25/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 janar 1998

Nano: Kriminelët në gjyq.

"Po bëhen hetime për të gjetur përgjegjësit. Të vendosë Drejtësia" Për ngjarjet e Shkodrës dhe përgjigjen e marsit Kryeministri rishfaqet para gazetarëve pas garancive të marra nga Fisheri Kryeministri dje është ndjerë i sigurtë para shtypit dhe ka përsëritur akuzat për opozitën dhe kreun e saj Nano ka folur dhe për Kosovën. Ai i ka kërkuar kreut të NATO-s, Solana, një konferencë ndërkombëtare TIRANË- Fajtorët? Të gjithë. Konferenca përballë qytetit. Konferenca e parë për lajmin e Shkodrës ka paraqitur ashpër njerëzit që akuzohen si shkaktarët e tërmetit të Shqipërisë muajt e parë të vitit të kaluar. Jashtë pesë së rënde të ligjit dhe pavarësisë së drejtësisë nuk do të mbeten as edhe institucionet dhe mbështetësit e ngjarjeve të fundit në qytetin e Shkodrës dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. “Asnjë dënoj, por edhe as nuk fal”, ka thënë dje kryeministri Nano duke preferuar që fjalën e fundit për të akuzuarit me fakte t’a japë vetëm drejtësia. Nano iu shmang akuzave të drejtpërdrejta ndaj homologut partiak Berisha, por tha se ai e ka humbur imunitetin politik. “Pas mësimit ligjor dhe fjalës së drejtësisë së pavarur, këta aktorë të shkatërrimit të Shqipërisë nuk do të ndikojnë më në politikën shqiptare”. Nano përsëriti kështu prerazi sulmet politike ndaj Berishës, duke mos harruar gjithashtu të përmendë se ai nuk detyron drejtësinë për asgjë. Po dje, kryeministri ka pohuar se ka kërkuar një Konferencë Ndërkombëtare në Tiranë me fokus Kosovën, kërkesë që sipas Nanos i është bërë prezente edhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Solana. Ne faqen 3

Liqhtar në Fier Gjendet polic me kokë të prerë

FIER - Masakrohet polici fierak. Një skenë e tmerrshme në periferi të Fierit ku, në orët e para të së shtunës është gjetur me kokë të prerë polici 32-vjeçar Edmond Feriko. Polici është vrarë më parë me një plumb, nga persona ende të paidentifikuar dhe është vënë në shinat e trenit dhe nga ky i fundit është masakruar. Denoncim e ka bërë menjëherë në policinë e Fierit treni­sti, i cili kishte parë uniformën blu të shtrirë mbi binarë, por në qastet e fundit nuk ka mundur të evitojë kalimin mbi trupin e tij. Ferkos është thënë policët me të vetët drejtori së Fierit. Ai aktualisht ruante Azotikun. Atentati ndaj tij është bërë ndërsa kthehej nga puna i një dite më parë në shtëpinë në fshatin pranë Fierit. Rasti i vrasjes së Edmond Ferkos është i treti brenda kësaj jave i dhunës ndaj uniformave blu. Para dy ditësh ishte një polic në Vlorë që u viktimë e një atentati për të cilin ende nuk janë identifikuar. Edhe në Lushnjë u qëllua me breshëri polici që qëndronte para Këshillit të Rrethit. Në faqen 9

Vritet shoferi i Radios

TIRANE Në faqen 12

Berisha i thotë jo Evropës

Sërish kërkesë për zgjedhje Rikthehen protestat në sheshin “Skënderbej” TIRANË - Berisha i thotë jo Evropës. “Do kërkojmë zgjedhje të reja dhe qeveri teknike”. Kështu ka deklaruar lideri i demokratëve në një miting në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë. Ndërkohë mijëra vetë kanë përkrahur grevën e urisë së gazetarëve dhe ish-të përndjekurve politikë. Berisha tha se Evropa mbështet demokracinë në Shqipëri me këshillat e saj. Por fill pas kësaj ai ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zëvendësimin e saj me qeveri teknike. Në miting qenë të pranishëm liderët kryesorë të PD, Pollo, Bode, Hajdari etj., të cilët kanë bërë thirrje për protesta masive. Demokratët kanë paralajmëruar se do të protestojnë çdo ditë në shesh në mbështetje të grevistëve të ngujuar. Në faqen 2 Nga mitingu i djeshëm i PD (Foto: Plator Ilo)

Shkodra, brohoritje në “Qemal Stafa”

