Pas ngjarjes së Ballshit prokurorët bëjnë gati dosjen për Gjykatën
Cilësitë e viktimave parashikojnë dënimin maksimal
Mbyllen hetimet. Prokurorët: Kriminelët kanë qëlluar me ndërgjegje mbi uniformat blu
“Neni ‘vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës’ është i vërtetuar dhe për këtë ka prova të mjaftueshme. Gati procesi
TIRANË - Dënim me vdekje vrasësve të policëve të Ballshit. Është ky vendimi i rëndë që parashikon akuza e ngritur nga Prokuroria lokale, pas përfundimit të hetimeve. neni i fiksuar, në të cilin do të mbështetet akuza e Prokurorisë. “Ne kemi prova të mjaftueshme që e vërtetojnë këtë gjë”, thanë dje burime nga grupi i hetimit. Sipas tyre, “autorët kanë zënë pritë, të ndërgjegjshëm për të qëlluar mbi forcat e policisë dhe po kështu mbi vrasjen e tyre”. Janë grumbulluar shumë prova, që do të paraqiten në procesin gjyqësor, për të vërtetuar akuzën. Është bërë ekzaminimi balistik i armëve, nga të cilat është vërtetuar se me to është qëlluar ndaj trupave të policëve. Vetëm pak ditë më parë, është marrë dëshmia e policit të plagosur që kurohej në spitalin ushtarak. Ky i fundit mësohet të ketë shkegjuar minutë pas minute gjithë mekanizmin e krimit
Deputetët e PS pajtojnë familjet e viktimave
FIER - Deputetët e PS dhe krerët lokalë kanë kërkuar pajtimin e dy familjeve që u shndërruan në protagonistë të incidentit ndodhur tre ditë më parë në Patos.
Në faqen 5
Ylli Bufi
Funeral në heshtje për demokratin e vrarë. Berisha s'flet
Tusha: Nuk do jem më polic por kambist
TIRANË - Pashk Tusha do të kërkojë largimin e tij të plotë nga radhët e policisë dhe do të punojë si kambist.
“Unë do të largohem, sepse nuk mund të punoj më në këtë vend, edhe nëse Çeka nuk do të vendosë largimin pas kërkesës”, thotë njeriu simbol i policisë së kryeqytetit. Tusha, në një intervistë shpjegon “është çudi që lëvizjen time e kam marrë vesh nga gazetat”. Sipas tij, ka qenë plotësisht e mundshme që krerët e ministrisë ta thërrisnin dhe të flisnin me të.
Në faqen 3
Maskat grabisin 50 milionë në
LUSHNJE
Maskat grabisin 50 milionë në
Kukës-Tiranë një udhëtim i frikshëm
REPORTAZH
Kukës-Tiranë një udhëtim i frikshëm
PD në zi: Lamtumirë Matoshi
Specialët sigurojnë kortezhin
TIRANË - PD mbështillet në zi dhe i jep lamtumirën demokratit Abdyl Matoshi.
Ceremonia mortore është zhvilluar dje, në sheshin qëndror të Tiranës nën një heshtje dhe dhimbje. Berisha nuk ka preferuar të mbajë fjalime e të përshëndesë. Ndërkohë që një masë njerëzish mbi 4 mijë vetësh ka qëndruar në heshtje duke shoqëruar kortezhin deri në rrugën e Barrikadave. Me pas një varrim i thjeshtë, larg batave të pushkëve dhe flakimeve retorike të politikanëve.
Në faqen 2
Nga varrimi i djeshëm i Abdyl Matoshit (Foto: Plator Illo)
Ulqini: Nuk do të merremi më me Berishën
S’do të ketë burgim
TIRANË - PS siguron Berishën.
Nuk do të të burgosim. Mesazhi i fundit ka dalë dje nga sekretari për marrëdhënie publike Musa Ulqini: “Ne nuk do të merremi më me të”, ka garantuar ai, duke lënë të kuptoje se edhe pse Berisha ka kryer një veprim penal dhe me baza poshtë, kërkon ndëshkimin e tij, PS nuk do të kalojë në revansh kundër tij apo politikanëve të tjerë të PD. Por gjithsesi Ulqini nuk është kushtëzuar të kujtojë atij, se duhet të fren ohet në veprimet e tij antikushtetuese pasi çdo gjë e ka një kufi. Ulqini është ndalur dje gjatë edhe në masat që priten të merren për të luftuar ashpër terrorizmin dhe krimin e organizuar. Ai ka siguruar se një paketë ligjesh është gati dhe do të favorizojë shumë forcat e rendit në betejën e tyre kundër krimit.
Në faqen 2
Maskat grabisin 50 milionë në makinën e Bankës
Në faqen 7
Kukës-Tiranë një udhëtim i frikshëm në rrugën e vdekjes
Në faqen 7
Viti 1997 më i “butë” me njerëzit e shtypit
KOLUMBIA DHE INDIA MBAJNË REKORDIN
Viti 1997 më i “butë” me njerëzit e shtypit
Në të gjithë Botën 26 gazetarë të vrarë
Në faqen 6
Metalurgjiku shkakton frikë e panik
Nga helmet
ELBASAN - Të punosh në Uzina që përdorën tretësira kimike, do të thotë të jesh në çdo moment i lidhur me vdekjen.
