Hetuesit ushtrarakë në punë të ethshme. Si lindi, kush e nxiti revoltën e bujshme
Revolta në burg, kanë gisht policët
Ndalohen katër gardianët pengje
Rojet fatkeqe të vetmit të dyshuar për trazirat në qeli
TIRANË - “Ndonjë nga policët e shërbimit në repartin 313, mund të jetë i pari në rebelimin e të paraburgosurve”, thanë dje burime të Ministrisë së Brendshme. Sipas tyre, ngjarjet e fundit lënë dyshime për një bashkëpunim të policëve, me njerëzit e vet. Ndërkohë Prokuroria Ushtarake e Tiranës ka penalë, ndërsa katër policët e natës së revoltës janë ndaluar nën akuzën e “moszbatimit të rregullave të shërbimit”. Prokurorët do të hetojnë dhe shkatërrimet e bëra brenda ambienteve të repartit të sigurisë së lartë, ku përgjegjësi mund të mbajnë protagonistët e burgosur të revoltës.
Ata janë nga Shkodra dhe janë arrestuar pas ngjarjeve të fundit në këtë qytet. “Është e thjeshtë të vërtetohet ose jo fajësia e policëve të shërbimit, pasi ata e kanë fare të qartë detyrën që duhet të kryejnë. Kjo ka të bëjë me një rregullore të brendshme, shkela e së cilës sjell pasoja të tilla”, thonë prokurorët.
Në faqen 9
Rrethimi i burgut në orët e para të mëngjesit
(Foto Hektor Pustina)
Rrethimi i burgut në orët e para të mëngjesit (Foto Hektor Pustina)
Berati në zi: Varrosen pesë viktimat e terrorit
QYTETI ENDE NËN PEShËN E GJAKUT
BERAT - Berati varros pesë viktimat e terrorit. Të paktën 25 vetë kanë marrë pjesë në ceremonitë mortore, ndërkohë që të 18 shkollat e qytetit nuk kanë zhvilluar mësim.
Shumica e dyqaneve kanë qenë të mbyllur dhe rrugët e zbrazura. Forca të shumta policie kanë patrulluar në qytet si dhe kanë kontrolluar të gjitha rrethinat e qytetit. Dy banditët e kapur janë dërguar në Tiranë, ndërsa i treti ndodhet në morgun e qytetit. Men-dohët se ai mund të jetë anëtari i bandës së Gaxhait.
Në faqen 2
SHKODRËS I HIQET RRETHIMI
SHKODËR - Hiqet situata e jashtëzakonshme në Shkodër. Qyteti i munduar nga terrori dhe dhuna e tij delës duket se don të tregojë se ka forca të mëdha për ta marrë shpejt veten.
Kështu Prefekti Licaç, pas një konsultë të gjatë me këshillin administrativ ka marrë vendimin. Ndërkohë institucionet shtetërore të dëgjura vazhdojnë të jenë të dëmeve në bre-n-dësi, por në të njëjtën kohë dhe t’ia japin jetë ambienteve të dhunuara keqazi. Nga pushteti qendror kanë mbërritur ndihmatarë që kanë të bëjnë me kompjutera dhe mjete të tjera për zyra. Shkollat kanë funksionuar normalisht në Shkodër, po ashtu dhe Universiteti. Dyqanet janë të hapura me shërbimet që bëjnë dhe një javë më parë, por shkatërrimet në zemër të Shkodrës i kanë dhënë mjaft trishtim e varfëri qytetit verior: materiale, por më shumë, shpirtërore.
Në faqen 7
Policia: Kapëm tre terroristë
“MES TYRE DHE NJË MALAZEZ”
KUKËS - Një grup personash dhe një arsenal i tërë armësh kanë rënë dje në duart e forcave policore të komisariatit të Kukësit. Një shtetas malazez dhe dy të tjerë tropojanë u arrestuan në flagrancë nga policia, pas bllokimit të makinës dhe gjetjes së armëve të shumta.
Në faqen 6
“Si kam qef festivalet”
Elton Deda flet para koncertit
TIRANË- “Nuk e quaj veten festivalor, nuk jam komercial, këndoj dhe kompozoj për ata që duan të më kuptojnë”.
Kështu u shpreh dje, në konferencën e parë të tij për shtyp, Elton Deda. Më deklarimet për gazetat, kantautori papraprin koncertin e tij recital live të ditës së shtunë në TOB. Do të këndojë rreth 16 këngë, prej të cilave 6 të huaja dhe 5 nga albumi që shumë shpejt do të hidhet në treg.
