05/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 prill 1998

Përse jemi të pistë?

FRaksione në Pelenë Reagon dhe Ceka: E ka për Berishën dhe Enver Hoxhën Përse jemi të pistë? Politikanët i përgjigjen Kadaresë Ruçi: Po ia mbajti, le ta provojë vetë FRAKSIONE NE PELENA Bledar Zaganjori Së fundi në Partinë Socialiste lindi debati i vjetër për një term të ri, jo vetëm për këtë parti, ai i fraksionit, mendimit të ndryshëm, por të institucionalizuar brenda një force politike. Ashtu siç do të vijë më parë, kur ndërsa kishte dalë në skenë mocioni Nano, përkrahësit e kryetarit të burgosur kërkonin një ngulm institucionalizimin e fraksioneve në parti, duke sjellë për ilustrim shembuj deri nga ligjet e fizikës, për t’i zbatuar më pas brenda partisë dhe në politikë. Nga cilësimi thjesht si shprehje të mendimit oponent apo mendimit ndryshe jo shumë vjet larg, tanimë është të kaluar në një fazë më të lartë të organizimit të oponencës, në atë të krijimit të grupimeve dhe shpalljes së mëvetësisë nga drejtuesit e partisë, duke i quajtur ato fraksione. Por çfarë janë fraksionet në politikën shqiptare? A kanë ekzistuar ato më parë? Gjatë pesëdhjetë vjetëve të kaluara, në dominimin e jetës së vendit nga një parti, duket se as nuk pranoheshin edhe tani si koncept e jo më si përmbajtje. Ndërsa edhe vetë fraksionistët e sotëm të kësaj partie ende e kanë të paqartë se çfarë kërkojnë dhe si do të justifikojnë grupimin e tyre: në cilat pika të programit mendojnë ndryshe nga udhëheqja apo se çfarë mund të bëjnë më mirë. Si ide e fraksioni u hodh përsëpari në PD nga vetë Berisha në fillimet e tij, çka premtonte shumë në drejtim të zhvillimit të demokracisë, jo vetëm për shumë forca politike, por edhe brenda radhëve të një partie. Por, që pas u harrua me dashje nga njerëz të caktuar të partisë. Në PS, ndonëse u luftua në ’96 për të pasur të drejtën e institucionalizimit të fraksioneve, kjo ide ka mbetur ende e fshehur në sitarët e pushtetareve, pasi nuk ekziston as në statutin e ri të kësaj partie. Eksperienca e parë në gjirin e dy partive më të mëdha, ku propozohet ka shërbyer vetëm sa për të ardhur në pushtet e forca për pozitat, ka bërë që edhe TIRANE - Politikanët shqiptarë reagojnë në bllok: “Kadaréja na ka akuzuar pa të drejtë, le të vijë vetë ta provojë të drejtojë këtë vend”. Vetëm një ditë pas akuzave pa ekuivok që shkrimtari i madh lëshoi në drejtim të njerëzve që drejtojnë politikën, këta të fundit janë hedhur në sulm. Është kërkuar që ai të flasë me emra, është thënë me zë të lartë që Kadareja është nxitur sikundër u është thënë këmbanave se duan apo nuk duan njerëzit apo Kadareja kjo është klasa politike. Për shumë nga krerët e forcave politike shqiptare, njeriu i letrave nuk ka pasur të drejtë dhe se ai do të bënte mirë të mos kalonte në përgjithësi, por të fliste me emra konkretë. Emra konkretë apo jo duket se fjala e shkrimtarit ka djegur socialistë e demokratë, republikanë e aleancistë. Në faqen 2

TIRANE - Politikanët shqiptarë reagojnë në bllok: “Kadaréja na ka akuzuar pa të drejtë, le të vijë vetë ta provojë të drejtojë këtë vend”.

Nga Kukësi në Prizren: Mes shqiptarëve të përgjakur dhe serbëve të çoroditur

REPORTAZH NGA ZONA E LUFTËS Në faqen 4 Kufiri shqiptaro-jugosllav dy ditë më parë (Foto: Hektor Pustina)

Deputetë protestojnë: Duam lekët

Parlamentarët të inatosur për rrogat Dy javë acarim mes “të zgjedhurve të popullit”, pastaj zgjidhja Berisha heziton TIRANE - Telashe edhe për rrogat e deputetëve. Financat e parlamentit janë vënë në shënjestër nga vetë njerëzit e ligjit. Është dashur një VLORA: “INA I KTHEN, NDRYSHE...” Gjynah “du...”

