23/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 prill 1998

Meidani-Nano shtrëngim duarsh në ditëlindje

Në 5-vjetorin e Gazetës Shqiptare Meidani dhe Nano gjatë festës (Foto: Hektor Pustina) Linda Spahia Meidani e Nano i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit në “ditëlindje”. Kreu i Shtetit dhe kreu i Ekzekutivit, kanë respektuar rregullat e lojës në politikë, në një ambient ku festohej, por edhe punohej. Ishtë vërtet 5-vjetori i Gazetës Shqiptare, por gazetarët dhe fotoreporterët nuk mund të ishin indiferent. Shumë prej tyre, miq dhe kolegë të të përditshmeve të tjera, ishin aty për të parë takimin midis dy të mëdhenjve, që këto ditë kanë pushtuar faqet e para të gazetave. Në ambientet e hotel Rognerit, gazetare, politikanë, funksionarë të shtetit (pa harruar edhe bodigardët), kanë trokitur gotat, siç ndodh në një ditëlindje. Por vëmendja nuk mund të mos përqendrohej në atë që do të ndodhte midis Nanos dhe Meidanit. Kryeministri ka hedhur dorën miqësisht në sup, ish-homologut të tij, dikur kryetar i PD-së, që në gjuhën e politikës, quhet krahu i moderuar i PD-së. Shehu dhe Brojka, kanë qenë të vetmit përfaqësues të PD-së të pranishëm në festë. Por në kryebashkiaku, ka preferuar të mos merret shumë me “marrëdhënie publike”, Shehu ka shtrënguar duart as më shumë as më pak, por me armiqkun numër 1 të PD-së. Miqësor dhe i kujdesshëm, ka qenë republikani Godo, që ka shtrënguar duart me të gjithë të pranishmit. Nuk kishte si të mos bënte sy përfaqësimi i Edi Ramës me Arta Daden. Jo vetëm për shtatin e lartë të të piktorit-publicist dhe hirit ministres, por për ato firma që këto ditë kanë bashkuar emrat e këtyre njerëzve, që mbas nuk ishin prezentuar më parë. Rama me një veshje sport- RAMA-DADË PËRQAFLIM I MADH Edi Rama dhe Arta Dade në “Rogner” (Foto: Hektor Pustina) TIRANE - Asnjë shenjë xhelozie mes Edi Ramës, Ministrit të ri të Kulturës që pret të dekretohet nga Meidani dhe Arta Dade Ministrës aktuale. Në ditëlindjen e “Gazeta Shqiptare” të zhvilluar dje pasditë në “Rogner” dy kolegët janë takuar njësoj si më parë, pa ja vënë veshin ndryshimeve të fundit në Qeveri dhe atyre që thoshte shtypi mbi to. Rama dhe Dade kanë kaluar disa çaste krejt të qeta dhe kjo i ka bërë për shtypje të fuqishme në ceremoninë e 5-vjetorit të G.SH. Në ceremoninë kanë munguar përkundrazi dy rivalë të tjerë të cilët diskutohjnë kreun e Mbrotjes, Hajdaraga dhe Brokaj nuk janë parë dje në luftën e “Rognerit”. Kjo ka bërë po aq për shtypje sa edhe paqja mes Ramës dhe Dades. në një ditëlindje. Por vendmendja ndodhte midis Nanos dhe Meidanit. Kryeministri ka ardhur i pari, së bashku me zonjën e tij. Pas kësaj reporterë dhe fotoreporterë, kanë pritur ardhjen e Presidentit. Dhjetë minuta më pas, ashtu siç ishte programuar, ka ardhur Presidenti. Nano ka shkuar drejt Meidanit dhe e ka shtrënguar dorën. Fotoreporterë, kameramanë dhe reporterë, kanë nxituar të shkrepin bileta apo të drejtojnë kamerat, zhurmë që është bërë tashmë shumë familjare për ta. Shtrëngimi i duarve mes dy të mëdhenjve ka zgjatur aq sa s’e sugjeron kortezia dhe padyshim situata. Në përfundim të festës, Nano është shprehur në prani të të tjerëve të emrave të mbetur nga kabineti i tij. Për takimin politik mes Nanos dhe Meidanit, atë ditë dy ditëve, është dashur ndërmjetësimi i ambasadores amerikane Lino. Dhe edhe ajo ishte në festë, por për hir të së vërtetës, erdhi pas shtrëngimit të duarve dhe buzëqeshjeve të fiksuara tashmë në celuloid. Për këtë takim formal, mediatore ka qenë gazeta jonë dhe festa e saj. Të dy shkrimtarët e lartë, kanë përshëndetur gazetën dhe punën e saj. “Do të doja t’ju inkurajoja ju dhe të gjithë gazetarët shqiptarë në përgjithësi për këtë mision: Ju jeni më afër njerëzve, ndaj mund të jeni më efektivë dhe se segmentet e tjera të jetës politiko-shoqërore të vendit”. Ndërsa Nano, ka preferuar të flasë më shkurt, pasi siç tha “unë jam më i shkurtër se Presidenti”. Të gjithë miq, por që përpiqen që të mos qëllojnë pranë e pranë. Kështu ka shkuar festa mes formacioneve të tjera të politikanëve, që ndahen në përkatësimet relative “pozitë” dhe “opozitë”. Përjashtim ka bërë takimi Tritan Shehu-Fatos Nano. … mi e lartë të piktorit-publicist dhe hirit ministrues, e këtyre njerëzve, që mbase nuk ishin prezantuar më parë. Rama me një veshje sportive, që ta bën të vështirë ta shohësh në një karikaturë, ministri dhe Dade me finesën e saj karakteristike, kanë buzëqeshur para fotoreporterëve, edhe pse ndoshta shtatëm u step të ndodhë të shkëmbejnë vendet. Megjithëse festë, askush nga të pranishmit nuk ka mundur t’i shpëtojë pozicionit të vet. Paskal Milo, ka takuar të parin kryepeshkopin Anastas. Mariza Lino, ka uruar gazetën, por ka takuar fillimisht Godon dhe më pas ministrin e Jashtëm, Paskal Milo. Farudin Arapi, ka takuar Arben Malajn, dhe patjetër ndonjë që për shifër e koeficientë është biseduar. Arben Imami, nuk ka mundur të harrojë Kushtetutën, ashtu sikurse Gjinushi s’kaçen e ardhshme parlamentare. Apostoli ka uruar që të pakten në ambientet e Rognerit, askush nuk kujtohet për gropat. I fjashur në festë, ishte dhe lexuesi më i rregullt i Gazetës Shqiptare, që konkuron në arkivën e gazetës dhe atë të Bibliotekës Shqiptare. Në pjesë vijet gazetë, Sokol Dibar nuk ka humbur as edhe një numër të vetëm të gazetës. Tek e fundit kjo është dëshira jonë të kemi njerëz që na lexojnë dhe respektojnë punën tonë. Në përfundim të fjalës së tij Meidani kujtoi se “në fund të fundit mosha e shtypit të lirë, është dhe mosha e demokracisë”. Dhe ndoshta këtë duhet ta kujtojnë mirë politikanët, kur ankohen për shtypin, ashtu siç duhet ta kujtojnë gazetat kur flasin për politikanët. Jemi në një garë mes nesh, atë të arritjes së një përgjegjshmërie qytetare dhe profesionale. Ndoshta është një ndër garat e pakta, që në rast se ta arrin qëllimin, nuk nxjerr të humbur.