Depertimi i tyre në mushkëri e gjak shkakton helmimin e organizmit e kur antibiotikët e antidotat nuk jepen, atëherë jeta bëhet tepër e rrezikshme për t’u ruajtur. Tre janë ndërmarrjet në Elbasan ku mund të marrësh sëmundje të tilla. Uzina e Ferrokromit, ajo e Çelikut dhe Remonti Elektrik. Sipas doktoreshës Fatbardha Xhaferri, mjeke e sëmundjeve profesionale, nga të tre ndërmarrjet kanë ardhur pacientë me intoksikimin e gjakut. Plumbi, monoksidi i karbonit dhe fenoli janë disa nga përbërësit negativë të gjakut të të sëmurëve. Sipas disa të dhënave jozyrtare një vit më parë gjatë analizave të punëtorëve të Ferrokromit rezultoi, se ata kanë qenë të prekur nga e njëjta sëmundje që kishte të bënte me gjakun.
Në faqen 5
Për Mirsadën një përrallë e bukur
DO SHEROHET NE ITALI VOGELUSHJA SHKODRANE
TIRANË-Është trasfor-muar në një përrallë me fund të lumtur historia e trishtuara e Mirsadës, vogëlushja shkodrane shtatëvjeçare, që u ritadhesua nga Italia bashkë me prindërit edhe pse vuante nga disa sëmundje.
Vajza ka mbërritur të mërkurën në mbrëmje në Itali, bashkë me babain e saj Halit, nënën Vjollca dhe motrën trevjeçare Jasemina. Familja shkodrane do të qëndrojë në Itali me një leje prej tre muajsh.
Dje mjekët i kanë bërë vizitën e parë dhe janë shprehur se vogëlushja ka mundësi të mrekullueshme për t’u shëruar. Mirsada ka një këmbë më të shkurtër se tjetra prej 5 centimetrash, shikimin e dobët, dëgjimin e zbehtë dhe në këtë mënyrë ka vështirësi në të folur, këtu nuk ka pasur as mundësinë për të ndjekur shkollën, por sipas mjekëve, me një palë këpucë të përshtatshme, një aparat për veshin, syze dhe disa ushtrime rehabilitimi, vajza mund të futet në një jetë normale. “Është dhe merita e karakterit të saj të vullnetshëm dhe të mbështetjes dhe shpresave që i japin prindërit”, thotë drejtoresha e qendrës së diagnostikimit të “Filo d’oro”, Patrizia Ceccarani - gjërat që e shtynë të bëjë hapa të shpejtë drejt shërimit.
Në të vërtetë, Mirsada, bionde me sy bojëqielli, në vështrimin e parë nuk duket se është e sëmurë, vetëm po të shihet me kujdes mund të vëresh handikapet e saj.
Mirsada është shpëtuar nga gazetarët. Në ditët e vru-llshme të direktivës Prodi, të gjitha hajmetelëve kishin transmetuar imazhe të babait të Mirsadës ndërsa thirrte në anijen e riatdhesimit “Vajza ime është e sëmurë”. Pak më parë se të nisej nga kampi në Cassano Delle Murge, Haliti kishte tentuar të linte vajzën në Itali, duke e fshehur nën një banatije dhe duke e lënë një gazetari adresat e specialeve që do të mund ta shëronin. Mirsadën e gjetën dhe e detyruan që të kthehej në Shqipëri, por rast i saj u ngjit nga shumë gazetarë dhe nga programi televiziv “Moby Dick”, drejtuar nga Michele Santoro, dhe që në atë kohë nuk kanë reshtur telefonatat dhe interesimi i personazheve të njohur të politikës dhe të spektaklit për të ndihmuar Mirsadën, e cila tani ndodhet në Itali.
Mirsada së bashku me të atin në Portin e Durrësit
Lëvizjet
Tusha: Nuk do jem më polic por kambist
Ish-Kryepolici
Çenaj: Ja si më shkarkoi Çeka
FIER - “Nuk e pranova dorëheqjen e më pas më përzunë nga puna” Mithat Çenaj ish drejtori i policisë së Fierit, tregon për Gazetën momentet e fundit të qëndrimit të tij në postin e lartë, e më pas rrëzimin e menjëhershëm që sipas tij ka ardhur si rrjedhojë e ngjarjeve të rënda të ndodhura në Patos e Cakran. Tani ai qendron në shtëpi dhe është i sigurt se njësi? do të vijë nga Ministria e Brendshme për ta rithirrur në punë.
“Më thirrën në Tiranë menjëherë pas ngjarjeve, e Ministri më kërkoi që të jepja dorëheqjen. Unë nuk e pranova, duke kërkuar që të analizohej më parë ajo që kishte ndodhur, por Çeka ma kërkoi urgjentisht, duke justifikuar me ngjarjet e rënda.
Në faqen 5