17/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 tetor 1998

PS kundër homoseksualëve

Veni 54: Kushtetuta s’i lejon të martohen Deputeti socialist Çukaj kërkoi sqarim. Por salla tallet e qesh me të madhe Fatos Nano para disa muajsh duke takuar militantë të PS

Nano nis fushatën për riciklim

Andi Bejtja Për javë pas doreheqjes dhe tronditjeve brenda partisë së tij, ish-Kryeministri Fatos Nano, dobësirë në skenë si ideator dhe lider i një të majtë të moderuar, duke dhënë shenja se nuk ka hequr dorë nga rikthimi si Kryeministër. Ideja e Nanos hidhet në treg, kur postati i tij në Partinë Socialiste janë lëkundur shumë, kur ai e ka humbur disi kontrollin mbi krahun brenda partisë dhe kur tek shumë shqiptarë, për shkak të shumë së re të Kryeministrit aktual dhe Kushtetutës, është krijuar ideja se pas mandatit të kësaj të fundit, do të ketë zgjedhje të parakohshme. Përveç kësaj atmosfere, partia e Nanos, para së gjithash, nuk ka plotësuar objektivin e parë atë të anëtarësimit në Internacionalen Socialiste. Në fakt, kjo ide ka ekzistuar në kokën e Nanos dhe më parë, diku aty nga viti 94, kur ai vetë gjendej në burgun e Bënçës. Që atëherë kryetari i PS ka folur për rikthimin e Majtë Progresiste, duke menduar atë jo vetëm si një bllok unik kundra qeverisë së Berishës, por dhe për një pasaportë për të çarë në tregjet ndërkombëtare, që në vetvete kishin shumë dallgë për anijen me emrin “PS”. Për pak, a shumë e Aleanca për Shtetin është më konkretisht një ide e Nanos. Ndryshe nga Berisha, që nxori jashtë ligjit Partinë Komuniste, duke la lënë këtë si bisht të PS-së, pushteti i

Deputeti socialist Lekë Çukaj ka kërkuar që në nenin 54 të Kushtetutës të saktësohet nëse duhet apo jo të kenë të drejtë homoseksualët të krijojnë familje, por kolegët e tij kanë qeshur dhe lëshuar batuta pa e marrë seriozisht propozimin e tij. Kanë qeshur edhe Nano, Majko, Gjinushi e Godo Në faqen 4

Plumba në Koman, Shqipëria pa drita

Qëllojnë mbi Tensionin e Lartë të Vau i Dejës

TIRANË - Për orë të tëra në tërë Shqipërinë do të ndërpritet energjia e dritave të hedhur në ndërmarrjet. Të enjten në mbrëmje në një shtyllë ndërmjetëse, që çon drita nga hidrocentrali i Komanit deri në Elbasan, është hedhur një erë nga një sasi eksplozivi të vendosur aty qëllimisht. Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit lajmëron se përshkak të sabotimeve po bëhet shumë e rrezikshme për tërësistem-in elektroenergjitik. Në faqen 7

Rrugëtim në Jugun e shkretëruar

Nga Fatos LUBONJA Rrugëtim në Jugun e shkretëruar Në faqen 12-13

EMIGRACION

Lista e fundit e pasaportave fallso Emrat e personave që marrin viza! Në faqen 24

Përse ndryshoi GAZETA SHQIPTARE

Siç po shikoni sot kemi në duar një “Gazeta Shqiptare” të ndryshuar. Vendosëm të zgjedhim këtë format të ri që quhet “tabloid” dhe që ka dimensone standart në të gjithë botën, për të kënaqur atë numër të madh lexuesish që prej shumë kohësh na kërkonte ta bënim “Gazetën” më komode. Tentuan t’i japim gazetës sonë një pamje grafike më moderne dhe më të afërt me shijet tuaja. Pamja e shoqërohet dhe me një numër më të madh faqesh që do të shtohen në ditët e ardhshme, nga rubrika të reja që do të zbuloni numër pas numri, nga informacione më të zgjeruara edhe mbi temat e kulturës. Ajo që nuk ndryshon është linja jonë, e cila do të jetë gjithnjë absolutisht e pavarur. Gazeta jonë do të vazhdojë të jetë kundër çdo forme dhune, në favor të dialogut. Kundër çdo padrejtësie nga ana e cilitdo dhe kundër çdo forme ilegaliteti. Kërkojmë të jemi akoma më afër të drejtave të popullit, që shumë shpesh harrohen nga politikanët. Do përpiqemi t’ju japim një kontribut më të madh që Shqipëria të mund të hyjë në Evropë dhe të fillojë të fitojë.

Vijon në faqen 4