31/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

31 mars 1998

Përplasje mes Meidanit e Nanos për Cekën

TË IKE APO TË RRUE SI MINISTER? Skëteri Rikthehet konflikti mes dy institucioneve kryesore të shtetit, Presidenti dhe Kryeministria drejtojnë akuza të ashpra ndaj njëri-tjetrit, këtë radhë jo për antikontrabandën e për ndonjë arsye tjetër, apo cilën janë të përplasur më parë. Për ministrin e Brendshëm, Neritan Ceka, Ende i mbetur në prapaskenë, “sherri” i Presidentit-Berisha-Cerveti, ka të bëjë me zhvillimet e fundit politike, furtunën e paralajmëruar të shtunën, ndryshimet në kabinetin e Nanos. Një nga emrat që po diskutohet më shumë, veç të tjerëve, në ambientet politike sot për sot është ai i Cekës. Ministrit të Brendshëm dhe Presidentit të PAD, nuk është se i ka dalë nami i keq për punë të mira në organet e rendit. Por, kanë dalë fjalë për një zëvendësim të mundshëm të tij, këto të konfirmuara deri në një nivel të caktuar politik ndër radhët e koalicionit. E, ndërsa Nano dhe të tijët mendojnë të ndryshojnë titullarin e rendit, duket se një lëvizje e tillë nuk shilet me sy të mirë nga Presidenca. Edhe pse Presidenti nuk duket i bindur nga motivet, Meidani, mesa kuptohet, vlerëson më shumë se të tjerët punën e kreut të rendit. Por, nuk është kjo arsyeja themelore – vlerësimi i punës në rend për mëri apo keq nga bërë të tjerët Ceka nga posti i Ministrit të Brendshëm. Janë një sërë përplasjesh dhe polemikash të akumuluara edhe më parë prej Ministrit, me disa nga drejtuesit kryesorë të ekzekutivit, ato që mendohet se përbëjnë fillin e sherrëve për lëvizjen e Cekës nga kolltuku i numrit një të Rendit. Kështu, pas grindjes së radhës – jo më larg se e enjtja e kaluar – mes Presidencës dhe Kryeministrisë, nga krerët e ekzekutivit nuk është hedhur shumë shkuarja e Cekës në mbledhjen e Mediat. Për më tepër që aty mungoi kryetari i Antikontrabandës, zv/kryeministri, Fino, i cili është ngarkuar të merret drejtpërdrejt me luftën ndaj këtij fenomeni. Dhe, duket se kjo i ka dhënë dorën e fundit një vendimi të marrë ndoshta në rreth të ngushta për largimin e Cekës nga Rendi. Por, motivet e kësaj lëvizjeje duken se janë më larg. Lufta e filluar në janar pas furtunës në rend dhe e pasuar me disa mosmarrëveshje të tjera mes Cekës e Finos që vinin e shpeshështoheshin në kohë, ka bërë që të penetronet tani emri i kreut të Ministrisë së Brendshme si një nga kolltuqet që do të bien së shpejti. Nda edhe po të vërehet me kujdes fjala e mbajtur prej Nanos në mbledhjen e fundit të qeverisë, Kryeministri nuk dha veçse shifra kundër kontrabandës, duke lënë të kuptohet se nuk e ka parë me sy të mirë lidhjen e Cekës me Meidanin, pas deklaratave të Finos për lëvizje jo të parëndësishme ndër radhët e ministrave. Qoftë edhe të atyre të koalicionit. Si në rastin e Cekës. Megjithëse, partnerët e koalicionit, sidomos krerët e AD, deklarojnë se “çdo emër që mendoh(et) të lëvizë, çdo ndryshim apo prek në formulës, pra në fund të fundit, çdo propozim i Kryeministrit do të diskutohet në tryezën e partive të koalicionit para se të kalojë për miratim në Parlament”. Kështu do të veprohet, thonë politikanët të PS, edhe nëse do të dalë për diskutim emri i Cekës. Ndonëse, Majko si gjithmonë mundohet të hedhtë një zë zjarri në polemikat e koalicionit. “Nuk kemi arritur ende tek emrat. Jemi vetëm në fazën e propozimit të bërjes së balancave dhe kur të vijë momenti ndryshim-it”. Dhe më pas shton se “per mendja e emrave është vetëm një shpikje e shtypit”.

