Agim Shehu nën hetim për pranverën e përgjakuar të Vlorës
Akuza mbi ish-kreun e Policisë
Për vrasjen e Rust emit
Akuza mbi ish-kreun e Policisë
Agim Shehu nën hetim për pranverën e përgjakuar të Vlorës
Për vrasjen e Rustemit
Agim Shehu, ish-drejtori i policisë
Dyshohet për përgjegjësi të rëndë gjatë komandimit të policisë në trazirat e Vlorës
TIRANË - “Ish-zëvendësministri i brendshëm, Agim Shehu, është i implikuar në ngjarjet e Vlorës, i pikërisht në vrasjen e Artur Rustemit”, thanë burime nga Prokuroria e Përgjithshme. Gjenerali i arratisur nga Shqipëria është një ndër personat që mendohet se do të mbajë përgjegjësi direkte për ngjarjet në Vlorë në mars të vitit të kaluar, kur forcat speciale të policisë komandoheshin direkt nga Agim Shehu. Por jo vetëm numri dy i policisë shqiptare do mbajë akuzën mbi vete. Sipas burimeve të Prokurorisë, janë dhe disa të tjerë që mendohet se do të merren të pandehur për këtë çështje. Burimet thanë dje se “hetimet kanë përparuar së tepërmi dhe se ngjarjet po zbardhen”. Në fakt, hetimet kanë filluar që në ditët e para vjeshtës, kur nga Tirana është dhënë urdhër i prerë për Prokurorinë lokale, që të kryejë veprimet e para dhe çështja të ndiqej me përparësi. Prokuroria ka zbuluar vendin nga ku është qëlluar Rustemi.
Në faqen 3
Kontrabanda, komisarë bashkëpunuan me krimin
Prokuroria: Hije dyshimi mbi ish-funksionarë të lartë
TIRANË - “Disa nga drejtuesit tashmë të liruar të komisariateve të policisë, që po hetohen nga ana jonë, kanë bashkëpunuar me kriminelë të vërtetë”, thanë dje krerë të lartë të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Akuza e fortë vjen pas studimit që i është bërë 15 denoncimeve të Ministrisë së Brendshme. “Në ndonjë rast është vërtetuar se shefi i një komisariati, i një qyteti të dorës së parë, ka bashkëpunuar me persona që kanë kryer vrasje, duke kryer bashkë kontrabandën”, saktësojnë burimet. Kjo, sipas tyre përbën një skandal të vërtetë, që tregon shkallën e inkriminimit të oficerëve të policisë, me krimin. “Për këtë që themi ne kemi fakte, madje jemi duke mbledhur ende prova të tjera, që do të mbështesin akuzën”, thonë prokurorët. Ish-shefat kanë marrë pjesë direkt, në mënyrë aktive, në operacionet e kontrabandës. Burimet saktësojnë se ish-shefat e policisë janë implikuar kryesisht në kontrabandën e cigareve.
Në faqen 3
Hafizi: Turqia test për Kombëtaren
FUTBOLL
Në faqen 11
Athina ndërmjetëson për Kosovën
Dje propozimi i papritur i Greqisë: Ndërmjetësi ...
Athina ndërmjetëson për Kosovën
Në tryezë Nano, Rugova, Milosheviç
TIRANË - Një takim Prishtinë-Beograd-Tiranë. Propozimi ka dalë dje i papritur nga ministri alternativ i Punëve të Jashtme Jorgos Papandreu. Shtetari i lartë ka saktësuar edhe vendin e këtij takimi. Dukët se do të jetë kryeqyteti grek, Athina, vendi ku pritet të zhvillohet takimi i treshe ballkanike. Papandreu e ka bërë këtë ditur dje gjatë një fjalimi të tij në Parlamentin grek. Prononcimi i papritur i grekut ka mbërritur dje edhe në Tiranë.
Fati i Sudes në dorë të Apelit
INTERVISTE ME AVOKATIN BETI
TIRANË - Nis gjykimi në shkallën e dytë çështja e fajdexheshës Sudë.
Pasi ka marrë dënimin maksimal në gjykatën e Faktit, huamarrësja mund të shpëtojë në një ndryshim të këtij vendimi. Pas akuzave të ashpra për procedurat e ndjekura nga gjykata, avokati B. Keta lënë sallën në shenjë proteste. Pas pak ditësh Apeli do japë verdiktin e tij.
Në faqen 10
Sudja
Moti bllokon Nanon në Shkup
TIRANË - Fatos Nano risè së tij për integrim evropian përfundon vizitën e tij në Maqedoni dhe kthehet me një dozë optimizmi.
“Në bisedimet me zyrtarët e Shkupit u përfshinë edhe të gjitha çështjet me interes për të gjithë shqiptarët”. Kështu ka deklaruar dje kryeministri shqiptar në takimin që zhvilloi dje me përfaqësues të jetës politike e kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë. Duke afruar përcaktimin e qeverisë për integrim evropian, kryeministri tha se problemet duhen zgjidhur hap pas hapi pasi edhe diplomacia shqiptare gëzon mbështetje pa rezerva të komunitetit evropian. Riedhoë e kësaj filozofie sipas kryeministrit shqiptar të kësaj praktike të re dhe e këtij realiteti që po krijon kjo politikë është fakti se pikërisht sot në bisedimet me partnerët maqedonas asnjë çështje nuk konsiderohet me tabu dhe e paprekshme.
