08/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 janar 1999

I kërkuari Haklaj ruan lekët e shtetit

Rishfaqet në Tropojë ish-komisari që vrau vartësin në zyrë I superkërkuari Fatmir Haklaj, merr në dorë mbrojtjen e parave të popullit. Burime të besueshme bëjnë të ditur se ish-shefi i policisë, që tashmë është shpallur në kërkim për vrasje, ka shoqëruar me një grup “besnikësh” paratë e sjella me helikopter. Ishin rreth 800 milion lekë paga, pensione, asistenca e shpërblime, që nuk jepeshin prej 4 muajsh. Më lart 3

Pranga policëve që rrahën për vdekje të burgosurin

Shefi Elbasanit: Ndaj krimit luftë me çdo mjet Arrestohen dy policë për vdekjen e 19-vjeçarit të ndaluar. Megjithëse grupi hetimor nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, shkaku i vdekjes së të riut të akuzuar për vrasje ka qenë keqtrajtimi i tij nga uniformat blu. Më lart 5

Shuli pajtohet me Brojkën

Ndodhi e Tiranës detyruan ministren Shuli, prefektin Çeço dhe kryetarin e Bashkisë Brojka t’i japin dorën njëri-tjetrit. Dje në Prefekturë u zhvillua një takim midis këtyre tre funksionarëve për të kryer një komision të përhershëm, i cili do të punojë për pastrimin e Tiranës Më lart 11

për pronën

Skifter Të bë një muaj e gjysmë që shqiptarët në letër kanë Kushtetutën e tyre, por në praktikë ajo nuk ndihet fare. Duke shfrytëzuar të gjitha konjukturat politike, ish-kryetari i Partisë Republikane dhe kryetari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar, Sabri Godo, mundi të fusë në Kushtetutë dhe nenin nr.41, ku thuhet se prona njihet vetëm kur është e trashëguar dhe e blerë. Ndodhta është hera e parë në të gjithë historinë e Lindjes që një koalicion i majtë në pushtet aprovon një Kushtetutë ku prona njihet me karakterin e saj më djathtasist, por deri më tani vetëm në letër. Një pjesë e atyre që votuan Kushtetutën nuk votuan vetëm pro socialistëve apo kundra Sali Berishës, por edhe pro këtij neni, që fundja fundit duhet zbatuar deri më një. Pas aprovimit të Kushtetutës, fillon beteja e vërtetë për pronën, njëkohësisht dhe konfliktet. Së pari, është urgjente abrogimi i ligjit nr 7501 i vitit ’91, ku prona ndahet, sipas parimeve marksiste-leniniste, për frymë. Së dyti, shteti duhet të fillojë spastrimin e tokave të zapttuara dhe njëkohësisht të anulloje të gjitha ligjet e fundit mbi privatizimin. Beteja për pronën nuk është vetëm betejë që u intereson ish-pronarëve apo atyre që me të padrejtë kanë marrë tokën e të tjerëve. Beteja është edhe një test që do të tregojë se sa seriozisht e ka marrë pushteti aktual zbatimin e Kushtetutës.

LAÇI, OSE QYTETI I “MBYTUR” NGA KISHAT

UDHËTIM NË RRETHE Në faqen 12-13

MINISTRI BIJEL DAKORT

GODO: KUSHTETUTA NDALON PRIVATIZIMIN Në faqen 4

Parlamenti kërkon të fshijë Komisionin Bezhani

“Të rikthehen spiunët e diktaturës” Në faqen 3

Beteja për pronën

Skifter

LEXUESE

Inserti i televizionit që “Gazeta Shqiptare” e përgatit çdo të premte për ju, sot do të mungojë. Një defekt i rëndë në tipografinë e gazetës ka detyruar shtyrjen e tij për një ditë tjetër. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, shpresojmë që probleme të tilla të mos na krijohen më dhe Inserti i Televizionit të jetë pranë jush, si gjithmonë, çdo të premte.