25/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 mars 1998

Paratë e armëve në Kinë

“Meksi e Zhulali humbën 9 milionë USD” Kontrolli i Shtetit denoncon në Prokurori ish-funksionarët Del në skenë një histori sekrete. “Meiko” pagoi jashtë bankave KOMENTI I KEKOS TIRANË - Hetime për Meksin e Zhulalin. Kërkesa ka mbërritur dje nga Kontrolli i Shtetit në drejtim të Prokurorisë. Ka qenë një ekip i dikasterit të kontrollit që ka hedhur dritë mbi enigmat e mëdha të firmës “Meico”. Miliona dollarë të gëlltitura nga Kina e largët dhe që nuk dihet se për çfarë janë përdorur dhe çfarë kanë mbërritur nga kontinenti i largët. Ish Kryeministri akuzohet edhe për firma të dyshimta gjatë e poshtë në mbështetje të aktivitetit të dyshimtë të firmës Meico. Në faqen 3 Fëmijë shqiptarë në Kosovë të trembur nga lufta

Brajka: Tirana e ëndrrave të mia

GAZETA E TIRANËS Brajka: Tirana e ëndrrave të mia TIRANË - Brajka rrëfehet se do të donte një Tiranë, ku Bashkia t’i vinte vetë taksat dhe t’i përdorte po vetë paratë e mbledhura prej tyre. “Kështu bënin edhe në Amerikë” tha dje kryebashkiaku i Tiranës, ndërkohë që përqendroi gjithë vëmendjen e kritikave të tij për ligjin që rregullon aktualisht marrëdhëniet midis taksapaguesve, Bashkisë dhe qendrës. Në faqen 5

Nga mbërrijnë paratë e partive shqiptare? Tani s’ka më firma

PK do dalë jashtë ligjit Projektligji: Mendoni vetë Propozimi i një grupi deputetësh socialistë pritet të diskutohet këtë javë Reagon Blerim Çela i PD. “Ne jemi kundër aktivitetit i duhët partive” Indiferencë në selinë e PS, por Musa Ulqini nuk është kundër rishikimit Pritet polemikë edhe për nenin që ndalon legalizimin e partive enveriste KORRUPSION NGA HALLI Skifter Mitingsje, takime elektorale, postera dhe shpenzime të gjihë këtë kanë mal me para politikanët duhet të gjejnë vetë. Tashmë nuk do të ketë më - të paktën kështu duhet nga propozimi i fundit i një grupi deputetësh socialistë - ndërmarrje që jetojnë nën hijen e partive, apo parti që jetojnë nën hijen e ndërmarrjeve. Një nga diskutimet më të veçanta të politikës në përgjithësi është të kthyer papritmas në një debat të nxehtë në Shqipëri. Cila është rrugëma e mirë, ajo që përdorin amerikanët, pra deklarimi i burimit të pasurive të të gjitha partive dhe morisë së njerëzve që merren me politikë, apo ajo që përdoret në disa shtete të Europës, si në Itali për shembull. Një vend shumë i njohur për shfaqjet, ku aktiviteti ekonomik i partive politike është i ndaluar me ligj, por kjo nuk i ka ndaluar politikanët që të marrin para nën dorë deri sa të shpërthejnë skandali i famshëm i zhbuar nga fashmori i njohuri Di Pietro. Nuk është se partitë shqiptare mund të quhen më të pastrat në mes të kolegëve të tyre. Socialistët e demokratët, ose anasjelltas kanë lëshuar shigjeta e tyre kohësh mbi njëri-tjetrin. Kur socialistët ishin dhe me mendjen të parët e të shtete e politikanëve ndërsa fshiheshin nga publiku gorre që vazhdonin të bënin kërdinë. Tani që politikanët i janë kthyer betejës politike është rikthyer edhe problemi i vjetër i financimit të partive. “Ligji për partitë politike”, pas kësaj fraze juridike që përfshin me dhjetra nene fshihen pikëpyetje të shumta - njëra prej të cilave është edhe nëse do të lejohet apo jo krijimi i të frikshmeve Parti Komuniste - por një nga nenet që mbase duhet diskutuar më shumë është ai që përmendën më lart, pra mënyra e financimit të partive. Sipas grupit të deputetëve socialistë që e kanë propozuar projektligjin i cili ka shumë gjasa që të kalojë shumë shpejt, “ndalohet aktiviteti ekonomik i pavarur i partive”. Miratimi i tij mbase do të shënojë një ndryshim të jetës ekonomike të shumë partive, sidomos në një shtet si ky yni, i cili ende nuk është në gjendje që t’i përgjigjet zbardhimit të shumë ligjeve, edhe më të rëndësishme se ky i partive. Ç’mund të ndodhë? Gjëja e parë që na shkon ndërmend nuk është ekzistenca e partive të varfëra, përkundrazi. Na shkon ndërmend se si politikanët e parti do të marrin para nën dorë, sa kohë që ligjërisht nuk do të lejohet të kenë firma të tyre. Të pësuarit do të mbeten sërish të pasur vetëm sa do ndryshojnë mënyra e financimit. Dhe kështu do të vazhdojë gjatë deri sa të gjendet një Di Pietro shqiptar, për kjo sigurisht do të kërkojë kohë. A nuk do të ishte më mirë që të shtrohet në ndryshonte mënyrën e kontrollit ndaj politikës? Problemi nuk është që financimi në vetvete se sa mënyra se si bëhet ai. Ndalimi i aktivitetit ekonomik të partive ka shumë të ngjarë që të zhysë këtë të fundit, pa dallim të krahëve të ndryshëm në një batak që mund të evitohet. Ka ende kohë.

