Europa: S'ka zgjedhje të reja
Dje shuplaka e parë me pas Washingtonit
Përëndimit për opozitën
përsëriti: PD kthehu në Parlament
Njerëzit e trojkës mbërrijnë në Tiranë dhe kërkojnë vetëm qetësi
(Anjalis)
Leni mënjanë dhe ne
nuk jemi për të bërë
presione. Fjala është e lirë
Bashkëpunimi është në të
ardhmen. E ardhmja është
ndërtimi i shtetit. Mjaft më
retorikë. Flisni më gjuhën
politike. Ajo është e vetmja
që dëgjohet. Kthehuni në
Parlament. Këto ishin disa
nga këshillat, por jo vetëm kaq,
që ambasadorët e vendeve
perëndimore i kanë bërë dje
opozitës shqiptare. Njerëzit e
trojkës europiane, Hubert
Ve'drine, Jozef Fi[s]her, Geor[g]
Robertson [?], lëshuan dje në Tiranë
sinjalet e para për pajtim dhe për
uljen e tensionit në skenën
politike shqiptare. Ata mendonin
se opozita dhe konkretisht Berisha
kishin mirëpritur largimin e Majkos,
duke menduar se ai mund të ishte
shkaku i kësaj situate. Por dje
europianët e treguan haptazi se
në fakt, problemi është pikërisht
Berisha dhe sjellja e tij. Ndaj dhe
duket se SHBA e Bashkimi
Europian do të jenë shumë të qartë
në të ardhmen me opozitën. Ata i
kanë thënë haptazi se nuk do të
pranojnë asnjë lloj destabilizimi,
pavarësisht nga shkaqet që ajo
paraqet, ndërsa zgjidhja e vetme
është kthimi në Parlament. Për një
gjë janë treguar shumë të qartë:
Nuk ka zgjedhje të reja. Kjo është
ajo që tha trojka dje dhe në fakt
nuk kishte nevojë për koment.
Mesazhi i tyre ishte jo vetëm për
opozitën, por edhe për maxhorancën,
e cila do të duhet t'i krijojë opozitës
hapësirat e nevojshme. Ata
deklaruan se ky është kushti i parë
për stabilitetin politik në vend.
Ngjarja e djeshme mund të quhet
momenti i parë i konfrontimit të
qartë mes Perëndimit dhe një pjese
të opozitës shqiptare.
TIRANE - Evropa për-
faqësuar nga presidenti i
radhës i BE-së, Volfgang
Shysel, ministri i Jashtëm i
Austrisë, përfaqësuesi i
Këshillit të Ministrave të BE-së,
Hubert Vedrine, ministri i
Jashtëm i Francës, përfaqësuesi
special i OSBE-së në Kosovë,
ish-kancelari austriak Franz
Vranicki, dhe ministri i Jashtëm
britanik, Robin Cook kanë
mbërritur dje në mesditë në
Tiranë për të vlerësuar situatën
politike dhe për të gjetur rrugë
zgjidhjeje të krizës. Menjëherë pas
mbërritjes në aeroportin e
Rinasit, ministri i Jashtëm
britanik Robin Cook, në emër
të trojkës europiane i është
përgjigjur interesimit të
medias për zgjedhjet e reja,
duke deklaruar se një gjë e tillë
nuk mund të ndihmojë për
zgjidhjen e krizës në vend.
Ne nuk mendojmë se një gjë e
këtillë do të ndihmonte për të
zgjidhur krizën në Shqipëri.
Eshtë presidenti ai që zgjidhet
dhe jo zgjidhet çdo ditë dhe
populli nuk e humbet gjithmonë
të drejtën e votës. Mendoj se
çfarë është e rëndësishme për
stabilitetin është që të gjithë
partitë të jenë të përfaqësuara në
Parlament dhe të kontribuojnë
në mënyrë konstruktive në
debat. Mendoj se kjo është më
e rëndësishme se sa zgjedhjet e
parakohshme, kështu tha dje
Robin Cook në konferencën e
parë për shtyp në aeroportin e
Rinasit. Ndërsa ministri i
Jashtëm austriak, Volfgang
Shysel duke vënë theksin në
iniciativën e kabinetit për uljen
e tensionit politik në vend, tha
se forcat politike në Shqipëri
duhet të kontribuojnë për të
ardhmen e vendit. Ato duhet të
merren me të tashmen, por duhet
të orientohen drejt së ardhmes,
tha ministri austriak. Hubert
Vedrine vuri theksin në masat e
qeverisë shqiptare për zgjidhjen
e situatës duke shprehur se ai
kishte besim te qeveria shqiptare.
