Mosmarrëveshje të shumta mes dy drejtuesve të shtetit. Zëvendëskryeministri në prag të dorëheqjes: Nuk kam asnjë kompetencë për të vepruar
Në faqen 3
E rrahin policët vdes në spital
Skandal në qelitë e izolimit. Mjekët zbulojnë dhunën
Mister mbi vdekjen e një të ndaluari të policisë. Një 19-vjeçar i akuzuar për vrasje është dërguar me urgjencë në spital nga uniformat blu në gjendje të rëndë, ku ka mbuluar dhe sytë. mbyllur dhe sytë. Ndërsa policia e ka si natyrale vdekjen e të riut, mjekët që kanë kryer reaminacionin e viktimës kanë denoncuar gjurmët e dhunës së ushtruar mbi trupin e viktimës. Një ekip special nga Kryeqyteti do të zbulojë enigmën e 19-vjeçarit të vdekur në pranga. Pas akuzave të mjekëve të spitalit të qytetit, një grup i përbërë nga prokurorë dhe mjekë ka nisur hetimet për të zbardhur të vërtetën. Në faqen 5
Shqipëria e bëri detyrën e vet
Andi Bejtja
Përfaqësuesi politik i UÇK-së, Adem Demaçi, përfundoi dje turin diplomatik në Tiranë, ku u takua me të gjithë eksponentët kryesorë të politikës shqiptare, duke dalë i kënaqur nga të gjitha takimet dhe duke konstatuar për herë të parë një koherencë të plotë në lidhje me çështjen e Kosovës. Demaçi gjen në Tiranë pak kohë pas takimit Berisha-Majko, takim i cili duhet të thënë se zbuti klimën politike në Shqipëri dhe dha gjithashtu sinjale pozitive në Kosovë. Ndërkohë edhe Parlamenti shqiptar e kishte bërë detyrën e vet, duke miratuar një rezolutë të veçantë në të cilën thuhet qartë se Shqipëria njeh të drejtën e shqiptarëve të Kosovës. Nga ana tjetër Presidenti Mejdani, dje, tha se mediatori amerikan, Kris Hill, nuk duhet të mbetet në kuadrin e një ambasadori shëtitës, por duhet të qëndrojë i të veprojë vazhdimisht në terren, për ta bërë më serioz dialogun. Demaçi këtë herë nuk ka pse të mos mbetet i kënaqur nga vendi amë, pasi ky është maksimumi i mundshëm që mund të bëjë një shtet që ka dalë e ka hyrë në kriza të njëpasnjëshme dhe që është i detyruar të respektojë disa konventa ndërkombëtare, ku më e rëndësishmja është ajo e mosndryshimit të kufijve. Në faqen 4
Zbulohet mashtrimi 200 mijë USD
Ekspertët e bankës zbardhin hijet e para të superskandalit
Zbulohet mashtrimi 200 mijë USD
Revizorët vodhën fondacionin “Populli”
Kontrolli i ekspertëve të Bankës së Kursimeve ka zbuluar një grabitje me anë të mashtrimit të 200 000 dollarëve nga punonjësit e filialit të fondacionit “Populli”, në bashkëpunim me revizorët gjatë kohës së ngrirjes së fondacioneve. Gjatë një kontrolli të hollësishëm të ekspertëve kontabël të Bankës së Kursimeve në ish-filialin e fondacionit “Populli”; në qytetin e Elbasanit, është vërejtur një pasaktësi dhe moskoordinim të shumës së parave të regjistruara në dokumentacion me vlerën monetare të bllokuar... Në faqen 6
Klark: Shqiptarët të luftojnë
KOSOVE
“Shqiptarët e Kosovës duhet të vazhdojnë të luftojnë pasi nuk mund të përzgjidhen një katastrofë të re, të bien pre e represionit politik të Beogradit”.
Ky është deklarimi më i fundit i komandantit amerikan të forcave të NATO-s, Vesli Klark, i cili në një intervistë dhënë në përfundim... Në faqen 9
Angjeli heq njerëzit e Malajt
SPASTRIMET
Ministri i Financave, Anastas Angjeli, liron drejtuesit e fundit të mbetur nga paraardhësi i tij, Malaj.
Lirimet vijën menjëherë pas analizës vjetore të administratës tatimore, të zhvilluar në ditët e fundit të dhjetorit, ku ministri është shprehur me tone të ashpra për punën e tatimorëve. Në faqen 7