Mal me borxhe gjigandit të dritës

KESH gjithnjë e më në krizë TIRANE - KESH-i vazhdon të grumbullojë humbje miliardere. Në qofte se fund të prillit, Korporata Energjitike Shqiptare, nuk do të ketë grumbulluar borxhin prej 6.8 miliardë lekësh që kanë ndaj tij, konsumatorët shtetërorë, familjarë dhe privatë, atëherë rrezikon falimentin. Më problematikët janë ndërmarrjet shtetërore jobuxhetore, të cilat kanë akumuluar një borxh 3.4 miliardë lekë. Kurse 2.8 milionë kontraktuesit familjarë, i detyrohen KESH-it, plot 2.7 miliardë lekë. Një tjetër armi i dritave të këtij viti, është edhe thatësira. Drini, në shtratin e të cilit ka hidrocentrale, siç vjet ka patur vetëm 30-40 përqind të prurjes mesatare të viteve të fundit. Në faqen 9

“Agolli? Ai është shkrimtar”

Reagimi ndaj qeverisë ka ngjallur polemikë mes politikanëve Majko i përgjigjet kritikave të ashpra brenda PS “Ka shumë gjëra të drejta. Por ç’mund të bëjmë ne në tetë muaj qeverisje?” Reagimi ndaj qeverisë ka ngjallur polemikë mes politikanëve “Agolli? Ai është shkrimtar” Majko i përgjigjet kritikave të ashpra brenda PS “Ka shumë gjëra të drejta. Por ç’mund të bëjmë ne në tetë muaj qeverisje?” TIRANE - Majko ka zbuluar tonet e polemikës së brendshme në PS, “Me Agollin jemi në të njëjtën linjë. Së shpejti do të bëjmë ndryshime në ekzekutiv. Por, duhet durim se qeveria nuk mund të zgjidhë për 8 apo 9 muaj hallet e një milion shqiptarëve që votuan PS”, ka deklaruar ai për Gazetën, duke iu përgjigjur shkrimtarit dhe deputetit socialist. Dy ditë më parë Agolli kishte kritikuar rëndë një artikull të tij botuar të dielën, Nanon dhe qeveritarët për indiferentizmin e treguar prej tyre ndaj shqetësimeve të elektoratit socialist, si dhe për shkëputjen e tyre nga baza, e vërejtur kjo menjëherë pas njësitjes në kolltujt drejtues të shtetit dhe gjatë periudhës së parë të qeverisjes së të majtës.

Kukës, serbët qëllojnë në kufi

KUKËS - Gjendje e tensionuar në kufirin shqiptaro-serb. Zona e nxehët e kufirit shqiptar me Kosovën duket sikur do të shpërthejë nga çasti në çast. Shtënat e para serbe kanë vrarë në thellësi të tokës së shtetit jugosllav një mesues tridhetë vjeçar nga fshati Tomaj i Hasit, pesë kilometra nga kufiri shqiptar. Asnjë takim për të verifikuar ngjarjen nga të dy palët nuk është bërë i mundur ndërkohë që të dy palët kanë shtuar radhët e kordonit të fortë të mbrojtjes nga të dy anët e kufirit. Burime shqiptare të kufirit saktësojnë se kanë hasur lëvizje të theksuara të ushtrisë serbe. Po dje në Kukës kanë qenë të pranishëm krerët kryesorë të qeverisë shqiptare. Në faqen 2 Shkodër, policia vret agresorin

SHKODER / GJENDET NJERIU ME DY KOKA

Zjarrfikësit mbeten pa ujë

“Paratë të bëjnë të hidhesh në zjarr.” Thënë në gojën e një zjarrfikësi, duket paksa e çuditshme, po të mendosh se ai dhe askush tjetër i ka dalë për zot një zjarri të tillë. Ndërkohë po të hedhësh një vështrim në bordoret ku ata paguhen, ndryshon menjëherë mendim... Në faqen 5

Cigaret hyjnë në grevë

GAZETA e Durrësit Cigaret hyjnë në grevë DURRËS - Punëtorët e cigareve fillojnë grevën pa afat. E kishin paralajmëruar që më parë me grevë një-orëshe dhe kërkesa e tyre kryesore ishte riven-dosja e drejtorit në krye të fabrikës. Por mungesa e përgjigjes nga autoritetet ka bërë që punëtorët të lokalizojnë vendimin: fabrika nuk do të punojë derisa të kthehet mes nesh drejtori. Në faqen 7

