"Aventurë" në mesnatë e një anijeje fantazëm, tentoi të shkarkonte
Vlorë, kapen 35 vetë
Policia kundër kontrabandës së cigareve
Superaksion i Komisariatit të qytetit bregdetar, ndalohen tre maune
VLORE - Kontrabanda dështon në brigjet e Vlorës. Një anije fantazëm është larguar nxitimthi në thellësi të ujërave, pasi ka parë lëvizjet e policisë në tokë. Forcat e komisariatit të Vlorës kanë ndaluar 35 persona dhe tre maune bosh, që tashmë po verifikohen në dhomat e izolimit. Dje rreth orës 1.40 të natës në vendin e quajtur Tri Portat, një anije ka dhënë sinjale që nga deti, në drejtim të tokës. Dikush ka lajmëruar policinë lokale për gjithë atë që po ndodhte, ndërsa në radhët e uniformave blu është dhënë alarmi. Grupet e gatshme kanë bërë rrethimin dhe pas disa minutash të tensionuara nga frika e ndonjë shkëmbimi zjarri, janë ndaluar 35 persona si dhe janë bllokuar tri maune. Pas hetimeve të para, ka rezultuar se anija ishte e ngarkuar me cigare kontrabandë, ndërsa destinacioni i tyre ka qenë Tirana. Burime të Ministrisë së Brendshme, thanë dje se “një pjesë e personave të kapur në pyll ishin ata që do të merrreshin me shkarkimin e ngarkesës”. Për shumë prej tyre pritet masa e arrestit.
Në faqen 3
Godo: Ktheni dënimin me vdekje
Godo
Rihapet debati pas valës së krimit
Në faqen 3
Një i vrarë dhe pesë të plagosur
KORÇË
Në faqen 9
"Haklaj s’vrau për gjak"
Hollësitë e ngjarjes tragjike që tronditi Tropojën
“Ha[k]laj s’vrau për gjak”
Flasin policët e Komisariatit
TROPOJË - Ende mister tragjedia e komisariatit të Tropojës. Bashkëpunëtorët e Haklajt dhe të Hoxhës dëshmojnë për tragjedinë hap pas hapi. “Haklaj nuk ka vrarë për gjakmarrje - dëshmojnë ata - ishte e papritur ajo që ndodhi. Të dy kishin marrëdhënie të mira pune”. Dy u bënë ceremonia e varrimit të komandantit të kufirit të vrarë, ku morën pjesë dhe të dërguar të Cekës. Po dje është bërë emërimi i shefit të ri të komisariatit të Tropojës dhe gjendja duket që qetë. Haklaj është larguar në drejtim të paditur dhe për të është shpallur kërkimi.
Në faqen 9
Prokurori Tiranës: Nano, na jep zyra
“Çfarë mund të pritet kur në një dhomë 3 me 3 punojnë pesë vetë?”
“Në dosje nuk ruhet sekreti i hetimit”
“Çfarë mund të pritet kur në një dhomë 3 me 3 punojnë pesë vetë?”
Prokurori Tiranës: Nano, na jep zyra
“Në dosje nuk ruhet sekreti i hetimit”
TIRANË - “S’di më çfarë të bëjmë, punojmë në kushte shumë të vështira”. Kryeprokurori i Tiranës, Bujar Sheshi, ka përpara një skemë në të cilën janë shënuar numri i zyrave me prokurorët përkatës dhe po mundohet të gjejë vend edhe për një tjetër. “Ku ta çoj?”, thotë ai dhe maja e stilolapsit nuk qëndron në asnjë vend. Mendohet për të gjetur një vend të përshtatshëm, por ambientet janë të gjitha të zëna. Së fundi, ai vendos që prokurori i ri të mbarë me gjithë tavolinë në një zyrë ku ka tre prokurorë të tjerë.
