25/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 prill 1998

Nano më kujton të vjetrit

OPINION / SHKRIMTARI SHPJEGON KRIZËN E QEVERISË Nes(h)at Tozaj Sot po flitet e po shkruhet shumë për Qeverinë, për anëtarët e saj. “Suferina” që ka shpërthyer është një stuhi në gotë” me qendër në Këshillin e Ministrave. Pa dashur të marr në mbrojtje ndonjë ministër, do të thoja se para kësaj pleqërie fatasione, në popull, në intelektualë, në opinionin publik shqiptar dhe në organizmat ndërko- [vazhdon jashtë kornizës]

Serbët bëjnë prova lufte përgjatë kufirit shqiptar

Dy prefekturat gati për gjendjen e jashtëzakonshme Gjëmimi i topave dëgjohet në Kukës e Tropojë KOSOVA / Dy prefekturat gati për gjendjen e jashtëzakonshme Serbët bëjnë prova lufte përgjatë kufirit shqiptar Gjëmimi i topave dëgjohet në Kukës e Tropojë KUKËS - Gjendje e ndë... në kufirin me Jugosllavinë. Në Kukës gjatë gjithë ditës së djeshme janë dëgjuar të shtënat serbe, Rrethet e Kukësit, Tropojës dhe Hasit ndodhen në prag të gjendjes së jashtëzakonshme. Dje njësitë e Shërbimit Informativ Shqiptar, Fatos Klosi është takuar me divizionin e veriut dhe me prefektin e Kukësit. Po dje disa makina ushtarake kanë marrë rrugën drejt veriut të shqetësuar. Për sa i përket refugjatëve ka pasur vetëm 22 vetë, mes të cilëve 12 fëmijë, që janë vendosur në një hotel në Krumë me shpenzimet e qeverisë.

Meidani mënjanë Brokajn

Ministër Hajdaraga. Sot mbledhje jashtëzakonshme në Presidencë Ish-ministri i diskutuar në krye të Mbrojtjes Hap surprizë pas kompromisit me Nanon Ministër Hajdaraga. Sot mbledhje jashtëzakonshme në Presidencë Meidani mënjanë Brokajn Ish-ministri i diskutuar në krye të Mbrojtjes Hap surprizë pas kompromisit me Nanon SPIUNE NË PARLAMENT TIRANË - Brokaj kalon në varësi të Meidanit. Ish-ministri i Mbrojtjes, pa qenë për asnjë minutë i papunë, ka kaluar menjëherë në detyrë të re, këtë radhë jo në ekzekutiv, por në Presidencë si Këshilltar ushtarak i Meidanit. Në tekstin, me të cilin kreu i shtetit ka kryer emërimin zyrtar të Brokajt, dalloh(e)t një rezonancë thuajse e plotë me fjalët e lexuara në letrën e dorëheqjes së ish-ministrit të Mbrojtjes. Madje, Meidani nuk ka ngurruar ta quajë një akt normal emancipues, duke i lëshuar një sfidë të re Kryeministrit Nano. Por, zgjidhja e problemit Brokaj, i cili i hapi udhë dekretimit të Hajdaragës si ministër i Mbrojtjes, duket se nuk i ka pëlqyer, jo vetëm Kryeministrit, por edhe disa zyrtarëve të PD-së. “Presidenca po politizohet së tepërmi”, ka qenë ky shqetësimi i socialistëve. Nga ana tjetër këshilltari ushtarak ka nisur përnjëherë punë në detyrën e re. Këshilltari i Meidanit ka qenë i pranishëm në ceremoninë e dhënies së titullit “Mjeshtër i Madh i Punës”, piktorit Fatmir Xhaja, ku edhe ka qëndruar në shoqërinë e ngrohtë të Dritëro Agollit, një tjetër kritizer i Nanos këto kohë dhe mbrojtës i tij. Agolli ka kërkuar diskutimin e rastit Brokaj në mbledhjen e ardhshme të KPD. Në faqe 12 TIRANË - Skandali i dosjeve harron debatet e tjera në politikë. Hijet e zeza të sulmeve në piramidën e shtetit kanë vënë në alarm të zgjedhurit e popullit. E ndërkohë gazeta e socialistëve në pushtet ka dhënë e para zbulimin e ri të avokatit se në Parlament gjenden shtatë njerëz më dosje. Por ende nga Komisioni i Kontrollit janë sekret emrat e deputetëve që do t’i nënshtrohen sërish ligjeve që bien ndesh me dëshirën e personave me dosje për të qenë anëtarë të Parlamentit. Vetë një nga eksponentët socialistë, Pandeli Majko ka dyshuar dje për një pjesë përfshirjeje të mundshme të deputetëve të këtij Parlamenti në skandalin e dosjeve. Në faqen 2

SPIUNE NË PARLAMENT

Angjeli në krye të Punës: Ja ç’do bëj ndryshe

INTERVISTE Anastas Angjeli ndihet optimist që ditën e parë në kolltukun e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Ish-antimocionisti nuk preferon të komentojë punën e paaradhësit të tij Elmaz Sherifi, por sakëson se ka shumë punë për të bërë. Në faqen 3

Ku shkon Kosova?

