Sërish gjak në Tropojë. Ministri: Ishte vetëm hakmarrje
TIRANE - Vrasje brenda komisariatit. Plumbat e pistoletës së shefit të Policisë, Fatmir Haklaj, kanë shuar dje paradite jetën e inspektorit të kufirit, Shaqir Hoxha. Rreth orës 10.15, - sipas Ministrisë së Brendshme për motive hakmarrjeje - Haklaj ka qëlluar në rrethinat e komisariatit Hoxhën dhe pasi e ka vrarë atë është larguar në drejtim të paditur. Alarm në radhët e policisë. Tashmë njeriu i kërkuar për ta, është vetë shefi dhe kjo ka sjellë përshtjellim. Megjithatë, një nga oficerët e tjerë ka marrë situatën në dorë dhe ka kryer veprimet e para. Drejt Tropojës është nisur urgjent një helikopter, me tre ekspertë të ministrisë dhe dy prokurorë të qendrës. Pak orë pas ngjarjes, Ceka ka emëruar shefin e ri, Agim Logun dhe ka deklaruar se “ky është një krim kanunor”. Ai ka përjashtuar motivet e tjera, duke iu referuar gjithnjë dhe dhënave paraprake. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i hetimit, Agim Tirana, ka deklaruar dje se “drejtësia e vetme nuk bën asgjë, por duhet të vijë kryepleqtë” [?].
Prokuroria: Berisha ka felur [?] super vrasës
Agim Tirana, akuzuesi i Berishës
Drejtori i hetimeve në Prokurori, Agim Tirana siluron ish-Presidentin
Në faqen 3
Në faqen 5
Ceka të tijëve: Po të doni jap dorëheqjen
Pas zërave për largim
Ceka të tijëve: Po të doni jap dorëheqjen
Mblidhet Asambleja e PAD-së. Ceka: Ja ç’kam bërë si Ministër
TIRANE - Ceka të tijëve. “Po të doni jap dorëheqjen”. Ky ka qenë dje pozicioni i tij edhe pse ministri i rendit, është treguar i vendosur të vazhdojë të ruajë kolltukun. Përballë njerëzve të Asamblesë së PAD, lideri i partisë ka ekspozuar situatën në vend dhe masat që janë marrë. Burime brenda takimit, thonë se mbledhja është shtyrë për një kohë tjetër për shkak teknik. Por edhe në atë pjesë të saj të zhvilluar dje, liberal-demokratët janë bërë boll, duke i kërkuar Cekës të vazhdojë të ruajë kolltukun e tij. “Skema është e qartë” ka bërë të ditur kreu i rendit. Sipas tij, Berisha po luan një skenar të qartë për të krijuar një gjendje permanente tensioni dhe kaosi për të minuar arritjet në dikasterin e tij, por edhe për të krijuar një opinion të shtrembëruar përballë Evropës. Duke e konsideruar si tipin e presionit të ardhur nga PD dhe segmente të saj liberal-demokratët, kanë siguruar se nuk do të lëvizin kolltukun e pozicioni i tyre. Edhe pse një bir burrat afër Cekës konfirmon se, ai nuk është tipi i drejtuesit i dhënë për dorëheqje, fjalët për një lëvizje të shpejtë të Ministrit të Rendit, duket se vijnë e konvergojnë në një pikë. Shpejt Lëvizja e tij. Por në takim nuk është folur gjatë për këtë çështje, përveç faktit se Ceka ka lënë të nënkuptohet një gjë e tillë. Gjithsesi zhvillimet më të fundit në këtë drejtim pritet të ndodhin në fillim të javës tjetër, kur takimi do të rifillojë. Deri atëherë mundet që Ceka t’i paraqesë të tijëve variantin e largimit nga posti. Nëse ajo do të pranohet nga liberal-demokratët, atëherë do të mjaftonte një firmë e Nanos që skema të mbyllet tërësisht. Gjithsesi këmbëngulje e kolltukut ministrial të Cekës kanë filluar të lëkunden dukshëm.
Ministri Ceka
Flet Cani, Shefi i ri i Policisë në Tiranë
INTERVISTE
Në faqen 4 BERAT Tre vrasje në të njëjtën orë Në faqen 5 SHKODER Gjakmarrja shton analfabetizimin Në faqen 6
Dilema e kriminalitetit mbërrin në Parlament
Debat i gjatë në Komisionin e Ligjeve
TIRANE - Kuvendit përsëri në alarm. Çdo të bëjmë me situatën? Komisioni i ligjeve ka thërritur dje me urgjencë në raportim kryeprokurorin Rakipi dhe ministrin e drejtësisë Thimjo Kondi. “Po na mbyt korrupsioni në gjykata dhe kemi fakte skandaloze të lirimit të kriminelëve”. Pandeli Majko ka kërkuar me forcë marrjen e masave në sistemin gjyqësor, duke parashtruar edhe fakte të korrupsionit të këtij sistemi.
Në faqen 2
Tronditet Lapraka: Shpërthim mbrapa Pallatit të Sportit
LAJMI I FUNDIT
TIRANE - Tronditet vonë në darkë periferia e Tiranës. Një bombë ka shpërthyer në njërën prej lagjeve më të njohura të periferisë së kryeqytetit, në Laprakë. Shpërthimi i fuqishëm - ende nuk dihet saktësisht masa e eksplozivit dhe dëmet e shkaktuara - ka tronditur qetësinë e zakonshme të banorëve të periferisë aty rreth orës 22.30. Lajmi është konfirmuar vonë në mbrëmje nga Policia e kryeqytetit, që në momentin kur në vendin e ngjarjes poros ka qenë mbërritur njësia e para të “19” dhe të specialistëve të kriminalistikës.
