07/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

7 maj 1998

DEBATET MBI KADARENË Politikanët bashkë vetëm kur i shan

DEBATET MBI KADARENË Politikanët bashkë vetëm kur i shan Teodor Keko Ditën e diel në “Gazeta Shqiptare” u botua një bashkëbisedim i gazetës me figurën e letrave shqipe, Ismail Kadare. Eshtë i kuptueshëm interesi ynë për prononcimin e një dimensioni të tillë, që ka dhënë prova të shumta, se e njeh realitetin dhe personazhet e tij. Në këtë bashkëbisedim, Kadareja flet edhe për klasën politike shqiptare. Me pak fjalë, ai thotë, se Shqipëria sot është “e sëmurë”. Klasa politike shqiptare, thotë Kadareja, jo vetëm s’po përpiqet të shërojë vendin, por duket sikur është e interesuar për të kundërtën. Nga pikëpamja vizuale, kjo klasë ka qejf të kapardiset e të fryhet, i pëlqejnë pozat dhe ëndërron e punon alla makiavelçe, vetëm për të marrë pushtetin. Ai shton se kjo klasë nuk ka parime dhe se, po vazhdoi në këtë rrugë, e ka fundin në gji-qin e Hagës! Dje, pa kaluar mirë edhe wikendi shqiptar, politikanët tanë nxituan ta kundërshtojnë Kadarenë. Republikanë Mediu (siç e quan ai veten!) i tha Kadaresë: ehu, këto i dimë edhe ne! (pra, i pranon akuzat!). Ti, futu në lojë, po ta mbajti! ... gjë të re! Ai përsëriti ç’ka thënë Berisha për ish-shokët e tij të armëve. Tregohet mbi i butë se babai i socialistëve, Agolli. Ironizon shumë më pak se republikani veteran Godo dhe s’ka asgjë nga cinizmi i Babo Natales. Çeka! Ne, që jetojmë në këtë vend, kemi shprehur publikisht qëndrimin tonë për “klasën” tonë politike, i cili është: 1. Kur shkatërrohet një vend, fajin e kanë të gjithë politikanët, sepse nuk qenë të aftë ta parandalonin katastrofën me kompromiset dhe i hodhën benzine zjarrit! Pa përjashtim, të gjithë “kapitanët” e politikës shqiptare duhet të largohen me turp nga skena jonë politike! 2. Politikanët tanë janë hajdutë! Ata hyjnë pa brekë në mullaqe në politikë dhe sot janë me apartamente, ku mund të lush edhe bilardo, vetura luksoze, biznese etj. Ku i gjetën lekët, kur atyre s’u lejohet me ligj biznesi privat? 3. Pozita dhe opozita janë në paktin e “kadive” firmos dhe vulos, është e ngritur në bazë KLANESH! (Janë botuar listat me emrat konkretë!) 4. Politikanët tanë janë injorantë, fodullë dhe bu-dallenj, që nuk ua gjen shokun, edhe sikur t’i biesh Shqipërisë kryq e tërthor me gomar topall! (Edhe për këtë akuzë, janë dhënë shembuj konkretë). Natyrisht, që politikanët do ta kundërshtojnë Kadarenë, kjo nuk hyn në profeci! Por të trishton “argumenti” i tyre, një argument meskin, femëror, inatçi! Kur një gjeni shpreh mendimet e tij, i thuhet FALEMINDERIT, edhe kur s’je dakord! Një gjeniu, që punon për këtë vend më shumë se ministria e Milos dhe qeveria e Nanos, nuk i kujtohen historia, s’i kërkohen emra dhe nuk i thuhet me cinizëm rrugaçëror: Megë bëhet më mirë, hajde, bëje vetë!… Unë vetëm në një pikë e shoh me dyshim Kadarenë: Që këta e kanë vendin në Hagë, kjo dihet, por a merren ata të Hagës me këta njerëz, që na luajt nga mendja e kokës të gjithëve? Druhem se mjekët s’do t’i lënë të venë në gjyq… … eane wikenët shqiptar, politikanët tanë nxituan ta kundërshtojnë Kadarenë. Republikani Mediu (siç e quan ai vetën!) i pranon akuzat!). Ti, futu në lojë, po ta mbajt! Aleancisti Ceka kundërshton Kadarenë me “argumentin”: fol me emra konkretë! Socialisti Ruci “mbrohet” me dy linja: e para, po pati të drejtë Kadareja, populli shqiptar s’ka afësi qeverisëse(!) dhe, e dyta, pse s’fol Kadareja, kur ne hanim arul (Me një llaf, meqë s’fole atëherë, mos fol më!). Edhe demokrati “brezi të katërt”, Xhaferri, është kontra Kadaresë! Ai e vlerëson si shkrimtar, ama, nuk pranon, që në politikë ka klane! Që politikanët tanë nuk kanë moral, kjo duket në faktin se u bashkuan për herë të parë në një agjërim, sapo iu prek rehatia e tyre! U bashkuan pikërisht këta njerëz, që s’janë bashkuar as për hir të Shqipërisë! Ata kundërshtuan pikërisht ato qindra faqe diskutimesh parlamentare e hartime gazetash, që kanë shkaravitur sipas koniunkturave e pozicioneve tërë këto vjet po për ato gjëra, që foli Kadareja. Kadareja nuk thotë as-