Sokrat Plaka Ish Ministër i Jashtëm I vetmi vend ballkanik që ka mbetur jashtë rrjedhave demokratike është Serbia, ku qeverisin ultranacionalistët. Ata ushqejnë një armiqësi patologjike ndaj shqiptarëve dhe bëjnë ç’është e mundur të vërtejnë tokat e pasura të Kosovës, shumica dërrmuese e popullsisë së së cilës është myslimane e më pak katolike, ndryshe nga fqinjët, por me Serbinë dhe Jugosllavinë, faktori kryesor i këtyre krizave ka qenë kurdoherë nacionalizmi serb... Serbia aneksoi me forcë Kosovën më 1945, pa pyetur popullsinë e saj, duke shkelur statusin e saj jo kandidate si pjesë në shtabin e Përgjithshëm vartizan dhe vendimet e Konferencës së Bujanit (1943-1944) për krijimin e një Kosove të pavarur. Fillon... është Serbia, ku qeverisin ultranacionalistët. Nga ana tjetër ushqehej një armiqësi patologjike ndaj shqiptarëve dhe bëhej e është e mundur të përvetësojnë tokat e pasura të Kosovës, shumica dërmuese e popullsisë serbët ortodoksë. Kur Traktati i Versajës vendosi padrejtësisht që Kosova t’i kalojë Serbisë, atë e mori në administrim Ministria e Kolonive, fakt ky që tregon se ajo nuk ka asnjë lidhje shpirtërore me Kosovën. Ndër të tjera, kjo provohet nga të dhënat arkivore turke të shekullit të 15, kur osmanët bënë regjistrimin e popullsisë vendase, e cila rezultoi shqiptare, sic është edhe sot. Në sundimin serb, shqiptarët janë persekutuar e trajtuar kurrë, si njerëz të kategorisë së dytë; për këtë flet dhe plani i Çubrilloviçit për shpopullimin e popullsisë autoktone shqiptare nga trojet e saj dhe popullimin e Kosovës me kolonë serbë. Vetë udhëheqësit politike serbë dhe jugosllavë kanë shpërthyer pikëpamjen se krijat më të rënda të brendshme kanë pasur gjithmonë karakter nacionalist, problemet që kanë ndodhur në Krahinën e Kosovës nuk kanë pasur të bëjnë vetëm me krahinën e Madhe. Serbia e Madhe. e saj, duke shkelur statusin që ajo kishte si pjesë më vete në Shpalljen e Përgjithshme për Periudhën të pavarur. Fillon kështu periudha e shtypjes së egër të Rankoviçit, që vazhdoi për dy dekada. Në kuadrin e të ashtuquajturës “Fushatë për grumbullimin e armëve” bëhen reprezalje dhe vazhdon shpërngulja e popullsisë shqiptare, vetëm në Turqi u larguan 250.000 vetë. Po kështu, u shtypën demonstratat paqësore të shqiptarëve që kërkonin autonomi më 1968, dhe Titua premtoi se do ta bënte Kosovën me status të ngjashëm me atë të Republikës. Kushtetuta e 1974 e bëri Kosovën krahinë autonome me status të dyfishtë, përfshirë pozitën si element konstitutiv i RFSJ. Por, siç pritej, pas vdekjes së Titos mori hov përsëri shovinizmi serbomadh dhe rifillojnë persekutimet, ushtria serbe shpërtheu demonstratat paqësore të vitit 1981 duke vrarë e plagosur qindra shqiptarë. Në vitin 1989 urdhëroi rreth 100 demonstrues të tjerë shqiptarë, plagosen dhe arrestohen mijëra të tjerë. Vijon në faqen 12

Taksa e miellit fat për mullinjtë

Nga 10 bëhet 20 përqind TIRANË - Zanatit të mullinxhinjve shpejt do t’i rriten tar. Prift që Parlament i të ndryshojë së shpejti taksat doganore të miellit dhe grurit, duke i caktuar përkatësisht 20 dhe 5 përqind. Ligji ekzistues nuk bën diferencime, dhe taksa doganore si për grurin dhe miellin është 10 përqind. Ndryshimi i taksave doganore të grurit dhe miellit nxjerr dy fitues: shtetin dhe fabrikat e blojës. Në faqen 2

Kakami rikthehet në Vlorë?

