24/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 shkurt 1998

Shteti ngre duart para terrorizmit

Shkodra, 24 orë në duart e 30 rebelëve. Terror edhe në Vlorë. Sulmohen depot e Elbasanit Tragjedia shkodrane ka nisur pasditen e së dielës, kur 15 persona të armatosur e me maska kanë sulmuar Komisariatin. Sulmohet burgu. Lirohen 35 persona, një pjesë prej tyre bashkohen me bandën e armatosur. Më pas shkatërrohen e digjen Bashkia, Prokuroria, Gjykata, Biblioteka, dy bankat e Kursimeve e Banka Kombëtare. Qyteti i nënshtrohet panikut e frikës. Në mesditën e së hënës, specialët e Tiranës arrijnë të çajnë bllokadën në urën e Bahçallëkut. Rebelët largohen. 14 prej tyre arrestohen. Prefekti shpall situatën e jashtëzakonshme. SHKODER - Ngjarja e Shkodrës ore pas ore. Shkatërrimi i qytetit verior që ka sulmuar grupit të armatosur, deri në rifillimin e forcave të rendit dhe të kontrollit prej tyre të qytetit. Në orën e drekës për policët e Shkodrës, në komisariat ndodheshin vetëm dhjetë prej tyre, sulmojnë drejtorinë e një grup i armatosur e me maska. Policët çarmatosen dhe largohen nga ndërtesa, vendin e tyre e zënë “rebelët”. Nata e së dielës është shkarkuese për qytetin verior: shkakëterrohen plotësisht institucionet dhe plaçkiten. E diela në mbrëmje sjell në hyrje të Bahçallëkut forca speciale me në krye Sokol Baren, por hapa e rrugës prej tyre do të bëhet vetëm të hënën në mesditë. Në deklaratën e vonuar të Cekës, pas panikut do të fillonte pjesa tjetër: ajo e justifikimit. Grupi terrorist, duke përfituar nga dita e dielë, ka sulmuar komisariatin. Policët, për të evituar viktima të pafajshme, kanë dorëzuar armët. Më keq deklaratat: Ceka në rendi i përfaqësuar prej tij, na le të kuptojmë, se “në ditë pushimi, krimi justifikohet”. Ndërsa grupi i armatosur - i “frikshëm” ngjyre goftë - hyn në “shtëpinë e rendit”, përgjigjia është: “s’quhet, unë isha pushim”. Nuk dimë se sa të sigurtë do të vazhdojnë ta ndiejmë veten të sigurtë të të ndiejmë Mithat Havari nuk është më Drejtor i Policisë shkodrane. Nano ka bërë pezullimin e tij dhe ka çuar në Shkodër Lulzim Shumakajn. Forcat speciale kanë nën kontroll qytetin, por deri vonë janë djeguar të shtuna. Prefekti Laçej ka vendosur die situatën e jashtëzakonshme. ndjejnë veten shkodranët, në brendësi në nate, ose më mirë pak orëve, pranë të shtëmbunë nën pas të tjerit institucionet shtetërore. Ju atë provë nuk e kemi guximin të përgjigjemi: “Përfitimi se ishte e dielë”. Çeka pati vetëm një shans të madh në ngjarjen e fundit të Shkodrës: grupi që nisi sulmin ndaj policisë ishte prej rreth 30 vetësh, pak a shumë, dhe mbeti i tillë në numër. Shkodranët qëndruan pas drejtave dhe të tjerë, duke u përpjekur të ruajnë rendin e tyre private. Ndërsa pala tjetër, ajo që përfaqësonte Shtetin, të dielën në mbrëmje nuk ekzistonte.