Pesë partië socialiste

FRAKSIONET NE PS / Ruçi: Ata të flasin brenda partisë. Lejohen kritikat Nga Agolli te Brokaj klanet kundër Kryeministrit Pëllumbi: Për Nanon duhet votim në Kongres FRAKSIONET NE PS / Ruçi: Ata të flasin brenda partisë. Lejohen kritikat Pesë partië socialiste Nga Agolli te Brokaj klanet kundër Kryeministrit Pëllumbi: Për Nanon duhet votim në Kongres TIRANE- Pesë parti në një. PS e sotme duket të jetë më pak e bashkuar se kurrë ndonjëherë, krahasuar edhe kohën e mocionit Nano para dy vjetësh. Atëherë në parti ishin përvijuar vetëm dy krahë, ndërsa sot, lëvizojnë plot pesë, nga të cilët tre janë oponentë të thekur të kryetarit. Më i riu nga tërë është grupimi apo fraksioni i Brokajt, i përbërë nga një numër të pakënaqurish nga politika e Nanos, përfshirë edhe ish-ministrat, të cilët e kanë akuzuar hapur Nanon për paaftësi në drejtimin e qeverisë. Ndërkaq, më i forti i oponentëve, duket se është Agolli, kjo edhe për peshën e rëndë që kanë fjalët e tij dhe ndikimin që ai në popullin socialist. Ndërsa, duket se më i qarti në mendimet dhe kritikat ndaj Nanos është profesor Pëllumbi, i cili së fundi kërkoi mbajtjen e një Kongresi të PS. Në faqen 3

Maskat e natës grabisin “Mercedesin” e Nanos

KRISMA NE PERIFERI TIRANE - Maskat, kete rradhe e kanë tepruar! Nuk dihet nëse ka qenë një rastësi për to, apo një plan i studiuar, por në rrjetë këtej herë kanë qenë një peshk vërtetë të madh: vetë Mercedesin ... luks o Kryeministrit, Rexhinës. Ishte ora 22.00 e të martës, kur të famshmet maska, kishin zënë pritë në një vend tashmë të preferuar për to në Kryeqytet: Ohxhakun, kur në horizont kanë parë të shfaqet një Benz-Mercedes i zi tërë shkëlqim. Nuk kanë ngurruar: si në trupingjeshur kanë zënë pritë, të ndihmuar dhe nga kalashnikovët e duar. Benz-i ka ndaluar që të dëgjohet nga makina kanë dalë shoferi dhe shoqëruesi i ngushtë së Nanos. Ka qenë e pamundur për ta të dllo[p?] nga novimi. Të rrethuar keqazi nga kapuçonët e tyta automatikut kanë lënë në duar të mugëtarëve të papritur automjetin luksoz. Pas kësaj në Tiranë ka ndodhur nami: makina të policisë që lëviznin me shpejtësi nga njëri cep i Tiranës në tjetrin për të kapur autorët e këtij rrëmbimi. Dy shoferë-sit të Rexhinës, janë gjendur vërtet ngushtë; pasi kanë mbetur në këmbë kanë lajmëruar me radio kolegët e tyre, që kanë ardhur ti marrin pas disa orë pritje. Me gjithë kërkimet e shumta të policisë, Benz-i nuk është gjetur, por sidoqoftë, këto organe kanë bërë të një njohur edhe targën TR 5157 A, targë e bardhë. Flitet që pikërisht kjo e fundit i ka ngatërruar keq maskat, që cilat nuk e dinin se disa targa shtetërore kohët e fundit, janë bërë të verdha të bardha. Ndryshe, s’do guxonin ta ndalonin.

