10/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 maj 1998

Përse Hoxha u hodh kundër flokëve

DOKUMENT Aglim Mero Me gjithë radikalizmin me të cilin po kryhej “revolucionarizimi” i jetës së vendit, në qiellin shqiptar dukej se frynte një fllad liberalizimi. Kjo si pasojë e disa faktorëve politikë dhe ekonomikë. Midis tyre mund të përmenden “fitoret” e Revolucionit Kulturor në Kinë, që e qetësoi disi E. Hoxhën për vazhdimësinë e marrëdhënieve shqiptaro-kineze, vazhdimi i ndihmave ekonomike në rritje i Kinës për Shqipërinë. U duk se do të përfundonin veprat e mëdha si Kombinati Metalurgjik i Elbasanit, që ishte quajtur nga E. Hoxha, çlirimi i dytë i Shqipërisë, Hidrocentralet mbi Drin, ai i Vaut të Dejës e Fierzës, etj. Në këtë “eufori” u bënë edhe zgjedhjet për Kuvendin Popullor. Dy ditë, pas zgjedhjeve, bëhej mbledhja e Plenumit të KQ. E. Hoxha Dhimitër Agolli dhe Agim Mero Enver Hoxha Vijon në faqen 10

Donin të vrisnin Nanon

Tre snajper për liderin e PS REPORTAZH/ Me Hajdarin e Pollon në rrugëtimin e tyre drejt qytetit të revoltave Zbulim i prokurorëve që hetojnë mbi tragjedinë e vitit të kaluar

PD rikthehet në Vlorë: 7 të plagosur

Gurë, duartrokllitje e indiferencë FITOI VLORA Fatos Baxhaku Gurët kanë fluturuar mbi makinat e opozitës. Fytrya e zbehtë e Pollos ka reflektuar shqetësimin e momentit të parë, policia me maska dhe pa maska ka vigjiluar në mbrojtje të politikanëve të PD-së, shumë vetë janë inatosur, erantë për të gjitha tendencat e partisë nga çdo anë që vijnë. Ndërsa të dy palët brohorisnin me zë të ngjirur në miting, vetëm pak qindra metra larg njëri-tjetrit, shumica e vlonjatëve u turrponin të mbaronin punët e tyre. Tashmë të lodhur nga të tjerë - duke përfshirë edhe gazetarët - janë merakosur, shumë kanë reaguar në një miting tjetër, por vlonjatët dje kanë treguar shenjën më të madhe të civilizimit, të aftë që ta tregojnë vetëm qytetet që kanë mbi shpinë me qindra shekuj histori: normalitetin. Pas shumë gjaku të derdhur nëpër rrugët e qytetit vitin që shkoi, pas shumë lotësh që vazhdojnë të rrjedhin në sytë e nënave labe, pas shumë sharjesh e protestash duket se Vlora me anë të një “proteste” tjetër, atë të heshtjes, ka dashur tu kujtojë politikanëve shqiptarë se nuk ka nevojë më për armiqësira apo për urrejtje, ka nevojë vetëm për paqe nga ajo e mbara, ajo që sjell punë e mbarësi për të gjithë. Shumë kush mund të rrahë sot gjoksin: Arrita të shkel edhe në Vlorë në vendin që më kishin kërcënuar. Në fakt, për njerëzit që kishin një vit pa shkelur në Qytetin e Flamurit, hapi i djeshëm ishte pa dyshim një sukses politik. Ndonëse me xhama të thyer njerëzit që deri disa muaj më parë as që e shkonin ndërmend se do të arrinin t’i afrohen Skelës, e kanë bërë punën e tyre. Pavarësisht nga kjo, dje fitore më të madhe e kanë arritur vërtet vlonjatët. Dje kanë treguar se kanë mbetur po aq mikpritës e tolerantë nga ata të ngjirur në mitingjet, vetëm pak qindra metra larg njëri-tjetrit, shumica e vlonjatëve vraponin të mbaronin punët e tyre. Tashmë të lodhur nga dhimbja, të përdorur nga politika, të harruar nga perspektiva që ende vonon të mbërrijë, shumica e qytetarëve të Vlorës nuk kanë dashur t’ia dinë nëse bëhet apo jo miting politik, nëse palët janë apo dy. Peshkatarët kanë vazhduar punët e tyre në det pa u shqetësuar ndopak nga palët që dje kanë hedhur të dyja palët e kundërshtarëve politikë, aty nga muzgu kanë nisur të gjallërohen edhe skafet. Marinarët e vjetër janë interesuar më shumë për biletin e motit se sa për atë që “ka ësht thënë në Pallatin e Sportit apo në Sheshin e Flamurit. Të tjerët, njerëzit më të thjeshtë, ata që ngasin ende biçikletat e vjetra, kanë vrapuar për të siguruar bukën e përditshme. Karvani i veturave të mbushura me politikanë, vëzhgues e gazetarë ishte kthyer mbrapsh për në Tiranë. Në makina është diskutuar mbi atë që ndodhi kutuar mbi atë që ndodhi, kush ishte në Vlorë. Të gjithë bashkë, nga të gjitha palët kanë qenë të lehtë-suar, secili ka bërë detyrën e tij, pavarësisht nga incidentet e vogla që pritshnin prej ditësh. Të gjithë dje kanë thënë: Faleminderit Vlorë. Edhe një herë njerëzit e Qytetit të Flamurit kanë përse të jenë krenarë. Është njëkohësisht një mesazh dhe duhet të vlejë të të dyja palëve. VLORE - Pollo e Hajdari hyjnë dje në Vlorë me karvanin e gjatë të makinave të paparaprirë nga policia dhe përfaqësuesi i OSBE-së. Dan Evert. Vizita, që prej ditësh mendohej si një dëshmitar i rrezikshëm për opozitarët, dje është realizuar me një hyrje gati normale, por me një lagrim në ankth e frikë. Incidentet nuk kanë munguar, madje edhe me rrezik për krejt e PD-së, por qyteti, banorët - me mbërritjen e makinave jo pak të zhurmshme - u ka hedhur aty me një vetën një jeshtrim indiferent prej njerëzish që në atë moment kishin të tjera gjëra më të mira për të menduar e bërë. Gjithësesi Pollo, Hajdari, Topalli, Demi, Bejo, Vejsiu kanë bërë mitingun e tyre të parë në Vlorë pas një periudhe të gjatë mungese. Forcat speciale ruajnë Urën e Mifolit gjatë kalimit të karvanit të PD (Hektor Pustina) Në faqen 6