Droga shkaktare e krimeve në Durrës

GAZETA e Durrësit DURRËS - Prokuroria bën bilancin e krimit të tre muajt e parë në Durrës dhe rezultatet janë tronditëse. Droga, një fenomen i viteve të fundit, del si shkaktarja e pjesës më të madhe të krimeve që shkaktohen nga të rinjtë. Prokuroria sugjeron për uljen e krimit nisjen e çarmatimit të popullatës, e cila vazhdon të jetë e armatosur. Në faqen 8

Majko: O.K., por jo me këta...

… dhe të gjitha të grupimeve dhe shpalljes së mëvetësisë nga drejtesit e partisë, duke i gjykuar ato fraksione. Për më parë? Gjatë pesëdhjetë vjetëve të kaluar, në dominimin e jetës së vendit nga një parti, shprehja më e përdorur ka qenë grup armiqësor, ku ndokush që guxonte të shprehte një fjalë të ndryshme me atë të Hoxhës kalonte në burg të paktën çerekun e viteve të jetës së tij. Me ndërtimin e sistemit, u tha e premtua shumë për lirinë e shprehjes së mendimit në parti. Por, vetëm njëzet më pas filloi të tërheqë një dukuri e re, më e theksuar nga në Partinë Demokratike atë kohë, kur ata që mendonin ndryshe nga Berisha, formuan jo pak, por tre parti të reja, pasi nuk mundën të gjenin hapësirë për të thënë mendimin e ndryshëm nga ai i kryetarit. Fraksioni atëherë a pa si herezi, dhe herezia e morën emrin edhe barësit e këtij mendimi. Ashtu si në PD dhe në PS fraksioni as nuk u pranua dhe … Parlamentarët të inatosur për rrogat Maiko: O.K., por jo me këta...

Parlamentarët të inatosur për rrogat

TIRANË - Telashe edhe për rrogat e deputetëve. TIRANË - vënë në shënjestër nga vetë njerëzit e tij. Është dashur një një protestë me shkrim në Kryesinë e Kuvendit nga grupi i socialistëve që në zyrat e financës të reduktohen radhët e gjata të deputetëve dhe personelit (sekretarë, roje etj). Një protestë e grupit socialist i ka dhënë fund hallit të përhershëm të deputetëve për problemin e pagave. Ditën e djeshme ka shënuar edhe fundin e vuajtjeve për të gjithë hartuesit e ligjeve që nuk kanë munguar të vijnë edhe nga rrethet. Në Kryesinë e Kuvendit janë parë dje edhe deputetë që duken shumë rrallë gjatë seancave parlamentare, por edhe në mbledhjet e Komisioneve të përhershme. Vetëm dje arka e Parlamentit ka përballuar fluksin e lartë të kërkesave, jo vetëm të deputetëve. Berisha hezitón Zhulali i kthehet PD-së TIRANË - Berisha zgjedh bashkëpunëtorët sipas kontributeve në periudhën e rebelimit. Për liderin e PD-së tashmë ekziston prova e vetme e zgjedhjes së njerëzve në forumet e larta drejtuese të partisë së tij të re rrethuar në opozitë. Burime të besueshme në selinë e PD-së, saktësuan dje se ristrukturimi i organeve drejtuese të partisë në të gjitha nivelet është bërë sipas këtij parimi. Në faqen 2 Në faqen 3

Tiranë, Bashkia mbetet pa policë

TIRANË - Bashkia e Tiranës u gdhi dje më e pambrojtur se kurrë. Qytetarët, që prisnin të dera e hekurit e saj mbërritjen e orarit të pritjes së popullit, u çuditën edhe vetë me durimin që patën për të mos hyrë pa leje brenda. Përveç rojës së zakonshme, asnjë polic nuk u hodhi vështrime të rrepta nga më shumë se një patrullë, madje edhe shitësit ambulantë morën frymë të lehtësuar dje kur nuk u gjend askush me pamje prej polici që t’i urdhëronte për të zbrazur tezg at larg derës nga hyn kryetari i Bashkisë. Në faqen 5 VEFA, hetime për ish-drejtorin e BKT-së TIRANË - Ish-kreu i Bankës Kombëtare Tregtare ka ndihmuar hapjen e llogarive të fshehta të Alimucajt. Prokurorët kanë shprehur dyshimet e para të tyre rreth veprimtarisë së kësaj banke dhe drejtuesit të saj Eduart… Për pak muaj Alimucaj ka arritur të zhduke nëpërmjet transfertave bankare mbi 140 milion dollarë nga paratë e kreditorëve të VEFA-s. Njërit i akuzuar … sqaro jne, se shumë shpejt hetimet do të drejtohen edhe ndaj Ypit, i cili duhet të përgjigjet për pozicionin e tij gjatë këtyre veprimeve bankare. Banka Turge… humuar aktivitet piramidale. Në faqen 9 Burgjet: Duam Hავarin TIRANË - Njerëzit e burgjeve protestojnë ndaj largimit të Havarit. Në ndërtesën dykatëshe të Drejtorisë ndjehet një lloj përgjegjësie. I gjithë personeli është në pritje të vendimit të Kryeministrisë. Megjithëse Havari vazhdon normalisht punën, të varfërit ndjehet një farë indinjate ndaj pezullimit të tij. Të gjithë uniformat blu … shprehen me keqardhje për largimin e dorës së hekurt që për dy muaj ka ndryshuar gjithçka në administratën e burgjeve. “Nëse ikën Havari, kjo Drejtori nuk do të marrë më veten”, thonë disa prej efektivëve të grupit të gatshëm të Drejtorisë. Në faqen 2

