krahasojnë mes dilemës për të mbështetur njëri-tjetrin apo “të vjetrit”, pavarësisht se cilës forcë politike i përkasin: “Ky më pëlqen, por duket shumë i ri, tjetri flet me logjikë, por duket se i ka kaluar koha”. Cilët prej njerëzve që ndjekin me ankth zhvillimet politike të kohëve të fundit nuk e ka pasur këtë dilemë? Në fakt duket se të dy kanë të njëjtën histori të përbashkët, pavarësisht nëse dikush ka lindur më parë apo tjetri më vonë. Që të dy grupimet kanë vetëm një date të përbashkët, atë në të cilën u përmbys diktatura. Që të dyja palët, të vjetër e të rinj janë nisur njëjtën politike parlamentare në pushtet të kalojnë, pavarësisht nga historia e personaliteti që përfaqësojnë apo tjetra palë. Ndaj diferencat që i ndajnë janë më të vogla se gjërat që i bashkojnë. Sa kohë që të jetë kështu, për sa kohë që ndryshimi mes brezave të mos ketë një bazë të vërtetë morale, të thellë dhe të ndjeshme, edhe reflektimet politike do të jenë të turbullta. Të vjetër e të rinj do të vazhdojnë të alerohen, ndërsa ne do të vazhdojmë të lutemi më vlerave që ka eksperienca, nganjëherë edhe e kaluar keq, dhe vrulli djaloshar. Historitë paralele të përjetuara nga popujt e tjerë tregojnë se kjo situatë kalohet vetëm nga individë të veçantë që kapërcejnë lojën e brezave dhe të rrethana. Le presim dhe të shohim nëse do të luajnë kështu përfaqësuesit e të dy krahëve. ... sunduate të vjetëra dhe të rini, kështu ka ndodhur. Kjo do të ndahet klasa e njerëzve që drejtojnë Shqipërinë në këto vite thirrjet shumë se 20 vjet jetë. Ç’do me thënë politikan i vjetër apo i ri, dhe a duhen ndarë kështu njerëzit e politikës? Kjo pyetje ka nisur të rrotullohet set si pa kuptuar në jetën politike shqiptare duke parë një zgjidhje të mundshme vetëm të rinjtë. Të gjitha argumentat logjikë janë në favor të grupimit që quhet “të rinjtë”. Janë më të zellshëm, kanë më shumë energji, kanë marrë pjesë në lëvizjet e njohura kundër diktaturës së Enverit, kanë qenë e njohur për të ecur përpara dhe flasin një mal me gjuhë të huaja. Të gjitha këto kanë bërë që shumë vetë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gririn e komunitetit ndërkombëtar, të shohin si zgjidhjen më të mundshme të këtë shqiptar të ngatërruar shiqiptar ng-ritjen dhe qeverisjen e tyre të re politike të shpresuar. Atyre të tjerëve normalisht u takon të vishnin xhinse dhe kepucë sportive, T-shirt-e dhe të bërhinin rrugëve të Tiranës me biçikletë, por ngaqë janë të moshuar të kup-tuan për motive nga profesionet e tyre ku të dalin me kostume e kravata edhe atëherë kur dielli i Tiranës nis të djegë të gjithë banorët e saj. Të tjerët, ata me flokë të thinjur, thonë se kanë një mal me përvojë, një mal po aq të madh me sakrifica dhe me punë, dhe pra kanë të drejtë të ndikojnë e të drejtojnë punën e këtij shteti të paktën, po aq sa kolegët e tyre që kanë nisur të ngjisin shkallët e karrierës politike. Në fakt ka një ndjenjë që ka nisur të kristalizohet gjithnjë e më tepër në opinionin publik. “Këta që ishin nga e dy palët i panë se i sollën këtij vendi”. Rrugët me gropa, varfëria, buke të cilat ende vazhdojnë të qajnë në ena të ndryshme me të krahu, mungesa e shpresës dhe një jetë e vështirë për të larguar nga ky vend, ky është rezultati i qeverisjes. Klasat së “vjetërve” apo të rinjve është bërë ajo që na ka lënë, për më tepër ...

Serbët bomba mbi paqen

KOSOVE Serbët bomba mbi paqen TIRANË - Tronditet sërish Kosova nga bombardimet. Edhe mbrëmë, artileria e rëndë e ushtrisë jugosllave godet ashpër shumë rajone të Kosovës, duke i hedhur në një superdi-plomadë botërore. Në faqen 8

Çdo kthehet nga Irani me sekretet Konferencës Islamike

Anëtarësimin e ka firmosur Serreqi. Kam edhe fjalimet e Genc Rulit, Koplikut e Shehit. Ndërsa Berisha ka mbajtur gjithçka të fshehtë Në faqen 3

Shuhet Vedat Kokona

Përkthyesi Shuhet Vedat Kokona

Françezët hapin fabrikë cimento

GAZETA eDurrësit Françezët hapin fabrikë cimento Në faqen 7

Kështu po vdes Kinema Republika

GAZETA eShkodrës Kështu po vdes Kinema Republika Në faqen 6

Miqtë e Shqipërisë takojnë Angjelin

Në faqen 9

Ai s’ishte thjesht përkthyes por shkollë përkthimi

Në faqen 10