01/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

1 prill 1998

PD mbron Cekën

Çarja në koalicionin qeveritar ngazëllon opozitën... TIRANË - Paralajmërimet për furtunën ndaj ekzekutivit nuk janë pritur me entuziazëm nga kampi i demokratëve. Asnjë pohim zyrtar nuk ka dalë dhe nga funksionarët e lartë të kësaj partie. Por burime të besueshme nga PD, saktesuan dje se largimi në këtë moment është i parakohshëm për demokratët. Kjo, jo për faktin se Ceka është aleat i PD, as që mund t’i shkojë ndërmend ndonjë rujë version i tillë, por largimi aktualisht i Cekës, mund t’i sheshojë mosmarrëveshjet në koalicionin qeveritar. Natyrisht që tashmë në PD mendojnë që Ceka është opozitari i Nanos në qeveri, por demokratët kërkojnë thellimin e mosmarrëveshjeve me moslargimin e Cekës nga posti i Ministrit të Brendshëm. Në faqen 2 Berisha

PAD "shet" kryetarin

TIRANË - Përplasje në koalicion për Cekën dhe formulën e qeverisë. Gjergj Zefi ka kundërshtuar dje Zogajn lidhur me kushtëzimin prej tij të pranisë së AD në koalicion me qenien e Cekës ministër. “Koalicioni nuk varet nga emri i Cekës”, ka deklaruar Zefi, ndërsa një ditë më parë, Zogaj ka thënë të kundërtën në shtyp. Ndërsa Majko ka theksuar rolin udhëheqës të PS në koalicion, jo të pakta kanë qenë ankesat e aleatëve lidhur me ndryshimet e mundshme dhe emrat që po lakohen në nivele të ndryshme të ekzekutivit. “Qeveria nuk varet nga Ceka, por nga formula”, ka deklaruar Zefi. Politikani i Aleancës ka qëndruar në të njëjtën linjë me Zogajn, vetëm sa i përket mënyrës mbi të cilat duhet të kryhen ndryshimet. Në faqen 2

Agolli në Presidencë

Kritikuesi thirret nga Presidenti Meidani Bisedë e gjatë mes shkrimtarit dhe këshilltarëve presidencialë Zhurma brenda PS-së arrin në kreun e shtetit! Ç’po ndodh? Agolli në Presidencë Kritikuesi thirret nga Presidenti Meidani Bisedë e gjatë mes shkrimtarit dhe këshilltarëve presidencialë TIRANË - Meidani thërret Agollin në Presidencë. Shkrimtari i mirënjohur dhe deputeti i Partisë Socialiste ka qenë “mik” i Presidentit të Republikës dje paradite, ndërkohë që festa ka patur të bëjë kryesisht me projektin e Presidentit për një platformë të përbashkët për çështjen kombëtare. Por, më tepër se kjo, shkak ka qenë Agolli në selinë e Meidanit ka ngjallur interes të madh për vetë faktet e ndodhura këto dy-tre ditë. Fillimisht, ka qenë Agolli me anë të një artikulli të tij mjaft kritik për qeverinë ka hapur polemika ndër rradhët e socialistëve dhe qeveritarëve. Ndërkohë që më pas është folur në shtyp për një konflikt mes Nanos e Meidanit me objekt ministrin e Brendshëm, Ceka. “Me Meidanin nuk pata kohë të flas, dhe nuk ishte as vendi. Ne ishim mbledhur për të diskutuar mbi një platformë kombëtare”, tha Agolli. “Por, me këshilltarët e tij po, vijoi ai. “Deri tani, u shpreh shkritari, ende nuk kam biseduar me udhëheqësit e niveleve të larta. Ndërsa e ndodnjë nga këta i ka quajtur me vend kritikat e mia”. Agolli la lënë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për kreun e shtetit. Po të tjerët, të cilët preken në kritikën e Dritëroit? Flitet për drejtuesit e ekzekutivit. “Ata mund të thonë, se kritikat i ndihmojnë më mirë punën e tyre.” Në faqen 3

