19/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 maj 1998

Kthehen pronarët e vërtetë

SHERRI POLITIKES Që kur prona nuk është më e të gjithëve, por ka pronarë, në më të shumtën e rasteve më shumë se një, që pretendojnë pronësinë, konceptet e kapitalizmit janë ngatërruar keq. Kush ka në duar një tapi të vjetër e të zverdhur nga koha, që për vite e ka fshehur, e ka kuptuar shumë mirë, se më shumë se çdo lloj ndjenje tjetër pronësie, ajo i ka dhënë hallë. Më në fund, kur sistemet ndryshuan dhe njerëzit nuk kishin më frikë të pohonin: “Po, kam pronë”, shprehsm se do të arrinin të gezonin atë që u ishte mohuar për 50 vjet, gjyshërve dhe baballarëve të tyre. Nuk qe e thënë. Politika e përdori pronarin atëherë kur i duhej, ashtu si rëndom bën me të gjithë në fushata parazgjedhore. Ajo që ndodhi me kthimin e pronave mund të përmblidhet vetëm me një fjalë: kaos. Që ndarja e tokës do të shkaktonte probleme sociale, kjo ishte një gjë që parashikohej. Kush i ka punuar tokat për 50 vjet, ka harruar ose nuk do të kujtojë se kujt i përkasin. Por jo për këtë, pronarët nuk ekzistojnë. Kadastrat janë dhe gjithçka mund të verifikohen. Ligjet ekzistuese dhe ato të reja që lidhen me pronën, kanë zvarritur aq gjatë problemet sa duket se zgjidhja është e pamundur. Shteti gjithmonë është në fazë emergjence, gjithmonë ka gjëra të tjera që vijnë të parat, dhe ato që lidhen me pronën shtyhen. Pastaj thuhet se prona është koncepti bazë i kapitalizmit. Dikush sot jeton me të keq, se në shtëpinë e tij jetojnë njerëz të tjerë, që ligji i ka dhënë të drejtën të banojnë deri në një zgjidhje të problemit të tyre. Për zgjidhjen ka pasur gjithmonë shtyrje afatesh. Disush tjetër ka tokë në një fshat, ku kanë ardhur njerëz të rinj, që as dinë se kush është pronari dhe kanë ndërtuar një shtëpi. Dikush tjetër e ka tokën në një vend ku nuk mund t’i kthehet dhe për këtë është parashikuar kompensimi, në tokat e bregdetit apo diku tjetër. Po këto toka vetë, a nuk kanë pronar? Në fjalorin e politikës është përdorur termi “ish-pronarë”, që i ka ngatërruar edhe më keq gjërat. Në fund, kur enda ka njerëz që zihen (konfliktet e pronësisë janë dhe një nga motivet më të zakonshme që shtyjnë në vrasje), aprovohet një ligj për shitjen e tokës bujqësore si shqiptare ashtu edhe të huajve. Kërkesa është e FMN-së, dhe objektivi është që të tregu të bëhet funksional. Po kush do ta shesë tokën? Ai që “banon”, apo pronari që tund në duar tapinë? Qeveritarët përgjigjen se ligji i ri nuk e fuqizon atë të riun, që glet për ndarjen e tokës. Po nuk arritëm të zbatojmë këtë, si mund të zbatohet një tjetër ligj, më i avancuari? Kush i ka zgjidhur problemet me tokat, kanë qenë ata që kanë pasur diçka në dorë, që ka qenë kthyer vetes dhe miqve të tyre. Pjesës tjetër që ka pritur radhën, i ka mbetur vetëm pjesëza “ish”, para fjalës pronar. Shumë shpesh, nëse për këtë nuk zgjedh një zgjidhje, ato do të kthehen në ish-prona. Nuk duket dhe aq e vështirë në të thënë. Prona P.I kthehet ish-pronarëve dhe ata t’ia shesin kujt të duan. Nëse kapërcehet radha, atëherë gjërat do të bëhen shumë më të vështira.

Ramiz Alia: Ku gaboi Enveri

TIRANË - Ramiz Alia ka folur mbi të sotmen dhe të kaluarën e Shqipërisë. TIRANË- Ramiz Alia ka folur mbi të sotmen dhe të kaluarën e Shqipërisë. Një nga librat që është pritur me shumë interes në Itali ka qenë një nga intervistat e tij me Lino de Matteis. Cili është roli i tij i vërtetë në “aventurën” shqiptare të viteve të fundit. Ramiz Alia është një liberal apo një pasues i vërtetë i diktatorit më të fundit komunist të Shqipërisë? përgjigjen mund ta gjeni në një intervistë të gjatë - pjesë nga e cila po botojmë në sot - aty mund të gjeni marrëdhëniet e tij të ndërlikuara në një kohë që endet nëpër Libri De Matteis po bëhet gati të ribotohet në një botim që mendohet të jetë i suksesshëm në Itali. Gazeta Shqiptare mendoi se këto pasazhe mund të jenë të vlefshme në radhë të parë për të shpjeguar historinë e Shqipërisë së viteve të fundit. Në faqen 3 Ramiz Alia dhe Enver Hoxha