KUPA E SHQIPËRISË / Vllaznia-Partizani 1:1 TIRANË - U mendua se do të ishte një ndeshje me tensione e se tifozët shkodranë do të hynin në stadium pa u organizuar mirë gjatë mitingut që do të zhvillohej në shesh, por nuk ka ndodhur asgjë. Bile një pjesë e tifozëve mijëra ulur në shkallët e stadiumit që në orën 13.00 në pritje të ndeshjes. Në tribunën e VIP-eve janë ulur Memia e Hajdari, por kur ka përfunduar ndeshja, ky i fundit ka folur vetëm me fjalë sportive. Në faqet 10-11 Nga ndeshja e djeshme Partizani-Vllaznia 1:1 (P. Ilo)

Kadare, fiton sërish një çmim ndërkombëtar

ITALIANET I JAPIN “CAVOUR” TORINO - Përsëri i njohuri Kadare vë indeksin “Shqipëri” në njoftimet më kryesore të agjensive të huaja. Shkrimtari madh shqiptar u shpall dje fitues i çmimit të përvitshëm “Grinzane Cavour” për letërsinë. Në seksionin e romanit të huaj u zgjodh “Piramida” e gjeniut të letrave shqip, botuar në italisht nga “Longanesi”. Përzgjedhja e fituesve u bë dje në sallën e Teatrit Carignano në Torino nga juria, në përbërjen e së cilës ishin emrat më të njohur të kritikës italiane. Bashkë me Kadarenë në seleksionin e letërsisë së huaj fituan edhe Yu Hua (Kinë) me “Te jetosh” dhe Candid McWilliam (Britani e Madhe) me “Tokë kulture”. Këto tre vepra të shkrimtarëve të huaj që u shpallën sivet fitues, do t’i dërgohen studentëve të shtatëmbëdhjetë shkollave sipas marrëveshjes mes Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. Nga këto, nëntëmbëdhjetë shkolla italiane dhe mbetja në licetë e Beogradit, Aines, Bruksel, Nisë, Jorks, Paris, Salamanca dhe Moskë. Këta studentë sipas një testimi do të zgjedhin “Superfituesin” për vitin 1998. Këtij superçmimi do t’i bashkohet edhe shuma prej 10 milion liretash, ndërsa dy të tjerë nga gjashtë milion lireta. Ceremonia është lënë të zhvillohet në muajin qershor në këshillën e Grinzane Cavour në Cuneu të Italisë. Ismail Kadare

Sot Gazeta TV

Programet, historitë e protagonistëve dhe filmat që do shihni gjatë javës GAZETA TV IGA E DIELA 25 JANAR DERI TE SHTUNEN 31 JANAR 1998 • Një puna virtuale për ekspeditën Dürer [?] • Zbulime të lashta në [?] • X Files apo San Felice [?] Horoskopi Javor “Motra, çiftelindje e vetmuar” Në faqet 5-8

Në sitë patentat ndërkombëtare

DREJTËSIA Në sitë patentat ndërkombëtare Në faqen 12

Shpresë e re nga UNESCO

GJIROKASTËR Shpresë e re nga UNESCO Në faqen 9

“Ndihmoni Danishin”

Danish Jukniu, piktori i mirënjohur, njeriu që ka formuar me talentin dhe mjeshtërinë e tij brez a brez tërë piktorësh, ndodhet i sëmurë, jo më si më parë në Shqipëri, por në një klinikë të huaj, në Itali. Ka nevojë të dërguar të jetë i vetëm i mbështetur në shtrat përpara, në vështirësi dhe në kushte shumë të rënda. Që jeta e një njeriu të tillë të shpëtohet duhen vetëm 10 milion lireta. Në një grup miqsh e dashamirësh të Danishit, i bëjmë thirrje krejt opinionit publik shqiptar, enteve shtetërore, fondacioneve dhe të gjithë individëve që kanë mundësi ta ndihmojnë që të kontribuojë në plotësimin e kësaj shume. Ndihma mund të dërgohet çdo ditë në Gazetën Shqiptare, Rruga e Dibrës 370, tel. 62646, nga ora 14.00 deri në orën 18.00. Shumë shpejt do të organizohet edhe një ankand me punimet më të njohura të piktorit. Paratë e grumbulluara do të përdoren për kurimin e tij sa më të shpejtë. Ju lutemi, Vroni, Kristaq Rama, Piro Milkani, Hasan Nallbani, Thoma Thomai, Agim Isaku, Vladimir Myrtezai, Kico Blushi, Edi Rama, Teodor Keko, Armand Shkullaku, Fatos Baxhaku