Lino lë Shqipërinë
Roma-Tirana sherr për UÇK
Në faqet 2-9
Në foto Ambasadorja e SHBA Mariza Lino gjatë një feste në rrugët e Kryeqytetit shqiptar
Një komb një qëndrim, jo një komb e dy luftëra
OPINION
Artan BORIÇI
Në kontekstin e një lufte çlirimtare në Kosovë, që do të çonte kah pavarësia e Kosovës, pas një faze tranzitore, edhe Shqipëria ndodhet përballë një trysnie të lartë serbe. Çdo njeri bashkohet me tezën se pavarësia e Kosovës do të sillte një ringjallje të vërtetë për kombin shqiptar dhe çeljen e rrugës drejt prosperitetit dhe barazpeshës në fqinjët. Në këtë mënyrë prishet një barazpeshë shekullore që ishte në dëm të shqiptarëve, që nga nuk mund të pranohët nga fqinjët tanë.
Një gjë është e qartë për Serbinë, por edhe për Greqinë deri diku: pavarësia e Kosovës është vepër e padalëshme e shikuar në perspektivë. Në rrethana kur Serbia mbetet shteti i fundit diktatorial në Evropë, ka një interes të shtuar atlanti[k] për zgjidhje të shpejtë të problemit kosovar, interes të cilin as Serbia ea Greqia nuk mund ta ndalin.
Duket se viti 1999 do të jetë vit i rëndësishëm në Kosovë dhe për këtë, shtetet fqinje janë në një trysni të madhe për përballimin e një disfate të tyre në favor të së drejtës shqiptare. Është e palogjikshme të mendosh se këto dy shtete, në mos edhe të tjera, nuk kanë vënë në dispozicion të gjithë arsenalin e tyre për të penguar faktorin shqiptar në Ballkan drejt prosperitetit. Nëse pavarësimin e Kosovës s’do të mund ta pengojnë, atëherë ata, veçanërisht Serbia, do të synojnë destabilizimin e Shqipërisë. Rastet e rrëzimit të shtyllave të tensionit të lartë janë konfirmuar në shtypin shqiptar të jenë vepër e Serbisë. Nga ana tjetër Milosheviçi deklaroi se për vitin 1999 ai pret një Kosovë multietnike, që do të thotë spastrim etnik të shkallës së gjerë. Përveç largjes së hesapeve me shqiptarët e Kosovës, ai dëshiron që konfliktin ta mbartë në Shqipëri, duke i shpërngulur kosovarët drejt Shqipërisë në dhunë e sipër. Qëllimi final duket se është një kaos si ai i 1997-ës dhe pas një ndërshim i shqipëtarëve ndaj pushtetit qipëtar. Në atë rast komuniteti ndërkombëtar do të dërgonte një ALBA 2 me qëndrim shumë më të gjatë dhe askush nuk mund të pengonte asimilimin e ngadalët të një pjese të shqiptarëve në kultura të tjera, një proces që, për disa politikanë shqiptarë, gjen shprehje në optikën e tyre të integrimin.
Sot pas më shumë se gjysmë shekulli shqiptarët kanë të drejtën e tyre për t’u integruar me vendet e përparuara të kontinentit. Kjo është kërkesë natyrore e çdo shqiptari, por mënyra drejt integrimit është shumë e rëndësishme. Kjo thuhet veçanërisht, sepse në kushtet e varfërimit total të shqiptarëve, asimilimi i ngadaltë i një pjese të shqiptarëve në një hapësirë kohore disa dekadash, nuk mund të shihet si proces integrimi të shqiptarëve në Ballkan. Së pari, shqiptarët humbasin identitetin gjuhësor e më të vonë edhe atë kulturor. E ky lloj integrimi nuk është ai për të cilin shteti shqiptar ka kuptimin ekzistencial. Së dyti, integrimi fillon lokalisht dhe nuk mund të kuptohet pa partnerë paqësorë dhe të barabartë, e shqiptarët nuk janë sot të përgatitur për këtë, prandaj duhet të krijojnë mekanizma të mbrojtjes së identitetit edhe në këto kushte.
Një mekanizëm i tillë është uniteti i brendshëm shqiptar që sot duhet më shumë se kurrë. Ne, shqiptarët nuk mund të eliminojmë ndikimin e shpërthimit në Kosovë, por së paku duhet të jemi në gjendje që një barrë e luftës nga Kosova në Shqipëri mos t’i ndryshojë asaj thelbin, pra të jetë luftë e një kombi për të fituar të drejtën e tij në të dy anët e kufirit. Bartja e luftës, duke ndryshuar palët në konflikt e të kaluar kufirin është e pamundshme: historia nuk do të na falë një luftë vëllavrasëse.
DOSSIER
SI E ELIMINOI HOXHA SHOKUN ANASTAS LULA
Në faqet 12-13
PRAG FALIMENTIMI
KESH: KUSH S’PAGUAN DO LERË PENG SHTËPINË
Në faqen 7