17/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 prill 1998

Qeveria e re zbon Çekën

ND RYSHIMET / Maratonë bisedimesh mes aleatëve të inatosur dhe Presidencës Fino mbahet ende, Teta në krye të Rendit, Hajdaraga merr Mbrojtjen Nano pret me orë në Presidencë por Meidanis firmos ND RYSHIMET / Maratonë bisedimesh mes aleatëve të inatosur dhe Presidencës Qeveria e re zbon Çekën Fino mbahet ende, Teta në krye të Rendit, Hajdaraga merr Mbrojtjen Nano pret me orë në Presidencë por Meidanis firmos TIRANE - Koalicioni ndryshon strukturë dhe emra. Fino merr karrigen e projektuar për Çekën në pushtetin lokal dhe qëndron sërish pranë Nanos si zv/kryeministër, Hajdaraga atë të Finos në Mbrojtje, Teta kalon ministër i Brendshëm. Ajo që humbet është PAD, ku Çeka duket se nuk ka pranuar asnjë lloj posti në kabinet, por ka pranuar të qëndrojë në koalicion. Po si u zhvilluan tratativat? Analizë në Ministri. Kërkohen shpjegime për gjakderdhjen TIRANE - zhvilluan tratativat?

RREMUJA

Spartak Ngjela Mbas konfliktit Gjykatë Kushtetuese-Parlament, i cili padyshim ishte një konflikt institucional që ndodhi jashtë sensit normal të një përplasjeje institucionale të konsoliduar, para disa ditësh nisi konflikti Qeveri-Presidencë. Nga pamja konflikti duket të jetë juridiko-kompetencial, por në fakt ka tepër gjasë që, pavarësisht nga forma juridike, konflikti mund të jetë politik. Pavarësisht se nuk dihet saktë se cila është kundërvënia e Presidentit në momentet para dekretive, nga aktimi që ai i bëri ligjit të fundit për strukturimin e Qeverisë, kuptohet se ka diçka që nuk shkon. Pyetja e parë që ngrihet është se ka të drejtë Presidenti të refuzojë kërkesat e Kryeministrit për rinovimin e Qeverisë? Zgjidhte krizën qeveritare, por vetëm lëvizja juridike e Kryeministrit. Atëherë cila është rruga? Kryeministri është i detyruar të japë dorëheqjen, pastaj partia e vet, që është partia e maxhorancës. Pas kësaj, Presidenti është i detyruar ta dekretojë si Kryeministër, dhe ky më pas, brenda afatit kushtetues, paraqet qeverinë e tij përpara Presidentit dhe përpara Parlamentit për votbesim. Në një rast të tillë për Presidentin do të ishte e pamundur që të gjente hapësira juridike për të refuzuar dekretimin e ministrave, sepse dekretimi i qeverisë pas dekretimit të Kryeministrit prej Presidentit, është i detyrueshëm, sepse në të kundërt do të ishte atentat i Presidentit kundër Kushtetutës, akt ky që do t’i jepte të drejtë Parlamentit për të shkarkuar Presidentin. Kjo, sepse, në rast se Kryeministri do kërkojë të rinovojë Qeverinë, duke shkarkuar ministrat, patjetër që është kondicionuar nga miratimi presidencial. Por, praktika Perëndimore, që është ndjekur me fenomene të tilla, e ka zgjidhur në mënyrë të saktë këtë çështje. E para, çdo ndryshim qeveritar, i cili bëhet pa dorëheqjen e ministrit përkatës, quhet krizë qeveritare. Pikërisht për këtë, nuk duhet të jetë vullneti i Presidentit që të ... dekretimi shkarkuar Presidentin. Por ja që politika shqiptare ende nuk po dëshiron të ecë me precedent dhe praktikat që ka çelur politika e shteteve demokratike Perëndimore. Për këtë arsye ndodhemi në situata të tilla, të cilat herë-herë kalojnë nëpër një rrjedhë absurde juridike dhe e detyrojnë Kryeministrin që qeverisja jashtë skemave që ai parashikon si të suksesshme për të drejtuar politikën e tij të qeverisjes. Konflikti Qeveri-President, që u kuptua të ketë ndodhur në këtë ditë, nuk gjen dot zgjidhje, sepse vetë Kryeministri nuk ka ndjekur rrugën e bishtnimit kompetencial të Presidentit.

