PRESIDENTI / Fjalim i rreptë përballë njerëzve të ligjit
Rexhep Meidani
1. Një vlerësim i përgjithshëm për situatën në drejtësi.
- Kriza e përgjithshme që kaloi Shqipëria, sidomos ajo e vitit që shkoi, shformimi kohor i konceptit të shtetit dhe i ndarjes e pavarësisë së pushteteve themelore, nuk mund të linte jashtë vorbullës së saj edhe sistemin e drejtësisë, i cili për fat të keq kërkon kohë që të riparojë veten. Kjo për shkak të natyrës delikate të këtij sektori. Megjithatë situata nuk është pashpresë, veçse duhet një përkushtim shumë më i madh i gjithsecilit dhe i të gjithë së bashku që në një kohë sa më të shkurtër të rikthejmë në popull besimin tek drejtësia.
Mb as zgjedhjeve të 29 qershorit, duke njohur këtë situatë kritike, shteti ndërmori disa veprime konkrete që synonin përmirësime institucionale dhe që garantonin një pavarësi më të madhe të gjykatësve dhe prokurorëve. E kam fjalën për përmirësimin e një ligjet e KLD dhe veçanërisht në ligjin për organizimin e drejtësisë ku për herë të parë garantohet një frymë demokratike në marrjen e vendimeve, e harmonizohen më mirë garancitë ligjore për qëndrimin në detyrë të gjyqtarëve me përgjegjësitë e tyre për të dhënë një drejtësi të barabartë për të gjithë e të bazuar në ligj.
Natyrisht nuk mendoj se gjykusha është e përkryer, koha mund të tregojë në të ardhmen se duhen ende përmirësime, madje unë gjykoj se ky organ duhet të kthehet në funksional, ndërmjet anëtarët e zgjedhur të tij duhet të kenë statusin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Vijon në faqen 12
Brokaj bleu raketa
Një transoceanik kinez i solli në Durrës
Ngarkesa e fshehtë ka mbërritur në port në nëntor 1997
Tregtia e armëve me Pekinin ka nisur që nga Zhulali Brokaj bleu raketa Një transoceanik kinez i solli në Durrës Ngarkesa e fshehtë ka mbërritur në port në nëntor 1997 DURRËS - Safet Zhulali, Shagj Vukaj dhe Zabit Brokaj kanë importuar raketa kundërajrore dhe kundërtanke, nga Republika Popullore e Kinës. Një doganieri i Doganës së Durrësit ka treguar dje për Gazeta Shqiptare, se si kanë kaluar raketat, gjatë kohës kur në postin e Ministrit të Mbrojtjes, ndodheshin njerëzit e mëparshëm. Zbardhet kështu një pjesë e misterit që rrethon këtë veprim... veprimtarinë e firmës “Meiko”. “Kot lodhen prokurorët, të gjitha dokumentet e zh-doganimeve ndodhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në Tiranë”, thotë doganieri. Sipas tij, për raketat dhe materialet e tjera të përdorimit në ushtri, janë shpenzuar plot 9 milion dollarë. Tre anije transoqeanike kineze kanë mbërritur respektivisht gjatë vitit 1996-1997. Doganierja shpjegon se gjithë armatimi i është nënshtruar detyrimeve e për këtë ekziston i gjithë dokumentacioni. Në Shqipëri janë sjellë gjithashtu pjesë këmbimi për avionët MIG. Gjatë vitit 1996, pas incidentit të Peshkëpisë, shteti shqiptar bleu raketa kundërajrore S.A.M. si dhe ato kundërtanke të tipit RED-Arrow, që përbënin dhe fjalën e fundit të teknikës luftarake. Në faqen 3
Ekzekutohen dy policë
Plumba misteriozë në mesnatë
Varrimi i policëve të Komisariatit të Ballshit, vrare muaj më parë
Në faqen 6
PS komunistëve: Hiqni dorë nga doktrina Enverit
Partia Socialiste vë kushte për legalizimin e komunistëve. Ndërkohë që këta të fundit i përgjigjen ashpër. “Ata na zvarrisin sepse kanë frikë nga ne”, ka deklaruar Kristaq Mosko, një nga eksponentët e PK në ilegalitet
Në faqen 4
Legalizimi i PKSH. Socialistët vënë kushte
PS komunistëve: Hiqni dorë nga doktrina Enverit
Bashkia: Metro për Kryeqytetin
Gazeta e Tiranës
Bashkia: Metro për Kryeqytetin
TIRANË - Kryeqyteti shqiptar do të bëhet me metro. Ky lajm i bujshëm ka dalë para pak ditësh nga një studim i bërë në një gazetë të vogël që nxirret nga Bashkia e Tiranës. Një sërë variantësh optimiste për të ardhmen sa më shumë faqen sheshtë qendrore të Tiranës.
Në faqen 5
Çeka: Dakord me ndryshimet në Qeveri
Neritan Ceka
Çeka: Dakord me ndryshimet në Qeveri
TIRANE - Ceka dhe PAD shprehen pro ndryshimeve në qeveri. Zogaj tha këto në “Gazeta Shqiptare” se partia e tij nuk ka qenë asnjëherë kundër ndryshimeve a priori, por duhet që ato të jenë të argumentuara dhe të ndihmojnë në përmirësimin e punës së kabinetit qeveritar.
Në faqen 2
Ja cilat janë hallet e Vlorës
GAZETA e Vlorës
Ja cilat janë hallet e Vlorës
VLORË - Hallet dhe problemet e Vlorës mblidhen intelektualë e pushtetarë të qytetit. Çfarë është bërë deri tani dhe ç'do të bëhet në të ardhmen. “Mjaft më premtime: Vlora ka nevojë për investime konkrete për të shpëtuar nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhet”.
Në faqen 7
Vdiq në spital polici i plagosur
GAZETA e Durrësit
Vdiq në spital polici i plagosur
DURRËS - Ka vdekur dje në Bari të Italisë polici 25-vjeçar, i cili u plagos të enjten në mbrëmje. Pas një operacioni të gjatë dhe të vështirë, i riu nuk mundi të fitojë betejën me vdekjen. Të martën, mjekët italianë, do të bëjnë autopsinë dhe dërgojnë të të mbërrijë pranë familjes në fund të javës tjetër.
Në faqen 8
Listat e Arapit fshehin emra të njohur
Në 68-shen e parë, janë edhe 5 qytetarë të huaj
Qeveria miraton vendimin, por pritet firma e Nanos për t’i shpallur
TIRANE - Këshilli i Ministrave, me vendimin që për sekuestrimin e pasurive, të atyre që kanë përfituar para në mënyrë të paligjshme nga firmat rentiere. Në mungesë të Nanos, mbledhja është drejtuar nga Fino. Por duke qenë se vetëm Kryeministri ka të drejtë firme, 68 emrat e listës së parë të falit, nuk do të bëhen publike para ardhjes së Nanos. Ajo që dihet deri tani është se në të janë edhe 5 emra qytetarësh të huaj, si dhe 18 shoqëri të ndryshme. Në listën e parë, figurojnë emrat e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të bosëve të fajdeve, në një tjetër listë që ka rreth 100 emra, nuk mungojnë edhe politikanë të partive të vogla të opozitës, gjyqtarë e të tjerë emra të njohur.
Në faqen 9
Nga protestat e fajdeve
Vrasje në Sheshin “Skënderbej”
Panik mes qytetarëve në qendër
Disa minuta pas atentatit të djeshëm
Në faqen 5