28/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 prill 1998

Kjo opozitë fle, duhet një tjetër

DEBAT/ Kush kritikon Qeverinë? Aleksandër Meksi Kriza e jashtëzakonshme dhe e gjithanshme që po kalon Shqipëria duket se nuk ka rrugëdalje të afërt, përderisa në Shqipëri nuk ka një opozitë reale. E kemi fjalën për një opozitë të rrësthuar në të kundërtën e aleancës së majtë të vendosur me synimin për ta larguar atë nga pushteti dhe me një program të qartë për të dale nga kriza dhe për t’u futur në rrjedhën e reformës. Opozita nuk bëhet as me fjalë, për të mos thënë më shumë, dhe as me flirtin me pushtetin pas këshillave të tij të ngushta. Kriza ka shpallët nga shteti. Sot jetojmë në një kohë, ku siç thotë Dritëro Agolli preshi kushton sa shufra e floririt dhe dicka duhet bërë. Ndërkohë asgjë nuk po ndodh, përkundrazi. Nëse pozita ndjehet e qetë, aspak e trubulluar nga përkeqësimi i gjendjes ekonomike nga krimi në rritje një gjë e tillë nuk i lejohet opozitarëve. Pra duhet të ishte një kohë veprimesh, e jo fjalimesh. Fjalime, në të cilat shalet gjithçka e gjithkush. Një gjë e tillë është e dobishme vetëm për pozitat, e cila është e interesuar që opozita të jetë siç është sot. Një gjë duhet për të dalë nga kriza dhe për t’u futur në rrugën mos thënë sharje, dhe as me flirtiin me pushtetin pas kështjellave të të njëjtit trajner. Kriza ka kohë që ka filluar përderisa pushteti u mor në mënyrë jo demokratike. Por faza reale e saj ndihet tashti, kur pas deklaratave të pafundme për sukses e mbështetje, papundësia e qeverisjes u bë prezente me ndodhitë thuajse groteske të fundit. Përkeqësimi i ndjeshëm i treguesve ekonomikë kryesorë të ekonomisë shqiptare në tërësi, dhe buxhetit të shtetit në veçanti, mosvendosja e rendit dhe e sigurisë në rrugët dhe lulëzimi i kontrabandës, mafia e instaluar në pushtet, sipas Frrrok Çupit nën sytë dhe me bekimin e pushtetit. Ajo duhet hetuar dhe ndaluar çdo lidhje kontribuuti i saj për sjelljen në pushtet të atyre që e kanë detyrë të ndalojnë. Spektri i partive që deklaruan kundërshtare të regjimit është sot mjaft i gjerë dhe i fragmentuar. Me një strukturë të tillë opozite asgjë nuk mund të arrihet në një çak kohor të shkurtër dhe opozita për këtë arsye e ndjen veten të qetë dhe të papërgjegjshme për fatet e vendit, për zgjidhjen e problemeve të shumta, në radhë të parë të atyre ekonomike. Qeveritë e kanë për detyrë të mënjanojnë varfërinë, e jo më të jenë shërbëtorë përpara rritjes galopante të çmimeve dhe të inflacionit që e tillë nuk i lejohet opozitës. Fjalime, në të cilat shfaqet të jetë e qetë sot. Një gjë duhet të jetë e qartë për ata që aspirojnë demokracinë e shtetit ligjor dhe ekonominë e tregut të lirë sipas modelit Perëndimor. Reformimi mund ta bëjnë vetëm grupimet politike që kanë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, që shprehet nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme për një program që synon e jep siguri për realizimin e reformimit të tillë të shoqërisë shqiptare. Opozita, që do të kundërshtojë pushtetin e majtë, do të duhet të ketë një program që përpunohet në mënyrë publike, elektoralit shqiptar të përcaktoje qartë synimet e saj dhe veprimet që dëshiron të ndërmarrë për të arritur këto synime dhe afatet, megjithëse 100 ditëshin, të bëjnë qesharake dhe diskreditues, pasi populli nuk do premtime të rreme. Unë nuk besoj se ka një pafundësi zgjidhjesh dhe aq më tepër në gjë t’hëta të dallueshme nga njëra-tjetra. Zgjidhjet, që partitë e opozitës i ofrojnë elektoratit shqiptar, sigurisht jo të gjitha të tilla që të jenë të qarta e të hollësishme dhe, duan apo nuk duan, nuk mund të bëjnë gjithçka ndryshe nga ajo që u bë në pesë vjet e shkuara. Do të rregullojnë vetëm gabimet, jo pazudhan të “rregullojnë” lejo (shkallënojnë) gjithçka, dhe

