22/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 janar 1998

Shkodër, rikthehet paqja nga frika

Shuhen krismat nga dorëheqja e Prefektit Podgorica PAS KRISMAVE Politikë, kujdes me hapat në Shkodër Teodor Keko Z[?]otërinj politikanë, kujdes! Ngjarjet më të fundit në Shqipëri po dëshmojnë se vendi ka hyrë në një rrugë pa krye dhe po rrezikon të kthehet në një Algjeri të dytë. Kaosi, trazirat, grabitjet, korrupsioni, mosbindja ndaj shtetit, - kaq mjafton, që momentet e sotme të karakterizohen “më të zeza, nga vetë Djalli”! Shteti pretendon se kjo situatë është shkaktuar si pasojë e goditjes që kanë marrë rrjetet e tjera të kontrollit të kontrabandës. Por kjo do të ishte gjysma e së keqes, sikur mos ekzistonte teoria tjetër, se ish-ustallarët e vjetër të kontrabandës janë goditur, për të marrë frenat dhe ç’ka ustallarë të rinj. Po të jetë e vërtetë kjo, atëherë këtu nuk ka më shtet! Sidogoftë, fakti që kaosi ka bllokuar investimet e vendësve dhe të huajve në Shqipëri kërkon një zgjidhje urgjente, për të parandaluar këtë vjedhje të ngadalta. Politikanët e opozitës e kanë afruar formulën e tyre: Qeveri teknike, për të përgatitur zgjedhjet e reja! Është fakt që një pjesë e popullit shqiptar guximtarisht e manipulon zgjedhjet e fundit dhe kjo pjesë sa vjen e zgjerohet me kontingjente të reja të pakënaqur, që nuk përfundojnë gjë nga qeveria e re. Pozita e quan absurde këtë formulë me pretendimet e saj, por kaq nuk mjafton. Duhet dhe ... SHKODËR - Shkodra lë pas dy ditët më të vështira. Është sheshuar tensioni mes policisë dhe forcave politike të djathta. Prefekti Podgorica ka dhënë dorëheqjen, ndërsa të armatosurit janë larguar nga Prefektura. Barrikadat rreth ndërtesës, protagonistë e ngjarjeve të dy ditëve, janë hequr. Të dja[t]htët dhe shoqatat antikomuniste duken të kënaqur pas bisedës me Baren: ky - sipas tyre - i ka premtuar se dy të ndaluarit me policëve kriminalë do të gjykohen në gjendje të lirë. Ndërsa Bare deklaron për “Gazetën Shqiptare” se nuk është bërë asnjë kompromis: është respektuar do pikë e ligjit. Në krah të policëve shqiptar këtë ditë në Shkodër është edhe dhe policia europiane. Ndërkohë prokuroria ushtarake ka hapur çështjen penale për kriminalët. Havari do të vazhdojë të jetë në krye të rendit në Shkodër, ndërsa specialët do të tërhiqen nga qyteti vetëm kur të qetësohet plotësisht gjendja. Barrikadat dje para Prefekturës së Shkodrës (Foto: A. Babani) Në faqen 3 Politikanët e opozitës e kanë atë reja! Është fakt që një pjesë e popullit shqiptar ka qenë manipuluara me kontigjente të reja të pakënaqurish, që nuk përfitojnë gjë nga qeveria e re. Pozita e pushtuan absurdë Ajo duhet të vendosë rendin dhe duhet t’i hapë rrugë investimeve, ndryshe shanset e shumta e saj nuk janë ujë. Shfaqësitë e saj, po e shpifëjnë agjentët e PD-së, nuk janë as argument e as shenjë serioziteti. Nuk mund të jenë “agjentë” gjithë ajo mori doganierësh e policësh, që iu kërkojnë para nën dorë tregtarëve, edhe për faktin e thjeshtë, se shumë prej tyre janë emëruar në punë këto gjashtë muajt e fundit. Atëherë, ç’duhet bërë për ta kapërcyer këtë situatë katastrofike? Ka dy alternativa: E para, politikanët duhen të ulen urgjentisht dhe të diskutojnë publikisht opcionet e tyre. E dyta, është ardhja e një dore të hekurit në pushtet, sepse kaosi nuk mund të glabërojë një popull të tërë. Një dorë e hekurt nuk do të sillej butësisht me politikanët, prandaj këta duhet të afrohen shpejt me njëri-tjetrin. Nëse në popullin zgjidhja qëndron në dy alternativa, për politikanët ka vetëm një! larguar nga Prefektura. Ballika-rat ndërtërësës, protagoniste në rrethinë dy ditëve, janë he-të? Barrikadat dje para Prefekturës së Shkodrës (Foto: A. Babani)