“Në dhomat tre me tre, ku kubatura për njeri nuk mjafton as për të marrë frymë, punojnë nga pesë veta”, thotë Sheshi për Gazetën, duke treguar hallet e këtij fillimviti. Gjithsej Prokuroria e Tiranës ka 32 prokurorë, 40 hetues dhe 20 persona të tjerë të administratës. Të gjithë bashkë bëhen rreth 100 vetë, që janë sistemuar, si të ishin në kohë lufte, në 20 zyra. “Pak kohë më parë u punësuan këtu dhjetë oficerë të policisë gjyqësore, ndërsa disa hetues u bënë prokurorë”, tregon i pari i akuzës në Tiranë. Duke deklaruar për zyrat e reja: “Duke punuar me dhjetëra dosje, shkakton shqetësim”, një numër kaq i madh njerëzish dhe kaq pak hapësirë, vihemi në pozita shumë të disfavorshme”, thotë Sheshi. Ai tregon se duke punuar në këtë mënyrë nuk ruhet sekreti i hetimit, gjë që është tepër e rëndësishme në punën e një prokurori. “Njëri prej jush tre do të marrë në pyetje dikë, ai ulet para tij dhe jep shpjegime, ndërsa katër vetë të tjerë - ndërkohë që në zyrë mund të jenë duke u pyetur të tjerë. Çfarë mund të presësh në një rast të tillë? Asgjë nuk mbetet më sekret, ti mendon se është e tillë, ndërsa lajmi ka kaluar gojë më gojë.”
Në ditët e punës së zakonshme kryeprokurorit të Tiranës i duhet të merret edhe me hallet më të vogla që ka, qoftë prokurorët, sekretaret apo edhe pastrueset. Dy banjo për të ardhur keq, koridore të ngushta, zyra të vogla, tavane që pikojnë kur bie shi, kjo është pamja e zymtë që ka Prokuroria e rrethit. Aty ku përgatitet akuza, aty shqetësohen edhe për dosjet, kasafortat, letrat që mungojnë apo telefonat që prishen. “Kujdes me atë telefon, se është amanet o zot”, thotë një prokuror, që të tregojë pozicionin e përshtatshëm për të dëgjuar zërin e receptorit. Prokurori Sheshi kërkon nga qeveria Nano që të mendojë pak më shumë për kushtet e Prokurorisë, duke gjetur mundësinë për të ndryshuar ambientet e punës. Është përfolur kohët e fundit se Prokuroria e Përgjithshme do të zhvendoset në ambientet e Bankës Kombëtare Agrare, dhe në vendin e mbetur bosh do të mbartet Prokuroria e Tiranës. Por asgjë nuk është bërë.
Duke folur për çështjet e hetimit, Sheshi tregon organizimin e ri me katër prokurorë dhe me katër hetues të bashkëshëm për çdo komisariat. Ideja më e re që ai shqyrton ka të bëjë me një ndryshim të ligjit. Sipas tij, të gjitha llojet e mallrave që futen kontrabandë, përfshirë armët, drogën, cigaret dhe pijet alkoolike, duhet të mos konsiderohen vepra penale. Kalimi i tyre ilegal të ndalohet përmes gjobave, sekuestrimit të mallit dhe të mjeteve lëvizëse...
Roland Zilli
Gazeta TV: Programet e stacioneve më të para të javës
Sot 12 faqe 30 lekë
GAZETA TV
Yaron Cohen, mashkulli i njohur me emrin Dana
Filma të njohur, spektakle, emisione informative dhe hollësi të jetës të VIP-ve të sotëm në modë.
Në faqet 5-8
Kupa Shqipërisë:
FUTBOLL / NDESHJET E PARA TË VITIT
Kupa Shqipërisë:
FUTBOLL / NDESHJET E PARA TË VITIT
Kupa Shqipërisë: Ekipet në trazira
TIRANË - Futbolli pritis vitin me polemika. Besa në fushë me formacion e të rinjve. Shkaku: trajneri. Po kështu edhe Olimpik. Largimi i Sejdinit ka marrë me vete edhe presidentin. Sekretari i por-sazgjedhur, Morina premton për zgjidhjen e të shpejtë të problemeve dhe rikthim të Sejdinit në postin e tij. Në Korçë e Elbasan lojtarët presin rezultatet e penalitete të dhëna në favor të skuadrave vendase. Gurë në Ballsh mbi shkodranët, por lojtarët janë sjellë korektësisht me njëri-tjetrin.
Morina e Sejdini i pari rikthen të dytin në pankinë (P. Ilo)
Në faqet 10-11