Krerët e PD çahen më dysh

Kriza politike prek dhe opozitën. Ndërkohë vazhdon dueli Presidencë-Qeveri Berisha refuzon bashkëpunimin me aleatët e Nanos Vejsiu kalon me Shehun: Nuk ka rrugë tjetër TIRANË - Aleanca Demokratike përçan demokratët. Menjëherë janë përvijuar në PD kampet pro e kundër themeluesve të partisë së parë opozitare. Berisha zyrtarisht nuk mund të pranojë ripranimin e të dëshëtuarte, ndërsa Ylli Vejsiu dhe Tritan Shehu shohin shanse konkrete afrimi me liberal-demokratët. Berisha nuk njeh asnjë kompromis, ndërsa për njerëzit pro mocionistë në PD, Aleanca mund të jetë një aleate e natyrshme e PD-së. Lideri i demokratëve preferon më mirë aleatë jashtë Parlamentit, por jo për të gjithë njerëzit që e rrethojnë mendojnë, se kështu mund të gjenden partnerë politikë seriozë. Një afrim në të ardhmen mes demokratëve dhe liberal-demokratët shihet si i mundshëm nga një pjesë e liderëve blu. Por të gjitha shans(et) janë zero për vijën zyrtare të demokratëve, përfaqësuar nga kryetari Berisha dhe pasuesit e tij të afërt, Bode, Pollo e Hajdari. “Ata janë përfundimisht të humbur”, tha dje Berisha në një konferencë shtypi, duke komentuar aleancat e PD me forcat e tjera politike. Ne faqen 3

Edi Rama dhe Arta Dade në “Rogner” (Foto: Hektor Pustina)