Ceka: S'quhet, ishim pushim

TRAZIRAT NË SHKODËR B Brenda një nate, Shteti pushoi së ekzistuari në Shkodër. Institucionet që përfaqësojnë atë, treguan se sa të brishta janë edhe përballë një grupi të armatosur, prej vetëm 30 vetësh. Por, duket se kjo nuk është më e trishtuar, se kur pushteti merr përsipër të pafajët në të cilën ngrihet ky shtet, në së shtruk-? që shqetësohet si një fluske sapuni, ndaj kërcënimit të krimit. Shkodra u dogj në pak orë. E ndersa, pas sulmit të komisariatit të policisë, gjendja ishte plotësisht në duar të grupit të armatosur, ndërsa dirigjuesin e plaçkitjesin institucionet e shtetit si Gjykata, Prokuroria, Komisariati, Bankat, Bashkia, ministri ynë i Brendshëm, Nertian Ceka, del në televizion, të dielën në mbrëmje, andej nga fundi i lajmeve të orës 20.00; me një deklaratë që do të ishte shprehur e qartë e konfuzionit. Duke u dashur të fshihej një alarm real, si rrjedhojë e gjendjes mjaft të tensionuar në qytetin verior - sipas Cekës, situata në atë orë ishte nën kontrollin e policisë - le të më një tjetër bombë: mes grupit të terroristëve, një pjesë është armatosur nga Mal i Zi. Pra faji jetën, me të cilët po përpiqemi kaq shumë ti-? të ri-pendosim ato marrëdhënie që ekzistojnë para trazirave të marsit, po na sulmojnë. Dhe qëllimi ishte i qartë - gjë që sipas Ministrit të Brendshëm “e destabilizonte gjendjen në Shkodër dhe në Shqipëri, përkisht në momentin që në plan të parë është Kosova”. E kush nuk është habitur të dielën mes shkodranëve, të cilët gjatë gjithë pasdites kishin parë dhe kishin dëgjuar të flasin me të njëjtën gjuhë, e me të njëjtin dialekt, grupin e armatosur, të fshehur rrugëve pranë e përtej, të veshur civilë. Këtë do ta kishte mësuar dhe Çeka, po të kishte ngelur në qytet ndonjë polic i tij. Shkodra e ka nxjerrë nga trazi-rat, në deklaratën e Ministrit

Vidhen në Lazarat 300 kilogram tritol

GJIROKASTER Ne faqen 7 GJIROKASTER Vidhen në Lazarat 300 kilogram tritol Ne faqen 7

Shpërthejnë tubat: 30 mijë banorë pa ujë

KUKES Ne faqen 8 KUKES Shpërthejnë tubat: 30 mijë banorë pa ujë Ne faqen 8

Ja lista e personave që kanë marrë vizën

AMBASADA ITALIANE Ne faqen 9 AMBASADA ITALIANE Ja lista e personave që kanë marrë vizën Ne faqen 9

E DIELLE AKSIDENTESH: 12 VIKTIMA

TIRANE - Ditë aksidentesh në Shqipëri. Pesë të vdekur dhe shtatë të plagosur, ky ka qenë bilanci i përplasjeve tragjike nëpër rrugë. Përgjegjësia më e madhe ka ndodhur në

Berisha frymëzoi Shkodrën

QEVERIA TIRANË - Nano akuzon Berishën për ngjarjet e Shkodrës. Thirrjet e tij për rrëzim dhe marrje pushteti nëpër mitingje, që gjithmonë i paraprijnë ngjarjeve kriminale, mosdistancimi nga kriminelët, që dogjën Shkodrën dhe bojkotimi i vazhdueshëm i institucioneve, janë provat që sjell kryeministri shqiptar. Edhe Prodie Vranicki, ka qenë në krah të Nanos. Në bisedat telefonike që Nano ka pasur me kryeministrin italian, Prodi ka thënë se e di shumë mirë se çka ndodhur në Shqipëri, dhe se kush fshihet pas gjithë kësaj. Ndërsa Vranicki, deklaroi se Berisha e PD duhet të bëjnë të qartë se nuk do të kenë asnjë mundësi revanshi. Ndërkaq, Parlamenti miratoi dje një paketë ligjesh antikrimi, që përcaktojnë detyrat e reparteve të forcave speciale. Tani policët mund të shtijnë pa paralajmërim. Në faqen 2

Parlamenti pezullon Gjykatën Kushtetuese

Merr fund qëndresa e Gjykatës TIRANË - Pezullohet Gjykata Kushtetuese. Parlamenti ka vendosur t’i japë fund polemikave të gjata me Gjatën, kreun e Gjykatës Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese është pezulluar, sepse nuk ka kryer rotacionin si detyrim ligjor kushtetues”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kuvendit Popullor. Vendimi i Kryesisë së Parlamentit ka marrë shkas nga një tjetër vendim i Gjykatës Kushtetuese për të gjykuar sot një çështje civile. Në faqen 6 Gjinushi Gjata

E DIELË AKSIDENTESH: 12 VIKTIMA

TIRANË - Përgjegjësja më e madhe ka ndodhur në rrugën nacionale që çon në Fier, ku mbetën të vdekur tre vetë dhe u plagosën rëndë një tjetër. Shoferi i një veture, bashkë me atë që udhëtonte, kanë vdekur pas përplasjes me një kamion. Pak më parë, ata ishin përplasur me një grua, e cila vdiq në vend. Në Koplik, një polic është shtypur nga një makinë, ndërsa në Tiranë kanë ndodhur dy aksidente. E dielë e papakujr për shoferët e kalimtarë, në kërkët që rezultuar me një të vdekur dhe gjashtë të plagosur. Të gjithë këta të fund-it, në vendet përkatëse, janë dërguar në spital për ndihmë dhe vetëm dy janë rëndë. Në faqen 7