Italianët “marrin” Sazanin

Italianët "marrin" Sazanin VLORE - “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” kthehet në Shqipëri, por këtë herë jo për të nxjerrë kufomat e Ushtrisë italiane, por ato të ushtrisë shqiptare dhe pikërisht atë që mbetën nga një e mbytura rreth ishullit të Sazanit. Kështu, prej rreth një muaji, marinarë italianë jetojnë e zhhyten në ujërat për të nxjerrë sa më shpejt “kufomat” e flotës shqiptare. Këto janë forca të specializuara të marinës italiane për të nxjerrë mbeturinat e mbledhura aty para trazirave të marsit të vitit të kaluar, por edhe më parë. Të parët që janë ndëshur me dritën e diellit ishin të siluruar të braktisur dhe të mbytur pas trazirave. Në faqen 6

Fsheesa greke rinis të zhurmojë

Kth... kthehen 2 mijë shqiptarë Forca të shumta ushtarake patrullojnë në brezin kufitar

Fshesa greke rinis të zhurmojë

Forca të shumta ushtarake patrullojnë në brezin kufitar Fshesa greke rinis të zhurmojë Kakavijë, kthehen 2 mijë shqiptarë GJROKASTER - Fshesa greke kthen në Shqipëri 2000 emigrantë. Që nga mbrëmja e së hënës e gjatë gjithë ditës së martë përgjatë vijës kufitare janë kthyer dy mijë vetë, shumica e të cilëve kanë kaluar natën nëpër rrugë, lulishtet e këndit e pallateve të qytetit të gurtë. Kryepolici i doganës së Kakavijës, Abedin Hitaj ka deklaruar se është një veprim i nxitur nga ministri grek i Rendit, Romeos, ndërkohë që ky i fundit deklaron se po kthehen vetëm njerëzit pa dokumenta. Në faqen 7

"Ua sjellim por mos e vrisni"

TIRANE - “Mund t’ua lemë të burgosur, vetëm nëse nuk do të denohet në vendin tuaj me dënimin kapital”. Ky ka qenë më pak fjalë kushti i vendosur nga gjermanët, për ekstradimin e një të dënuari politik shqiptar. Në dhjetorin e ’93 Albert Vinik akuzohet nga drejtësia e Bonit për vrasjen në Heidelberg të një vëllai dhe dhe tentativën e vrasjes së një personi tjetër. Pas disa vjetësh kërkimi, në nëntor të ’97 nga Interpoli ka ardhur një njoftimi se Vinjari është ndaluar në Shqipëri. Ftesa procedurave të zakonshme, i ndaluari duhet të ekstradohet për në vendin e kryerjes së krimit, por ndalohen vjen dhe e papritur nga vendi i birrës. Në një letër të mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë, ambasada e Bonit kërkon që besën e shqiptarëve. “Në vendin tuaj vrasja dënohet me vdekje. Ne mund të tërhiqemi nga kërkesa për gjykimin e Vinjarit, por duhet të na sigurojë se nuk do të dënohet me dënimin kapital”, shkruan gjermanët. Imazhet e nazistëve të Luftës së Dytë Botërore, duket se janë shkrumbëzuar përballë një kërkese të tillë. Ndërkohë, në vendin e vogël të Shqiponjave, ideja e dytë vetë parë për pezullimin e dënimit me vdekje, duket tashmë nga të gjithë si një utopi. Megjithatë, gjermanët na kanë treguar dhe diçka tjetër, respektin për një të dënuar, pavarësisht se nga vjen dhe çfarë fajesh mban mbi shpinë. Erjon Tase

Titaniku mbytet me 11 Oskar

SHKELQIM NE HOLLIVUD Xhek Nikolson fitues i Çmimit Oskar Titaniku mbytet me 11 Oskar Në faqen 8

OSBE dështon me kreditorët VEFA

TIRANE - OSBE-së i ngac sharra në gozhdë me kreditorët e VEFA-s. Si është bërë tashmë modë që në çdo çështje që nuk zgjidhim dot vetë, ndërhyn OSBE-ja ose ndonjë i dërguar i saj, edhe në këtë rast u rresht të kreditorëve të VEFA-s, është ndjekur një enjtja procedurë. U duk se gjërat morën për mbarë, pasi edhe qeveria dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ranë dakord që të pranonin si palë në transparencë një komision të kreditorëve, po më pas gjithçka u sfumua. Sipas një njoftimi për shtyp të përfaqësuesve të OSBE në Tiranë, të premten në darkë dy përfaqësues të kreditorëve të VEFA-s, Në faqen 9

Kapën dëshmitarët e Hajdarit

SHKODER - Entuziastë policë dhe prokurorë pas arrestimeve më të fundit në Shkodër. Janë prangosur tri persona shumë të rrezikshëm, të kërkuar prej kohësh dhe të cilësuar, si çelësi i enigmes së vrasjes me njerëzit e veshur me pushtet. “Edhe disa dëshmi më shumë për lidhjet e Azem Hajdarit, Genc Pollos dhe Ylli Vejsiut, me atë masakër”, thanë burime të organit qendror të akuzës. Gjithë angazhimi i shefit të policisë së Kukësit, Sokol Koçiu, bashkë me prokurorë të tendësishëm në Tiranë si dhe agjentë të tjerë, më në fund e ka dhënë rezultatin e dëshiruar. Në faqen 7

Fëmijë shqiptarë në Kosovë të trembur nga lufta