04/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

4 mars 1998

“Të shkatërr[o]hen urat”

Urdhëri i Ministrisë për ndarjen e vendit në dy pjesë Braho: Është formuluar në shtabin e Berishës” Çobani: Zbatova detyrat HETIMET E KOMISIONIT NGJELA / Zbulohen dokumenta komprometuese Hap pas hapi me përgatitjet. Ja si do të zbatohej skenari i frikshëm mbi urën më të madhe të jugut. Enigma e tritolit që nuk shpërtheu kurrë TIRANE - Sulm me tritol mbi urat e jugut. Një urdhëri i shabit të Përgjithshëm të ushtrisë ka dalë këto ditë mbi sipërfaqe. “Të shkatërrohet ura mbi hekurudhë në Qafën e Sokol[it]”. Kjo ka qenë detyra që shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë i ka vënë në një mision të vogël Nr. 7700. Përmes një radiogrami të pambërritur nga dikasteri, Çobani udhëzohet edhe masat që duheshin marrë për ekzekutimin e urës në fjalë. Por ende enig[m]ë për moszbati-min e një detyre të tillë e cila nëse do të çoje deri në fund do të ndante Jugun e vendit me pjesën tjetër të Shqipërisë. “Kjo është në vazhdën e urdhërave që më bënin nga kreu i ushtrisë”. Kështu komentuar dje anëtari i Komisionit Ngjela, Braho skemën për hedhjen në erë të urës jugore. Sipas tij prapa urdhërave të tilla qëndronte komanda e lartë e ushtrisë, e cila i ushtrisë Sali Berisha, e cila do të në përfaqëse ende me urdhërat e tij të drejtpërdrejta. drejtëpërdrejta. Selia e Pushtetit Lokal TIRANË - Mal me shkekje në Sekretariatin e Pushtetit Lokal. Ka qenë një ekip i Kontrollit të Shtetit i cili ka zbuluar se në dikasterin qendror janë bërë shkelje nga më flagrante në dokumentacionin e tendera por edhe në blerjen e autoveturave. “Nuk jam ndjeni të heq kontrolli të tillë” thotë Kosova. Sipas ish kreut të Sekretariatit ainuk është marrë me ato çka thuhen në Kontroll se në to ka fryrë të gëllimshme. Në faqen 12

Albin Dardha do varroset në Athinë

IDENTIFIKOHEN ATENTATORËT TIRANE - Albin Dardha do të varroset në Athinë. Lajmi i mbërritur nga Greqia është konfirmuar nga policia dhe spitali i Janinës. E ëma dhe familjarët e viktimës kanë kërkuar që trupi të prehet në Athinë. Mend ohet, se arsyet kryesore që i shtyn atë drejt këtij veprimi është mundësia e ndonjë sulmi mbi trupin e viktimës, nëse ai do të kthehet në atdhe. Në faqen 8

Hetohet pasuria e prokurorëve dhe gjykatësve

Për korrupsion Gati super reforma TIRANE - Hetim pasurie së hetuesve. Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të bëjë katarsisin, me anë të procesit të deklarimit të pasurisë. Procedura normale, e cila bëhet rëndom çdo fillim viti, duket se kësaj radhe do të shoqërohet me pretendimet e Prokurorëve. Një gjë e tillë mësohet se do të bëhet dhe në Gjykatën e Tiranës, ku verifikimi nuk do të kalojë më si herët e tjera. “Synojmë që në këtë mënyrë të vihen fre korrupsionit galopant, që në të paktën për pesë vjet, nuk ka gjetur kurrfarë pengese, qoftë në Prokurori, qoftë në Gjykatë”, shprehet një funksionar i lartë i organizatës së akuzës. Nuk përjashtohet ndërkohë që në rastet flagrante, kur dhe verifikimet do të shoqërohen me të dhëna të tjera, të bëhen hetime konkrete, nën akuzën e mitmarrjes. “Gjithsesi kjo do të bëhet për ata që kanë kryer këtë vepër penale, pas amnistisë, pasi të tjera janë amnistuar”, thonë burimet. Në faqen 2

Serbët prishin ditën e zisë

KOSOVE / NGJARJET ORE PAS ORE TIRANE - Ngjarjet në Kosovë hap pas hapi. Terrori i nisur nga serbët ndaj bashkëqytetarëve tanë në dy ditët e fundit shënoi një nga raprezaljet më të egra nga Kosovës nga viti 1989, vit kur Serbia i hoqi të drejtën Kosovës për vetëvendosje. Dje, u mor vesh se gjatë ekspeditës terroriste forcat serbe kishin masakruar dhe pacifizuar rreth 10 anëtarët e familjes Ahmeti. Në faqen 3

Mal shkeljesh në Pushtetin lokal

Kontrolli: “Fajtor Kosov[r]asti”

Tryeza e Berishës mbytet

Të përçarët nuk firmosin asnjë rezolutë

“Deloitte” çon ...

