19/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 shkurt 1998

Hajdari nën hetim

Kryeprokurori kërkon heqjen e imunitetit Akuza të reja për deputetin e PD: Ka gisht në ngjarjet e Urës Nga Kuçova flet komisari Koçiu. “Shotgani i gjetur në makinën e tij ka qëlluar në qershor” Sot Komisioni i Mandateve do të vendosë për fatin e mëtejshëm të deputetit të shumëdiskutuar të PD-së. Dje për Rakipin nuk ka pasur asnjë dyshim: Hajdari duhet të përgjigjet përpara Drejtësisë. (Majt as) [Majtas] Azem Hajdari (Djathtas) Trazirat e fundit në verën e 1997-ës TIRANË - Azem Hajdari implikohet në tragjedinë e 17 qershorit në Urën Vajgurore. Hetimet e ndërmarra nga Prokuroria e Beratit dhe policia e Kuçovës konfirmojnë se arma e tipit Shotgan e kapur para tre muajsh dhe që i përket deputetit të PD, ka vrarë njërin nga nëntë viktimat e tragjedisë. Komisar i Sokol Koçiu thekson se vetëm dy orë para se të niste beteja mes dy grupeve rivale, Hajdari ka folur kokë më kokë me kapon e Vilës. Dje kryeprokurori i Republikës ka kërkuar në parlament heqjen e imunitetit për të, gjë që do t’i shërbejë përfundimit të hetimeve. Ngjarja e qershorit mund të hedhë akuza edhe mbi dy zyrtarë të lartë të PD, emrat e të cilëve për shkak të hetimit ende nuk bëhen të ditur. Në faqet 3,5

Sherr mes arbitrave Do të braktisin Kampionatin?

Pas rikthimit të Kukës e Kotherez KAMPIONATI SHQIPTAR Në faqen 11

Sulm me armë mbi depot ushtarake

GJIROKASTËR / Kërkonin tritol GJIROKASTËR - Tentohët të grabitet një depo ushtarake në fshatin Goranxi. Burime të policisë së Gjirokastrës bëjnë të ditur se në mesditën e së mërkurës një grup njerëzish të armatosur që lëviznin me autoveturat pa targa janë afruar në depot që ndodhen 15 kilometra larg qytetit dhe kanë kërcënuar rojet ushtarake. Ata kanë kërkuar që ata të larguar me bashku me makinat e tyre. Ndërkohë nga reparti ushtarak është sinjalizuar menjëherë policia ushtarake dhe ajo e komisariatit të Gjirokastrës. Forca të shumta të uniformave blu e të përbëra kanë vendosur postblloqe në rrugën që bashkon qytetin me fshatin Goranxi. Nëse kanë kaluar shumë au- largohen nga vendi i shërbimit për t’i lënë të lirë në marrjen e tritolit që gjendet në sasi të madhe në këto depo. Por rojet kanë kundërvepruar ashpër e kanë kërcënuar se do të përgjigjen me zjarr. Duke qenë se zjarrit enigmatike janë frikësuar automjete, por nuk është bërë e mundur kapja e autorëve. Dyshohet se ata mund të jenë anëtarë të grupeve që organizojnë shpërthimet me eksploziv në qytetin e Gjirokastrës dhe në fshatin Lazarat.

Incidenti i Miloti, serbët: Ne nuk kemi patur dorë

INTERVISTE / Për herë të parë flet ambasadori jugosllav TIRANË - “Në procesin e dialogut me Tiranën nuk do të kemi parakushte”. Stanimir Vukiçeviç i ngarkuari me Punë i ambasadës Jugosllave në Tiranë ka zbardhur dje nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve por edhe sinoptikën e tyre në të ardhmen. Për diplomatin e lartë jugosllav duket se në Shqipëri ka forca të caktuara politike që janë kundër procesit të dialogut të nisur që në Kretë mes Beogradit dhe Tiranës. Si do ta konsideroni nivelin aktual të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit? “Niveli i marrëdhënieve mes dy vendeve nuk i përmbush interesat te të dy vendeve fqinje. Nga të dy anët po bëhen përpjekje që këto marrëdhënie të ngrihen në nivel më të lartë. Përkësisht ne kemi përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Nanos dhe Millosheviçit në Kretë.”

