Shqiptarë e serbë refuzojnë njëri-tjetrin
Beogradi: Autonomi dakort, por vetëm kulturore
PRISHTINË - Asnjë sinjal pozitiv dialog mes shqiptarëve dhe serbëve. Palët në konflikt akuzojnë njëra-tjetrën se kanë zgjedhur rrugën e konfrontimit. Udhëheqja shqiptare kërkon pavarësi duke paralajmëruar zgjedhjet më 22 mars, ndërsa serbët insistojnë për zgjidhje në kuadrin e Jugosllavisë duke lëshuar e shumta për një autonomi kulturore. NATO ndërkohë sinjalizon se do të dërgojë trupat e saj në rajon për të parandaluar konfliktin.
Përpjekjet për dialog shqiptaro-serb kanë dështuar dje në Prishtinë, kryeëndetari e Kosovës. Liderët e shqiptarëve të Kosovës nuk e kanë pranuar një ofertë për dialog të zëvendëskryeministrit jugosllav, Ratko Markoviç dje në Prishtinë. Sipas zëdhënësit të LDK, partitë më të mëdha shqiptare nuk ka një festë zyrtare për dialog dhe për me përpjekur nuk ekiston një rend i caktuar dite për të diskutuar. Ndërsa zëvendëskryeministri jugosllav deklaron se zgjedhjet e parashikuara për më 22 mars.
Data e zgjedhjeve është konfirmuar nga burime zyrtare të LDK dje në Prishtinë megjithë turin diplomatik në qytet të Kosovës të njeriut të Millosheviçit, Markoviç. Udhëheqja e shqiptarëve të Kosovës ka deklaruar në mënyrë të qartë qëndrimin e sa në nuk do të marrë pjesë në asnjë tryezë bisedimesh për sa kohë nuk do të ketë një palë të tretë ndërmjetësuese dhe një rend të përcaktuar dite.
“Vizita e Markoviçit në Prishtinë tregoi edhe një herë fazën e Beogradit së çështja e Kosovës është një çështje e brendshme e Serbisë që mund të zgjidhet e shumta në kuadrin e një autonomie kulturore”, thanë dje burime shqiptare nga Kosova. Ndërkohë lideri i krahut të fortë në Kosovë, Adem Demaçi ka qenë kategorikisht kundër një takimi të mundshëm Markoviç-Rugova duke e cilësuar si një kurth
dje në Prishtinë. Sipas zëdhënësit të LDK, partisë më të madhe më tepër nuk ekiston një rend i caktuar përse do të diskutohet. Ndërsa zëvendëskryeministri Markoviç nuk është larguar për në Beograd duke marrë pozat e pritësit. Sipas tij ftesa është e hapur edhe për sot. Markoviç ka prerë përfundimisht shpresat e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi qoftë edhe për autonomi të zgjeruar siç ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare. Njeriu i Millosheviçit ka qenë i prerë edhe për një ndërmjetës të huaj gjatë bisedimeve me liderët “pakicës shqiptare”, siç i quajt ai përfaqësuesit e ligjshëm të shqiptarëve. Ndërkohë i ashpër ka qenë reagimi nga pala shqiptare. Zëdhënësi i LDK dhe Presidentit të moderuar të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova ka theksuar se nuk ka asnjë ftesë zyrtare për dialog. Ftesa, sipas tij është bërë nëpërmjet televizionit dhe nuk ka patur tratativa të parakohshme për të caktuar rendin e ditës së bisedimeve. Madje “rebeli” i udhëheqjes së shqiptarëve të Kosovës ka shkuar
duke thënë se është gati të diskutojë, Kosovës ka shkuar
planar “rebeli” i udhëheqjes së shqiptarëve të Kosovës ka shkuar
Ndërkohë NATO po përgatitet për të dislokuar trupat e saj në rajonin e Ballkanit. Sipas agjencisë italiane ANSA që i referohet një zyrtari amerikan të NATO-s po diskutohet që trupat ushtarake të dërgohen në Shqipëri dhe Maqedoni për të parandaluar shtërimin e konfliktit në Ballkan. Zyrtari amerikan ka theksuar se këtij qëllimi i shërbyer edhe vizita në Tiranë e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.
p.r.e.