Arratisje spektakolare nga Gjykata

Ja fotografia e veprimit shpëtimtar TIRANË - Arratisja tej e burgosur Teka? Sa po qëndronte në sallën e gjykimit, Lulzim Paja ka arritur t’u ikë nga duart policëve të togës së shoqërimit. 18-vjeçari ka arritur t’i lërë prapa kaakter [?] me pistoletë në drejtim të të ndaluarit, por asnjë plumb nuk ka ndërprerë arratisjen e tij. Menjëherë është dhënë alarmi, por ka qenë tepër vonë. I arratisuri do të vuante 14 vjet burg për akuzën e vjedhjes me armë të një benzine. Kjo ishte hera e tretë që Paja ndiqej penalisht. Ndaj dy prej policëve të togës së shoqërimit të kanë rënduar akuzat e mungesës së vigjilencës dhe negligjencës në detyrë dhe pritet që ndaj tyre të fillojë ndjekja penale. Në faqen 4 Lulzim Paja duke u arratisur nga salla e gjyqit (Foto: Blend Çota)

LIND PARTIA E NDERSJELLTË

Skifter i Në Shqipëri po lind politika transversale. Fenomeni i kalvarin dhe tmerrin e largimit nga dita në ditë. Me shumë se sa një gjellë [?]

Ngjela kundër PD për Guri Durollarin

TIRANË - Spartak Ngjela kundër PD. “Mjaft më me Durollarin”. Avokati i njohur shpre son tashmë që të kurorezhohet në postin e kryetarit të legjislativë dhe sipas tij, Durollari është një kartë e djegur. “PD po provokon prishjen e koalicionit me legalistët, duke thirrur punë e pa punë Guri Durollarin”, paralajmëroi Ngjela. Sipas tij, preferencat e PD për ish-kryetarin mund të çojnë drejt ftohjes së PD me mbretërit. Dhe kjo, për Ngjelën do të ishte humbje për PD. Në faqen 6

OSBE: “Vlora larg investimeve”

VLORE - “Vlora ende larg investimeve”. Këtë herë nuk janë investitorët e qytetit bregdetar që kanë ngritur zërin, por vetë përfaqësuesit e OSBE-së në këtë qytet. Është Tenichi, që premton të imperiohen për sensibilizimin e eprorëve të tij, të cilët duhet të ndërhyjnë për ringjalljen e qytetit. Ndërsa që sot qyteti ka brenda “Gazetës Shqiptare” një gazetë më vete. Çdo ditë problemet vlo njata, por dhe gëzimet e tyre do të pasqyrohen tashmë në “Gazeta e Vlorës”. Në faqen 7

NDERSJELLTE

Skifteri Në Shqipëri po lind politika e re shqiptare. Fenomeni i nëntëvjeçarëve, i betejës për pafajësinë e pushtetit, i klaneve dhe i prapaskenave politike të të majtëve dhe të djathtëve ka disa ditë që po e çorientojnë shqiptarët e thjeshtë, i cili nuk porrin të orientohet në zhvillimet e skemave dhe të televizjeve që po projektohen në zyrat e partive politike shqiptare. Demokratët thonë se janë kundër heqjes së ministrit Ceka, ndërkohë që nga PAD-i Dritëro Agolli ngre konfliktin Nano-Meidani, po për çfarë i e ministrit problematika të qeverisë koalicioniste. Nga ana tjetër, nga PAD-i i vogël mbeten këto tre tjetra. Nëse një grupim është për një rezistencë të ashpër të kreut të tyre dhe mbrojtje me fanatizëm të kolltukut të ministrit të rendit, të tjerët brenda PAD, nuk e shohin si fatalitet largimin e Cekës, duke nxjerrë si barrikë shpëtimin e këtij reformulës së koalicionit. Nga kampi i të majtëve rishfaqet zhurmshëm Dritëro Agolli, i cili lëshon rrufe për të tjerë, duke mos kursyer as Nanon e as skandalin e qeveritarëve, të cilët edhe na shishet e tij po përjetojnë kalvarin dhe tmerrin e largimit nga dita në ditë. Më shumë se sa në një të hapur, qeveria e politikës transversale po gatuhët në zyra partish dhe në shtëpitë e tyre, vetëm pak ditë pasi kryeministri Nano lajmëroi lëvizjet e mëdha në kabinçetin e tij. Cili do të largohet, deri në ç'masë? Zeusi i ekzekutivit do të ndëshkojë ministrat e partive koalicioniste të koalicionit, a do të prishë me formulë, gjithësesi e brishtë, e qeverisjes Nano? Këto pyetje, të cilat për shqiptarët e errësirës dhe të mungesës së dritave, për përhatari që pret pak shi për të mbjellat e tij, për refuzatin që kërkon të kalojë në tokën e përmbytur, duken sikur vijnë nga një botë tjetër, nga një absurd që nuk i përket atij. E nevojë që, ajo që po luhet këto ditë e fundit, është më shumë një parabetajë, por këto herë e heshtur, e hamendjeve, e fjalëve të lëshuara si rastësisht dhe e sherrëve të gatuara artificialisht mes specieve të një lloji apo të llojit të ndryshëm. Pesha e pushtetit për të gjithë ata që e aspirojnë atë, apo që po e ndjejnë se po e humbin, duket se këto ditë është bërë disa fish më e rëndë.

