20/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 maj 1998

NATO gati për zbarkim në Shqipëri

BRUKSEL - Vendosja ose jo e trupave të NATO-s në Shqipëri do të merret edhe njëherë në shqyrtim. Gjithsesi, në rast se një gjë e tillë do të vendoset, në mision do të marrin pjesë nga 7 000 deri në 20 000 forca ushtarake. Ekspertët e Aleancës po studiojnë edhe njëherë të gjitha opsionet e mundshme, të cilat do t’i paraqesin pastaj në mbledhjen e semestrale të Ministrave të Jashtëm të Aleancës që do të zhvillohet në Luksëmburg më 28 maj. Ky studim po kryhet pas alarmit me të cilin qeveria e Tiranës i është drejtuar NATO-s për ndihmë. Ky studim përfshihet në kuadrin e një planifikimi që po kryhet që prej dhjetë ditësh në gjirin e NATO-s për 20 aksione ushtarake, nëpërmjet të cilave do të ndihmohen vendet në kufi me Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë, për të mbrojtur mirë kufijtë e tyre dhe për të parandaluar çdo shtrirje të mëtejshme dhe të rezekshme të konfliktit. Kjo punë filloi me iniciativën e Shteteve të Bashkuara dhe do të përfundojë pikërisht më 28 maj në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Aleancës, në Luksemburg. Në faqen 11

Triumfi i pronës së vjetër

Majko: Kjo do na çojë në një kompromis historik me të djathtët Triumfi i pronës së vjetër Të majtë e të djathtë dakort: T’u kthehet pronarëve Politika bën autokritikë: Pa këtë zgjidhje s’ka qetësi TIRANË-Prona t’u rikthehet pronarëve të vjetër. Asnjë nga njerëzit e politikës nuk i ka shprehur më në fund ish-pronarët që vazhdojnë sërish të shpresojnë tek tapitë e vjetra që ua kanë lënë të parët e tyre. “Jemi drejt një kompromisi historik me të Djathtën për çështjen e pronave”, tha dje Pandeli Majko, një nga njerëzit më të moderuar në Partinë Socialiste. Pikërisht, socialistët, ata që deri dje as që nuk donin t’ua dëgjonin emrin pronarëve të vjetër kanë pranuar sot kompromis me të Djathtët për të kënaqur edhe atë pjesë të elektoratit shqiptar që duan apo s’duan ata do ta kenë kundër. Megjithatë përsëri të djathtët e të majtët që në thelb janë për rikthimin e pronës pronarëve të vjetër të tokës ngatërrojnë sërish nocionet. “Jemi për tapitë e ’46”, thotë socialdemokrati

Nano: Asnjë pengesë për të takuar Berishën

Flet Blushi, zëdhënësi i Kryeministrit TIRANE - Nano kërkon të takohet me Berishën? Nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit. Të paktën kështu konfirmuar zëdhënësi i Kryeministrit shqiptar, Ben Blushi që ka dhënë të kuptohet, se kreu i ekzekutivit nuk ka parë pengesa në këtë pikë. “Perderisa Shqipëria është e aftë të lidhë marrëveshje dhe kontrata me partnerët ndërkombëtarë, është e paimagjinueshme që të mos lidhen marrëveshje brenda vendit mes palëve”, ka deklaruar Blushi për “Gazeta Shqiptare”. Duke shpjeguar qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare, zëdhënësi Blushi, ka bërë tek mosfunksionimi i marrëveshjeve dhe kontratave mes palëve, një nga pengesat që kanë ndikuar për keq gjatë këtyre viteve në politikën shqiptare.

Ramiz Alia, diktatori i fundit apo liberali parë?

Flasin Lubonja, Pëllumbi, Mero Ramiz Alia dhe Enver Hoxha TIRANE - Ramiz Alia është një nga figurat më të diskutueshme sot për sot në Shqipëri. Jo vetëm nga ato që ka qenë e shkruar, por më tepër nga ato që nuk thotë e rolin që ka luajtur në politikë. Ndërsa, vetëm pak vite më parë ishte më i hapur të kritikonte Enverin, sot Ramiz duket sikur e mbron atë, sepse nuk ka shumë dëshirë të flasë për Hoxhën. Aktualisht figura më e “urryer” e politi- kanë shqiptarë, që nga Pëllumbi i PS, Gjinushi i PSD e deri te Berisha i PD. Të tërë të njohur me parë me Alinë, dikush ministër i tij, dikush mjek pranë tij, dikush tjetër përpunonte vijën politike të Partisë së Punës. Ndërsa, duket se ata që e pësuan, jo vetëm nga kritikat e tij, kanë më tepër respekt se të tjerët për figurën e Alisë. Ndërkohë, që japin dhe më të plotë figurën e njeriut që qëndroi pranë Hoxhës deri në fund. Në faqen 2

