05/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 prill 1998

Parlament me një apo me dy dhoma, nisin polemikat

KUSHTETUTA Në faqen 3

PSE NA DUHET PLEQËSIA

Spartak Ngjela U bënë 7 vjet që vazhdimisht politika shqiptare flet dhe stërflet për kushtetutën në këto momente, duket, ndonëse të cara të mëdha dhe inkonseguenca, diçka mund të arrihet në lidhje me përpilimin dhe miratimin e një kushtetute shqiptare. Pa i hyrë çështjes se cilat janë dobësitë e kushtetueshmërisë shqiptare në përgjithësi, nga diskutimi aktual në lidhje me parashikimin ose jo të një senati në kushtetutë, s’është e vështirë të kuptohet se përsëri motivet politike janë ato që dominojnë dhe kushtëzojnë ecurinë normale të procesit të kushtetutës. Në të vërtetë kushtetuta është kompromis në vetvete, si raport ky mes organizimit të shtetit dhe të drejtave të individit në një shoqëri: kurse brenda kushtetutës, në funksion të mekanizmit të qeverisjes, dy dhomat e parlamentit janë pika që si tendencë duhet të eliminojnë pasionet kur është qip[t?]are ka mundësi ta strukturojë institucionalisht kohezionin e brendshëm, në mënyrë që të mos jetë kaq e kërcënuar nga dy rreziqet që e kanosin prej dekadash: Diktatura dhe Anarkia. Mendoj se ka ardhur koha që të kthellohemi për të kuptuar se një demokraci e pastrukturuar institucionalisht te con ose në diktaturë ose në anarki. Pikërisht për këtë nuk duhet të harrojmë se ngs., përsëri shpëtimin e shoqëror nga rreziku i anarkisë do ta kërkojmë te diktatura, jo vetëm që do të japim përsëri histori[?] një dëshmi të paaftësisë tonë, por duke parë edhe situatën zonale përqark nesh, do të bëhemi shkak për të humbur sërish lirinë. Liria e individit në një shtet nuk mund të konceptohet në rast se si qendër e gravitetit rreth të cilës duhet të vërtitet politika është ligji, kurse funksionimi i ligjit është pat- duhet të eliminojnë pasionet kur është fjala për ligjin. Por ne sot ende nuk po e kuptojmë dot që kushtetuta e re e një vendi ose përcakton një kushtetutë nuk është as armë që duhet të përdoret për të mbrojtur pushtetin politik, dhe as mjet për të marrë këtë pushtet. Konflikti që spikat në këtë çështje sot duket se është i tillë, sepse mazhoranca kërkon qetësinë absolute në mbajtjen e pushtetit dhe i trembet kontrollit nëpërmjet një senati. Po opozita? Opozita është kapur nga një traditë kushtetuese perëndimore dhe pavarësisht se i konvenon në prishjen e absolutizmit të mazhorancës, në fund të fundit tendenca e saj është brenda frymës të strukturimit të një pushteti legjislativ brenda koncepteve të traditës demokratike. Gjithësesi duhet të kuptoje se nëse vuajmë nga defektet e imediates, dhe gjithmonë i trembemi së ardhmes. Prandaj politika shqiptare në këto 7 vjet ka mbetur peng e pasionit imediat, duke e detyruar të gjithë shoqërinë shqiptare të paraqitet në këtë kohë evolucionit permanent të qytetërimit perëndimor të pastrukturuar dhe me njerëz që ditaditës humbasin perspektivën e edhe shoqëria sh- [teksti vijon në kolonën pranë] në rast se qëndër kurse funksionimi i ligjit është patjetër strukturë institucionale. E pra, në funksion të kësaj, është përsëri pasioni politik për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, ai që po na ndalon të kuptojmë se ay dhomat e Parlamentit nuk janë veç një hap përpara në lidhje me kompromisin si element kryesor në ecjen përpara në emancipimin shoqëror. Është e pamundur që një shoqëri të emancipohet drejt qytetërimit modern pa një klasë politike të emancipuar, kur duhet të jetë e ndërtuar brenda frymës së shtetit modern. Në humbasim gjithmonë kohë dhe harrojmë se kemi humbur mjaft deri tani, në rast se nuk jemi në gjendje të kuptojmë se pasioni për pushtet ka duhenuar shoqërisë lirinë dhe shtetit institucionet, atëherë asgjë nuk do të bëjmë dot edhe në këtë fund shekulli, ndonëse se pas para një viti e pamë vetën, mu në zgrip të shkatërrimit tërësor. Prandaj me të drejtë mund të themi se konflikti i sotëm në lidhje me Senatin si dhomë parlamentare, nuk është një konflikt principesh juridike, por një konflikt politik që ushehet nga pasioni për pushtet. Çdo institucion i ri që tenton për të shuar pasionet politike drejt një arsyeje normale për shtetin, pavarësisht që është moment pozitiv në historinë e ndërtimit të shtetit modern shqiptar.

