Akuza të rënda për ish-presidentin. Rrezikon dhjetëra vjet burg
Ministria e Mbrojtjes padit kreun e opozitës
"Trafiku i armëve dhe hapja e depove gjatë pranverës, akuzat kryesore"
TIRANE - Berisha shpejti në gjyq? Një akuzë për ndjekje penale është depozituar dje në zyrën e prokurorit të përgjithshëm Arben Rakipi. Është Ministria e Mbrojtjes ajo që ka përgatitur një material prej nëntë faqesh në të cilin dokumenton dhe provon urdhërat e dala nga ish presidenti i vendit dhe të zbatuara nga ministri i mbrojtjes Zhulali por edhe nga një pjesë e jerarkisë më të lartë ushtarake të vendit në fillimin e vitit të kaluar. Dy janë akuzat kryesore që duket se do të rëndojnë mbi supet e ish komandantit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Sali Berishës por edhe të një suite të tërë gjeneralësh të lartë të ushtrisë shqiptare. Veprimet dhe urdhërat e tyre kanë shkaktuar aftësinë mbrojtëse të vendit dhe kanë sjellë kushtet për ndërhyrje të forcave të huaja ushtarake" veprime këto antigjiore të parashikuara nga neni 211 i Kodit penal. Ndërkohë që akuza tjetër parashtron se dëmtime të rënda fizike që përbëjnë genocid e për rrjedhojë veprimtari kriminale të parashikuara nga neni 73 i kodit penal. Për këto dy vepra parashikohet që ish presidenti i vendit të vuajë dhjetra vjet burg nëse ato do të faktohen nga drejtësia shqiptare.
Në faqen 9
Shpejt fjala e fundit e Evropës: "Pajtohuni"
Sot mbërrijnë në Tiranë të dërguarit e parë. Më 22 mbledhja
Në faqen 3
Skandal në Fier: Policia qëllon lojtarët e Olimpik
FUTBOLL
Në faqet 10-11
Tregtarët nën frikën e "gjoba-ve"
TIRANE
Milo për Kosovën: Hapi i Athinës që të ...
INTERVISTE / "Por ftesa duhet zyrtarizuar"
Tmer në Shkodër: Plumba mbi familjen
Vritet 16-vjeçari, plagoset fëmija
Tregtarët nën frikën e "gjobave"
TIRANE
Tregtarët nën frikën e "gjobave"
Në faqen 9
Kapet i kërkuari që qëlloi mbi policin
SKRAPAR
Kapet i kërkuari që qëlloi mbi policin
Në faqen 9
Hetimet të reja mbi anijen fantazëm
DURRËS
Hetime të reja mbi anijen fantazëm
Në faqen 9
Milo për Kosovën: Hapi i Athinës, një hap pozitiv
INTERVISTE / "Por ftesa duhet zyrtarizuar"
INTERVISTE / një hap pozitiv
TIRANE - Paskal Milo komenton propozimin grek. “Është vetëm një iniciativë jo zyrtare” është shprehur kreu i diplomacisë shqiptare. Pak pas mbërritjes nga Shkupi, Milo është i mendimit se “do ta shqyrtojnë seriozisht atë, nëse do të kishim një kërkesë zyrtare” por që, po sipas tij, përsëri do të “reflektonin në kohën dhe në momentin e duhur”. Përgjigja e Milos e dhënë në një stil diplomatik duket se anon më shumë nga ndërmjetësuesi potencial i ndonjë vendi Evropan se sa nga Athina...
Në faqen 3
Tmerr në Shkodër: Plumba mbi familjen
Vritet 16-vjeçari, plagoset fëmija
SHKODËR - Përgjakhje dhe tmerr në Shkodër: një breshëri automatiku vret një djalë 16-vjeçar dhe plagos rëndë motrën e tij 10 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë, në orën 19.00 në një dyqan perimesh, kur nga persona ende të paidentifikuar janë hedhur breshëri të pafundme në drejtim të dyqanit. Brenda tij kanë qenë Ergi Koqshari, 16 vjeç, i cili ka humbur jetën, Marina Koqshari 10 vjeç, motra e tij, e cila është në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës dhe shtetësja Myrvet Mezini, 48 vjeç. Dy fëmijët janë futur në dyqan për të blerë bashkë me nënën e tyre, por breshëria ka kthyer çdo gjë në një tragjedi.