Elbasan, mësuesit në grevë për pagat

ELBASAN - Arsimtarët elbasanas kanë përkrahur totalisht kërkesat e sindikatës së pavarur të arsimit. Dje në gjithë rrethin, afro 2 mijë mësues të të gjitha niveleve janë përfshirë në një grevë një ditore, në shenjë proteste kundër heshtjes së qeverisë përballë pretendimeve mbi pagën dhe kushtet e punës. Greva ka qenë një oreshe dhe është zhvilluar në orën e dytë të mësimit. Askush nuk është dukur nëpër klasa, ndërsa mësuesit janë grupuar, duke u shpjeguar nxënësve se pse ishte vendosur ky lloj “pushimi”. Ndërsa mësimi është ndërprerë, është gjendur dikush që të dërgonte informacionin e plotë dhe të menjëhershëm në Ministrinë e Arsimit. Në faqen 8

Durrës, e rrethon policia vret veten

DURRËS - Operacioni i policisë mbrëmë vonë për të kapur një të dënuar të përjetshëm, por ai s’dozërohet dhe vret veten. Aksioni është bërë rreth orës 21.00 nga skuadrat e kriminales pasi kishin marrë informacion se 24-vjeçari i shumëkërkuar ndodhej në shtëpinë e tij. Kjo e fundit ndodhej në pjesën e ish-kenetës së Durrësit dhe i kërkuari jetonte aty me prindërit. Policët i kanë bërë thirrje atij që të dorëzohej dhe kanë pritur për disa minuta një përgjigje. Kanë hedhur dhe pritën për disa minuta një përgjigje. Kanë kërkuar ta bindin edhe prindërit për një gjë të tillë, por kjo nuk ka qenë e mundur. I rrethuar dhe në vend që të përgjigjej me armë, veten me një breshëri automatiku që i ndodhi në shtëpi. Në faqen 8

Bllokohen leira fati kontrabandë

GJIROKASTER - Policia, aksion kontrabandës në doganën e Kakavijës. Dy automjete me rimorkio dhe tre automjete të tjera janë ndaluar nga forcat policore, pasi kishin mallra të dyshuara si kontrabandë, ndërsa të tjera nuk kishin paguar detyrimet fiskale ndaj shtetit. Pardje pasdite, befasisht policia ka “rrethuar” pikën e kalimit kufitar të Kakavijës dhe ka filluar një kontroll që do të zgjaste jo pak disa orë. Burimet bëjnë të ditur, se me targë “GJ 3826 A” dhe me targë rimorkioje “3827”, në pronësi të firmës së njohur “Altradin S.A.”, është bllokuar një ambientet e doganës për verifikim të ngarkesës. Siç konfirmohet në doganë janë deklaruar konfeksione të ndryshme, por duket se mbi të kanë rënë hijet e dyshimit dhe kështu kamioni nuk do të vazhdojë udhëtimin. Në faqen 7

Zgjedhjet, PD indiferente pas ultimatumit Meidani

TIRANË - PD ende në dilemë për të dërguar njerëz në KQZ. “Kërcënimi i Presidentit është skandalizuar aq edhe e qesharak”. Ky ishte reagimi i parë zyrtar i demokratëve, pas sinjalit që Presidenca për t’i lënë jashtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i Shtabit elektoral të demokratëve, Genc Pollo i ka kujtuar Presidentit Meidani se kërcënoni në stilin e vjetër me një deklaratë hartuar në mesditë nga zyra e tij. Asnjë lloj nxitimi nuk është parë në selinë e demokratëve pas ultimatumit të Presidentit se do të atashtojë partitë e tjera më të vogla në vend të PD-së. Në faqen 3

Ndryshime nga ministria — Stuhi në krerët e Rendit

TIRANË - Tronditen kuadrot më të lartë të rendit në Kryeqytet akoma nuk konfirmojnë asgjë deri tani, burime të sigurta në organet e rendit tregojnë se... Në faqen 4