Ku është elita politike shqiptare?

OPINION / Politikanët e sotëm përballë figurës së Lumo Skëndos Aurel Plasari L[?]eximi i mendimit të një mendimtari aktiv, si ai i L. Skëndos, mund të bëhet në më shumë se një mënyrë. Po të nisesh nga specifikat tipologjike të këtij mendimi, pa shpërfillur tekstet letrare, historiografike, vëzhgimet albanologjike, letërkëmbimin zyrtar dhe atë privat etj., mund të realizosh një lexim në një diskursive të shkrimeve në të cilat ai u qaset dukurive të shoqërisë shqiptare, posaçërisht dimensioneve të saj kolektive, d.m.th. duke e trajtuar faktin social shqiptar si grup, sistem apo strukturë. Është fjala për tekste si Sa e varfër është sot Shqipëria dhe si mund të shpëtohej nga kjo varfëri (“Kalendar Kombiar”, 1900). Të shpresojmë vetëm nga vëllimet tona (“Kalendar Kombiar”, 1914), Fakte[?] dhe mësim (“Delli”, 1915), Shpresa dhe puna (“Delli”, 1916). Letra mbi nje udhëtim në Zvicër (Sofie 1915), Do me ftuar dhe gjetur shërimi i Vijon në faqen 12

Njerëzit e CIA mbërrijnë në kufi

Dy helikopterë ushtarakë i zbarkojnë në Kukës Ekspertët amerikanë vëzhgojnë zonën e zjarrit Bisedime sekrete me krerët e Divizionit dhe policinë veriore Njerëzit e CIA mbërrijnë në kufi Dy helikopterë ushtarakë i zbarkojnë në Kukës Ekspertët amerikanë vëzhgojnë zonën e zjarrit të Veriut, por nga ky takim nuk ka dalë asnjë hollësi. Madje, as nga pala shqiptare. Burime të ambasadës amerikane në Tiranë nuk e kanë komentuar vizitën. Në faqen 4 Rugova dhe Hollbruk dje në Prishtinë (Foto: ANSA)

Masakër në mort: Nëntë të plagosur

Pas varrimit LUSHNJE - Masakër në drekën mortore. Një vrasje misterioze natën e së hënës në varrezat e dëshmorëve është pasuar nga një krim më i rëndë. Katër maska kanë qëlluar me breshëri në lokalin ku familjarët po kalonin drekën e përmotshme, pas varrosjes së të riut. Një i vrarë dhe nëntë të plagosur, dy prej të cilëve janë rëndë. Policia mendon se është hakmarrje mes bandave rivale, pasi viktima e parë ishte gjetur me një maskë në kokë. Në faqen 8

Me verën ndryshon orari i ujit

TIRANË - Uji i pijshëm do të mbërrijë paksa më ndryshe në Tiranën e verës së sivjetshme. Ministria e shëndetësisë tha dje se kjo do të bëhet në mënyrë që të shmangen problemet që vijnë nga vakuumet për një kohë të gjatë në tubacionet e ujit të pijshëm. Do të pijmë ndoshta më pak ujë këtë verë, por të sigurt - sipas Ministrisë - se do të jetë më i pastër se lëngu i rrezikshëm që kemi pirë për ujë vitet e shkuara. Orarët do të ndryshojnë dhe dikur do të ketë madje edhe penalizime. Në faqen 5

