Mashtrim spektakolar në mes të ditës në Bankën e Kursimeve
Një mashtrues ka mundur që t’i shkëpusë bankës më të fuqishme në vend një shumë prej 43 milionë lekësh me anë të një çeku të falsifikuar. Skandali që ka shkaktuar probleme në personelin e Bankës së Kursimeve ka ndodhur ditën e premte të javës së kaluar, ndërkohë që mashtrimi është identifikuar vetëm gjatë ditës së hënë. Banka e Kursimeve është banka më e fuqishme e vendit, e cila vazhdon t’u rezistojë të gjitha turbulimeve financiare në Shqipëri
Në faqen 5
“Berishën do ta marrim me forcë”
Thirrët i pandehur
“Berishën do ta marrim me forcë”
Prokuroria: Organizoi 14 shtatorin
Në faqen 3
Bllofi
Arian Çani
Dhe një BLLOF tjetër në skenën e politikës naive shqiptare. Prokuroria që thërret si të pandehur Sali Berishën pikërisht në ditët kur shpërthen një grevë studentësh, ku i fundit që e quan këtë akt “një hakmarrje politike të koalicionit të majtë” pasi deklaron në uragan që e pritet të mos shpërthejë asnjëherë. Ja seriali tragjikomik i kësaj politike e vazhdon kështu pa fund. E gjitha kjo, për të hutuar edhe një herë një popull të lodhur, për ta bërë atë të harrojë hallet e tij të përditshme. Në këtë vend ku njerëzit e politikës vazhdojnë të bëjnë sikur, në këtë vend ku mungon uji, mungojnë dritat, mungojnë rrugët, mungon puna, pushtetarët e opozitarët vazhdojnë të qetë pokërin e tyre të mbushur me blofe. E çuditshme që Prokuroria kujtohet pikërisht tani, në ditën e shtatë të grevës së studentëve, të thërrasë Berishën si të pandehur për një çështje që mban datën 14 shtator. Lajmi përhapet papritur nga agjensitë dhe tor. Lajmi përhapet papritur nga agjensitë dhe të gjithë shqiptarët e urtë duhet të besojnë tani se shteti e gjeti me në fund fajtorin e vërtetë. Gjithë shqiptarët e urtë duhet të presin tani se ç’do të ndodhë më 18 dhjetor. A do të shkojë Berisha si i pandehur në Prokurori apo Prokuroria do ta marrë atë me forcë. Ka një javë tjetër që në këtë vend skena e politikës shqiptare i ngjason një lojë ping-pongu punë përpallë të cilës, shqiptarët spektatore paguajnë sistematikisht biletën e po u kushton aq shumë. Kështu përveç asaj, spektakli shekullar s’ka ku munguar asnjëherë banorove të këtij vendi.
Buxheti i Ushtrisë qesharak
MBROJTJA
Një reformë tjetër e detyrueshme do të bëhet në radhët e ushtrisë shqiptare. Buxheti i shtetit ka shënuar sërisht ulje përgjithë me shumën që ushtria shqiptare do të tajkojë ushtrisë për vitin 1999. Nga 11,6 për qind që vitin ushtria në buxhetin e shtetit uleshin në 1999, shpenzimet janë ulur rreth katër herë për vitin 1999.
Në faqen 2
BB s’i jep para KESH-it
EKONOMI
Banka Botërore prej disa ditësh ka ndërprerë financimet e saj për KESH-in në kuadër të projektit për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë. Sipas burimeve nga misioni rezident i kësaj banke në Tiranë, ndërprerja e financimeve...
Në faqen 8
Turqia kërkon ekstradimin e Oxhalanit në Shqipëri
“Nuk na e ka kërkuar një ekstradimin e Oxhalanit në Shqipëri, por edhe sikur të na e propozojnë ne do të ishim kundër”, ka thënë dje Maqo Lakrori, sekretar shteti për Integrimin Euroatlantik.
Kjo përgjigje zyrtare e Tiranës erdhi në pasditen e djeshme si përgjigje ndaj lajmeve të transmetuara nga agjencitë e huaja se Shqipëria do të jetë vendi, që do të presë liderin kurd. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme është kundërpërgjigjur mbrëmë se “Ky problem nuk ka lidhje me Shqipërinë”.
Në faqen 10
DOSSIER
KUR BEDRI SPAHIU MORI PENG ALI KËLCYREN
Në faqet 12-13
“REPÀRTE TË ARMATOSURA”
KOÇI DENONCON ÇELON PËR NGJARJET E MARSIT
Në faqen 6