Shkrihet akulli: Kosova, Parlamenti, bisedime kokë më kokë
Lino darkon me Berishën një natë para ndërrimit të viteve. Është hera e parë ndoshta që pas ardhjes në Shqipëri që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara ndërkohë që ndodhej në Hotel Tirana International për të festuar bashkë me gazetarët. Në faqen 3
Së shpejti bashkë me Roberto Benigni
Kontratë para lufte
EDITORIAL
Andi Bejtja Takimi Berisha-Majko duket se ka inspiruar dhe politikanët në Kosovë. Më në fund krahu politik i UÇK-së, Adem Demaçi, deklaroi se për hir të çështjes kombëtare pranon që të takohet me Presidentin Rugova pas një ftohjeje të gjatë. Nëse ndodh kjo dhe mendimet midis palëve unifikohen, do të jetë hera e parë, që në Kosovë faktori i brendshëm paraqitet si një trup i vetëm, si përpara serbëve ashtu edhe përpara faktorit ndërkombëtar. Dhe jo vetëm kaq. Shenjat e mbara në Shqipëri, pas takimit Majko-Berisha, ku u ra dakord që të dy palët të flasin me një gjuhë për Kosovën, bën që për herë të parë në historinë e kombit shqiptar, shqiptarët të mendojnë të njëjtën gjë për çështjen kombëtare. Pas marrëveshjes Hollbruk-Millosheviç shqiptarët u gjendën disi të hapërdarë, duke paraqitur fraksione të ndryshme. Disharmoninë nuk e sillnin vetëm fraksionet e ndryshme brenda radhëve të UÇK-së, por dhe inkoherenca midis Rugovës dhe UÇK-së në përgjithësi. Pas daljes së UÇK-së në skenë dhe fillimit të ofensivës serbe, Rugova po humbte gjithmonë e më shumë terren brenda, ndërkohë që nga opinioni ndërkombëtar ai vazhdonte të shihej si udhëheqës i shqiptarëve të Kosovës. Problemi shtrohej se kush do të ishte këtëj e tutje përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve, UÇK apo Rugova? Amerikanët dhe disa qarqe Perëndimore insistuan që Rugova të merrte nën kontroll UÇK-në, duke u bërë krahu politik i saj, por kjo nuk u arrit. Edhe tani paraqitet e njëjta situatë. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që brenda disa muajave të zhvillohen zgjedhjet në Kosovë. Ndërkohë të gjithë diplomatët janë të mendimit se marrëveshja Millosheviç-Hollbruk ka dështuar dhe se në pranverë lufta do të fillojë prapë. Një bashkëpunim i faktorit shqiptar do të ishte në të mirë të shqiptarëve kudo që ndodhen, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Shqipëria ka kohë që po vuan nga gjendja në Kosovë, ashtu sikurse nga ana tjetër dhe Kosova ka vuajtur nga amatorizmi i politikanëve në Shqipëri dhe nga lufta e egër primitive. Unifikimi i mendimeve në të dy anët e kufirit do të bëjë që komuniteti ndërkombëtar ta marrë më seriozisht çështjen shqiptare në Ballkan.
Tom Cruise film në Shqipëri
Shtëpi bashkë me Roberto Benigni
. Tom Cruise film në Shqipëri. Në faqen 21
Grabitet transformatori i Pukës
E RRALLË
Energjia elektrike nuk mund të mungojë vetëm prej ngrirjes së një lapë, trullit në shtyllën e tensionit të lartë, por dhe prej vjedhjes së transformatorit. Kështu ka ndodhur tanimë një ... në Pukë, të cilët ... të gjithë ... Në faqen 5
Majko “pajtohet” me Klosin
Majko pajtohet me Klosin. Shefi i Qeverisë në ditët e fundit të ’98 ka pranuar për herë të parë të përballohet me Kryetarin e parë të SHIK-ut pas sherreve që kanë zgjatur mbi dy muaj e që kanë vënë në pikëpyetje deri marrëdhëniet personale mes Majkos dhe ... Në faqen 3
Hakmarrje në Sheshin e Flamurit: Vriten 3
Vlorë, përplasje mes të fortëve
Hakmarrja masakron në qendër të Vlorës dy të rinj, duke vrarë edhe një kalimtar të rastit.
Plot dy krerë automatiku dhe një pistoletë janë zbrazur mbi trupat e dy të rinjve, të cilët janë vrarë dje rreth orës 9.50 fare pranë “Sheshit të Flamurit”. Njerëzit e maskuar, sipas policisë, kishin shumë kohë që e ruanin me armë të fshehura në makinë 25-vjeçarin Arben Koka që është vrarë në makinë bashkë me të riun tjetër Aurel Pashaj. Në faqen 18