Mbetet ende i paidentifikuar
I panjohur vritet mbi varre
TIRANE - Ekzekutim misterioz në varreza. Një kufomë është gjetur dje në mëngjes në parcelën e parë të varrezave të Sharrës, e masakruar me armë zjarri. Kufoma i përket një të riu të moshës 25-30 vjeç, që është vrarë një natë më parë në orën 20.30. Tri plumba pistolete kanë shfrytëzuar kafkën e tij, duke e bërë të panjohur. Policia ka gjetur vetëm një kuletë dhe disa numra telefoni, të cilat po verifikohen, por deri tani asgjë nuk ka rezultuar me sukses. E vetmja e dhënë, është se i vrari kishte pak kohë në Tiranë dhe bashkëjetonte me një vajzë nga Tropoja. Policia thotë se viktima është vrarë nga një distancë e afërt me plumba pistolete.
Rreth orës 6.30 të mëngjesit të djeshëm, një shofer dallon rastësisht kufomën. Ishte i masakruar në fytyrë nga plumbat
Në faqen 9
Nafta të nxin jetën
Ulet detyrimi për importuesit e naftës. Rritet vajguri
Lëvizja e taksave pritet të rrisë çmimin
Qeveria i hyn kontrabandës, por kjo mund të shënojë shtrenjtësi
TIRANE - Vendosja e akcizës për vajgurin me synim eliminimin e kontrabandës jo vetëm që do të rrisë çmimin e vajgurit, por ndryshe nga çfarë shpresohet edhe atë të naftës. Megjithëse detyrimi fiskal për një litër naftë do të ulet nga 43.1 lekë, në 31 lekë për litër, pra logjikisht çmimi duhet të ulet, vështirë se kjo mund të ndodhë vërtet. Në rast se tregtarët do të shesin naftë të pastër për të cilën kanë paguar plot 43 lekë për litër, çmimi i naftës së importit, nuk do të zbritet kurrën e kurrës. Por në treg nafta kushton 80 lekë dhe më shumë se për zemërgjerësinë e tregtarëve, kjo është një tregues i cilësisë së naftës, që shpesh është e përzier me vajgur. Shteti sot ka çmime tavan për naftën dhe për benzinën, por ato nuk janë zbatuar kurrë. Në projektet e Qeverisë, është liberalizimi i naftës, pra tregtarët do të jenë të lirë ta shesin me atë çmim që do të diktojë tregu.
Gjinushi fiton ndaj padisë së Gjatës
DEBATI I VJETËR I KUSHTETUES
Në faqen 2
Plumba mbi oficerin komando
Tragjedi afër Zall-Herrit
oficerin komand[o?]
TIRANE - Plumba mbi komandot e Zall Herrit. Një oficer ka gjetur vdekjen në orët e pasdites, kur plumba pistoletë janë shkrepur në drejtim të trupit të tij. Jo shumë larg repartit, njerëzit e kanë gjetur atë të shtrirë për- dhe dhe menjëherë e kanë dërguar në spital. Por as mjekët, njerëzishër nuk ka mundur ta shpëtojë oficerin 30 vjeçar nga kthetrat e vdekjes. Ndërkohë për policin gjithçka ka mbetur në mjegull. Në faqen 9
Surprizë e Nanos: Rugova po vonon zgjidhjen paqësore
POLEMIKË MES SHQIPTARËVE PËR KOSOVËN
TIRANE - Fatos Nano kundër Ibrahim Rugovës. “Kërkesat e tij maksimale mund të rrezikojnë zgjidhjen paqësore të konfliktit”.
Për herë të parë dje Kryeministri shqiptar ka ... [teksti pritet në skajin e poshtëm të imazhit] përçiuar qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të ardhmen e Kosovës. Sipas Nanos, bashkësia ndërkombëtare tashmë e ka definuar qëndrimin e saj për kërkesat e shqiptarëve. Një status të zgjeruar në kufijtë e sotëm të ish-Jugosllavisë. Ky është pranimi i premtimi që bashkësia ndërkombëtare ka dhënë për gjysmën jashtë kufijve të kombit shqiptar. Tirana zyrtare ka publikuar më në fund edhe opcionin e saj për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë. Pas vizitës së të dërguarit të Klintonit në Tiranë, Gelbard, vetë Kryeministri Nano ka deklaruar se shqiptarët duhet të shqyrtojnë me kujdes propozimet e bashkësisë ndërkombëtare.