Në faqen 4
Nano kryqëzon Berishën “Tani nuk do të fal më”
Dje fjalimi: PD dogji Shkodrën
Dje fjala: PD dogji Shkodrën
Nano kryqëzon Berishën “Tani nuk do të fal më”
TIRANË - Nano kryqëzon Berishën. “Tani nuk do të toleroj më”. Ky ka qenë mesazhi i ashpër që ka dhënë dje nga goja e kryeministrit shqiptar. Në një takim me vartësit e tij të kabinetit qeveritar kreu i ekzekutivit ka nisur sulmet ndaj kundërshtarit politik dhe Partisë Demokratike. “PD është maturështi i krimit dhe i thikës pas shpine” ka deklaruar Nano duke iu rikthyer ngjarjes së Shkodrës dhe duke pyetur në publik se cilat kanë qenë inspiruesit e saj të vërtetë. Për kryeministrin Nano, kjo ngjarje që edhe politika duhet të paguajë për faturat e saj të krimit dhe të mbështetjes që ajo do t’i japë krimit në të ardhmen. Kreu i qeverisë ka lëshuar sinjale gri dhe duke paralajmëruar një sinoptikë të keqe për partitë më të mëdha të opozitës shqiptare.
Në faqen 3
Ndalimet e Shkodrës: Gjyq në Prokurori
TIRANË-Vendoset masa e arrestit në burg për të ndaluarit e Shkodrës. Gjendja e rënduar e burgut 313, i ka detyruar prokurorët të shqyrtojnë masën e sigurimit në mungesë të tyre. Njerëzit e Drejtorisë kanë ngritur akuza të shumta ndaj të ndaluarve të rebelimit në qytetin verior. Vendoset në mungesë masa e sigurimit ndaj nëntë të ndaluarve të pak ditëve më parë në Urën e Bahçallëkut. Frangjesk Kola, Epein Gruda, Ridvan Guri, Alban Hebovija, Halit Kroni.
Në faqen 6
Njeriu i Shkodrës tani do drejtojë burgjet
VENDIM SURPRIZË
TIRANË - Mit’hat Havari emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Pas propozimit të Ministrit Kondit, kjo kandidaturë është miratuar dhe në Kryeministri. Drejtori i ri, e nis këtë detyrë, kur burgu më i rëndësishëm në vend gjendet i shkatërruar.
Pak orë pas zgjidhjes së rebelimit në burgun 313, emërohet kreu i ri i burgjeve. Ministri i Drejtësisë, ka vendosur të propozojë Mit’hat Havar[in?] në drejtorinë në varësi të tij. Pak minuta më pas, propozimi është paraqitur në Kryeministri. Dora e hekurt e ish-drejtorit të policisë, është miratuar pa asnjë problem nga numri një i Qeverisë. Po dje, Havari është prezantuar me kolegët e tij të rinj. Në karrierën e tij, kreu i burgjeve ka numëruar shumë oshilacione. Fillimisht Havari, e ka nisur karrierën si ushtarak në Komi[sariatin?] e Elbasanit. Më pas është transferuar në detyrë në Ministrinë e Brendshme. Specializimi në Londër, nuk i ka sjellë ndonjë përfitim të madh. Mëhënjerë pas kthimit është nxjerrë në lirim, i përkur nga reforma e Qeverisë Meksi. Mëhënjerë pas zgjedhjeve të 29 qershorit, Havari emërohet drejtor policie në Berat. Pas disa muajsh përpjekjesh për stabilizimin e rendit në qytetin e trazuar, dhe dhe emërimi i ri i tij. Numi[?] një i drejtorisë së policisë në Shkodër, Havari, bëhet i njohur në shtyp. Pas sulmit ndaj policisë dhe akteve terroriste në qytetin verior, me vendimin e Kryeministrit, Havari shkarkohet nga detyra. Qëndrimi i tij në dispozicion ka zgjatur vetëm pak ditë. Die firma e Nanos ka ulur atë në postin drejtuesit të burgjeve.
Këtë detyrë në një gjendje të vështirë të sistemit të burgjeve. Reparti 313, burgu më i rëndësishëm në vend, ndodhet tashmë i shkatërruar pas kryengritjes së fundit të 300 të dënuarve. Shumë prej qelive të tij, sapo kishin mbaruar së rindërtuari.
Në faqen 6
r.ta