Kryeministri është shprehur në
mënyrë shumë të përgjegjshme.
Ai ka ndërmarrë masa shumë
pozitive dhe të rëndësishme për
të ulur tensionin në Shqipëri, ka
thënë Vedrine duke shprehur
mbështetjen e trojkës së BE-së
për qeverinë shqiptare.
(vijon në faqen 10)
(Anjalis)
Leni mënjanë dhe ne
nuk jemi për të bërë
presione. Fjala është e lirë
Bashkëpunimi është në të
ardhmen. E ardhmja është
ndërtimi i shtetit
(Foto nga Ilio)
(Djathtas)
Shysel i bindur se opozita
s'duhet të bojkotojë
Skandali në Bankë: Zhduket dosja "Avsidi" me 600 fletë dokumente
Skandali në Bankë:
Zhduket dosja
"Avisidi" me 600
fletë dokumente
Në faqen 12
Kosova, shansi i fundit i Craqisë
NDERKOMBETARISMI
Kosova, shansi i
fundit i Craqisë
Aban Hasani
Që nga fillimi i vi-
tit 1990 pamvarsisht se
politika zyrtare e Beogradit
është udhëhequr nga një orientim
mjaft liberal ndaj vendit tonë dhe
kosovarëve si tërësi, asnjëherë nuk
është përjashtuar mundësia e një
konflikti të përgjithshëm ndërmjet
shqiptarëve të Kosovës dhe forcave
speciale serbe. Ai konflikt, herë-herë
i dukshëm dhe herë i padukshëm,
është zhvilluar kryesisht në sfondin
e një strategjie serbe të shkallëzuar,
që niste me aksione të veçuara ndaj
individëve të dyshuar për ruajtje
armësh dhe përfundonte me djegie
shtëpish, lagjesh e fshatrash të tërë.
Shkurt, ky konflikt është ushqyer
përmes një spiraljeje të pandalshme
dhune, e cila në dritën e zhvillimeve
të fundit në Kosovë ka marrë përmasa
të frikshme. Faktori kryesor që ka
frymëzuar këtë konflikt ka qenë
mentaliteti i vendosur i kësaj qeverie
serbe për ta trajtuar krizën shqiptare
në Kosovë jo si problem politik, por si
një çështje të rendit publik dhe të
terrorizmit. Duke mbështetur
të gjithë skenarët e mundshëm për
të realizuar këtë koncept, Serbia ka
shfrytëzuar shpërfaqjen graduale të
shumë faktorëve destabilizues,
përfshirë këtu edhe anën ushtarake
të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për
çka është paralajmëruar se do t'i
jepte një zgjidhje përfundimtare në
frymën e hakmarrjes kolektive të
deportimit dhe të shfarosjes masive
të shqiptarëve. Kjo gjë ka qenë shumë
e dukshme që nga marsi e këtej në
Drenicë, Decan, në rrethinat e
Prishtinës dhe deri në qendër të saj.
Madje, konflikti ka përfshirë një
hark gjithnjë e më të gjerë të
vendbanimeve shqiptare, duke i
kthyer ato në një arenë të vërtetë
lufte. Rrjedha e këtij konflikti dhe
forca e armëve të përdorura në
fushatën ndëshkuese serbe kanë
ngjallur shqetësim të madh në
opinionin botëror, përderisa të
gjitha shenjat tregojnë se Beogradi
është i vendosur të përdorë të gjitha
mjetet për të ndalur luftën e
UÇK-së dhe për t'u imponuar me
forcë politikës e saj të nënshtrimit të
kombit shqiptar në Kosovë. Në këtë
rrafsh, situata është sjellë në një
pikë shumë kritike, ku mundësia e
shpërthimit të një konflikti të gjerë
ndërkombëtar nuk mund të
përjashtohet si e tillë.
