Ceka: Incidenti i Hajdarit i shyrë nga dora e Beogradit
Luftë akuzash mes palëve
Mbrojtja e Hajdarit (Foto: Plator Ilo)
TIRANË - Betëjë deklaratash e qëndrimesh për ngjarjen e Laçit. Shtet dhe politika shqiptare kanë nxituar të zbresin dje në kampin e deklaratave dhe të qëndrimeve kontradiktore. “Ka qenë një tentativë e Hajdarit dhe e eskortës e tij për të krijuar një incident të rëndë me rendin”. Ky ka qenë qëndrimi i ministrit të rendit Neritan Ceka të cilin ai e bëri prezent dje në seancën plenare të Kuvendit. Por po dje nga opozita mbërrin varianti i saj: “tentativë për të zhdukur familjen time” është shprehur deputeti i PD Hajdari. Sipas tij faktet dhe gjithçka flet për një përpjekje të shtetit për të bërë një tjetër atentat ndaj tij dhe familjes së tij. Por Ceka ka shkuar më tej kur ka hedhur edhe idenë e një dore të shërbimeve të fshehta jugosllave të cilat kanë infiltruar në segmente të caktuara të politikës të cilat financohen nga kjo dorë.
Në faqet 2-3
Nëndetëset do shiten
Katër gjigandët e Pasha Limanit, tani hekurishte
Pas plaçkitjeve asnjë shpresë për bazën e vjetër të kthyer në gërmadhe
Sipas specialistëve të marinës që të rilindë duhen 500 milionë USD
PAMJET SEKRETE
Fotot “sekrete” nga baza e shkatërruar, të cilat donte ti bllokonte Policia Ushtarake
VLORË - “Nuk ka rrugë tjetër nëndetëset do t’i shesin me kile. Kanë shumë vjet që janë lënë kështu, të braktisura dhe pa asnjë shërbim tjetër, tani asgjë nuk mund t’i shpëtojë”. Njeriu që na tregon lajmin e hidhur është i përlotur. “Eh, more djem më mirë të mos më kishit kujtuar këto histori”, shtuan duke na rrefyer më pas historinë e tij. Mbi njëzet vjet jetë e shkuar në nëndetëset dhe anijet e Pasha Limanit, bazës, dikur të lavdishme që tashmë nuk ekziston më. “Ç’do të bëhet me bazën e famshme, jetojnë njerëzit që duhet të mbaheshin ende nga uzinat dhe nga flota.
Nëndetëset pa jetë në Pasha Liman (Foto: Hektor Pustina)
Në faqen 9
Dhunë mbi kreditorët e VEFA: Miting i paligjshëm
TIRANË
Në faqen 12
Shtatë orë luftë me flakët për të shpëtuar naftën
EVITOHET TRAGJEDIA
Në faqen 7
Policia bie në pritë:
LUSHNJE
Spiunë të lartë edhe në Ministrinë e Çekës
Bezhani zbulon hije në rend
Bez(h)ani zbulon hije në rend. Spiunë të lartë edhe në Ministrinë e Çekës. TIRANË - Bez(h)ani zbulon spiunë të lartë edhe në Ministrinë e Rendit. Die Komisioni i verifikimit të figurave ka zbardhur radiografinë që ka bërë në dikasterin e rendit. Kanë qenë mbi 1600 punonjës të ministrisë së Çekës që kanë kaluar në sitën e Komisionit. Mbi 10 funksionarë e shefa më të vegjël shithet të kenë dalë me cen në të kaluarën e tyre. Bez(h)ani nuk ka preferuar të bëjë dje publike emrat e tyre por është shprehur se do të presë largimin e tyre nga postet brenda 15 ditëve. Në faqen 3
Tritol mbi selinë e PS
GJIROKASTËR/ Sërish terror në Jug. Tritol mbi selinë e PS. Policia: Ne njohim autorin. GJIROKASTËR - Përsëri kaos në qytetin jugor dhe përsëri gjithçka mban vetëm erë tritol. Ka qenë ora 03.55 e ditës së djeshme kur një shpërthim i fuqishëm i pasuar me harkun e dy minutave nga një tjetër po aq i fuqishëm sa i pari, ka tronditur qendrën e administratës së qytetit. Ngarkesa e tritolit ishte vënë përsëri në të njëjtin vend si një muaj më parë kur Selia e Partisë Socialiste u hodh në erë për herë të parë. Nga ana e policisë konfirmohet se njihet autori dhe se ai është i qelluar nga policia në momentin e shpërthimit ndërkohë dëshmitarë thonë se të shtënat ka patur edhe para se të ndodhte shpërthimi. Policia ka kryer disa kontrolle nëpër banesa por PD e ka akuzuar se ka keqtrajtuar aktivistët e saj. Në faqen 5. Selia e PS e hedhur në erë
Lidhja proteston për “Bulevard”
. TIRANË - Protestë e Lidhjes së gazetarëve për dhunimin e të bërit nga policia godinës së gazetës “Bulevard”. Forca të shumta policie kanë hyrë në oborrin e pallatit të pionierëve ku ndodhet edhe redaksia e së përditshmes dhe kanë kërkuar që ajo të largohet prej andej. Ndërkaq kryeredaktori, Bejdo Malo, bëri të ditur se gjithçka është bërë pa asnjë vendim gjykate, apo urdhër ekzekutimi. Të Zëri i Përmetit. Në vend të redaksisë së Gazetës pretendohet të vendoset selia e PAD. Lidhja e gazetarëve apelon qeverinë shqiptare dhe të gjithë institucionet e saj për të ndërprerë dhunën ndaj shtypit të lirë. Të hënën, policia ka sulmuar dy herë redaksinë e gazetës Bulevard dhe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të tyre nga godina. Ndërkaq lidhja e gazetarëve u bën thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare që t’i kërkojnë qeverisë shqiptare të ndërpresë dhunën ndaj shtypit të lirë.