Lind Kushtetuta: Ja nenet e para

Komisioni vazhdon pa PD TIRANË - Komisioni Kushtetues nxjerr 21 nenet e para të Kushtetutës shqiptare. Dje nga sekretaria e tij kanë dalë përfundimisht linjat bazë të kapitullit të parë të Kushtetutës, e cila duket se do të shqyrtohet tani në një diskutim të gjerë popullor. Parimet themelore të Kushtetutës shqiptare përfshijnë çështjen e republikës, të shtetit, të fesë, të forcave të armatosura si dhe disa nga drejtimet bazë të dokumentit themeltar të vendit. Por dje në diskutimin për çështjen e fesë serish, Hysen Selfo ka braktisur tryezën, duke deklaruar se nuk do të marrë pjesë për aq kohë sa nuk do të plotësohen opsionet e tij për kreun e kishës ortodokse shqiptare. Selfo ka kërkuar që njëshi i kishës të jetë me origjinë dhe kombësi shqiptare. Një gjë e tillë duket se nuk është pranuar nga anëtarët e tjerë të Komisionit. Në faqen 4

Shkodër, policia vret agresorin

SHKODËR - Luftë mes policisë dhe një krimineli. Përgjaken uniformat blu, por në errësirë ka mbetur i vrarë dhe personi që bëri rezistencë me armë. Në errësirën e natës, rrethimi i një personi të kërkuar i ka kushtuar jetën këtij të fundit, ndërsa u plagosën rëndë dy punonjës policie, pjesëmarrës në aksion. Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme, aksioni për kapjen e shumë të kërkuarit ka filluar në agimin e së hënës, rreth orës 04.30 të mëngjesit. Forca të shumta të policisë, pasi ishin sinjalizuar për vendndodhjen e personit, rrethuan shtëpinë e zënë në fshatin Bërdiçë e Madhe, duke mos lënë asnjë shteg shpëtimi. Në faqen 6

Elbasan, minat plagosin 3 oficerë

ELBASAN - Minat plagosin 3 oficerë në Krashtë. Kanë goditur përsëri eksplozivet e groposur përreth repartit ushtarak. Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes, ndërsa tre oficerët specialistë po kryenin riparimin e dëmtimit. Nuk mësohet ende nëse shpërthimi ka ndodhur pasi personi prej tyre ka shkelur ndonjë minë, apo ndonjë gurë ka rënë në vendin që ata po bënin operacionin. Një manovrim i shpejtë i tyre ka bërë që të ndërpritet rrjeti dhe të evitohet shpërthimi zinxhir. Oficerët janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit në repartin e kirurgjisë dhe sipas të dhënave të fundit të mjekëve janë jashtë rrezikut dhe pa probleme serioze për jetën. Në faqen 7

Armë për të pasurit e Vlorës

Vërshojnë dhe pronarët e kioskave, por për ta s’ka armë Armë për të pasurit e Vlorës Policia u jep lejen 90 tregtarëve VLORE - Biznesmenët vlonjatë tashmë të armatosur. Është një nismë e policisë së qytetit për të lënë me armë ata që konsiderohen më të pasurit. Kështu është bërë një listë, ku janë shënuar 90 emra, të cilët kanë një qarkullim të madh të parasë sipas aktivitetit të tyre. Në polici ka qenë i madh dhe fluksi i tregtarëve të vegjël, të cilët kanë kërkuar të jenë të armatosur dhe ata, por policia nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Një nismë e tillë është justifikuar për vetëmbrojtjen e tregtarëve. Në faqen 7 Foto e një grupi njerëzish pranë policisë, për artikullin “Armë për të pasurit e Vlorës”.

SHKODËR - Disa fem-ije kanë gjetur rastësisht një foshnjë të porsalindur e cila ka patur dy koka e katër shqisa të dyzuara. Mjekët thonë se ka mundësi që ajo të ketë vdekur në barkun e së ëmës, por ekziston mundësia edhe e vrasjes me dashje. Aktualisht ajo ndodhet në morgun e qytetit. Fëmijët e kanë gjetur pasditen e së dielës e njëri prej tyre thotë se ka parë dy burra që e kanë groposur. Mjekët e spitalit kërkojnë që mbi foshnjën e vdekur të bëhen analiza për të kuptuar shkakun e vërtetë të kësaj lindjeje, por në ndihmë të tyre duhet patjetër e emra e cila deri tani ka mbetur enigme. Ka shumë mundësi që ajo ta ketë zhdukur krijesën e saj e tmerruar nga pamja monstruoze që i ka dalë para syve. Në faqen 6

Zjarrefikset mbeten pa ujë

GAZETA e Tiranës “Paratë të bëjnë të hid-