(vijon në faqen 13)
Çarje në komisionin Najla: "Berisha mund të dënohet"
Çarje në Komisionin Najla:
"Berisha mund të dënohet"
TIRANE - Gjatë takimit me
gazetarët dhe në prononcimin
e mbrëmshëm kryetari i komisionit
hetimor parlamentar për trazirat e
14 shtatorit, Spartak Braho ka
akuzuar ashpër Berishën. Sipas
Brahos, urdhri për rrëmbimin e
televizionit erdhi direkt si i tillë nga
Berisha. I pyetur rreth faktit nëse kjo
mund të çojë në dënimin e tij, Braho
është shprehur se kjo gjë mund të
ndodhë. Ndërsa vetë Berisha ka
mohuar të ketë urdhëruar njerezit e tij
dhe ka deklaruar se e ka mësuar lajmin
nga mediat. Fj. Kola
(vijon në faqen 15)
KRYEPROKURORI RAKIPI
"Sa më shpejt një ligj kundër terrorizmit"
"Sa më shpejt një ligj
kundër terrorizmit"
(vijon në faqen 9)
BURREL
Shpërthimi, ndalohen katër ushtarakë
Shpërthimi, ndalohen
katër ushtarakë
Në faqen 7
TUTORIAL
Vlaznia duarton para kohë në Tiranë
Vlaznia duarton
para kohë në Tiranë
Në faqen 11
SHKODER
Protestë në hyrjen e pages e papes
Protestë
në hyrjen
e pages
e papes
Në faqen 5
Italian Koha ketë shqipare
Të gjurmojë trajtën e kla[n]destinëve
SISM, spitali Kresky, dohet të jetë diplomuar në ndërmjetësie
Italian Koha ketën[e] shqipare
Të gjurmojë trajtën e klandestinëve
NGA L.E.D.BATI
IL S.I.S.M.
SERVIZIO PER LE INFORMAZIONI
E LA SICUREZZA MILITARE
SEZIONA
LIBRARIA
L'ASPIRAPOLMONTI INTERPRETAZIONI
TIRANE - Mbrojtja e in-
formacionit për qendrat e
shtabit dhe nevoja për të ruajtur
mosmarrëveshjen e organizatave
sekrete të huaja bënë që një organ
që nisi të qarkullojë si një institut i
thjeshtë kërkimi dhe me titullin
"Italianëve të Mbrojtjes, të shmangur
rrjedhjen e lajmeve sekrete" e cila
është lidhur me agjentët shqiptarë,
por të drejtën e ka me shërbimet e
sekreteve italiane. Në një plan
operativ, agjencia e dyshuar italiane
që vepron në Shqipëri quhet SISM,
shërbimi sekret ushtarak italian.
Ajo vepron kryesisht në veri të
Shqipërisë dhe në Tiranë. Në nëntor
të vitit të kaluar, një grup të huajsh
që prezantoheshin si humanitarë u
panë të hynin e të dilnin në zonat
ku strehohen klandestinët shqiptarë
që nisen drejt Italisë. Burimet
deklarojnë se pjesa më e madhe e
këtyre kontakteve lidhen me
mbledhje informacioni për rrjetet e
trafikimit dhe për grupet që
organizojnë kalimin e paligjshëm.
(vijon në faqen 13)
LIBRARI
L'ASPIRAPOLMONTI INTERPRETAZIONI
TIRANE
SPECIAL HOROSKOP
SPECIALE HOROSKOP
Akrepi: Gjithçka
mbi shenjën
gjatë vitit 1998 në
te gjitha fushat
RESTORANT VIKTORIA
EUROPA ME
PRANE JUSH!
NE PJESE TE SAJ NDODHET
TA JETONI SI SHQIPTARI NE
RESTORANTIN ME
MODERN NE TIRANE
Adresa:
Hotel Studenti 2, Stadiumi i ri, Rruga [?]
JO SIPAS
MOS SHARROJ
Sot nuk ekziston koha sipas mënyrë për të
kuruar
Për të shpëtuar diabetik e nga
amputacioni.
SIDA!
Transplantoni veshin/pëllëmbët/gluqulli dhe
hemosulëza nga personat e trafikuar)
SIDA!
PO TA NJOHESH SHMANG
PO TA NJOHESH NUK E KE TRET
DYKETTABL [?]
Mos kini frikë ta shpërdorni,
KONDONI MUNDOHEN VASHERINE
Mbrohuni sidhe!
TT. TEODORO PROCENI
Mos shkemba oshofiona Shafragan
Probem i të Gjit[h]ëve
S.L.A.V. KONSTRUKSION SHPK
S.L.A.V. KONSTRUKSION SH.P.K
Shesim e Projektojmë:
LAMARINA TE ZINXHIRUARA, profile,
TUBA me çdo profil e masë
L. 1.5mm - 8.0mm
TIRANE
Tel. 34666 VLORE
Tel. 53040 DURRES
IMPORT - EXPORT