INTERVISTË / Për herë të parë flet nga burgu atentatori Çeta
“Si nuk e vrava Berishën”
“Berisha paska qenë me fat. Tërhoqa unazën e granatës, por siguresa mbeti në vend. Provat që kisha kryer gjatë rrugës kishin hapur unazën dhe ajo më mbeti në dorë pa aktivizuar granatën”
TIRANË - “Berisha paska qenë me fat”. Atentatori i ish-Presidentit tregon se si nuk shpërtheu granata e hedhur në Shkallën e denuar me nëntë vjet burg, Ilir Çeta qëndron i pënduar në një nga qelitë e 313-s. “Berisha më ka falur, por, sipas tij, me mbajnë në burg socialistët. Këta kanë frikë të më lironjë se do t’i akuzojnë se më kanë nxitur. Unë jam viktimë e politikës”, thotë Çeta.
Në faqen 4
Ilir Çeta në qeli (Foto: Hektor Pustina)
Dritëroi u nxitua ca me kritikat
Polemika brenda PS për marrëdhëniet mes partisë e qeverisë Nano
Limoz Dizdari
E lexova me vëmendje artikullin e Dritero Agollit botuar tek gazeta juaj para pak ditësh. Kam ndjekur të gjitha komentet e shkruara apo të folura për të. Para se të kthehem e Parlamentit midis nesh u bë një debat pasionant nga të dy palët ku edhe njëherë u mbyrrita në konkluzionin e hershëm se të dy jemi lun-dërtar të një lumi që jo rrallë degëzohen përkohësisht.
Me kënaqësi po duhe[t] të pohoj se shumë prej atyre shqetësimeve që Dritëroi ngre në artikull janë të vërteta por jo të pahonjura për mua e shumë të tjerë. Ato janë thënë edhe nga shumë deputetë të tjerë; ata vetëm se nuk i kanë bërë objekt për shtyp, ato jo pse nuk dinë t’i thonë, por duke shpresuar se debati brënda grupit parlamentar apo brënda strukturave të Partisë do të ndihmojë në korrigjimin e gabimeve dhe të metave të Qeverisë apo strukturave të tjera shtetërore. Zgjidhja e halleve, e problemeve madhore të shoqërisë nuk mund të realizohen nëpërmjet artikujve të gazetave apo konferencave për
Vijon në faqen 3
Limoz Dizdari dhe Dritëro Agolli
Fajdet, zhvatësi në lista
Janë gjykatës, të huaj, politikanë...
Qeveria do t’u sekuestrojë pronat përfituesve të paligjshëm
Misteret e dokumenteve të Arapit. Fshihen emra të rëndësishëm
EMRAT VIP NË LETRAT E FAJIT
Skifter
TIRANË - Piramidat sot nxjerrin sekretet e tyre. Të gjithë ata që kanë futur dorën në thesin me para të pesë firmave tashmë në administrim të “Deloitte & Touche”, do t’i humbasin ato para. Kryembikëqyrësi i procesit të transparencës, Farudin Arapi, thotë se sot qeveria do të marrë një vendim për të kaluar në administrimin e firmës “Deloitte & Touche”
Rikthimi i komunistëve ndan PD-në më dysh
Mendime kontradiktore brenda opozitës
Pollo: Janë më të sinqertë se PS
Arbnori: I keni në Parlament
Mendime kontradiktore brenda opozitës
Rikthimi i komunistëve ndan PD-në më dysh
Pollo: Janë më të sinqertë se PS
Arbnori: I keni në Parlament
TIRANË - Komunistët përçajnë PD. Me ose kundër draper e çekanit. Duket se kjo është dilema e madhe që ka filluar të pushtojë selinë blu të demokratëve. “Partia Komuniste ekziston”, tha dje Genc Pollo një nga zyrtarët më të lartë demokratë. Shihe[t] se tashmë për demokratët nuk përbën më problem një Parti komuniste më shumë, kopje jo e denjë e së parës që konsiderohet e përsosur. Por enigmat me e madhe
Tre fëmijë masakrohen nga predhat
GAZETA e Shkodrës
Tre fëmijë masakrohen nga predhat
Tre fëmijë janë masakruar nga predhat mesditën e së enjtes në fshatin Mjedë, vetëm 16 kilometra larg Shkodrës. Ata kanë qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, por padashje janë përplasur në shtëpinë e predhave antitank që babai i njërit prej tyre i mbante prej kohësh në oborr.
Në faqen 6
LETRAT E FAJIT
Skifter!