Nanon në Izrael për Gazideden
Ana e padukshme e udhëtimit dyditor: Takon obrej e arabë
Nanon në Izrael për Gazideden
Cilat ishin lidhjet e ish-kreut të SHIK me islamikët?
Kryeministri dhe njerëzit e tij në vizitë surprizë në vendin e Mossadit
TIRANË- Mossadi, emri tashmë i njohur në të gjithë historinë e përplasjeve të mëdha në Lindjen e Mesme do të ndihmojë edhe Qeverinë shqiptare. Dërgata e Nanos në Tel-Aviv, përveç marrëveshjeve dhe bisedimeve të kotëzisë ka patur edhe një qëllim tjetër, që ka të bëjë më shumë me historinë e brendshme të Shqipërisë se sa me historikun e miqësisë së lashtë mes shqiptarëve e hebrejve, apo mes shqiptarëve e palestinezëve. Dy burimet zyrtare janë shprehur të kënaqura për rezultatin e takimeve mes Nanos dhe të parit të Izraelit, Beniamin Netaniahu. Prova më e mirë për këtë ishte buzëqeshja e kortezisë mes Nanos dhe izraelitëve, apo përqafimi i përzemërt mes tij dhe legjendarit Arafat, ende rival i ashpër i kryeministrit izraelit.
Në faqen 9
Nanon dhe Arafat dje në Jeruzalem (Foto: REUTERS)
Greqi-Shqipëri: Një konflikt i nëndheshëm
Vizita e Meidanit e polemikat që pasuan
TIRANË - Tronditje në marrëdhëniet Greqi - Shqipëri. Meidani është kthyer nga Athina por ka lënë prapa një marrëveshje të panënshkruar. Grekët kanë kërkuar shumë në takimet me përdelegacioni shqiptar është pozicionuar ashpër. Jo shkolla greke në Himarë, jo gjuhë greke si gjuhë e dytë dhe përsëri jo nënshtetësisë së hirësisë së tij Janullatos. Këto kanë qenë disa nga kundërshtimet e Tiranës çka lanë në mes marrëveshjen e arësimit.
Në faqen 6
Meidani në Greqi
Perlat Musta në agoni, mjekët: “Flasim pas pesë ditësh”
TIRANE - Përmirësohet gjendja shëndetësore e Perlat Mustës. Në orët e para të mëngjesit ai është përmendur, madje ka filluar edhe të flasë. Fiziku i tij i mrekullueshëm duket se ka triumfuar mbi të keqen dhe plagën shumë të rëndë. megjithatë rreziku qëndron akoma mbi krye të portieri i Kombëtares tonë “Duhen pritur edhe pesë ditë, gjatë gjithë kësaj kohe prognoza do të jetë e rezervuar”.
I rrethuar nga më shumë se 50 njerëz, të cilët prisnin jashtë ka qenë e pamundur të hyjmë në dhomën ku është shtruar tranjeri i Partizanit. Miqtë dhe dashamirësit e tij kanë qenë gjatë gjithë ditës të pranishëm në spital. Familjarët, të cilët nuk kanë munguar për asnjë çast, shokët e ekipit, djemtë të cilët ai stërvit çdo ditë, por edhe ata që kanë qenë stërvitur dikur me të kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë ditës së djeshme. Megjithatë më shumë se sa bisedat me të na kanë interesuar ato që kanë thënë mjekët. “Në krahasim me një ditë më parë gjendja është shumë më e mirë. Perlat ka filluar të flasë. Mushkëria ka filluar të funksionojë e këto janë shenja që tregojnë se operacioni është kryer me sukses. Por akoma jemi në stadin e një prognoze të rezervuar. Gjithnjë egziston mundësia e një infeksioni, i cili mund të sjellë edhe komplikacione të tjera. Janë katër brinjë të lidhura, shumë pranë mushkërisë, të cilat janë faktori më i mundshëm i një infeksioni” - kanë deklaruar ata.