Seksi? Kjo është puna jonë

Debat mbi moralin e pushtetarëve. “Jo kontrollit” Meidani e Bezhani kanë kërkuar “figurë morale” Si duhet të jenë politikanët e viteve 2.000. Të shpenguar apo të shthurur? Debat mbi moralin e pushtetarëve. “Jo kontrollit” Meidani e Bezhani kanë kërkuar “figurë morale” TIRANE - Politikanët në sherr kundër Bezhanit e Meidanit për çështjen e kontrollit të nderit. “Jeta private është e paprekshme. As Bezhani dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë”. Ky ka qenë në thelb mendimi i të gjithë njerëzve të politikës që nesër pretendojnë të drejtojnë shtetin. Një deklaratë e njërit prej dosjeve se kërkon të kontrollojë pastërtinë pasurore, penale dhe morale të zyrtarëve, ka shkaktuar polemika të ashpra në politikë. “Kjo është e pamundur dhe nuk mund të bëhet dot me asnjë lloj ligji”, thanë dje liderë politikë të kampeve kundërshtare. Sipas politikënve të pozitës dhe opozitës, Bezhani të shohë dosjet e Sigurimit e të mos kërkojë gjëra që nuk i takojnë. “Bezhani nuk është absolutisht njeriu që duhet të kontrollojë virgjerinë morale të politikanëve”, thanë politikanët. Në faqen 2

Nano duhet të takojë Berishën

Dy “armiqtë” e vjetër ballë njëri-tjetrit. Kur do vijë paqja... Nano duhet të takojë Berishën Ruci në favor të takimit të madh TIRANE - Ruci është shprehur për domosdoshmërinë e një takimi mes Nanos dhe Berishës. Madje, lideri socialist ka shkuar deri atje sa të deklarojë, se “është një absurditet mos takim mes të dyve, jo takimi”. Në një intervistë televizive, pasi ka folur për drejtimet kryesore të punës së qeverisë, Nano pa pritur ka lëshuar ftesën për një takim mes tij e Berishës në një të ardhme të afërt. Tashmë pritet përgjigja e kreut PD, ndërsa të tjerë janë shprehur në favor. Në faqen 2 Nano Ruci Berisha

Tregtarë në revoltë për kasat

GAZETA e Vlorës Tregtarë në revoltë për kasat VLORE - Shpërthejnë ankesat e tregtarëve vlonjatë për kasat regjistruese. Taksat e mirëmbajtjes, të cilat kapin shifrat nga dyzet deri në gjashtëdhjetë dollarë në vit, kanë irritur njerëzit që merren me tregti. Prej një viti, shumë pak prej firmave kanë zhvilluar aktivitetin e tyre. Viti i mbarështet ka detyruar shumë prej tregtarëve të mbyllin aktivitetin e tyre me shpresën për t’i hapur sërish kur të përmirësohet gjendja. Por kjo nuk ka penguar organet e tatim-taksave që të kërkojnë taksën e kontrollit. Në faqen 7

Misteri i zhdukjes së argjendit

GAZETA e Tiranës Misteri i zhdukjes së argjendit TIRANE - Argjendi shqiptar çohet dëm. Kuintalë të tërë argjendi të tretur derdhen përditë nëpër rrugë në formë nitratesh dhe kripërash të këqija, në vlerëshme. Burimi kryesor janë spitalet me aparaturat e tyre të radiologjisë si dhe moria e studiove fotografike që përdorin tretësirat e argjendit për qëllimet e tyre. Specialistë të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se nuk e dinë ku përfundojnë sasitë e kripërave të argjendit që përdoren në repartet e radiologjisë. Në faqen 5

Mjekët dhe arsimtarët në grevë

TIRANE - Grevë njëorëshe e mësuesve dhe mjekëve të kryeqytetit. Sipas paralajmërimeve, zhvillohet sot greva e arsimtarëve dhe bluzave të bardha të Tiranës. Ndërkohë që arsimtarët e thanë me anë të sindikatës së tyre se po bëjnë këtë për të kërkuar paga më të larta, mjekët kanë shpallosur ndër arsyet e këtij veprimi vetëm një. “Kërkojmë takim me ministrin, brenda datës 15 maj”. Në faqen 9

Dashuronë mban peng familjen

KUÇOVE - Tashmë një familjeje kuçovare nuk i mbetet veçse të gëzojë fundin e një “aventure” të rrezikshme. Të një histori që përfundoi me gjak. Të gjithë, prindërit, vajza dhe dy vëllezërit e saj, janë marrë peng dhe në mëngjes nga një i ri, i cili në fund është vetëvrarë, pasi policia, përmes një aksioni-spektakël arriti të shpëtojë pengjet. Në faqen 8