Debat për çelën e Meksin
TIRANE-PD braktis ish-funksionarët e saj të ekzekutivit. “Nuk kemi më asnjë punë me ta. Drejtësia të fillojë menjëherë hetimet”.
Krerë të lartë të demokratëve kanë hedhur dyshime mbi pesë vjet të tyre të qeverisjes. Akuzat për ish-kryeministrin Meksi dhe ish-ministrin e Brendshëm të ... [teksti pritet në skajin e poshtëm të imazhit] Pajtim Kombëtar Belul Çelo janë pritur me indiferencë në kampin demokratëve, madje edhe janë miratuar plotësisht. Asnjë reagim zyrtar nuk ka dalë nga PD në të kundërt me akuzat për ish-kreun e Kontrollit të shtetit Blem Çela, funksionari i lartë në administratën e PD. Ndërkohë ish-kryeministri Meksi i duket se normale një qëndrimi i tillë. “Krerët e PD kërkojnë që t’ua eliminojnë socialistët kundërshtarët e tyre”, ka komentuar i qetë ish-kryeministri që vazhdon në mënyrë olimpike bojkotin në Parlament, edhe pse ka dëgjuar se PD është rikthyer.
Policia: Kemi kapur dy terroristë
KORÇË
Policia: Kemi kapur dy terroristë
Operacion në mesnatë pas orëve të krismave dhe shpërthimeve
Në faqen 7
TIRANE - Plumba mbi komandot e Zall Herrit. Një oficer ka gjetur vdekjen në orët e pasdites, kur plumba pistoletë janë shkrepur në drejtim të trupit të tij. Jo shumë larg repartit, njerëzit e kanë gjetur atë të shtrirë për-
Rugova
TIRANE - Real-Dortmund sfida më e rëndësishme e Kupave të Europës. Madrilenët kërkojnë trofeun, por të erritur aty do të kenë përballë kampionët e Europës në fuqi, gjermanët e Dortmund.
Möller
Bisedimet me serbët: Caktohen emrat
PRISHTINE Bisedimet me serbët: Caktohen emrat Në faqen 2
Uzina e Telave nis të marrë frymë
SHKODER Uzina e Telave nis të marrë frymë Shpresë nga jashtë për investime për uzanën që mbajti mijëra punëtorë Në faqen 5
Profesori universitar gjashtë ditë kufomë
HABI MES STUDENTËVE Profesori universitar gjashtë ditë kufomë Në faqen 9
Real-Dortmund gjigandët do ndeshen për Kampionët
Hidhet shorti: Juve-Monaco, Inter-Spartak e Lazio-Atletico
TIRANE - Real-Dortmund sfida më e rëndësishme e Kupave të Europës. Madrilenët kërkojnë trofeun, por të erritur aty do të kenë përballë kampionët e Europës në fuqi, gjermanët e Dortmund. Italianët të kënaqur nga shorti. Juventusi do të luajë kundër francezëve të Monaco. Në UEFA të dyja janë ndarë e përballë Inter e Lazio do të kenë Spartakun e Moskës, Atletico të Madridit. Vicenza në një ndeshje shumë të vështirë me Chelsea, ndërkohë që Villali ka rastin të “hakmerret” kundër një skuadre italiane. Gjermani gati për ndeshjen me Brazilin. Në kombëtare të gjithë emra të njohur me përjashtim të njerit, Jves Eigenrauch. Për mbrojtësin e Schalke është hera e parë që thërritet në grumbullim përfaqësuesen. Dinamo merr vetëm një pikë në ndeshjen me Apoloninë. Një rast i rrallë, Sallaku dënohet me karton të kuq, pasi ka goditur me grusht shokun e skuadrës Pinari. Në faqen 11
Boksierët lënë grevën e urisë
SHKODER Boksierët lënë grevën e urisë Zef Gjoni nga burgu i ka dërguar letër lojtarëve të tij: “Djema është e kotë të sakrifikoheni, unë shumë shpejt do të jem pranë jush”. Pas kësaj ata të bindur kanë lënë vendin ku kanë qenë të ngujuar Në faqen 11
"Benzat e vjedhur përfundonin në Shkodër"
TIRANE "Benzat e vjedhur përfundonin në Shkodër" Në faqen 8