Gjinushi “dush” për paratë

VLORA: “NA I KTHENI, NDRYSHE...” VLORË - “Dush” i ftohtë për Gjinushin në Vlorë. Pas Farudin Arapit, i bie radha kryeparlamentarit të përgjigjet para të brezëve të kreditorëve, për edhe të veteranëve dhe ushtrarakëve të liruar. Mesazhi i tyre ka qenë i prerë: të na kthehen paratë, ndryshe nuk shkëpusim të votojmë në zgjedhjet lokale, e më pas do të nisim protestat në Sheshin e Flamurit. Skënder Gjinushi

Kapet gjysëm milioni USD heroinë

GAZETA e Tiranës TIRANË - Kontrolli bludhe mbi 1500 gram heroinë ia sekuestruar nga policia. Një sinjalizim i mbërritur pasditen e 1 Majit në sallën operative ka bërë që autopatrullat “Shqiponja” të vihen në alarm. Brenda pak sekondave një aksion ka bërë që forcat e rendit të gjenden në një nga lokalet e periferisë, ku në një makinë të parkuar jashtë, kanë zbuluar heroinën e bardhë. Në faqen 5

Prefekti Fino: Mbyll sytë për doganat

GAZETA e Shkodrës SHKODËR - Prefekti Laçe, i kërkon zëvendëskryeministrit Fino që të ulë kontrollin për doganat e të lejojë tregtarët të kalojnë sasi më të madhe mallrash drejt Malit të Zi. Gjithçka ka ardhur pas protestës së tregtarëve dhe drejtuesve të automjeteve. Këta të fundit janë shprehur se kontrabandën e bëjnë hapur në liqen e nuk ka pse pengohet kalimi i ushqimeve. Në faqen 6

Berisha mbajti sigurimsa

TIRANË - Ministri i Rendit kundër opozitës. “Kur Partia Demokratike kishte shumicën parlamentare, në Ministrinë e Brendshme ka pasur më shumë oficerë ish-sigurimsa të shtetit sesa në periudhën e qeverisë aktuale”, Ministri i Rendit Publik, Perikli Teta deklaroi dje në Parlament se oficerët e ish-sigurimit kishin mbushur Ministrinë e Brendshme gjatë një seance parlamentare, kërkuar nga deputeti i PD-së Myslym Murrizi. Në faqen 2

Njoftim i TELE-BINGO-s KOMBETARE

LISTA E ÇMIMEVE FITUESE TË SHORIT TË DATES 03.05.1998 TË TELEBINGO KOMBETARE ÇMIMI MINI - BINGO Fitojnë çmimin Mini - Bingo me vlerë 4000 lekë të gjitha biletat me Nr 2834 ÇMIMET E MEDHA Fitojnë të drejtën e konkurimit për çmimet e mëdha. Bileta Nr 2834 Seri 145; Bileta Nr 2834 Seri 104; Bileta Nr 2834 Seri 166; 3 fituesit e mësipërm do të konkurrojnë ndërmjet tyre të dielën e ardhshme më datë 10 Maj 1998 për të ndarë: NJE APARTAMENT; NJE AUTOVETURE; NJE UDHETIM TURISTIK; ÇMIMET PLOTESUESE: Fitojnë çmimin e tretë plotësues me vlerë 60 lekë të gjitha biletat e Serisë 171 (pavarësisht nga numri i biletës) Fitojnë çmimin e dytë plotësues me vlerë 180 lekë të gjitha biletat e Serisë 190 (pavarësisht nga numri i biletës) Fitojnë çmimin e parë plotësues me vlerë 300 lekë të gjitha biletat e Serisë 169 (pavarësisht nga numri i biletës) Fituesit e çmimeve Plotësuese dhe Mini - Bingo mund t’i tërheqin ato pranë çdo pikë shitje të Tele - Bingos dhe Toto - Futbollit. Fituesit e çmimeve të mëdha duhet të kontaktojnë menjëherë me Telebingo Kombëtare me numër telefoni. 414 - 29. Për shortin e ardhshëm janë hedhur në treg 100 Seri me numër nga 201 - 300.