Gjykata liron Vehbi Alimuçajn

Prokuroria: “Nuk kemi prova të mjaftueshme kundër tij” Bosi i fajdeve i shpëton arrestit shtëpiak TIRANE - Lirohet Alimuçaj. Presidenti i Kompanisë Vefa është liruar dje nga gjykata e Tiranës, ndërkohë që prokuroria shprehet do të kërkojë dënimin e çështjes në Apel. Në prani e avokatit mbrojtës, dje, në gjykatë janë paraqitur një sërë dokumentesh, të cilat, sipas avokates, dëshmonin pafajësinë e Alimuçajt. I pandehur më parë me arrest shtëpie është hera e dytë që bosi i VEFA-s kërkon revokimin e masës së sigurisë dhe këtë herë ajo është revokuar. Tashmë policia nuk duhet të survejojë më shtëpinë e Vehbi Alimuçajt. Bosi i kompanisë huamarrëse që sot e tutje do të ndiqet në gjendje të lirë. Po bëhet disa kohë që prokuroria ka nisur hetimet mbi presidentin e Kompanisë Alimuçaj. Gjithçka filloi pas një padie të ngritur nga administratoret e Deloitte & Touche për pengim gjatë punës së tyre. Sipas kontrollorëve të huaj, Alimuçaj i ka penguar në punën e tyre, duke mos i dorëzuar vullnetarisht listat e kreditorëve. Për ligji i trans-parences, parashikon dënime penale për moszbatuesit e tij. Në faqen 9

Sulm me armë ndaj uniformave blu

GAZETA e Shkodrës SHKODER - Uniformat blu kanë rënë pre e breshërisë së armëve. Një person ka qëlluar ndaj tyre duke zbrazur të gjithë karikatorin, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Pak minuta më pas agresori është ndaluar nga specialët pranë ish godinës së policisë. Pritet që ndaj tij të merret masa e arrestit. Në faqen 6

Vdekje mister në spital hapen polemikat

GAZETA e Vlorës VLORE - Vdekja mister në spitalin e Vlorës hap polemikat. Kështu vetëm një plagë në kofshë, por pas pesë ditësh, i riu i plagosur gjatë një tentative për rrëmbim, ka vdekur. Mjekët duhet t’i bëjnë autopsinë, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Vdekja e të riut është justifikuar me një dëmtim të pjesëve të poshtme të barkut. Në faqen 7

Transportet në krizë: bien udhëtimet

GAZETA e Durrësit DURRES - Transportet në krizë. Rënia e ndjeshme këto kohë e transportit detar, tokësor. Agjensitë si thumba spedicioni rezikojnë të mbyllin aktivitetin e tyre, pasi prej muajsh nuk kanë kryer asnjë transport, duke krijuar humbje të mëdha për shoqëritë e tyre. Në faqen 8

Ngjela do marrë në pyetje Berishën dhe Finon

Komisioni i Hetimeve fillon me emrat VIP TIRANE - Sali Berisha thirret nga Komisioni Ngjela si person në hetim për trazirat e marsit. Ish-Presidenti vërteton, aktualisht kryetar i PD-së, do të thirret nga Komisioni parlamentar i hetimeve për trazirat e marsit si person në hetim për urdhrat që ka dhënë në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme. Dhe komisioni ka hartuar listën e personave që do të thërrasë si dëshmitarë dhe përgjegjës për këto ngjarje, duke përfshirë emra nga pozita dhe opozita. “Berisha do të thirret si personi kryesor i trazirave”, saktësoi dje për Gazetën Shqiptare, Spartak Braho, anëtar socialist i Komisionit të hetimeve. “Do të thërren gjithsej 24 emra nga të dyja palët për sqarime për ngjarjet e vitit të kaluar”, tha pas mbledhjes Ngjela. Në faqen 4 Vehbi Alimuçaj

OSBE zbarkon në kufi

PËR KOSOVËN KUKES - OSBE zbarkon në kufirin shqiptaro-jugosllav. Prej disa ditësh vëzhguesit evropianë, të shoqëruar dhe nga forcat tona të kufirit. Në faqen 6

Dosja e Cekës nuk ka prova

TIRANE - “Prokuroria vepron vetëm mbi prova konkrete”. Kjo është përgjigjja e njerëzve të akuzës ndaj materialeve të paraqitura pak ditë më parë nga Ceka. Në faqen 4

Kërçënohet njeriu i Meidanit

TIRANE - Sekretari i Presidencës, Daut Gumeni përballët me tentat e kallashnikovit. Në një ditë të zakonshme pune ai është gjendur papritur nën kërcënimin e një shkodrani të armatosur. Në faqen 5

FerroKromi nis të prodhojë

ELBASAN - Rilion pune Uzina e Ferrokromit në Kombinatin metalurgjik në Elbasan. - Rilion pune Uzina e Ferrokromit në Kombinatin metalurgjik në Elbasan. Pas një ndërprerjeje katër mujore, punëtorët u rikthyen në furmaltë dhe dha kanë kryer derdhjen e parë. Në faqen 8