Shqipëria bën surprizë: Rrakli, Bushi e Halili triumfojnë në Antalia

KOMBETARJA/ Turqi-Shqipëri 1:4 Shqipëria bën surprizë: Rrakli, Bushi e Halili triumfojnë në Antalia Hafizi: Ishim të mrekullueshëm Një ndeshje magjike e Kombëtares në Turqi. Hafizi: “S’dua të përjashtoj asnjë nga lojtarët, të gjithë kanë luajtur në mënyrë të jashtëzakonshme”. Mbi të gjithë ka shkëlqyer Bledar Kola Në faqen 11 Hafizi dhe Bushi sërish në delir

Gjakmarrja: Sërish tre të vrarë nga ligjet e maleve

TROPOJE Në faqen 5

Hiqni imunitetin deputetëve PD

Ceka i kërkon Parlamentit TIRANE - Para drejtësisë njerëzit e inkriminuar në ngjarjet e Shkodrës. Kërkesa pa ekuivoke për parlamentin shqiptar është bërë dje nga Ministri i Brendshëm, Ceka. Njeriu më i rëndësishëm i forcave të blu i ka bërë thirrje drejtësisë të vërejtë pozicionin e deputetëve dhe ish-policëve të inkriminuar në zhvillimet e Shkodrës. Më pas, ai tha se ndaj tyre dikasteri i tij do të veprojë ndaj tyre, sikurse të gjykojë drejtësia, terroriste ose jo. Në faqen 2 Ministri Ceka

Paniç surprizë në Tiranë

NDËRMJETËSIM PËR KOSOVËN TIRANE - Ish kryeministri jugosllav Milan Paniç ka zbritur dje në Tiranë në një mision ende të paqartë. Ai ka takuar kreun e diplomacisë shqiptare Paskal Milo dhe ka biseduar me të për marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, pas klimës së re të krijuar në rajonin e Ballkanit. Paniç ka thënë dje në një konferencë shtypi në Tiranë, se donte të luante rolin e një ndërmjetësi për të garantuar nisëm e Athinës për dialog mes Prishtinës, Beogradit dhe Tiranës. Ndërkohë këshilltari diplomatik i kryeministrit Nano, ka thënë se roli diplomatik i bisedimeve serbo-amerikan do të ishte periferik. Ndërsa lideri kryesor i opozitës Berisha ka akuzuar, qeverinë shqiptare se po luan në kurriz të çështjes së Kosovës. Në faqen 9 Ministri Milo

Pushon në Itali zemra e Ilar ias

Vogëlushja durrsake vdes në Bari PAS SUKSES OPERACIONI BARI - Është shuar dje, vetëm 24 orë pas ndërhyrjes kirurgjikale, jeta e Ilarisë së vogël, që u nis nga Durrësi në Itali për të shëruar zemrën e saj të sëmurë. Vogëlushja, e cila u nis drejt udhëtimit të shpresës nga ushtarakët e Rojës së Financës në Durrës, kishte një deformim të theksuar në zemër dhe për këtë ishte shtruar në spitalin Giovanni XXIII të Barit. Vajza, vetëm tre muajshe, duhej të operohej më parë. “Me Ilarian është humbur shumë kohë - thotë kirurgu italian - ajo duhej të operohej që në muajin e parë të jetës. Për këtë, sigurisht, nuk është faj i mjekëve shqiptarë, të cilët, edhe pse nuk kanë aparatura të sofistikuara, kanë mundur ta mjekojnë sipas diagnozës së vërtetë. Ilaria duhet të vinte më parë në Itali dhe vetëm shpejtësia e ndërhyrjes kirurgjikale do ta shpëtonte. Ilaria, ishte nisur drejt Italisë, e shoqëruar nga mamaja e saj Lindita Belba - njësia u dha dhe nga televizioni shqiptar në fillim të janarit të këtij viti. Sipas mjekut, vajza vuajti nga një komplikacion renal dhe kardiologjik menjëherë pas ndërhyrjes. Megjithatë kirurgu italian, shprehet se rasti i Ilarës mund të krijojë një lidhje të mëtejshme mes spitalit të Barit dhe atij të Tiranës për kurimin e fëmijëve të tjerë të sëmurë në Shqipëri. Ilaria tremuajshe jetonte në Durrës bashkë me nënën dhe babain. Asnjë prej dy prindërve nuk vuan pëndor familjar jeton me asistencë. Problemin e Ilaria ia kishte bërë të ditur Rojëve italiane të Financës, dhe ai, i cili punonte me ta në port. Ata më pas kanë financuar me të gjitha shpenzimet. Në Shqipëri janë shumë fëmijë të lindur me deformime në zemër, të cilët kurohen në kushte të vështira në spitalin e Tiranës. Specialistë italianë kanë ardhur disa herë në vendin tonë për të asistuar në operacione që janë kryer para dy vjetësh për herë të parë në Shqipëri. Ata kanë sjellë dhe një eko, e cila dallon shpejt deformimet në zemrat e fëmijëve. Pas rastit të Ilarës, mjekët e rajonit të Puljas, i kanë paraqitur Ministrisë së Shëndetësisë italiane një projekt të bashkëpunimit mes krahinës italiane dhe Tiranës. P.re.