Borici: “Ç'do bëj unë për qytetin”

GAZETA Shkodrës SHKODRA - “Ja si do të pasurohet qyteti” - kreu i bashkisë, Bahri Borici tregon mënyrat që do të ndiqen për të hapur fronte pune për 20 mijë vetë, të cilët figurojnë si të papunë në listat e ndihmave ekonomike. Për njëkohësisht, ai kërkon ri hapjen e Hanit të Hotit, një pikë strategjike për shkodranët. Dhe një ndërmarrje e përbashkët ka mbullur dyert përkohësisht, e krerët e saj thonë, se pengohen nga gjendja e rëndë në kufi. Në faqen 6

Durrësi merr më shumë dritë

GAZETA e Durrësit DURRËS - Qyteti fiton betejën e gjatë për vendosjen e dritave. Pas një muaj e gjatë më nga gjashtë orë mungesë energjie elektrike, KESH, ka ndërhyrë për t'u dhënë dritë qytetarëve rebelë, kjo pas “betejave” të shumta të Bashkisë, por dhe qytetarëve, në media. Duket se gjendja këto dy ditë në Durrës e Shijak është më normale. Mungesa e dritave është reduktuar në dy orë: gati një “luks” për durrsakët. Në faqen 8

Missi i Greqisë: Fati i shqiptarës

Intervistë/ Valbona Çoba flet pas rikthimit në atdhe: Ja sekreti TIRANË - “Ndjehem keq nga vështirësitë e të tërëve, sidomos të meshkujve”. E mbërritur për pak ditë në vendlindje, Valbona Çoba ka vendosur të rrëfejë orët e aventurës së saj helene. Duke folur për Gazetën, vajza nga Tirana, pohon se ka një Çobë profesioniste dhe një Valbonë në jetë. Me një karrierë të spikatur mbi pasarela, faqet revista e ekran, ajo nuk e ka mohuar kurrë faktin, se është shqiptare. Në faqen 10

Lamtumirë lajjet e vjetra tani keni punë me rajonet

GAZETA e Durrësit TIRANË - Kryeqyteti shqiptar e ka harruar prej kohësh konceptin “lagje”. Pas hartës të mëdha të varura në të gjitha zyrat e rëndësishme të pushtetit vendor të Tiranës, shpallosin se ka kohë që ky qytet ka nisur të përjetojë ndarjen e re në formelën e njësive administrative. Është gjithësesi 11 numri i njësive, të cilat përmbledhin në vetvete gjithë jetën e qytetit në një të madh të Shqipërisë me problemet, lëstash dhe ngjarjet e tij të mira e të liga. Në trajtën e një vakë po t'jagjtimit e dala, me shkr onja legjendë përbri. Në faqen 5

EKONOMI

Pagesat me dollarë: A janë të ligjshme? Në faqen 9