12/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 janar 1999

BUKOSHI NË TIRANË: UÇK TË HYJË NË QEVERI

VIZITA Në faqen 2

NËNA DETYRONTE VAJZËN TË BËHËJ PROSTITUTË

ARRESTOHET Në faqen 5

CIA: Do t’i bëhej atentat Ambasades

JA SEPSE TË SHTUNEN U NDALUA PADREJTËSISHT MAKS ÇIÇIKU Ambasada amerikane në Tiranë i ka shpëtuar një atentati. Duket se ky është fundi i një lajmi të bujshëm dhënë dy ditë më parë nga “Gazeta Sh- Shqiptare”. Ndajimi dhe lirimi i menjëhershëm i Maks Çiçikut të shtyn të mendosh në një sinjalizim që agjentët e shërbimeve sekrete shqiptare dhe amerikane kanë arritur të perceptojnë gjatë hetimeve të tyre. Po në këtë linjë hyn edhe lajmi i publikuar dje nga agjencitë e ndryshme, sipas të cilit, ambasada USA në Ugandë është mbyllur përkohësisht për shkak të alarmeve për bombë. “Atentat ndaj ambasadës amerikane” - ky është perifrazimi i plotë i historisë nisur menjëngjesin e së shtunës

100 ditë Majko

Andi Bejtja Sot mbushen 100 ditë nga koha kur 31-vjeçari Pandeli Majko erdhi në pushtet pas dorëheqjes së kryeministrit socialist, Fatos Nano. Ardhja e Majkos u mirëprit sidomos nga qarqet Perëndimore dhe amerikane, të cilët, tani, kur Ballkani është në prag të lëvizjeve të mëdha, janë të interesuara që liderët ballkanikë të jenë sa më pak autoritativ, por Kryeministri shqiptar po dëshmon të kundërtën. Nga ana tjetër, ardhja e tij u pa si hyrja e një klase të re në politikë, e cila është më shumë e imunizuar nga korrupsioni. I ashtuquajturi “skandali i vagonave”, i cili iu atribuua zëvendëskryeministrit Ilir Meta, nuk e shembi imazhin e Majkos, por gjithsesi, tashmë të gjithë e kanë kuptuar se në një vend si Shqipëria është e vështirë të ndalesh korrupsionin. Kryeministri i ri kaloi me sukses një Konfer- Konferencë Ndërkombëtare në Tiranë, por njëqind ditët e tij nuk shënojnë asgjë të re përsa i përket uljes së kriminalitetit dhe vendosjes së rendit publik, problemi më i madh që pas trazirave të vitit ’97. Duhet thënë se Majko u gjend përballë problemeve të trashëguara si nga Qeveria Meksi ashtu edhe nga Nano, e cila mund të thithë vetëm 25 për qind të investimeve të parashikuara nga institucionet Perëndimore. Konferenca në fjalë, e zhvillua në tetor në Tiranë, të paktën teorikisht, mundi të zhbllokojë disa nga projektet e bllokuara dhe rriti shpresat për ndihma të reja ekonomike. Qeveria e tij, ashtu sikurse ajo e Nanos, ka përparësi anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, anëtarësim i cili do të shoqërohet me shtimin e taksave të reja për tregtarët shqiptarë, çka, për pasojë, mund të sjellë dhe pakënaqësi të reja. Ndryshe nga paraardhësi i tij Nano, Majko duket se ka marrëdhënie më të konsoliduara me Presidencën dhe në të ardhmen nuk priten konflikte institucionale, të cilat më shumë se për pavarësinë e tyre, flasin për mosfunksionimin e shtetit shqiptar. Edhe për opozitën shqiptare, Kryeministri i ri është më i pranueshëm, ndonëse në fillim ai u etiketua nga ajo si “i sëmurë psiqik”, etj. Takimi Berisha-Majko, në fund të vitit, çliroi psikologjikisht shumë njerëz dhe hapi një shteg të ri, por nga ana tjetër mund të thuhet se ky takim ishte dhe një thikë me dy presa. Shumë nga militantët e PS-së e shohin me dyshim atë dhe dyshimi i tyre mund të bëhet malit nëse Majko nuk arrin të bindë Berishën të kthehet në Parlament, të njohë Kushtetutën dhe fundja-fundit, të njohë zgjedhjet e 29 qershorit të vitit ’97. Por, ndryshimi më i madh, midis Qeverisë Nano dhe asaj Majko qëndron në politikën e jashtme. Ndryshe nga Nano, i cili në fillim të qever- Në faqen 2

Të paguar për të qenë në errësirë

. Në faqen 12-13

Vlora, pasaporta e Majkos për në Itali

Kreu i Qeverisë në qytetin e gomoneve. Takon dhe militantët e PS . Vlora, pasaporta e Majkos për në Itali. Para vizitës në Romë, Kryeministri zbret në Sazan. Kryeministri shqiptar është rekrut dje në Sazan vetëm katër ditë para vizitës në Itali, në të njëjtën kohë kur njëri prej komisioneve parlamentare të Kuvendit shqyrtonte për herë të fundit projektligjin e Qeverisë kundër skafeve, duke i dhënë atij një karakter më të ashpër se projekti. Dje, Komisioni i Rendit dhe SHIK-ut ka forcuar edhe më tepër masat kundër skafeve e skafistëve, duke bërë ndryshime në variantin e paraqitur nga Qeveria. Në faqen 3