Rinasi në pritje të ditëve të lumtura

Apostoli firmos me Siemens TIRANE - Ministria e punëve publike firmosi në Memo-andërstending me konsorcium e fuqishëm gjerman Siemens. Gjithçka ka të bëjë me zhvillimin e tenderit për ndërtimin e terminalit të ri të aeroportit të vetëm ndërkombëtar shqiptar. Aktualisht si firmë konkuruese, është shfaqur në horizontin e Rinasit edhe gjiganti tjetër gjerman Lufthansa për aktualisht Siemens është ai që ndoshta e njeh dita më mirë realitetin aeroportual të Shqipërisë pasi është në fazën e rikonstruksionit total të vetë aeroportit. Marrëveshja e fundit e nënshkruar në ministri do t’i lejojë kësaj firme të fuqishme të marrë pjesë në garën për të fituar edhe mundësinë për të marrë në dorë ndërtimin dhe sjelljen në standarde europiane edhe të terminalit dhe të pjesës përpunuese të aeroportit. Sikurse njof-tojnë burime nga ministria, mësohet se firma gjermane gjatë paraqitjes së mundësive dhe lehtësirave që do t’i krijoheshin Rinasit nëse do të kishin atë do të merr-nin në dorë terminalin e tij, kanë bërë të ditur edhe burimet ekonomike nga të cilat do të sigurojnë fondin prej afro 35 milionë dollarësh që do të vihët në përdorim nga ana e tyre për veprën në fjalë. Madje, burime të tjera nga Ministria thonë se ndërkohë ky fond është në duart e Siemensit i cili është vetëm në pritje të ditës së fillimit të tenderit për të parë nëse kushtet e ofruara prej tyre do të jenë më të mirat krahasuar me ato të Lufthansa-së. Siemens ka në përbërje të konsorciumit të saj edhe shoqërinë aerore “Suissair”.

Skandal në Prokurori

KONTROLLI I SHTETIT TIRANE - Skandal mbi Prokurorinë e Përgjithshme. “Të shkarkohët Gani Dizdari-Kryekontrollori i shtetit Mustafa Kërçuku ia ka lënë Gjinushit mbi tryezë. kërkesën e firmosur në emër të dikasterit të tij. “Në Prokurorinë e Përgjithshme janë vërejtur shkelje flagrante dhe mungesa në dokumentacion”. Një ekip kontrolli ka punuar gjatë në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme, duke nxjerrë më pas rezultatet tronditëse. Për Kërçukun, dikasteri i tij nuk mund të marrë masa konkrete, por ai ka të drejtë vetëm të propozojë Kuvendit masat përkatëse. I takon tani Kuvendit të vendosë mbi fatin e zëvendësprokurorit të përgjithshëm Gani Dizdari. Ndërkohë që edhe nga dikasteri i Prokurorisë ka mbërritur një përgjigje e thartë: “Në dikasterin tonë ka patur shkelje”. Në faqen 12

Hiqni imunitetin

Ceka i kërkon Parlamentit

Panic surprizë

NDËRMJETËSIM PËR KOSOVËN NDËR MJETËSIM PËR KOSOVËN Panic surprizë

Virgjëresha: Gjithçkambi shenjën gjatë vitit 1998 në të gjitha fushat

SPECIALE HOROSKOP Në faqen 6