Berat, eksploziv shkollës

BERAT - Eksploziv në një prej gjimnazeve të Beratit. Dje pasditen nxënës kanë shpëtuar për mrekulli, ndërsa tri-toli ka shkaktuar një pjesë të mirë të hyrjes kryesore në katin e parë. Akti terrorist ende nuk ka emër konkret, ndërsa policia ka piketuar dyshime e para. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur dje, rreth orës 09.40, në ndërtesën trekatëshe të një prej tre gjimnazeve që ndodhen në periferi të lagjes “Dëshmorët e Kombit”. Në faqen 8

“Le të njihen” Fraksionet në PS prekin kreun

“Le të njihen” Fraksionet në PS prekin kreun TIRANE - “Fraksionet duhet të zyrtarizohen lart në qendër, jo në bazë”, kështu ka deklaruar një deputet socialist që, ndonëse nuk dëshiron të dalë me emër, është ndër oponentët në PS. Parlamentari i majtë ka kritikuar mënyrën se si këto mendime trajtohen në forumet drejtuese të partisë. “Unë them se mendimin ndryshe duhet ta shfaqin në forumet drejtuese të PS, kryesi dhe KPD, dhe kur të mos pranohen atje, atëherë duhet të zyrtarizohen fraksioni në parti. Në faqen 2

MALI I ZI NDERMJETES KOSOVE-SHQIPERI?

ROME - Edhe Mali i Zi është prej peshëmaresjes së një pale të tretë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Faktorin e jashtëm e ka quajtur të rëndësishëm ministri pa portofol i qeverisë malazeze, Ferhat Dinosha, i cili pati së fundi një takim me shefin e diplomacisë shqiptare, Paskal Milo. “Zgjidhjet për Kosovën mund të arrihen vetëm nëpërmjet dialogut direkt në prezencën e mediatorëve të huaj”, tha Dinosha në takim. Ministri i vendit fqinj shprehu edhe opinionin e tij për shqiptarët, të cilët jetojnë në Mal të Zi. Ai i quajti ata “një faktor që ka nisur të integrohet në aktivitetin politik, ekonomik dhe social të vendit”. Nga ana e tij, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Milo tregoi për interesin me të cilin Tirana i ka ndjekur dhe i ndjek të gjitha zhvillimet demokratike të Malit të Zi. Me interes është ndjekur, sipas Milos, zhvillimi i zgjedhjeve të fundit presidenciale, ku faktori shqiptar ka luajtur një rol të rëndësishëm në fitoren e Presidentit aktual. Në faqen 11 Kosovarë protestojnë kundër dhunës (Foto: ANSA)

Gjinushi në fushatë për zgjedhjet

GAZETA e Durrësit Gjinushi në fushatë për zgjedhjet DURRES - Gjinushi në Shijak: Duhet të fitojmë Bashkinë e qytetit. Kryetari i Parlamentit ka zbbritur të dielën në mbrëmje në këtë qytet me synimin e krijimit të terrenit të nevojshëm për të fituar Bashkinë e qytetit në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin e ardhshëm. Gjinushi, mësohet se i ka zhvilluar bisedimet në Kafe Erzeni me aktivistët që janë simpatizantë të koalicionit qeveritar. Në faqen 8

Njoftim i TELE-BINGO-s KOMBETARE

LISTA E ÇMIMEVE FITUESE TË SHORIT TË DATES 17.05.1998 TE TELEBINGO KOMBETARE ÇMIMI MINI - BINGO Fitojnë çmimin Mini - Bingo me vlerë 4000 lekë të gjitha biletat me Nr 1073 ÇMIMET E MEDHA Fitojnë të drejtën e konkurimit për çmimet e mëdha. Bileta Nr 1073 Seri 377, Bileta Nr 1073 Seri 346 Bileta Nr 1073 Seri 352 3 fituesit e mësipërm do të konkurrojnë ndërmjet tyre të dielën e ardhshme, më datë 24 Maj 1998 për të ndarë: NJE APARTAMENT, NJE AUTOVETURE, NJE UDHETIM TURISTIK ÇMIMET PLOTËSUESE Fitojnë çmimin e parë plotësues me vlerë 60 lekë të gjitha biletat e Serisë 314 (pavarësisht nga numri i biletës) Fitojnë çmimin e dytë plotësues me vlerë 180 lekë të gjitha biletat e Serisë 340 (pavarësisht nga numri i biletës) Fitojnë çmimin e parë plotësues me vlerë 300 lekë të gjitha biletat e Serisë 362 (pavarësisht nga numri i biletës) Fituesit e çmimeve Plotësuese dhe Mini - Bingo mund t’i tërheqin ato pranë çdo agjenti të Tele - Bingo dhe Toto - Futbollit. Fituesit e çmimeve të mëdha duhet të kontaktojnë menjëherë me Telebingo Kombëtare me numër telefoni, 414 - 29. Për shortin e ardhshëm janë hedhur në treg 100 Seri me numër nga 401 - 500, si edhe biletat e shortit special të datës 31 Maj.