Në garë Sokol Bare e Fatos Klosi

Luftë klanesh për kreun e SHIK Në faqen 2 Bare Klosi

Donin të vrisnin Nanon

TIRANË - “Atentat ndaj Nanos” - me këtë fjali përmblidhet i gjithë hetimi i tragjedisë së 14 Urës Vajgurore. Kryeministri aktual i vendit - në atë kohë udhëheqësi i fushatës elektorale të socialistëve - ka qenë në shënjestrën e kundërshtarëve politikë, qëllimi i të cilëve ka qenë eliminimi fizik. Hetuesit e çështjes dhe burime të Prokurorisë së Përgjithshme japin të njëjtin përfundim për atë që u quajt ngjarja më e rëndë e vitit të kaluar. Në faqen 3

Amnisti shtëpive pa leje

PROPOZIM Amnisti shtëpive pa leje Apostoli: Legalizim me pare TIRANE - Aksioni i rreptë kundër ndërtimeve pa leje, ka lënë me frymëmarrje pezull, shumë vetë. Pyetja e tyre sot është: “Sa seriozisht e ka shteti?”. Po në vend që ndërtimëve pa leje, t’u hiqeshin gurët e themelit, a s’do të ishte më mirë që shteti, të ligjëronte ato që nuk prishin punë dhe të merrte taksa për të tjerat? Kështu edhe evitohen problemet sociale dhe nga ana tjetër shteti nuk prish diçka, që me xhepin e tij do t’i ishte shumë vështirë ta zëvendësonte për më mirë. Në faqen 9

Senat e Parlament apo çfarë?

TIRANE - Kushtetuta në dilemën për dhomat e Parlamentit. “Kam shumë pak shpresa që opsioni im për Senatin të miratohet në Komision”, Sabri Godo, republikani bashkëkryetar i Komisionit Kushtetues ka qenë dje pesimist për parlamentin me dy dhoma. Duket se ka gjetur shumë pak përkrahje ideja e Godos për një parlament me të tillë, i cili të konsakrohet në draftin e ri të kushtetutës. Anëtarët e Komisionit Kushtetues nuk kanë arritur të bien dakord, nëse Parlamentit do të jetë si ky aktuali me një dhomë apo do t’i shtohet edhe Senati. Në faqen 4

Ndërtimet po prishin lashtësinë

GAZETA e Durrësit DURRES - Arkeologjia apelon: “Na mbroni nga shkatërrimet!” Antikiteti i Durrësit është në rrezik. Gjendja tepër e rëndë e objekteve të arkeologjisë, mosveprimi i ligjeve që kanë të bëjnë me nëntokën muze të Durrësit, të shpallur si të tillë që në vitin 1961, kanë krijuar një gjendje tepër shqetësuese në kryeqytetin e arkeologjisë të vendit tonë. Në faqen 8

Vriten gra gjatë festës së nënave

GAZETA e Shkodrës SHKODER - Dita e nënave festohet me gjak. Dy gra kanë gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale, por nuk kanë mbetur pas edhe burrat. Aspak e volitshme për infermieren 27 vjeçare Mimoza Nehaj. Në orën 11.00 të ditës së mërkurë, kur po kalonte në qendër të qytetit në lagjen “Qemal Stafa” një motoçikletë e ardhur me shpejtësi i shkaktoi vdekjen. Në faqen 6

Tre ushtri gati për në Shqipëri?

KOSOVA/ SANKSIONE TË REJA BEOGRADIT TIRANE - Ushtarët e tre shteteve të huaja mund të zbarkojnë shpejti për t’u vendosur në kufijtë e nxehte të Veriut. Hapi që mund të ristë shpresat e shumë vetëve për eliminimin e konfliktit, që po shkakton viktima në Kosovë. Në faqen 4 Nga protestat e djeshme në Prishtinë (foto: ANSA)

VLORE - Pollo e Hajdari hyjnë dje në Vlorë me karvanin e gjatë të makinave të paparaprirë nga policia dhe përfaqësuesi i OSBE-së. Dan Evert. Vizita, që prej ditësh mendohej si një dëshmitar i rrezikshëm për opozitarët, dje është realizuar me një hyrje gati normale, por me një lagrim në ankth e frikë. Incidentet nuk kanë munguar, madje edhe me rrëzik për krejt e PD-së, por qyteti, banorët - me mbërritjen e makinave jo pak të zhurmshme - u ka hedhur aty Forcat speciale ruajnë Urën e Mifolit gjatë kalimit të karvanit të PD (Hektor Pustina)