VLORË - Kakami shfaqet në Vlorë. Makina e tij ka lëvizur dje nëpër qytet, duke qëlluar me breshëri e duke shkaktuar terror nëpër lagje. Policia është vënë në ndjekje, por pa mundur të ndalojë makinën. Kakami ka qenë rivali i Zanit dhe pas trazirave ishte larguar drejt Greqisë. Në faqen 7

Ushtria e të varfërve në rrugë

SHKODËR - Të paktën 457 familje janë përjashtuar nga lista e ndihmës ekonomike. Sipas krerëve të zyrës që përgjigjet për ndihmat, përgjigjja negative për ta ka mbërritur nga inspektorati i qarkullimit rrugor. Në faqen 6

Në Durrës socialistët rebelohen ndaj Nanos

“S’na pëlqejnë ndryshimet e fundit në Qeveri” Vritet heroi i klandestinëve Erhë[n] shqiptarët, klandestinët, prostitutat, armët, narkotikët, të parët, dembelët... Por një natë më parë në Itali mes 30 klandestinëve, që kishin mundur të kapërcenin mbi një gomone Kanalin e Otrantos, njëri i ri shqiptar, ka marrë më në fund një tjetër epitet, atë të heroit. Bardh Rrozhani, është vrarë nga një bandë në Itali, për të mbrojtur nga përdhunimi një grup vajzash që kishin udhëtuar në të njëjtën gomone. Karabinierët italianë kanë bërë të ditur historinë e tmerrshme, të treguar nga bashkëshortja e Rrozhanit, gruaja e gjorë që ka bërë 15 kilometra në këmbë, pasi ka parë të rrëhet e më pas të vritet me breshëri kallashnikovi i shoqi. Gruaja - emri i saj nuk është bërë i ditur - ka treguar se bashkë me një grup prej 30 vetësh, kanë zbritur në brigjet italiane dhe më pas janë strehuar në një shtëpi të braktisur në fshatrat e Brindizit. “Prisnim të vinin njerëzit, që do të na rrëfenin rrugën për në Veri të Italisë”, ka treguar gruaja mes ngashërimeve. “Por në mbrëmje, në vend të tyre ka mbërritur grabitësi. Ishin katër-pesë vetë - tha gruaja e re - të armatosur me kallashnikov (kjo është vërtetuar më pas dhe nga karabinierët italianë). Ata kërkuan paratë që kishim me vete dhe për të na futur frikën, filluan të qëllojnë me breshëri e me pjesën e prapme të automatikëve. Por Bardhi - ka vazhduar mes lotësh gruaja e re - reagoi, kur banditët filluan të përdhunonin njësy të tre vajzat. Ata, në fillim e goditën e më pas e qëlluan me dy plumba në fytyrë”. Vrasja ka tmerruar të gjithë njerëzit, e larguan në një shpejtësi rrufe dhe në shtëpinë e vjetër, në mes të fshatit ka qëndruar vetëm gruaja, duke tentuar të ndihmojë të shoqin. “Qëndrova për orë të tëra mbi Bardhin, por ai nuk merte më frymë”. Gjatë gjithë natës, 25 vjeçarja ka udhëtuar dhe vetëm në mëngjes ka mbërritur në zyrën e karabinierëve të Leces, ku ka treguar në gjendje shok-u ngjarjen. Por ajo nuk ka mundur të identifikojë personalisht që i sulmuan dhe vranë barbarisht bashkëshortin në vendin që për ta, ishte ai i ëndrrave. DURRËS - Socialistët durrsakë reagojnë ashpër ndaj Nanos. Në mbledhjen e djeshme ata janë shprehur të pakënaqur me zhvillimet e fundit në Qeveri, duke kërkuar që diskutimi të shqyrtojë konfliktet e fundit me Presidentin dhe me Agollin. Ata kanë shprehur sërish pakënaqësi për ndryshimet e bëra në disa institucione të Durrësit, duke kërkuar që mendimi i tyre të merret parasysh nga qendra. Ata i janë referuar ndryshimeve si në Qeveri ashtu dhe në institucionet durrsake. Në faqen 2 S’na pëlqejnë ndryshimet e fundit në Qeveri. Në faqen 3