Dezhurni i gatshëm i policisë nuk ka mundur të thotë gjë tjetër veçse: “Ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm dikur pas Pallatit të Sporteve të ‘Asllan Rusi’, por nuk ka të dhëna për viktima në njerëz”. Zona ku ka ndodhur shpërthimi i mbrëmshëm është njohur për “boom-in” e ndërtimeve të reja.
Brojka: “Jam gati të jap dorëheqjen”
Prefektura: Shkele ligjin
TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar dje se do të japë dorëheqjen të menjëhershme e të parevokueshme dhe do të gjendet një ligj që të ishte shkëlur prej tij gjatë datës tetë janar në ditën e ceremonisë mortore të Matoshit. Dje Brojka është thirrur në Prefekturë ku sipas sekretarit të përgjithshëm Shazi, i ishte komunikuar se kishte shkelur ligjin pasi në selinë e Bashkisë së Tiranës në datën tetë janar ishte ulur në gjysmështizë flamuri kombëtar gjë që shënon marrje të atributëve që nuk i takojnë kryetarit bashkiak. Gjithashtu edhe zv/ kryeministri Fino ka thënë dje se është e drejta e kryeministrit që të kërkojë shkarkimin e Brojkës për shkelje të renda të kushtetutës. Ndërkohë, vetë Brojka është shprehur se në qoftë se Nano do kishte guximin të propozohet shkarkimin e tij ai do ta largojë vetë pa u gjykuar procedurat.
Në faqen 3
“Në polici ka të korruptuar”
TIRANE - Majko lëshon rufe mbi policinë. “Urgjenti hapa e dosjeve të punonjësve së saj”. Ai ka kërkuar që mbi njerëzit e Cekës të shkruhen të rendit të bëra ora e verifikimit të dosjeve
Në faqen 2
Starova e Papadhopulli kërçasin dhëmbët
Të mëdhenjtë grinden për zyrat
TIRANE - Rihapet konflikti mes Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm. Këtë herë shkak janë bërë zyrat. Starova: Kështu nuk punohet. Presidenti ka punuar mirë dhe ne kemi nevojë për të, por jo në të njëjtën zyrë. Papadhopulli ka replikuar menjëherë duke kërkuar dhe ai vendin e tij. Amortizatorët në këtë konflikt është bërë Komiteti Ekzekutiv që ka zbubtur gjakrat. Në 6 shkurt kombëtarja niset për turne në Maltë.
Në faqen 7
Starova
Papadhopulli
Nano, lamtumirë shtëpi e vjetër
Pas Shehut, Alisë e Finos, Vila 30 pret familjen e re
Mbrëmë kryeministri ka fjetur në Bllok
TIRANE - Fatos Nano i ka thënë lamtumirë shtëpisë së vjetër. Që mbrëmë kryeministri shqiptar së bashku me familjen e tij ka jetuar ashtu siç i ka hije një zyrtari të lartë - në ish bllokun e udhëheqësve, në Vilën 30.
Pas Shehut, Alisë e Finos, Vila 30 pret familjen e re
Nano, lamtumirë shtëpi e vjetër
Mbrëmë kryeministri ka fjetur në Bllok
TIRANE - Fatos Nano i ka thënë lamtumirë shtëpisë së vjetër. Që mbrëmë kryeministri shqiptar së bashku me familjen e tij ka jetuar ashtu siç i ka hije një zyrtari të lartë - në ish bllokun e udhëheqësave, në Vilën 30. Ndërtesa tre katëshe tani kalon plotësisht në duart e pronarëve, familjes Zeqja.
Prej disa ditësh furngonet kanë bërë transportimin e mobiljeve e mallrave të tjera të shtëpisë së vjetër, drejt godinës së re. Dje objektet e fundit kanë shkretuar dhomat ku Nano ka lindur e është bërë burrë, por edhe kur gjashtë muajt e fundit jetoi si Kryeministër i Shqipërisë.
Mbrëmë ushqaret e gardës kanë qëndruar në ruajtje të shtëpisë, por burime tepër të sigurta konfirmojnë se për ta, do të jetë hera e fundit që duhet të sigurojnë godinën tre katëshe pranë Shkollës së Kuqe. Rezidenca e re e Nanos do të jetë në bllok. Tani ajo mund të quhet më plot gojë “vila e kryeministrave”. Mëhmet Shehu ka qëndruar atje gjatë gjithë karrierës së tij si numri dy i vendit, në të njëjtën shtëpi ka qëndruar edhe Bashkim Fino për një kohë sa udhëhoqi Partinë Kombëtare, ndërkohë në diferencën mes të dyve e ka mbushur ish presidenti Ramiz Alia, por edhe delegacionet e shumta qeveritare.
E gjithë lëvizja është bërë në fshehtësi të plotë. Godina ku familja Nano kaloi 51 vjet të jetës së saj, ka kaluar në duart e pronarëve. Familja Zeqja pas lodhjes të shumta ka arritur të bëjë të vetën shtëpinë e lënë trashëgim nga prindërit. Deri tani ata mbahen vetëm me këtë të saj, në pritje të lëvizjes së kryeministrit. E përfolur prej kohësh, ajo ishte kryer përfundimisht dje, e duket se për Nanon nata e Vitit të Ri ka qenë e fundit në godinë, ku kaloi plot 45 vjet.
Me gjithëse ndërtuesja u ka kaluar pronarëve të vërtetë, njerëzve u preferon që ta quajnë Shtëpia e Nanos, e ndoshta me këtë emër ka për të mbetur edhe më pas, edhe kur atëherë Nano do të jetë një qytetar i thjeshtë.
Shtëpia e vjetër e Nanos