Megjithatë nuk ka qenë e vështirë që në fytyrat e tyre të dalloje qartë shpresën se më e keqja kish kaluar. Pas një nate të tërë pa gjumë kënaqësia për diçka të mirë dhe shpresa për një rikuperim të shpejtë për Mustën dallohej qartë në fytyrat e tyre. “A do të jetë gati Musta për të vazhduar të stërvisë partizanin”. Ka qenë një pyetje naivë, e cila përveçse buzëqeshjes nga ana e tyre ka marrë edhe një përgjigje që e kemi dëshiruar. “Jo nuk ka asnjë problem. Ai do të jetë në gjendje të plotë fizike dhe do të jetojë si të gjithë njerëzit e tjerë, ... por ju lutem prisni. Të paktën edhe pesë ditë, pasi këto janë edhe ato më decizivet për jetën. Më pas do të japim edhe prognozën e saktë përfundimtare ata, duke u larguar të qetë në punën e tyre të përditshme.”
Perlat Musta
BURG PËR QËLLUESIN E MUSËS
TIRANE - Arrest në burg për personin që qëlloi ndaj Perlat Mustës. Përpara trupit gjykues, i ndaluari ka shpjeguar ngjarjen e një nate më parë, duke pranuar akuzën e ngritur ndaj tij.
“Ishte natë dhe nuk dalloja asgjë”. Kështu është shprehur në sallën e gjykimit Guri Llazi. Nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe të armëmbajtjes, 40 vjeçari është ulur, dje në bankën e të akuzuarve. Komshiu i portierit të njohur, ka pranuar akuzën e Prokurorisë, duke kërkuar gjykimin e shkurtuar të kësaj çështjeje. Sipas përfaqësuesit të akuzës, në mesnatën e së martës, Musta ka trokitur në portën e jashtme të shtëpisë së të pandehurit. Në këto momente, pa bërë asnjë pyetje apo paralajmërim Llazi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Një plumb ka shkaktuar plagosjen e rëndë të trajnerit të Partizanit. Pas kësaj ngjarjeje 40-vjeçari është paraqitur vetë në komisariatin e policisë. Ndërkohë sqarohet e i pandehuri kanë mbështetur versionin e prokurorisë. “Dëgjova që dikush po trokiste fort në derën e oborrit dhe qëllova për vetëmbrojtje. Nuk e njohja se kush ishte”, është shprehur përpara trupit gjykues i ndaluari. Pasi është tërhequr për të marrë vendimin, gjykatësi Konstantinov ka firmosur arrestin në burg për këtë të pandehur. Pas pranimit të akuzës, pritet që së shpejti të fillojë dhe shqyrtimi gjyqësor i kësaj çështjeje.
er.la
VLORË
Ndalohem 22 veta.
Dyshohen për vrasjet e fundit
Në faqen 5
Gati kampet për refugjatët
Në faqen 3
Gazeta Treg
Në faqen 12
Në Kukës, përgjatë kufirit që vuan
KUKËS - Qyteti i largët verilindor, jeton çdo ditë me të rejat që vijnë nga kufiri fare pranë dhe nga zyrat e largëta të diplomacisë europiane. Të vetmit që munden të hyjnë e të dalin lirisht, tregtarët gorani, sjellin dhe përcjellin mallrat e të rejat e fundit nga Kosova. Vendangjarja të bindur se nuk do të ketë fluks refugjatësh, pasi kosovarët vështirë se mund t’i braktisin trojet. Ndërsa gjenerali Divizionit të zonës kufitare, thotë se s’ka patur përforcime nga Tirana, por vetëm rritje të vigjilencës.
Në faqen 7
Kullë në kufirin shqiptaro-jugosllav
Çdo të premte Speciale Francë ’98: Sot Austria
Në faqen 10
ANKTH NË BOTËN E SPORTIT
NGUSHËLLIM
Redaksia e “Gazeta Shqiptare” ngushëllon kolegen Miriam Koligi për humbjen e njeriut të saj të dashur.
Në këtë moment dhimbjeje të gjithë kolegët e Redaksisë janë përkrah koleges sonë.