Digjen të shkathtë e fajdeve

Komisioni Parlamentar i ekonomisë ka diskutuar dje për projektligjin e fajdeve. Jemin Gjana kishte përgatitur një listë të gjatë pyetjesh për kryetarin e Këshillit të Mbikqyrjes Farudin Arapi. Është fiksuar data e fundit, pas të cilave çdo veprim me firma huamarrëse do të konsiderohet i paligjshëm dhe ata që kanë tërhequr paratë pas kësaj date, do të duhet t’i kthejnë. Deputeti Jemin Gjana, ka thënë se PD nuk është dakord me këtë projektligj dhe ka hartuar një tjetër, të cilin do ta sjellë shpejt në Parlament. Arapi ka sqaruar se shpërndarja e parave do të nisë nga firmat e vogla, kurse për të tjerat do të pritet shitja e pronave. Në faqen 9

K apet ushtria e klandestinëve

VLORË - Pesë gomone dhe një motoskaf kanë qenë “viktimat” e para të “Guardia di Finanza” në bregdetin e Vlorës. Por më shumë se 200 klandestinë kanë mundur të arrijnë në bregdetin e Puglias. Këta të fundit janë kapur duke qenë enigmatik numrin e personave që kanë mundur të çajnë rrethimin italian. Sipas ANSA-s, në bregdet e në brendësi të tij janë kapur 206 persona, shumica e të cilëve shqiptarë, por edhe të kombësive të tjera. 159 persona, mes të cilëve shqiptarë, irakene e qytetarë nga Bangladeshi janë ndaluar në momente të ndryshme përgjatë gjithë mbërmjes së të hënës. Në faqen 7

UEFA harron shqiptarët

TIRANË - Shqipëria akoma e drithëruar për pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Edhe pse kanë kaluar dy javë nga inspektimi i Task Force akoma nuk ka asnjë njoftim zyrtar, lidhur me konkluzionet e “vizitës” së tyre. Kanë qenë ngjarjet e fundit në Kampionatin tonë, e sidomos gjendja skandaloze e fushave të stadiumeve, të cilat kanë detyruar komisionin e UEFA-s, të vijë urgjentisht në Shqipëri për të inspektuar gjendjen. Edhe pse ka parë dy ndeshje në “Qemal Stafa”, duket se ata nuk janë të bindur plotësisht lidhur me zhvillimin e aktiviteteve evropiane në vendin tonë. Gjithçka lidhet me kondicionin e fushave. Përveç stadiumit të Tiranës asnjë prej të tjerëve nuk mund të quhet stadium, e aq më tepër fusha, ku lojtarët e kanë shumë të vështirë të mbajnë topin, e aq më tepër të mendojnë për skema taktike. Në faqen 11

Ja emra të rinj

Lista me 47 personat Në faqen 11

Teta: Gjeta shtëpi për policinë

SHKODËR - Ministri Perikli Teta ka udhëtuar dje drejt Shkodrës për të gjetur kompromisin për shtëpinë e policisë. Debatet e mëparshme dhe ultimatum i bluzave të bardha kishin lënë pezull gjithçka. Për rrëth një orë ministri ka biseduar në zyrën e prefektit Laskë Juka ka qenë i pranishëm edhe drejtori i policisë Pjerin Ndreu, së bashku me autoritetet e tjera lokale e të rendit, por pa pranua gazetarët. Në faqen 6

Ndërtime ngatërrojnë policinë

VLORË - Ndërtime pa leje ngatërrojnë policinë. Nuk dihen kompetencat dhe ndërkohë askush nuk merr përsipër të zgjidhë hallët e një qytetari të cenuar prej tyre. Specialistë vlonjatë të kësaj fushe bëjnë të ditur se ligjet në fuqi favorizojnë ndërtimet pa leje në vend që t’i pengojnë. E ndërkohë në Vlorë lulëzojnë plot 177 të tilla dhe dy policë; ajo ndërtime dhe e rendit, që nuk vepron dot karshi tyre. Në faqen 7

Zgjedhjet: konfirmohen kandidatët

DURRËS - Koalicioni qeveritar do të dalin me një kandidatë të PAD në zgjedhjet e Bashkisë së Shijakut, ndërsa PD ka gati 10 kandidatë që do të vihen në garë. Ndërsa zgjedhjet po afrojnë mbeten ende mister emrat e kandidatëve për kryetar Bashkie, por përgurhën të paktën nga të majtët, se më cilën parti do të përfaqësohen në këtë qytetleri para pak kohësh në duart e “bluve”. Kryetari i saj deri tani ka qenë i komanduar i Ballit, që mund të futet sërish si kandidat për zgjedhjet e reja. Në faqen 8

Rugova dhe Hollbruk dje në Prishtinë (Foto: ANSA)