Hajdari në Vlorë, ftesë e frikë

Deputeti demokrat: Jam i vendosur që të shkoj Komiteti kundër: “S’duhet të shkelë” Deputeti demokrat: Jam i vendosur që të shkoj Hajdari në Vlorë, ftesë e frikë Komiteti kundër: “S’duhet të shkelë” TIRANE - Vlora përgatitet të presë Hajdarin, Pollon e Ritvan Boden. Megjithëse Pollo e Bode e kanë provuar edhe herë të tjera shijen e “fitoreve” në qytetin e protestave, duket se ajo që ka shkaktuar më tepër polemika është vizita e papritur dhe e guximshme e Hajdarit. “Une nuk “MBRETI” KTHEHET NE SHQIPERI E SFIDON BURGUN

GAZETA e Shkodrës Prefekti Laçej kundër Ministrit Solis

SHKODER - Konflikt mes Prefekturës dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Emërimi i numrit dy të bluzave të bardha, Millan Janko ka shkaktuar irritimin e krerëve të Shkodrës, të cilët e quajnë të padrejtë emërimin e tij. Prefekti Laçej në një letër të hapur tregon të gjitha misteret e një emërimi. Në faqen 6

Komiteti kundër: S’duhet të shkele

TIRANE - Vlora përgatitet të presë Hajdarin, Pollon e Ritvan Boden. TIRANE - shijen e “fitores” më tepër polemika është vizita e papritur dhe e quajturshme e Hajdarit. “Unë nuk kam frikë të shkoj gjithkund në Shqipëri, kam bërë fushatë më 29 qershor mes plumbave”, tha dje Azem Hajdari për Gazetën Shqiptare. Ndërsa po aq indiferent është treguar edhe lideri lokal i socialistëve të Vlorës, Niko Veizi. “Këta janë individë të diskredituar jo vetëm në Vlorë, por në gjithë Shqipërinë, e quaj ulje të flas për ta”, tha dje prerë Veizi. Në faqen 2

Stuhi në Veri: Digat rrezikojnë përmbytjen

Edhe dy ditë me shi TIRANE - Imazhet e fshatrave të përmbytur të Lezhës vendësin në gatishmëri të gjithë veriun. Informacionet e mbërritura për rritjen e nivelit të ujit të lumenjve pas reshjeve të shumta të dy ditëve të fundit, kanë dhënë alarmin në Tiranë. Në faqen 4

“MBRETI” KTHEHET NË SHQIPËRI E SFIDON BURGUN

TIRANE - Mbreti tenton sërish të vijë në atdhe. Leka Zogu, trashëgimtari i fronit mbretëror pritet që të kthehet në Shqipëri pas pushimeve verore të gjata në Johannesburg. Burime legale konfirmuan dje se janë marrë të gjitha përgatitjet për një pritje sa më madhështore dhe për me tepër të sigurt të tij. Nga konfirmimet para del, se Leka Zogu mund të kthehet sërish në atdhe nga fundi i majit ose në fillim të qershorit. Megjithëse për trashëgimtarin e fronit ka një proces të hapur nga Drejtësia, burime legale ishin thënë se një gjë e tillë s’do përbëjë problem. Në faqen 2 Leka Zogu gjatë mitingjeve për monarkinë

Sulm me gjoba bingove “janë pa licencë”

GAZETA e Vlorës VLORE - Sulm bingove të Vlorës. Këtë herë është zyra e tatim-taksave që ka mbyllur katër prej tyre dhe ka vënë disa gjoba milionëshe. Kontrollet po bëhen për pajisjet me licenca, shumica e të cilëve nuk i kanë. Megjithatë, ndërkohë në Vlorë kanë lindur dhe katër bingo të tjera, pasioni më i ri dhe më i madh i vlonjatëve. Në faqen 7

Pa ujë e drita bllokojnë rrugën

GAZETA e Durrësit DURRES - Uji dhe dritat hedhin në protestë banorët e Xhafzotajt. Ore të tëra pa furnizim për komunën buzë rrugës Tiranë-Durrës kanë bërë që të bllokohet kjo rrugë. Vendimi është marrë nga dhjetra kryefamiljarë rreth orës 21.30 të së martës dhe ka qenë ndërhyrja e policisë që ka zgjidhur situatën. Në faqen 8

NATO befason Tiranën: Nuk do të vendosim trupa

Ndërkohë Kosova regjistron të vrarë të rinj TIRANE - NATO nuk do të ndërhyjë në Shqipëri, vendimi është marrë dje papritur në Bruksel duke çoroditur edhe Tiranën zyrtare. Atlantiku Verior nuk e ka parë të arsyeshme një angazhim ushtarak për momentin në tokën shqiptare. “Shqipëria duhet të ndihmojë vetën” kanë konkluduar ministrat e pesëmbëdhjetës duke lënë kështu pezull një kërkesë që ka dalë prej kohësh nga kancelaritë e Tiranës. Ndërkohë që zyrtarët shqiptarë nuk kanë preferuar të japin një përgjigje për këtë vendim të papritur. Në faqen 11