26/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 nëntor 1998

KAPET ME HEROINË BOSI I BIRRES SE DURRESIT

NE ITALI Në faqen 5

FATOS KLOSI: TRAZIRA NE VERI E NE TIRANE

SHEFI SHIK-UT Në faqen 3

Zhduken pllakat e gëzhojave. Ministria e Mbrojtjes hesht prej dy javësh

Vidhen 300 milionë në Uzinen e Policanit

Supervjedhje në Kombinatin e Armëve të Policanit. Janë 300 milionë lekë në flori e bronz që janë zhdukur nga magazina e Siderurgjisë, që para dy javëve dhe vetëm këto ditë magazinierët kanë pasur guximin t’ua tregojnë drejtuesve. Në vend kanë mbërritur, urgjentisht, Prokurori i Përgjithshëm Ushtarak dhe shefi i Policisë Kriminale Ushtarake Vidhen 300 milionë në Uzinen e Policanit Në faqen 18

Përse populli e urren shtypin

EDITORIAL Andi Bejtja Sondazhi i fundit mbi median i Institutit të Medias botuar në librin “Raporti i zhvillimit njerëzor në Shqipëri”, nuk lë aspak vend për optimizëm për shtypin e shkruar dhe për punën e gazetareve të letrës në përgjithësi. Ajo që është më shqetësuese nuk ka të bëjë me faktin se shumica e popullsisë që kryesisht jeton në fshat nuk e merr në dorë këtë shtyp, as me faktin tjetër se vetëm 25% e njerëzve që blejnë gazetat i lexojnë ato përditë, por me atë se 60% e të intervistuarve mendojnë se shtypi i shkruar dënton jetën e shoqërisë shqiptare. Ky fakt, nga ana tjetër dëshmon se pavarësisht nga disa dizekuilibrime në çmimet e gazetave, pavarësisht nga alergjia që ka shumica e njerëzve për shtypin dhe pavarësisht nga infrastruktura e keqe në vend, shtypi vazhdon të mbetet një fuqi që ndikon për mirë apo për keq në jetën tonë. Ndërkohë, që të intervistuarit shprehin këtë mendim optimist, nga ana tjetër sërish afërsisht në masën 60% shprehen se cilësia e informacionit është përmirësuar. Atëherë përse shtypi i shkruar e dënton jetën shoqërore? Në raport jepen një shpjegim, ku ky imazh i atribuohet faktit se shtypi është konfliktuoz dhe zgjatim i politikës. Kjo është deri diku e vërtetë. Vijon në faqen 24

Zbritja e Majkos në Bari ky mision i pamundur

Nga i dërguari ynë special në Bari, Arian Çani Gjithçka do t’i dukej më sigurim më e thjeshtë Kryeministrit tonë të ri Pandeli Majko, sikur dje në Bari, të mos ishte folur aq shumë dhe aq shpesh për gomonet. Numri i 1 Ekzekutivit shqiptar u ndodh sërisht përballë frikës së italianëve të Pulias ndaj trafikut ilegal të klandestinëve. Majko u përpoq, madje insistoi, t’i bindte bashkëbiseduesit e tij se me Shqipërinë e Jugut të Italisë duhet të ketë më shumë bashkëpunim dhe përfitim ekonomik të ndërsjellë. Në faqen 2

Rojet private të paaftë

S’NJOHIN ARMËN Rojet private nuk dinë të përdorin armët. Të vendosura te dera e ndërmarrjeve private me apo pa uniformë, shumë nga këta persona të punësuar, akoma nuk njohin llojin e përdorimit të armës. Por jo vetëm kaq, rojet nuk janë mjaftuar vetëm me mosnjohjen e ligjit. Në faqen 11

Edogji vetëm për një kalë

NE GREQI Zgjidhet misteri i vrasjes makabre të 20-vjeçarit shqiptar, Artan Hoksholi, në shtetin Holomona të Halkidhikisë. Sipas detektivëve policorë të Halkidhikisë, autori i krimit është 25-vjeçari ngushtetas greke, Asterion Gausghis, dhe shkaku një... kalë! Në faqen 19