Nga agjent i UDB-së, tek Sigurimi i Shtetit
Bezhani rrëfen mëkatet e Kreut të Kushtetueses. Është agjent i dyfishtë
Njeriu i Komisionit të Verifikimit zbardh hijet e së kaluarës. Çfarë fshihet pas dosjes. Informacione të depozituara në Sigurimin e Shtetit për kosovarët të thjeshtë por edhe emra të njohur të Prishtinës
INTERVISTË / “Jam befasuar nga ato që kam parë e lexuar në dosjen e tij”
(Majtas) Bezhani (Djathtas) Gjata
TIRANË - Nafiz Bezhani, kryetari i Komisionit të Verifikimit të Figurave ka zbardhur dje hijet e së kaluarës të njeriut që drejton Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë dhënë Gazetës, juristi nxjerr mbi sipërfaqe misteret e Gjatës 007. Lidhjet e hershme me UDB, kthimi i mistershëm në Shqipëri, emërimi i tij në poste të larta, por edhe venia në shërbim të ish sigurimit të shtetit. Këto janë katakombet që mpleksin sëmbën e Rustem Gjatës, e cila është zbërthyer për muaj të tëra nga vetë Bezhani. “Gjata ka të drejtën e verifikimit të plotë të dokumentacionit”, shprehet Bezhani, pasi ka të drejtën për dokumenta të përgatitura në një periudhë historike të ngarkuar me deliret e luftës së klasave. Por për Bezhani, nuk ka dyshim se figura e Kreut të Kushtetueses, është shumë komplekse dhe se mbi të vërtiten një mal pikëpyetjesh dhe misteresh, të cilat rëndojnë shumë figurën e tij, si drejtues i drejtësisë shqiptare. Por kush është në fakt Rustem Gjata dhe cili është Curriculum i tij? Ne faqen 12
Anija italiane përplaset me gomonen
VDES SHQIPTARI
Në faqen 6
Trafik hashashi me ndihmën e gomerëve
GREQI / KALOJNË 2 TON
Në faqen 6
Luftë në konvikt: Rrëmbëhet studentja
KORÇË / 20 MINUTA TERROR
Në faqen 8
FMN Qeverisë: Do japim 46 milionë USD
TIRANË
Në faqen 2
Gati akuza për deputetët e Shkodrës
Dëshmia e ish-Prefektit e pamjet filmike rëndojnë mbi ta
“Nxitës e organizatore”
TIRANË - Gati akuzat për deputetët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, Mark Kroqi dhe Feri Hoti. “Nxitje, bashkëpunim në ndeshje, organizatore”, këto janë disa nga akuzat që ka formuluar Prokuroria Ushtarake e Tiranës, për të fokusuar në të faktet mbi deputetët demokratë. “Ende nuk mund të themi prerë se cila është akuza, pasi ata më parë duhet të japin shpjegime.
Në faqen 6
Vllaznia tani një hap më pranë titullit
Kampionati
Vllaznia tani një hap më pranë titullit
Liga Kampionëve: Katër barazime në katër ndeshjet çerekfinale. Juve e Leverkusen më të dëmtuarat, kanë pësuar gol në fushën e tyre
Në faqet 10-11
Tryeza e Berishës: Të vijë NATO
Të premten mitingje për Kosovën në të gjitha qytetet
. Tryeza e Berishës: Të vijë NATO. Partitë e djathta firmosin rezolutën. TIRANË - Trupat e NATO-s të vijnë në Shqipëri, Propozimi ka dalë dje nga një rezolutë e forcave politike dhe shoqatave që nuk bëjnë pjesë në koalicionin qeveritar. Rezoluta njofton një miting të madh që do të realizohet në Tiranë dhe në qytetet të tjera të Shqipërisë që do të drejtohet nga vetë demokratët dhe partitë e spektrit të djathtë. Tryeza ka hequr dorë nga thirrjet për luftë, duke reduktuar termat ekstremë e ka dënuar masakrën në Drenicë të Kosovës. Përveç propozimit për krijimin e lehtësive për trupat e NATO-s në Shqipëri, rezoluta i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së që të mundësojnë zhvillimin normal të zgjedhjeve të 22 marsit 1998 në Kosovë. Berisha nuk është kursyer dhe me akuza për rivalin e tij të politikës, kryeministrin Nano. Sipas Berishës, disa fraza të Nanos janë identike me ato të Milosheviçit, duke akuzuar kryeministrin indirekt, si aleat të fshehtë të shërbimeve ose kasapit të Ballkanit, siç e quajti Berisha. Në faqen 2
Prokuroria: Alimucaj ...