Piramidat shqiptare do të hapin disa nga dyert e tyre të fshehta për të nxjerrë “mumjet” që mbajnë fshehur. Milionat e humbura, në të dhe emrat e njerëzve që kanë përfituar direkt apo indirekt, po nisin të dalin në sipërfaqe. Sa për fillim, Qeveria do ta nisë me 42 ish-punonjës të dikurshëm të 5 firmave më të mëdha të vendit, e që kanë pasur të bëjnë direkt me paratë e kreditoreve. Vendimi i qeverisë, për administrimin dhe konfiskimin të pasurisë së tyre, në rast se vërtetohet se është vënë nga burime jo të ligjshme pritet të pasojë me të tjerë të ngjashëm. Në shënjestër do të jenë gjykatësit, ata që shpesh, të drejtën e kanë nxjerrë në anën e piramidave, punonjësit e doganave dhe ata të tatimeve. Të implikuar me firmat e fajdeve dhe me të, janë edhe politikanët, madje nuk mungojnë edhe diplomatë të huaj. Shumë politikanë, kanë bërë shpeh opozitën e “djallit”, për të mbrojtur firmat. Por kjo do të jetë pjesa më e vështirë e zbulimit të së vërtetës. Ajo që përflitet dhe që dihet nga shumë vetë, mbase kurrë nuk do të thuhet me zë të lartë. Fijet e interesave që ato mbajnë fshehur, janë të larta dhe të ngatërruara sa ishin dikur përqindjet që ato ofronin dhe skemat, sipas të cilave funksiononin. Në rast se transparenca për FMN do të thotë mbyllje e firmave piramidale, për politikën kjo do të thotë nxjerrje emrash dhe hesapesh të fshehura. E para është djë Qeveria duhet ta bëjë sepse është kusht i komunitetit Ndërkombëtar. Kurse nxjerrja e emrave, e të gjithë atyre, është një thikë me dy presa, që askush nuk do të donte ta kishte në dorë. Pas gati tetë muajsh, ende nuk është nxjerrë asnjë emër politikan i pozitës së dikurshme nga Qeveria e sotme. Duket sikur ka një pakt të heshtur për ta lënë atë pjesë të së kaluarës pas shpine. Ndoshta lista e njerëzve që kanë përfituar nga piramidat në mënyrë të paskrupullt, nuk do të dalë kurrë e paçensuruar. Dhe për këtë faktori kohë, është aleati më i mirë i transparencës. Pas mijëra vjetësh piramidat e Egjiptit kanë ende dhoma të pazbuluara. Pas një viti, piramidat shqiptare janë ende të krahasueshme me atëherë. Vetëm 1/8 e tyre del në sipërfaqe.
Takim i fshehtë Meidani-Ceka
Pas zhurmave për ndryshime në Qeveri
TIRANË - Presidenca ka pritur dje disa nga ministrat e kabinetit qeveritar, ndërsa më shumë se të tjerët është zgjuar në korridoret e pallatit të Meidanit, ministri i Brendshëm, Neritan Ceka.
Në mesditë, Meidani, zyrtarisht ka pritur anëtarët e kabinetit Nano për të përgatitur vizitën e tij të ardhshme në Berat, ndërsa duket se takimi është folur edhe për çështje të tjera, si për shembull ajo e ndryshimeve në qeveri. Sipas me ministrin, pas zërave që japin për të dështuar “sulmin” e PS mbi kalanë e Cekës.
Në faqen 2
Periferia, vendi i njerëzve të harruar
GAZETA e Tiranës
TIRANË - Në periferinë e Tiranës jetojnë het. Makinat, njerëzit, kioskat dhe shtëpitë përdhese me plasmasë në vend të xhamave, duken sikur lundrojnë të gjitha në një ajër nga ata të filmave të vjetër bardhë e zi.
Gjithçka gatuhet në vegjën e përkohshmërisë. Nëpër rrugë shumica e makinave bredhin ngarkuar me materiale ndërtimi dhe të gjithë ndërtësat duken sikur kanë mbirë aty rastësisht.
Në faqen 5
Çimentoja: S’paguhen punëtorët
GAZETA e Vlorës
VLORE - E braktisur Fabrika e Çimentos në Vlorë dhe bashkë me të dhe 250 punëtorët e saj.
Prej tre muajsh këta të fundit nuk kanë marrë asnjë lek, ndërsa shteti nuk jep O.K. për privatizimin e fabrikës me anë të bonove.
Në faqen 7
Qyteti: “Të shpëtojmë policin”
GAZETA e Durrësit
DURRËS - Durrësi ngrihet në këmbë për të shpëtuar jetën e policit të plagosur. 25-vjeçari, Bashkim Gjoni, ishte në gjendje shumë të rëndë pas disa plumbave të marrë në organet e brendshme.
Me anë të medias lokale shumë qytetarë i bënë apel shtetit tonë dhe atij italian për të çuar në Itali policin, pasi deti a u nis për në Bari, ku është operuar në gjendje të rëndë.
Në faqen 3
Berat, pranga sulmuesve të furgonit
OMS njeh Shqipërinë e Madhe
TIRANË - Shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të jashtë kufirit, do të vaksinohen së bashku.
Është vendosur kështu ndërsa vazhdon të jetë akoma epoka e ndarjes së tyre në kushedi se sa kufij.
Në faqen 12
Berat, pranga sulmuesve të furgonit
BERAT - Identifikohen shtatë atentatorët e së mërkurës në fshatin Drobonik, ndërsa arrestohen dy prej tyre. Pas 48 orë kërkimesh, në operacion, 60 forca të policisë...
Në faqen 7
Fier, luftë me flakët në pyllin e Semanit
FIER - Zjarr në pyllin e madh të pishave në bregdetin e Semanit. Pasditen e së enjtes, rreth orës 18.00, flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme.
Në faqen 6
KAPEN THASË ME PARA
TIRANË - Gjenden milionat e Test-it. Të grabitura para 3 ditësh disa kilometra në periferi të Tiranës, ato janë zbuluar të fshehura në një gropë në Mullet.
Pas hetimeve intensive, policia arrin të zbulojë grupin ku ishte fshehur “thesari” i grabitur dhe njëkohësisht të ndalojë edhe autorët.
Para 3 ditësh punonjësit e firmës që prodhon pluhurin larës me qendër në Sauk, po ktheheshin pasi kishin shitur një sasi të madhe malli në qytet tjetër. Rreth 27 kilometra pa hyrë në Tiranë, Mercedesi, me të cilin po udhëtonin, ndalohet nga katër persona të armatosur, të cilët nën tyta e ftohta të armëve arrijnë t’u marrin rreth 35 milionë lekë, dhe zhduken. Menjëherë pas denoncimit në polici, nje hetim intensiv ka filluar mbi çështjen, duke shfrytëzuar në maksimum të gjitha pistat e mundshme. Ndërkohë janë ndaluar edhe personat më të dyshuar. Dhe pas 72 orëve paratë janë gjendur të groposura në tokë.
Policia dje në operacion në Mullet