Policia bie në pritë: Dy viktima
LUSHNJE. Policia bie në pritë: Dy viktima. LUSHNJE - Luftë mes policisë dhe bandës së Karbunarës. Uniformat blu rrethohen në njërën nga rrugët e fshatit e për disa minuta kanë shkëmbyer zjarr. Ka mbetur i plagosur shoferi i furgonit, dhe njeri nga anëtarët e bandës. Orë më pas kanë mbërritur forcat speciale nga Vlora dhe Fieri, si dhe grupe të tjera të policisë nga komisariatet e Fierit dhe të Lushnjes. Deri në orët e para të mëngjesit nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga forcat e rendit, të cilat janë justifikuar me pamjen e kufizuar për shkak të errësirës. Gjatë paradites së së dielës janë arrestuar në birucat e komisariatit të Lushnjes, 18 persona, të dyshuar si autorë të pritës. Në faqen 7
Berisha thyen rekordin e NATO
ANKOHEJ PËR MBROJTJEN. Berisha thyen rekordin e NATO. Në zyrat e Brukselit një faks 9 metra i gjatë. TIRANË - Berisha thyen rekordin e NATO-s. Nga lideri demokrat, në zyrat e Brukselit ka mbërritur një faks jo i zakonhtë. Jo për përmbajtjen, as për fjalët e përdorura, por për gjatësinë. Aq i gjatë ka qenë faksi, sa zyrtarët e NATO-s në Bruksel, kanë hequr dorë nga numërimi i fjalëve apo faqeve dhe kanë nxjerrë metrin. Plot nëntë metra i gjatë ka qenë faksi i Berishës. Në historinë 42 vjeçare të NATO-s, ky organizëm nuk kishte marrë kurrë një faks kaq të gjatë. Faksi-litar i dedikohej Sekretarit të Shtetit për Mbrojtjen, Perikli Teta. Gjenerali ishte nisur në Bruksel para disa ditësh, për të folur për nevojat e ushtrisë shqiptare dhe për bashkëpunimin në NATO - Shqipëri. Por para Tetës, në Bruksel ka mbërritur një metakaf, që e prezanton atë. Nga zyrat e PD në Tiranë, është përshkruar fije e për pe, se kush është njeriu që po vjen në Bruksel. Berisha ka përshkruar me fjalë - të cilat duke u nisur nga gjatësia e faksit - duhet të kenë qenë shumë të hollësishme - se si sot, në krye të asaj që mbeti nga ushtria shqiptare kanë ardhur ata që e kanë shkatërruar ushtrinë gjatë trazirave të marsit të kaluar. Një rulotë faksi normal, është i gjatë 50 metra. Gati 1/5 e rulonit, i ka harxhuar Berisha zyrave të NATO-s. Me një llogari të thjeshtë, nga zyrat e PD, janë nisur 30 fletë formati - praktikisht një dosje e tërë, që nga ana tjetër e aparatit kanë kërkuar plot 9 metra letër. Nuk dihet nëse zyrtarët e cuditur të Brukselit, do ta prezantojnë faksin për të hyrë në librin e rekordeve “Guiness”. Pasi ka thyer çdo rekord brenda Shqipërisë, tani Berisha konkuron denjësisht me rekorde origjinale edhe në plan ndërkombëtar. Që nga dita që PD kaloi në opozitë, Berisha ka thyer çdo rekord, për sa i përket numrit të konferencave të shtypit. Praktikisht tani gazetarët e kanë humbur fillin e numërimit. Ajo që dihet është, se një ditë po e një ditë jo, pa përjashtuar edhe të dielat, Berisha organizon një konferencë për shtyp. Redaksitë e gazetave kanë faksë të panumërt nga PD-ja, por për hir të së vërtetës duhet thënë se kurrë brenda një dite, nuk ka mbërritur ndonjë faks jashtë parametrave normalë.
Lidhja proteston për
FUTBOLL
Kombëtarja mëson shortin Euro 2000
Hafizi: Kështu jo, është i tmerrshëm
Në faqen 11
. Kombëtarja mëson shortin Euro 2000. Hafizi: Kështu jo, është i tmerrshëm. Në faqen 11