Komunistët: Vdekje Nexhmijes

Milloshi: Pushkatim edhe për Alinë TIRANË - Komunistët kërkojnë Nexhmijën po kështu dhe Ramiz Alinë. “Tradhtuan Enverin, po të vinim ne në pushtet pushkatimin do ta kishin pak”. Nën akuzë janë të tjerë anëtarët e Komitetit Qendror, të cilët kanë tradhëtuar idealin komunist dhe përkrahuar kundërrevolucionin që solli likuidimin e Partisë së Punës. Hysni Milloshi, në të njëjtën kohë është përgjigjur se vesë së Enverit dhe për deklaratat e dhëna në “Gazeta Shqiptare” vetëm dy ditë më parë, ku injoronte pasuesit e tij shokut. “Unë nuk i njoh këta komunistët e rinj”, ka deklaruar Zonia Hoxha. Dhe, Milloshin uka ngurruar t’i kthejë xhevap Nexhmijes. “Në pikëpamjen tonë, edhe ne nuk e njohim atë”, Milloshi e ka quajtur “ndër” distancimin e Nexhmije Hoxhës nga PK. “Ajo nuk është më komuniste, por vetëm antifashiste. E ka tradhëtuar Enverin që para ’90, kur në “Zërin e Popullit” shpalloseshin idetë e kundërrevolucionit”, ka deklaruar ai. Në faqen 4 Nexhmije Hoxha

Komandot serbe në Shqipëri

Alarm në Has, kapet spiuni që informonte Beogradin Dhjetë specialët e huaj u zbuluan nga një fëmijë Seancë sekrete e Tetës dhe Hajdaragës. Bombardohen tre fshatra në kufi TIRANË - Komandot serbe kalojnë kufirin. Një grup prej tyre ka hyrë në fshatin Pogaj në Has, pak metra larg vijës kufitare. Duke u paraqitur si ushtarë të UÇK, serbët kanë trokitur në një nga familjet e fshatit për të pirë ujë. Shqipja e dobët e tyre ka hedhur dyshimet tek fshatari, i cili fsheh tas ka dhënë alarmin në fshat. Të armatosur deri në dhëmbë, komandot kanë kërkuar informacione rreth anëtarëve dhe bazave të UÇK-së. Kush i strehojnë “terroristët” shqiptarë, vendet ku stërviten dhe të dhëna të tjera rreth tyre, kanë qenë në qendër të vëmendjes së miqve të paftuar. Alarmi i dhënë në fshat dhe ardhja e uniformave blu nuk ka mundur të frenojë largimin Polici serb në Deçan pranë makinës ku u vranë tre shqiptarë (Foto: ANSA) Në faqen 2

Ministritë, fshesa dytë e Nanos

Gati zëvendësime të tjera masive Në shënjestër edhe nivelet e dyta e të treta të dikastereve. TIRANË - Fshesa e Nanos rrezikon e n d ë s h m i n i s t r a t a. Ndryshimet në nivelet e tjera të ministrive do të prekin deri zëvendësat e titullarëve qendrorë, drejtorët e drejtorive si dhe njerëzit poshtë tyre. “Ndryshime do të bëhen dhe në ministri ku nuk janë ndërruar titullarët”, ka deklaruar një zyrtar i qeverisë, duke e zgjegjuar rrjetin e reformës në administratën qendrore. Në faqen 3 Kabineti i ri qeveritar (Foto: ATSH)

Nisin hetimet për Çopanin

Për marsin Nisin hetimet ndaj Adem Çopanit. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm duhet të përgjigjet për disa dokumenta që mbajnë firmën e tij, në ngjarjet e marsit të kaluar. Në faqen 3