Në faqen 2
Vetëvaret fëmija: Sapo kishte parë një film
ELBASAN
Vetëvaret fëmija:
Sapo kishte parë një film
ELBASAN - Një trembëdhjetë vjeçar nga Elbasani është vetëvarur në oborrin e shtëpisë. Ende janë enigme shkaqet e vdekjes së tij, ndërkohë që familjarët vetëm thonë se ishte një djalë i ndjeshëm.
Djali Tëfani është gjetur nga prindërit e tij i varur në njërën prej degëve të pemës që kishin në oborr. Ai ishte banor i njërës prej lagjeve më të vjetra të qytetit, asaj Kala. Prindërit e kanë gjetur vetëm 40 minuta pasi ishte larguar prej dhomës së vet, në të cilën ishte duke parë një film. Ende nuk dihen arsyet që e çuan në vdekjen e fëmijës, aq më tepër janë prindërit ata që nuk duan të komentojnë tragjedinë që i ka prekur. Edhe burime të policisë japin vetëm faktin e varjes. Fqinjët dhe njerëzit që e njohin thonë se djaloshi ka qenë një natyrë tepër e ndjeshme ndaj ngjarjeve, apo subjekteve që e trishtonin.
Mendohet se një nga arsyet që e çuan djaloshin tek dega e pemës, ka qenë filmi që ai po ndiqte në televizor. Një ngjarje identike me të djeshmen ka ndodhur vite më parë në Koplik. Një djalë duke parë me të atin një film në televizor i bën përshtypje skena e varjes së një aktori. Kur e pyet të atin për vërtetësinë e skenës, ai i përgjigjet se gjithçka është e sajuar dhe aktori nuk vdes me të vërtetë. Kurioziteti i tepërt e shtyn fëmijën ta provojë vetë varjen në litar. Të nesërmen ai merr litarin e vdekjes e inskenon ç’kishte parë një natë më parë në ekranin e vogël. Prindërit kur kthehen në drekë në shtëpi e gjejnë të vdekur. Djaloshi nga Kopliku ka qenë katër vjet më i vogël në moshë sesa ai nga Elbasani, por nuk përjashtohet mundësia që edhe Tafani ta ketë gjetur vdekjen për të njëjtës arsye. Ngjarja e djeshme është komentuar gjatë në qytetin e Elbasanit. Vdekja e papritur ka bërë përshtypje në krahasim me morinë e vrasjeve të fëmijëve këtë vit. Në të gjitha rastet kanë qenë protagonist artë e zjarrit, ndërsa djaloshi nga Elbasani i dha fund jetës me një litar.
b.l.st.
Gazetarët kundër artistëve
VOLEJBOLL / Të dielën sfida mes dy palëve
Gazetarët kundër artistëve
Por në një ndeshje bamirësie
TIRANË - Gazetarët e artistët mblidhen edhe një herë bashkë. Jo më për futboll, por për herë të parë në historinë e tyre do të luajnë me dorë. Pra do të jetë një ndeshje volejbolli e ideuar nga artisti i njohur Ardit Gjebrea së bashku me firmën Koka&Duka. “Nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë, por një sfidë bamirësie” ku stërvitore në Tiranë. Artistët, falë formës së mrekullueshme të Gjebresë, talentit të Mimoza Ibrahimutit në pasim, Agron Llakajt në humor e nën dirigjimin e zëvendësministrit të sportit Kreshnik Tartarit kanë luajtur muajt më parë në fushën 3.0. Kapja e topit të parë në mënyrë skandaloze nga Martin Leka, gjuajtjet e dobëta e pa pikë fantazie të Doshit e Sinematit dhe mosambjentimi sa duhet me fushën e re të volejbollit, Ela Tase kanë bërë që gazetarët të pranojnë humbjen. Natyrisht që në këtë disfatë ka ndikuar edhe drejtimi jo më shumë se shumësë riorozieti i Leonard Tases. Por kjo ka qenë vetëm pjesa e parë, pasi ata që nuk janë mësuar kurrë të dorëzohen kanë vendosur që sot të zhvillojnë edhe një seancë tjetër stërvitore. “Ne nuk dorëzohemi, në fushë do të jemi skuadër tjetër. Pastaj ne akoma nuk kemi nxjerrë armën tonë sekrete, hymyn që do ta bëjmë publike vetëm në fushë, në mënyrë që të hatjojmë kundërshtarët e sulo-mos Gjebremë” - ka deklaruar Kokona.
Met Bega, Gjebrea e Tartari dje gjatë stërvitjes (P. Ilo)
Binjakët: Gjithçka mbi shenjën gjatë vitit 1998 në të gjitha fushat