Nuk janë ende të qarta motivet e kësaj vrasje të tmerrshme. S’dihet nëse atentatorët kanë pasur si qëllim të godasin ndonjë person që kalonte në atë çast para dyqanit, i cili ndodhet pranë spitalit civil të Shkodrës, apo kanë qenë motive gjakmarrje, që mund të kenë lidhje me djalin 16-vjeçar. Menjëherë policia është vënë në kryerjen e një sërë aksionesh.
Rrugët e Shkodrës janë boshatisur herët dhe krisma të shumta janë dëgjuar për rreth një orë. Dyqani ndodhet në një nga lagjet periferike të qytetit, por nga banorë të shtëpive përreth mësohet se pronarët e tij nuk mund të kenë qenë objekt i të shtënave.
.m.end.
Shkodër: E vërteta mbi bombën
FLET KOMISARI
SHKODËR - “Eksplozivin në oborrin e komisariatit të Shkodrës e kanë hedhur policë të inkriminuar brenda këtij komisariati”.
Është drejtori i policisë së Shkodrës, Mithat Havari, i cili, pasi shprehet se komisariati shpërtheu vetëm një shashkë, tregon për “Gazetën Shqiptare” se nënjëhen tashmë autorët e këtij veprimi. Ai më pas shpjegon se e vetmja mënyrë e gjetjes së qetësisë dhe e rendit është çarmatimi i popullatës.
Në faqen 9
Fusha avionëve në sherr pronësie
SI DO ZGJIDHET?
Fusha avionëve në sherr pronësie
Polemikë mbi një histori të vjetër
TIRANE - Fusha e aviacionit shkakton sherr. Ish pronarët e saj, shteti por edhe pronarët e rinj duket se janë palët që kanë zbritur në gjyqe e procese të tjera të tilla. Prej kohësh ajo duket se i është faturuar drejtësisë e cila ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare.
Tirana me apo pa fushë aviacioni? Pyetja është shtruar fillimisht që në ’94 kur Gafur Luga, ish kryetari i Komisionit të Kthimit të Pronave vendosi që ajo të mos ekzistonte dhe tua japë personave që pretendonin të jenë ish pronarë të saj familjeve Xhepa e Karapici duke njohur kështu vendimin e vitit 1918 dhe jo atë të vitit 1944. Më pas pasuesit i Lugës, Çollaku më 1996 shkoi më tej duke njohur si pronarë të saj edhe familje të tjera. Të vënë përballë një situatë të tillë absurd i duhet gjyqtarëve të vendosin se kush janë pronarët e këtij trualli janë shpërblyer nga shteti italian në ’39 kur vendos të ngrihej kjo fushë aviacioni e më pas duke kaluar në pronë shtetërore reaguan ligjërisht Kelmendi e më pas Brojka. Në këtë moment ka ndërhyrë drejtësia shqiptare e cila nga ana e saj ngriu halvarinë e gjyqeve e proceseve pa fund për fushën e aviacionit të Tiranës. Nëse gjykata e faktit vendosi në ’94 në favor të shtetit, Gjykata e Kasacionit dukej se nuk ka qenë i këti mendimi i cili e kalon atë në favor të pronarëve privatë. Por gjykata e apelit ka shkuar më tej duke e prishur edhe ajo këtë vendim dhe duke e kthyer çështjen mbrapsht. Kanë kaluar më shumë se tri vjet që kur kjo çështje e stratosferë do dëgjohet e seancë gjyqësore e nuk dihet se në ç’pjesë të rrugës ndodhet ajo. Enigma mbildhet edhe më shumë kur më në fund palët vetë e reja e të vjetra mbi lidhje po ashtu të vjetra e të reja të bashkëpunimeve përkatëse me gjyqtarëve, prokurorëve, përmbardjuesve e avokatëve që vijnë e ikin nga pushteti apo që edhe mbeten në të. Një kalvar i tillë duket se do të vazhdojë përsëri gjatë pasi bëhet fjalë për një truall tekl i cili sheh si mundësi të ndërtojë një shtëpi edhe avokati edhe gjyqtari por edhe një përmbarues i ardhur rithas nga zonate veriut.
p.rë
Listë e gjatë të akuzuarish. Me Berishën edhe 16 gjeneralë
Një material prej nëntë faqesh është gati që prej dy ditësh
Sot Gazeta TV
GAZETA TV
GA E DIELA 18 JANAR DERI TE SHTUNEN 24 JANAR 1998
Në faqet 5-8
Dashuria e Brad Pitt
Filmat, spektaklet dhe emisionet që do të ndiqni gjatë kësaj jave