03/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 gusht 1998

Firmat s'kanë më para

Sekretet e pesë piramidave në shifra: S'mund të paguajnë borxhet Firmat s'kanë më para Përmbajtja e raportit të rezervuar të të huajve Rekomandimet e "Deloitte & Touche": Të ikë Alimuçaj e Cenaj Gjatë 1998 nuk do të ketë shlyerje të kreditorëve. Të gjitha pronat do të shiten në një afat nga tre deri në 24 muaj. VEFA-s do t'i shiten trageti dhe anijet, Cenaj gjithçka. Nuk do të shiten pronat e Silvës dhe Shenaj do mbetet bashkë drejtues i kompanisë TIRANË - Të pesta firmat humbëse, janë të falimentuara. Raporti i “Deloitte & Touche”, një muaj pasi është dorëzuar në Qeveri, bëhet publik. Për kreditorët e VEFA-s, Silvas, Kamberit, Cenajt dhe M. Lekës, mundësitë për kthim janë shumë më të vogla se sa paratë që ata kanë depozituar për firmat. Gjatë ’98, nuk parashikohet ndonjë shlyerje e kreditorëve, nga ana e administratorëve të huaj, kjo kohë do t’i shërbejë atyre, për të menaxhuar bizneset që janë fitimprurëse dhe për të gjetur blerës të mundshëm për pronat e kompanive, që realisht janë të kreditorëve. Të gjitha pronat e firmave do të shiten, përveç atyre të Silvës. Ajo do të ndryshojë është afati, i cili do të luhet nga minimumi 3 muaj deri në 2 vjet. Shitja të menjëhershme, me, propozohet për tragetet VEFA-s, për pronat e CENAJ, përveç fabrikës së shampove cila do të mbetet. Ndërsa pronarët e kompanive që nuk janë më të tillë, duhet të largohen prej tyre, me përjashtim të Shenajt. Alimuçaj duhet të largohet patjetër nga VEFA, po ashtu dhe Cenaj, kurse për Kamberin tonat janë disi më të zbubura. Prezenca e Pëllumb Shenajt, shihet nga administratorët e Deloitte & Touche’ si e nevojshme për kreditorët. Kurse Mustafa Lekës do t’i ofrohet një vend pune, në fabrikën e tij të konjakut, si menaxher. Nga pronat: Ç'do shitet e ç'do mbahet. TIRANË - Të gjitha pronat e firmave do të shiten, por disa prej tyre do të shiten me shpejt e disa në një periudhë të dytë. Administratorët e huaj, do të drejtojnë dhe administrojnë ato prona që konsiderohen rentabël, kurse për të tjerat do të përpiqen të gjejnë blerës. Çdo gjë që nuk është në funksionimin nga pronat e kompanive do të shitet. P.sh në rastin e firmës VEFA, s’vlerimi është të shiten të gjitha anijet në një afat 6 mujor. Vlera e aktiviteteve në funksionim të VEFA-s, është 1 miliardë lekë, kurse e atyre që nuk janë në funksionim 2.5 miliardë lekë. Me Ministrat PS kthen sytë nga Shkodra TIRANË - PS mësyen drejt ... Shpejtvendimi PD do rikthehet në Kuvend

Luftë në Kosovë: 7 të vrarë

PAS VRASJES SË DY POLICËVE SERBË Luftë në Kosovë: 7 të vrarë Serbët vrasin pesë shqiptarë TIRANË - Dhunë dhe të vrarë në Kosovë. Drenica është bërë dhe sheshu i dy policëve serbë të vrarë nga një dorë e panjohur. Por, po dje, forcat serbe nuk kanë ngurruar të vrasin me gjak të ftohtë si kundërpërgjigje edhe pesë shqiptarë të tjerë. Gjendja vazhdon të mbetet shpërthyese dhe dje deri në orët e vona. Nuk dihet, nëse edhe do të sjellë zhvillime të tjera në Drenicë dhe fshatrat përreth. Përplasja mes shqiptarëve dhe forcave të rendit serb, ka nisur që në mbrëmjen e së premtes. Të shtënat janë vazhduar ... [pjesa e poshtme e tekstit në këtë kolonë e prerë/paqartë] Më shumë se një ngjarje gjatë natës në fshatin Skënderaj e më pas edhe në fshatra të tjera përreth Drenicës. Ndërkohë që mëngjesi i së shtunës, solli dy policë serbë të vrarë nga një dorë e panjohur. Kaq majftoi për serbët që të vrisnin nga gjak të ftohtë si kundërpërgjigje pesë shqiptarë nga Drenica. Si pas burimeve të pakonfirmuara dhe kontradiktore, bëhet e ditur se gjendja ka vazhduar të mbetet e tensionuar edhe gjatë ditës së djeshme. Përforcime policore janë shpërngulur nga Prishtina në drejtim të Drenicës dhe rrethinave të saj. Ndërkohë që në postblloqet e rrugës Pejë, Prishtinë, forcat policore të postblloqeve të ndryshme kanë rrahur egërsisht udhëtarët shqiptarë pa asnjë shkak. Sipas njoftimeve që mbërrijnë nga këto rajone, bëhet e ditur se situata vazhdon të mbetet eksplozive edhe në orët e vona të ditës së djeshme. Gjithsesi, forcat e ndryshme politike në Kosovë kanë bërë thirrje për të ruajtur gjakftohtësinë dhe për të mos rënë në provokimeve të serbëve. Por vështirë është që situata të qetësohet së shpejti. Burime nga qendra për informime e Kosovës bëjnë të ditur, se lëvizje trupash janë ... [e prerë/paqartë] në drejtim të fshatrave të Drenicës dhe rrethinave të saj. Me zhvillimet më të fundit të këtyre ditëve, duket pra se është vështirë të parashikohet, se si do të rrjedhin ngjarjet në ditët që do të vinë. Megjithatë, burimet e mbërritura nga Kosova flasin për një gjendje tejet të rëndë dhe me parashikime të zymta. Nuk dihet nëse nga ana e shqiptarëve do të ketë një kundërpërgjigje për pas të shtënat e vrarë nga forcat serbe. Por nëse do të ndodhë kjo, atëherë pritet edhe një tjetër kundërpërgjigje e serbëve.