“Na ka penguar në punë” “Deloitte” çon

Prokuroria mbyll 150 dosje

ARMËMBajtja ARMËMBATJA Prokuroria mbyll 150 dosje TIRANË - Prokurorët në sulm kundër dosjeve të paraqitura. Rreth 150 çështje, ku mbizotërojnë veprat penale të armëmbajtjes pa leje, vjedhjet apo mashtrimet e vogla, kanë përfunduar këtë ditë, për t’u dërguar në Gjykatën e Faktit. “Synojmë që në këtë mënyrë të heqim nga supet një pjesë të mirë të punës së përditshme, duke lehtësuar nga ana tjetër dhe punën e administratës së repartit 313 në Tiranë”, thotë një nga zëvendësprokurorët e Prokurorisë së rrethit. Edhe nga Gjykata e Faktit, mali me dosje ka shkaktuar habi ndër togat e zeza, por titullarët janë angazhuar që pikërisht këto dosje të kalojnë sa më shpejt, në mënyrë që të parabu... [?] surit të dënohen. Në faqen 9

Tryezë e Berishës mbytet nga thirrjet për luftë

Të përçarët nuk firmosin asnjë rezolutë TIRANË - Thirrje për luftë në një tryezë politike për Kosovën. Berisha ka arritur të mbledhë dje në një tryezë të rrumbullakët të gjitha forcat politike që nuk bëjnë pjesë në koalicionin qeveritar. Një komision nga tavolina, i kryesuar nga nënkryetari demokrat Genc Pollo do të hartojë sot një deklaratë për tua paraqitur të gjitha forcave politike shqiptare. Ndërkohë duket se ka rënë poshtë një propozim nga tavolina për t’i bërë thirrje Presidentit që të mobilizojë ushtrinë për në kufi. Të djathtët treguan dje se janë të përçarë e nuk janë në gjendje të nënshkruajnë asnjë deklaratë të përbashkët për çështjen kombëtare. I vetmi konkludim ishte mitingu që do të mbahet të premten në sheshin “Skënderbej”. Një nga tryezat e partive Në faqen 2

“Deloitte” çon Alimuçën në gjyq

“Na ka penguar në punë” TIRANË - “Vefa” sërish e denoncuar. Kësaj radhe është firma “Deloitte & Touche”, ajo që ka marrë përsipër betejën e sulmit, i cili pritet të gjykohet nga drejtësia. Dhe, firma e administratorit Cameron Elis, ka mbyllur fletën e denoncimit që administratoret e huaj bëjnë për presidentin e kompanisë “Vefa”, në akuzën “pengimit të ushtrimit të detyrës së përfaqësuar nga ligji”. Denoncimi ka mbërritur dje në Prokurorinë e Tiranës dhe duket se brenda pak ditësh, Alimuça do të ulet përballë hetuesit të çështjes, për të dhënë shpjegimet përkatëse. “Deloitte & Touche” kërkon ndjekje penale për bosin e kompanisë rentiere, pasi, sipas tyre, ata janë penguar që të ushtrojnë lirshëm punën e marrë përsipër. “Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në këto rast të vetëm. Janë disa momente, ku ne po shikojmë se kreu i firmës nuk ka lejuar që të hapet drita jeshile për veprimin tonë”, shkruhet në denoncim. Në faqen 2

Vrau nënën e bijë dënohet me vdekje

BERAT/ RIKTHEHET DENIMI MAKSIMAL Në faqen 5

Partitë pa telefona mbeten “jashtë botës”

Telekomi: S’kanë paguar paratë TIRANË - Partitë politike mbeten “jashtë botës”. Telefonat - mjeti më i dashur për politikën dhe funksionarët e partive - nuk ka funksionuar dje gjatë gjithë ditës, për shumë parti shqiptare. Telekomi shqiptar nuk ka nguruar të tregojë “dhëmbët” përballë neglizhencës që partitë politike, kanë treguar në shlyerjen e detyrimeve financiare. Sinjali telefonik i ndërprerë, ka qenë tema e ditës në të gjitha selitë e partive, ku secila e ka komentuar me mënyrën e vet këtë fakt. Në hall kanë rënë dhe gazetaret, të cilëve numrat përkatës iu dilnin përkohësisht jashtë shërbimit. Listën kryesore në radhën e partive, që nuk kanë paguar paratë për telefonat, e kryesuan Partia Socialiste, e në përgjithësi gjithë qeveritarët. Pas PS-së, vijën socialistët në Aleanca Demokratike, Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, Partia Agrare dhe Partia Demokrate. “Rebelimi” më të parë ndaj prerjes së sinjalit telefonik e kanë dhënë partitë socialiste, të cilët, duke përfituar nga qenia në pushtet, kanë vrapuar të kërkojnë llogari për “gëzimin”. Ndërsa nga Telekomi, përgjigjja ka qenë më tepër në gjuhën e shifrave. “Kjo është shumë e pa paguar, për ka kohë, dhe në bazë të kontratave, numri juaj mbetet i bllokuar derisa të shlyejnë e plotë të parave”. Përgjigjja thotë dhe e thartë ka kthyer mbrapsht të interesuarit, të cilët më tej janë detyruar të trokasin në dyert e zyrave të financave. Mungesa e telefonave ka sjellë ndërprerjen e kontakteve të përditshme, madje dje dita sikur nuk kishte kuptim pa rënien e ziles së zakonshme. Me Telekomin shqiptar, ka shpërthyer ndërkohë për ATSH-në, se “prej disa ditësh, të gjithë abonentët janë lajmëruar për plotësimin e detyrimeve ndaj tij”. Vetëm pak javë më parë, Telekomi ka ndërprerë rreth 500 numra telefoni të qeverisë shqiptare, përfshirë këtu dhe Kryeministrin si dhe disa ministra. Që sot, duket se të gjithë kanë mësuar ç’do të thotë mungesë telefoni... p.re.

Tirana merr me dhunë stadiumin “Qemal Stafa”

KAMPIONATI Tirana merr me dhunë stadiumin “Qemal Stafa” UEFA: Inter e Lazio fitore ngushëlluese në ndeshjet e para Në faqen 11