Ruci sulmohet në Vlorë

Nga PS-ja TIRANË - Ruci “bombardohet” në Vlorë nga socialistët e qytetit. Për socialistët e kryeqytetit të protestave nuk mjaftojnë disa ministra nga qyteti i tyre në qeveri, por kërkojnë edhe karrierë të tjera. “Reforma të bëhet si në kohën e Berishës”, i janë drejtuar socialistët e Vlorës, kreut organizativ të PS. Ndërsa kreu lokal, Eduart Alushi ka dhënë dorëheqje të detyruar dhe në vend të tij është zgjedhur Niko Veizi, anëtar i komitetit lokal drejtues. Në faqen 5

Kisha Ortodokse, duel me një grupim të ri

NJË KOMITET, KUNDËR KRYEPISKOPIT ANASTAS TIRANË - Polemika midis qarqeve të ortoksisë shqiptare. Një organizëm i quajtur Komiteti i Shpëtimit të Autoqefalisë, ka bërë dje një deklaratë të ashpër kundër Kryepiskopit Anastas. Komiteti, i cili sipas deklaratës, duhet ta ketë qëndrën në kishën ortodokse të Elbasanit, ka kërkuar që kisha ortodokse shqiptare të jetë më të vërtetë autoqefale dhe aspak e varur, sipas tij, nga kisha greke. Ata kanë kërkuar largimin e Kryepiskopit aktual të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos dhe vendosjen e autoritetit të tyre. Ndërkohë nga ana e Kryepiskopit vjen një qëndrim, sipas të cilit ky komitet deklarohet si “fantazmë” dhe si “një shoqatë, ndër mijëra shoqatat që kanë mbi në Shqipëri dhe që nuk përfaqësojnë ndonjë pjesë të besimtarëve shqiptarë”. Autoritetet e Kishës Ortodokse thanë dje për Gazetën, se janë në dijeni të aktivitetit të këtij Komiteti dhe se madje njohin edhe themeluesit e drejtuesit e tij, por, thanë drejtues të kishës, qëndrimi zyrtar i Kishës do të jepet, pasi ajo të njihet vetë me deklarimet e këtij Komiteti”. Burime të tjera nga Kryepiskopata, bënë të ditur se ky Komitet ka disa kohë që është krijuar, mbyllur dhe rikrijuar nga e para, ndërkohë që veprimtaria e tij ka qenë gjithmonë e kundërshtuar me Kishën e L-Igjinë Autoqefale të Shqipërisë. Ende nuk dihet qëndrimi personal i vetë Kryepiskopit Anastas, në një kohë që deklarata i kishte drejtuar kritik-at kryesisht kundër tij. Në deklaratë bëhet edhe një prezantim i strukturave të Komitetit të Shpëtimit të Autoqefalisë. Me sa duket, në tapetin e trazuar të paqetësisë shqiptare, po hidhet edhe një temë tjetër. Mes klimës së përgjithshme, tani është edhe feja ajo që vihet në qendër të deklaratave e grupimeve, gjithmonë e më të ngjashme me stilin politik. Metropolia e Tiranës

KAMPIONATI ITALIAN

Lazio hyn me prepotencë në luftën për titull Në faqet 11-12

Njoftim: TELE-BINGO - KOMBETARE

LISTA E ÇMIMEVE FITUESE TE SHORTIT TË DATËS 22.02.1998 TË TELEBINGO KOMBËTARE ÇMIMI MINI - BINGO Fiton çmimin Mini - Bingo me vlerë 4000 lekë të gjitha biletat me Nr 2103 ÇMIMET E MËDHA Fiton çmimin e madh, Bileta Nr 2103 Sari 280; Bileta Nr 2103 Sari 273; Bileta Nr 2103 Sari 206; Tre fituesit më sipër do të kontaktojnë ndërmjet tyre të dielën e ardhshme më datë 01 mars 1998 për të ndarë. NJE APARTAMENT; NJE VETURE; NJE UDHETIM TURISTIK. ÇMIMET PLOTËSUESE Fiton çmimin e tretë plotësues me vlerë 80 lekë të gjitha biletat e Serisë 218 paraqitur nga numri i biletës Fiton çmimin e dytë plotësues me vlerë 180 lekë të gjitha biletat e Serisë 284 (paraqitur nga numri i biletës) Fiton çmimin e parë plotësues me vlerë 300 lekë të gjitha biletat e Serisë 228 (paraqitur nga numri i biletës) Fituesit e çmimeve plotësuese dhe Mini - Bingo mund t’i tërheqin ato pranë çdo pike shitje të biletave të Tele - Bingo Futboll. Fituesit e çmimeve të mëdha duhet të paraqiten ditën e dielë datë 01.03.1998 ora 10 në sallën e Tele - Bingo Kombëtare Pallati i Kulturës Tiranë. Për marrjen e çmimeve janë të detyruar të kenë pranë tyre dokumentet e identifikimit.