Dështon sulmi mbi ndërtimet pa leje

Dështon sulmi i parë i bashkive kundër ndërtimeve pa leje i parashikuar për dje. Një vendim i gjykatës së Tiranës ka pezulluar shembjen e një ndërtimi në qendër të kryeqytetit, i cili nga ana e Policisë konsiderohej dhe Bashkisë, ishte konsideruar i paligjshëm. Në një kohë që javët e fundit është folur shumë për prishjen e ndërtimeve pa leje, e madje ishte hartuar edhe një plan për shembjen e tyre, ky i djeshmi është reagimi i parë që i bindi të gjithë se i ashtuquajturi “ortek antilegji kundër ndërtimeve abuzive” nuk do ta ketë të lehtë t’i vërë përpara ato. Në faqen 5

Qyteti, zonë e lirë kufitare

GAZETA e Shkodrës SHKODËR - “Zonë e lirë kufitare” - ky është lajmi më shpërndarë për qytetarët shkodranë. Numri dy i Ministrisë së Punës, Gjergj Leka ka premtuar në takimin e së dielës se së shpejti do të nisin praktikat për integrimin e qyteteve që ndodhen pranë brezit kufitar, për t’u pasur më vonë edhe me zonat më të thella. Konferenca e dytë e PBDNJ ka shërbyer njëkohësisht për paraqitjen e projekteve të shpejta, të cilat do të ndihmojnë rikëmbëjen e Shkodrës. Në faqen 6

OSBE në Vlorë me 25 delegacione të huaja

GAZETA e Vlorës VLORË - OSBE bashkë me 25 delegacione “pushton” sot Vlorën. Por është një pushtim që vlonjatët e kanë ëndërruar prej kohësh. Do të bëhen takime të shumta me pushtetin lokal dhe me biznesmenët dhe kjo mund të jetë një shans i vërtetë për qytetin. Ata do të qëndrojnë në pjesën e parë të ditës dhe me pas do të nisen për në Tiranë. Në faqen 7

Dy konvaleshencat ende të shkatërruara

GAZETA e Durrësit DURRËS - Ende të shkatërruara dy konvaleshencat e famshme. Po afron vera e këtij viti dhe asnjë rregullim nuk është bërë në dhomat e dy kampeve gjigande. I Përkasin si pronë dy Ministrive: asaj të Rendit dhe të Mbrojtjes, por që të dyja nuk kanë mundur të kryejnë asnjë investim për pushuesit e tyre. Ekonomisti i tyre shprehet se shpresohet t’i ishin unifikuar e “Albia” që do t’i rregullonin, por s’ndodhi kështu. Në faqen 8

Polici serb në Deçan pranë makinës ku u vranë tre shqiptarë

Njoftim i TELE-BINGO-s KOMBËTARE

LISTA E ÇMIMEVE FITUESE TË SHORTIT TË DATES 26.04.1998 TË TELEBINGO KOMBËTARE ÇMIMI MINI - BINGO Fitojnë çmimin Mini - Bingo me vlerë 4000 lekë të gjitha biletat me Nr. 3793 ÇMIMET E MËDHA Fitojnë të drejten e konkurrimit për çmimet e mëdha. Bileta Nr 3793 Seri 12; Bileta Nr 3793 Seri 70; Bileta Nr 3793 Seri 27; Bileta Nr 3793 Seri 10; 4 fituesit e mësipërm do të konkurrojnë ndërmjet tyre të dielën e ardhshme më datë 3 Maj 1998 për të ndarë: NJË APARTAMENT; DY AUTOVETURA; NJË UDHËTIM TURISTIK; ÇMIMET PLOTËSUESE: Fitojnë çmimin e tretë plotësues me vlerë 60 lekë të gjitha biletat e Serisë 14 (pavarësisht nga numri i biletës) Fitojnë çmimin e dytë plotësues me vlerë 180 lekë të gjitha biletat e Serisë 19 (pavarësisht nga numri i biletës) Fitojnë çmimin e parë plotësues me vlerë 300 lekë të gjitha biletat e Serisë 11 (pavarësisht nga numri i biletës) Fituese e çmimit Plotësues dhe Mini - Bingo mund t’i tërheqin ato pranë çdo pike shitje të Tole - Bingos dhe Toto - Futbollit. Fituesit e çmimeve të mëdha duhet të kontaktojnë menjëherë me Telebingo Kombëtare me numër telefoni. 414 - 29. Për shortin e ardhshëm janë hedhur në treg 100 Seri me numër nga 101 - 200.