PAS DENONCIMIT
Prokuroria: Alimucaj
SHBA përgatitet të hyjë në Serbi
Sulmohet posta e policisë
. SHBA përgatitet të hyjë në Serbi. Nga ngjarjet e fundit në Kosovë. WASHINGTON - Në rast se gjendja në krahinën e Kosovës do të precipitojë, Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në këtë vend një forcë ushtarake. Në lidhje me këtë çështje i dërguari i posaçëm i Washingtonit në Ballkan, Robert Gelbard dha në një të shkruarën Amerika ka bërë ç’është e mundur që konflikti në Bosnjë të mos përhapej në Maqedoni dhe në Kosovë. “Ne jemi gati që të përballojmë edhe këte herë problemin dhe jemi gati që të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme”. Në faqen 9
Në faqen 12
Prokuroria: Alimuçaj është fajtor
PAS DENONCIMIT
. Prokuroria: Alimuçaj është fajtor. TIRANË - Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar se të gjitha faktet që ka sjellë në denoncimin e tij, Robert Cameron Elli, janë kundër biznesit “Vefa”. Alimuçaj: “Me këto fakte ai rezulton fajtor, por gjithsesi duhet që vetë Alimuçaj të japë shpjegimet e tij për akuzën që i është bërë”, thonë burimet. Dhe ka dëshmuar Cameron, ndërsa Alimuçaj ka munguar, si i sëmurë. Shpejt, pas deklarimeve të njëshme të bosëve të kompanisë, pritet që dosja të përfundojë në Gjykatë. Në faqen 8
Gërvishin e bëhen miliarderë në Milano
Dy shqiptarë fitojnë llotarinë “Gratta e Vinci”
ME XHEPAT E TYRE NJË MILIARD LIRETA
ME XHEPAT E TYRE NJË MILIARD LIRETA. Gërvishin e bëhen miliarderë në Milano. Dy shqiptarë fitojnë llotarinë “Gratta e Vinci”. MILANO - Kur të troket fati, hapin derën. Dhe këtë radhë ka përzgjedhur fort një çift të rinish shqiptarë, të cilët të zverdhur nga habia, kanë parë vetën miliarderë në Itali. Ka qenë e hëna, dita më e lumtur për dy të rinjtë refugjatë prej pak muajsh në një provincë të Milanos. Me një biletë të lotarisë “gërvish e fito”, e cila kushton vetëm 2500 lireta, ata janë bërë zotërues të një çmimi miliarder. Vetëm me një të gërvishur të lehtë në xhepat e tyre tashmë “pushojnë” 1 miliard lireta.
“Erdhën në barin tim rreth mesditës - tregon pronari i Bar Sport, Cosimo Priscindaro - dhe si çdo ditë, më pyetën nëse marrëndonjë njoftim për punësim. Më pas ndodhi rituali, blenë një skedë telefoni dhe u lidhën me një tjetër që kërkonte manovratorë. Me nervozizëm dhe i pashpresë djali e quan kështu pasi nuk i ka fiksuar emrin, për saktësen se është rreth të njëzet e pesave - mbylli telefonin. Vajza që kishte në krah bleu dy bileta lotarie, të cilat i gërvishën në banak. I pashë të zverdhën - vazhdon Cosimo - më treguan biletën mbi të cilën ishin shënuar katër “A”. Më pas kërkuan informacion se si mund të arkëtohej shuma, përshëndetën të gjithë ata që merrnin kafe në bar dhe ikën”. Një fotokopje e madhe e biletës fituese është vënë që dje në kafenenë e vogël të provincës së Milanos. Ajo qëndron pas banakut, në vendin më të dukshëm, nga ku të gjithë, dhe sidomos pensionistët mund të komentojnë fitoren.
Quditërisht, fituan-vazhdojnë komentarin pronari - pasi në barin tim ka njerëz që provojnë fatin edhe me shumë qindarka çdo ditë. Edhe shokët telefonin, blenë një skedë tjetër telefoni dhe u lidhën me një firmë se është rreth të njëzet e pesave - zverdhën - vazhdon Cosimo - ikën.
“Çuditërisht, fituan - vazhdon komentarin pronari - me shumë qindarka çdo ditë. Por ta, ishte e para herë që merrnin bileta, të paktën në kafenën time”. Edhe një parulle i është shtuar mobilimit të thjeshtë të barit, të bërë të famshëm: “Fati është mon te ndjehesh pak më mirë”. Ndërsa shqiptarët miliarderë, nuk janë parë të shkelin pragu në kafenesë. Janë “zhdukur” mes tymnajës së hamashëve, të cilat do të mbahen gjatë në gojët e gëzimit së vogël.
Ja kush është puna jonë
Replikë RD
. Ja kush është puna jonë. TIRANË - Gazeta Shqiptare punon për informacione të vërteta. Kjo do të ishte përgjigjja me lakonike që do të donim t’i kujtonim kolegëve tanë të Rilindjes-Demokratike. Një ditë më parë gazeta e partisë në opozitë insinuonte, duke pretenduar se lajmet për Kosovën i jep me burime nga Beogradi. Është e tepërt t’i kujtojmë “RD”-se, ne, ashtu siç shkruajnë të gjithë shtypi shqiptar, ka pasur si informacion bazë për ngjarjet e fundit në Kosovë, ATSH dhe Zyrën për Informim të Kosovës. Nuk arrijmë të kuptojmë zellin e nxituar të kolegëve tanë për të sulmuar në një kohë të tillë, kur një shkrim me shumë për Kosovën në faqet e saj, do të ishte më me interes për të gjithë, se sa një sulm banal ndaj një gazete shqiptare, e cila punon për atë që quhet informacion, i cili mbetet për ne i tillë, edhe nëse vjen nga Kosova apo nga Athina, nga Roma apo nga PD.