Elbasan, arbitrat rrihen barbarisht

JAVË XXI Elbasan, arbitrat rrihen barbarisht SHKODËR Vllaznia “fiton” pa luajtur Rikthehet kriza tek Tirana. Bardheblutë kanë ...

PS kthen sytë nga Shkodra

TIRANË - PS e mësyn drejt Shkodrës. Një ekip ministrash socialistë do të ngjitin nesër në qytetin e gjerë e të plackitur një javë më parë. Vendimi është marrë dy ditë më parë gjatë mbledhjes të Komitetit të Përgjithshëm të Partisë. “Të shikohet nga afër situata dhe të mblidhen me një zgjidhje të shpejtë” është thënë në takimin e krerëve të PS. Arben Malaj, Arta Dade, Lush Përpali e Legisi do të jenë ministrat socialistë të cilët pritet të zbardhin dëmet e shkaktuara një javë më parë në qytetin verior. Në faqen 2

PD do rikthehet në Kuvend

TIRANË - PD pritet që t’i japë fund bojkotit ndaj legjislativit shqiptar. “Shpresojmë që të gjithë ata mos na i mbyllë derën”, tha për Gazetën Shqiptare, Genc Pollo, një nga krerët më të lartë demokratë. Për futjen në Parlament ishte shprehur edhe Ritvan Bode dhe Willy Minarolli që një javë më parë kishin qenë kundër Kuvendit. “Na kanë keqkuptuar, nuk jemi kundër Parlamentit”, kanë thënë dje për Gazetën, Bode dhe Minarolli. Dukët se kanë ndryshuar raportet në Kryesinë pas presioneve të Komunitetit ndërkombëtar. Në faqen 3

“fiton” pa luajtur

titullit. Dedja nga Shkodra duke deklaruar me radio ka mbetur i kënaqur nga përfundimet e ndeshjeve. “Kjo javë punoi për ne”. Në faqet 10-11

Meidani në vendin e bombave

GJIROKASTËR Meidani në vendin e bombave Në faqen 2

Ç’ndodhi një vit më parë në qytetin e trazirave

VLORË Ç’ndodhi një vit më parë në qytetin e trazirave Në faqen 9

Shkonte të punonte Rrëmbëhet nga të panjohur

KORÇË Shkonte të punonte Rrëmbëhet nga të panjohur Në faqen 9

Qeveria: Fund java tani vetëm në një ditë

NEPUNËSIT DO PUNOJNË DHE TË SHTUNËN TIRANË - E shtuna sërish ditë pune. Nëpunësit e të gjitha dikastereve shtetërore janë të detyruar sigurisht, jo me gjithë të paragrafin tani edhe në çdo fundjavë në zyrat e kafene dikasteresh. TIRANË - E shtuna sërish ditë pune. Nëpunësit e të gjitha dikastereve shtetërore janë të detyruar sigurisht, jo me gjithë të paragrafin tani edhe në çdo fundjavë në zyra e kafene dikasteresh. Një vendim i Kryeministrit rikthen kështu ditëpunën e bezdishme të së shtunës. Prej dy javësh në të gjitha dikasteret qendrore të shtetit, punohet tani nga ora 8 deri në orën 13 të çdo të shtune. Por me shumë se punë, duket se pihet kafe e bëhen rezyme politike e sociale të një jave që u mbyll. Më të lumtur nga të gjithë pas këtij vendimi të qeverisë shihen të jenë gazetarët. Tani, gjithsesi, në dikasteret qendrore do të gjendet dikush të flasë edhe për të dielën, dikur të vdekur për lajme, të shtunën europiane e nëpunësve. Lamturni? pushimi i fundjavës. Një vendim i fundit i Nanos ka rikthyer në dikaste... [pjesë e prerë/paqartë] ... vjetët e parajsës së pushimit të fundjavës nëpunësit shqiptarë u afruan shumë me homologët e tyre europianë, por me të vetmin ndryshim, se e shtuna për ta mbeti gjithsesi një ditë e vdekur dhe deri duk e mërzitshme për vetë mungesën e fantazisë në tipin e pushimit, por edhe të infrastrukturës së nevojshme që lehtëson pushimin në një ditë të tillë. Gjithsesi me apo pa fantazi, e shtuna pushim u kthye brenda pesë viteve në një ditë të shenjtë për gratë, të cilat, gjithsesi, jo pak herë janë shprehur, ndonëse jo zyrtarisht që e shtuna duhet të ishte punë, por vetëm për burrat e tyre. Pesë vjet më pas, Nano rikthen të shtunën komuniste, duke urdhëruar që dyert e dikastereve të qëndrojnë të hapura vetëm pesë orë. Ndërkohë që orari i punës në ditë të tjera do të shkurt ohet me një orë. E.Xh. Teksti vazhdon në faqen e artikullit; disa rreshta janë të paqartë në imazh. Në fotografi shihet hyrja e një ndërtese dhe një person te dera.

Sot Gazeta TV

Programet, protagonistët e javës GAZETA TV Madona: Engjëll apo demon? Në faqet 5-8