Qeveria, emrat e rinj Në faqen 3 Ruçi: S' tërhiqemi Në faqen 3 Tratativat e fshehta Në faqen 2

Hakmarrje barbare: E vrasin dhe e djegin

GAZETA e Shkodrës SHKODER - Gjendet një kufomë e masakruar e më pas e djegur në rrethinat e qytetit. Misteri i saj ka mbuluar kokat e hetuesve, të cilët ende nuk e kanë gjetur shkakun e vërtetë të zhdukjes së viktimës. Kufoma e katërt, e gjetur brenda këtij muaji, ka shkaktuar reaksion te banorët e qytetit, të cilët ndihen të frikësuar nga moda e re e ekzekutimeve. Në faqen 6

Levani: Shkarkime të specialëve

Analizë në Ministri. Kërkohen shpjegime për gjakderdhjen Levani: Shkarkime të specialëve Akuza për shkaqet e tragjedisë së kotë TIRANË - Ministria e Brendshme analizon tragjedinë e Levanit. Për disa orë, krerët e policisë kanë kërkuar shpjegime nga drejtuesit e forcave speciale për gjakderdhjen. Tonet e diskutimeve të djeshme kanë paralajmëruar stuhi mes këtyre drejtuesve. Dobsët e organizimit të aksionit janë vënë si një nga shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndalimi i të kërkuarit mund të kryhej me taktika më pak të rrezikshme për specialët. Në faqen 4

Vlora hyn në Europën e Bashkive

GAZETA e Vlorës Vlora hyn në Europën e Bashkive VLORE - Vlora bën pjesë në një krahinë europiane. Ka lidhur kështu Trans-Adriatikun, krahinën, e cila konsiderohet pjesë e Bashkimit Europian, por vetëm sa i përket ndihmave ekonomike. Qyteti bashkohet me qytete të tjera të Italisë Jugore, të cilat prej kohësh bashkëpunonin me qytetin jugor shqiptar. Në faqen 7

Sher mes doganave në portin e Durrësit

GAZETA e Durrësit Sher mes doganave në portin e Durrësit DURRËS - Sher mes doganave të Durrësit dhe Eurodoganës. Vetëm Ministri Malaj do të zgjidhte kontradiktën e fortë mes tyre për kompetencat. Pala shqiptare kërkon që kontrolli i mallrave të bëhet që në Itali, ndërsa Eurodogana hedh dyshimet edhe në sendet e përdorura, të sjellura nga refugjatët. Në faqen 8

FMN gati për ndihmat

Firmoset akordi i parë TIRANË - FMN dhe Qeveria shqiptare bëjnë dakord në parim për të nënshkruar ESAF 2. Pas skadimit të afatit 6 mujor, në fund të marsit, për programin 6 mujor të emergjencës, Shqipëria nuk ka zyrtarisht një marrëveshje me FMN. Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit, midis FMN-së dhe Qeverisë shqiptare, është hapi i parë drejt lidhjes së marrëveshjes së veçantë. Në faqen 9

Vdiq diktatori i kuq

Nga Bota SURIN - Është varrosur mbrëmë në një nga xhunglat e pjesës veriore të Kamboxhias Pol Pot. Për shumë vete lajm nuk ka qenë i besueshëm, pasi vdekja e tij është lajmëruar disa herë në shtyp. Në faqen 11

Kukës, gjendet refugjati i vrarë

KUKËS - Masakrohet një kosovar në kufirin shqiptaro-jugosllav. Ngjarje e rëndë në qytetin e Kukësit. Një i ri është goditur tepër rëndë, e megjithatë ai vazhdon të jetë gjallë, pa mundur të flasë, duke mbajtur në vetvete misterin e një ngjarjeje enigmatike. Fatmirësisht, ai është gjetur nga disa barinj të vegjël, pa të cilët jeta e tij nuk dihet se çfarë fundi mund të kishte. Dhe paska, disa femijë të fshatit Përbreg, kanë dalluar papritmas mes shkurreve dhe drurëve një trup njeriu gjysëm të përmbysur. Në faqen 6

KESH, borxhe me pikatore

TIRANË - KESH-i vazhdon të grumbullojë faturat e papaguara. Por në vend t’i kthehen miliarda, ka arritur të fusë në arkën e tij vetëm miliona. Borxhi, që shqiptarët i detyrohen KESH-it, është 6 miliardë lekë, kurse që nga dita kur ultimatumet për t’i prerë dritat atyre që nuk paguajnë, janë grumbulluar pak më shumë se 163 milionë lekë. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, nga data 1 prill deri në datën 14, KESH-i, ka grumbulluar mesatarisht nga 11.4 milionë lekë në ditë. Në faqen 9

Sulm me acid kinezit

TIRANË - Sulmohet me acid një kinez në “Ali Demi”. Ka qenë mirë e bukur kinezi i shkretë në dyqanin e tij, kur persona akoma të panjohur i kanë hedhur acid në fytyrë. Djegia i ka shkaktuar plagë të rëndë në fytyrë, ndërkohë që motivet e një agresioni të tillë akoma nuk kanë arritur të dalin në dritë. Pak si e pazakontë në shumëllojshmërinë e krimeve që ndodhin sot. Dhe fati i keq ka rënë mbi një kinez. Pronari i një dyqani, në rrugën Ali Demi, në afërsi të ish-tregut të pajisjeve elektroshtepiake, ai po shiste si zakonisht. Gjithçka ka ndodhur brenda disa çasteve, kur persona të panjohur kanë hyrë në dyqanin e tij dhe papritmas i kanë hedhur acid në fytyrë. Në faqen 9

Horoskopi i Qeverisë

Virgjëresha Nano si shkon me të tjerët Virgjëresha Nano si shkon me të tjerët Në faqen 2

GAZETA e Vlorës

Vlora hyn në ...