Bomba trondit Lazaratin Hidhet në erë një shtëpi

Frikë mes banorëve, mister shkakët Bomba trondit Lazaratin Hidhet në erë një shtëpi GJIROKASTËR - Serish shpërthim por kësaj here në qendër të fshatit të mirënjohur të Lazaratit 5 kilometra larg Gjirokastrës. Vetëm pak ditë pas ngjarjes spektakolare në selinë e Partisë Socialiste në qendër të Gjirokastrës, një tjetër bombë shpërthen dhe përsërit në një tjetër pikë të ndjeshme dhe që mund të tërheqë vëmendjen. Një shtëpi në qendër të Lazaratit është rrënuar plotësisht nga një eksplozion i fuqishëm i ndodhur pak para mesnatës së të martës. Nuk ka patur asnjë viktimë, pohon burime policore dhe pikërisht ashtu siç ka ndo- ndodhur edhe me zinxhirin që mendohesh se lidh të gjithë vargun e shpërthimeve në Gjirokastër qëllimi i vetëm i këtij të fundit ka qenë përsëri spektakli dhe shkaktimi i zhurmës për të tërhequr vëmendjen.

Tragjedia e Përmetit del para gjyqit

TIRANE Tragjedia e Përmetit del para gjyqit Rrezikojnë dënime të ashpra njerëzit që u sollën në Tiranë nga specialistë e RENEA-s. Akuzohen për krime shumë të rënda Në faqen 6

Policianë gadishmëri numër një

VLORE Policianë gadishmëri numër një Dyshime mbi njerëz të armatosur që synojnë të sulmojnë institucionet shtetërore. E gjithë periferia kalon në sitë Në faqen 5

DURRES: QENTE “EKZEKUTOHEN” SI AMERIKANE

DURRES - Qentë e Durrësit do të “ekzekutohen” alla amerikane, me injeksion në damarë. Pas dështimit të fuqishat të parë për zhdukjen e tyre, me anë të helmit masiv, tani në Bashkinë e qytetit është bërë gati plani B. Gjatë fushatës së parë, shumë nga qentë ia dolën mbanë tia hiqnin helmin në ushqim dhe të largoheshin pastaj egërsisht nga trandi i “luftimit”, duke lënë pas vetëm 60 viktima. Kësaj radhe në Bashki, sigurojnë se qentë i kanë ditët e numëruara. Së shpejti në Durrës do të nisë fushata e dytë e asgjësimit të qenve dhe për këtë janë bërë gati të gjitha. Duke filluar që nga strikina, të cilën zor se gëntë do të kenë imunitet ta përballojnë, deri tek mënyra e re e organizimit të punës, është dashur të kalohet nëpër një sërë vështirësish. Hamendësimet rreth një ditën kur në Bashki erdhi lajmi se qentë që me shumë mundime ishin kapur dhe dërguar për t’i helmuar ia kishin dalë mbanë të iknin ndonëse nën doza të forta helmi. Tashmë bashkiakët nuk do të lenë të përsëritet odisea e pak kohëve më parë. Janë ngritur skuadrat e posaçme të cilat do të veprojnë në formën e njësitene. Njësitet do të përbëhen nga një veteriner, një shofer, një kapësi i qenve dhe në fund t’armëhisësi. Por në Bashki është përgatitur edhe strategjia e detajuar që do të zbatohet gjatë gjithë këtij operacioni që për një kohë të gjatë është mbajtur “Top Secret” dhe do të kryhet në koordinacion me të madh. Halla më delikatë e planit është pika A, përqafëshri kapjen e qenve. Ndryshe nga herët e tjera, këta do të njihen për zbatimin e saj, do të përdoret laku pasi të gjitha marifetet e përdorura deri më sot nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara. Më pas, grupet armë...të qenve të kapur, do të hipen rresht në makina të posaçme, që do t’i grumbullojnë duke i dërguar në periferia e shkretë e parkut të mallrave në Shkozet. Pasi të grumbullohen kontigjenti i parë i “të dënuarve” rrugaçë, do të ngarkohen përsëri në makina, por për t’u dërguar në vendin e ekzekutimit, që është miratuar të jetë në qendërgrumbullimin e plehrave. Atje do të bëhen injeksionet përkatëse dhe do të varrosen pas 35 minutash-koha e efektit të helmit - në gropa të përbashkëta patjetër mbi një metër thellë. Artur Koriku

Investitorët kërkojnë ndihmë

EKONOMI Investitorët kërkojnë ndihmë TIRANE - Më shumë siguri, një kuadër ligjor që t’i mbrojë dhe t’i garantojë investimet e tyre dhe më pak burokraci. Ndonëse operojnë në fusha të ndryshme, investitorët italianë në Shqipëri, bien në një emërues të përbashkët, kurvjen fjala, për atë ç’ka presin nga Shqipëria. Të gjitha të fjal, duke filluar nga pozicioni gjeografik, e deri tek hapësirat e pafundme për investime, e bëjnë Shqipërinë që të ketë kartat në rregull për të qenë një urë mes perëndimit dhe lindjes. Në faqen 9

Të rejat

Parashikimet e mjeshtrave për Totocalcio-n. Përvoja shumë vjeçare e hedhur në një biletë që do ju bëjë të pasur Në faqen 10