Roma gati — VEFA do hetohet dhe në Itali

TIRANË - Komisioni i përbashkët hetimor ndaj bashkëpunëtorëve të huaj të Alimës. Në listën e personave që janë shpërblyer nga bosët i VEFA-s pas administrimit të saj, kanë figuruar dhe emra të huajve. Zbulimi i rolit të këtyre personave në veprimtarinë e kompanisë, ka kërkuar nevojën e shtrirjes së hetimeve dhe përtej Shqipërisë. Bashkëpunëtorët e VEFA-s fusin në lojën e hetimeve dhe Prokurorinë italiane. Hetuesit shqiptarë kanë kërkuar ndihmën e kolegëve të tyre përtej Adriatikut për të dhënat e sakta rreth personave që janë zbuluar në listat e njerëzve të paguar. Në faqen 9

Fajdet — Dorë e lirë hetuesve për piramidat

Fajdet. Dorë e lirë hetuesve për piramidat. TIRANË - Parlamenti korrigjon vetveten. Transparenca e shumë përfolur, i kishte lidhur duart hetuesve që në 30 korrik të ’97. Pas korrigjimit që u bë në ligjin “për administrimin dhe kontrollin e firmave që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, hetuesit dhe drejtësia mund të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre. “Pa përfunduar procesi i transparencës nuk mund të nisë asnjë lloj hetimi apo procesi gjyqësor mbi firmat që janë në administrim”. Kështu thotë neni 3 i ligjit të transparencës dhe kjo duhet zbatuar. Por zhvillimet e fundit në lëmin e fajdeve e kanë parë si pengesë këtë nen. Qeveria jo shumë kohë më parë nxori një vendim, që të gjithë personat që kanë përfituar para nga firmat rentiere në mënyrë të paligjshme, duhet t’i kthejnë. Në faqen 9 Nga protestat e vjetshme në Vlorë

GAZETA e Durrësit — Ushtria, vijnë 100 kamionë

DURRËS - “San Giorgio” solli ndihma për ushtrinë shqiptare. Anija më e madhe italiane ankuroi dje në portin e Durrësit me rreth 100 automjete të tonazhit të lartë si dhe një sasi të madhe veshjesh dhe mjetesh logjistike për ushtrinë shqiptare. Kjo është sasia më e madhe e ndihmave që vjen në vendin tonë nga Italia. Në faqen 8

GAZETA e Shkodrës — Malazezët kapin 60 tregtarë

SHKODËR - Të 60 tregtarët e ndaluar në kufi janë shoqëruar në postën e policisë kufitare ku u është sekuestruar i gjithë malli, janë ndaluar aty për disa orë e pastaj i kanë kthyer mbrapsht për në kufi. Nuk ishte e para herë që ndodh një gjë e tillë, por muajt e fundit, kontrolle të tilla janë shtuar shumë. Vetëm dy javët e fundit, llogaritet të jenë sekuestruar jo më pak se 15 sule (kështu quhen lundrat që transportojnë në liqen). Në faqen 6

GAZETA e Vlorës — Skafi mban peng mjetet e policëve

VLORË - Një skaf i sekuestruar dhe i humbur mban peng prej dy ditësh rrogat e policëve të Vlorës. Historia nis që me një urdhër sekuestrimi të skafeve nga ana e shkollës Mulosmanit. Pas bllokimit të tyre në Portin e Radhimës, disa u zhdukën dhe pronarët bënë denoncimin. Një prej tyre ka mundur të fitojë gjyqin dhe policia duhet t’i japë 36 milionë lekë. Në faqen 7

GAZETA e Tiranës — Asgjësohet mall me margarinë

TIRANË - Bllokohet një ton e gjysmë margarinë e prishur. Drejtoria e Higjienës së Tiranës, bëri të ditur se ishte bllokuar nga ana e saj në doganën e Tiranës një sasi prej 1600 kilogramësh margarinë. Kujtim Zaho, drejtor i Higjienës së Tiranës tha se nga një kontroll i para disa ditëve në doganën e kryeqytetit, u arrit të verifikohej se një masë margarine e ardhur nga larg, nuk bënte për t’u ngrënë. Në faqen 5

Kryeministri Nano

Pollo: Ai na kujton stilin e vjetër