Prokuroria e Përgjithshme nis çështje penale ndaj KESH-it, institucionit më të përfolur aktualisht...
PROKURORIA E PËRGJITHSHME: KUSH E PROVOKOI ERRESIREN DHE PANIKUN PER DY DITE NE SHQIPERI Helim kundër KESH-it Tenderat dhe transformatorët e djegur Arian Çani Prokuroria e Përgjithshme nis çështje penale ndaj KESH-it, institucionit më të përfolur aktualisht. ... të cilët do të punojnë me këtë dosje por se vendimi i marrë mbrëmë, do të nisë shumë shpejt ekzekutimin. Akuza e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj KESH-it, vjen pikërisht në momentet të hapë një dosje kaq të madhe dhe dhe të rëndësishme, zbar dhja e të cilës shkon drejt e në çdo familje shqiptare. Për herë të parë, Prokuroria e Përgjithshme merr përsipër të denoncojë penalisht skandalin e dritave të dy ditëve më parë dhe të marrë kështu në mbrojtje shumicën e shqiptarëve konsumatorë e pagues të rregullt të energjisë elektrike. Pas vendimit të mbrëmshëm për fillimin e çështjes penale ndaj KESH-it, Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi deklaroi mbrëmë për Gazeta Shqiptare se shumë shpejt do të nisë hetimi për gjithçka ndodhi me dritat të hënën dhe të martën e kaluar. “Ne si Prokurori e Përgjithshme, do të hetojmë gjithashtu edhe tenderat e transformatorëve të djegur pak javë më parë si dhe do të punojmë për të hedhur dritë mbi firmat, të cilat janë paguar për të riparuar transformatorin e Fierzës”. Kujtojmë se ky transformator është djegur sërish vetëm disa javë pas riparimit. Rakipi tha dje se ende nuk janë caktuar hetuesit e tjerë momentin më të vështirë që po kalon ky institucion ende 100 përqind shtetëror. Vetëm pak ditë më parë, drejtuesit dhe specialistët e Koorporatës kanë lëshuar alarmin e falimentimit dhe kanë denoncuar një pjesë jo të vogël konsumatorësh, të cilët nuk kanë paguar prej kohësh faturën. Drejtori i ri KESH-it, Alfred Paloka - emëruar në këtë post vetëm pak javë më parë - do t’i duhet tani të përballojë dhe hetimin e skandalit më të fundit të dritave në këtë vend. Paloka tha mbrëmë se nuk ishte në dijeni të çështjes penale që Prokuroria e Përgjithshme ka nisur ndaj Koorporatës, por sqaroi se ai vetë është i shqetësuar për gjithçka ndodhi. “Ne jemi duke analizuar me vëmendje shkaqet që provokuan këtë ndërprerje të pazakontë. Deri tani, na rezultojnë dy arsye: rënia e nivelit të ujit dhe ngricat e pjesshme në të tre hidrocentralet e vendit si dhe mosfunksionimi i dy transformatorëve të Fierzës”. Drejtori Paloka nuk mohoi gjithashtu se përgjegjësia e asaj që ndodhi dy ditë më parë, do të rëndojë edhe mbi disa drejtues të KESH-it. “Kur ndodhi ndërprerja, unë isha fatkeqësisht në Londër, por mesa kuptova edhe deri dje, për të marrë këtë masë e ka dhënë disperceria e qendrës”, ka thënë mbrëmë vonë Alfred Paloka, Drejtori i ri i Koorporatës Energjetike Shqiptare. Mund të lexohen edhe: “Berisha kopion Meidani”, “NATO kundër skafeve” dhe “Shqipëria jo qendër e trafikut”.
Berisha kopion Meidani
PËR PAKTIN
Berisha si Meidani ka propozuar pakti mes forcave politike për Rendin dhe çarmatim.
Vetëm në forma duket se ndryshojnë paket e dy njerëzve që kanë ndërruar kolltukun e kryetarit të shtetit gjatë gjashtë viteve të fundit pluralizëm në Shqipëri.
Në faqen 3
NATO kundër skafeve
ZBARKIMI
NATO shkel hapësirat e Adriatikut për të penguar luksin e klandestinëve nga Shqipëria.
Aleanca e Atlantikut pranon të kontrollojë detin Adriatik nga lëvizjet e pakontrolluara të klandestinëve. Admirali David Soun ka deklaruar dje për agjencinë ANSA...
Në faqen 5
Shqipëria jo qendër e trafikut
Akuzat që i bëhen Shqipërisë janë të ekzagjeruara sepse trafiku i klandestinëve është një fenomen ndërkombëtar.
Nuk është korrekte pra që të akuzohet vetëm Shqipëria”. Kështu është shprehur për “Gazeta Shqiptare”, Dan Everts, ambasadori i OSBE-së në Tiranë.
Në faqen 4
Shqipëria viktimë e konflikteve italiane
Andi Bejtja
Ndërkohë që Italia është në pikun e kritikave kundra Tiranës për fluksin e lartë të trafikut klandestin midis dy brigjeve, po ravijëzohen dhe zëra të tjerë nga jashtë, që thonë se Shqipëria nuk e meriton këtë kryqëzim. Dje, kryetari i OSBE-së në Tiranë, Daan Everts tha se Shqipëria nuk është qendra e trafikut ilegal, por është një nga hallkat e zinxhirit që i ka rrënjët në shumë qytete të Evropës, përfshirë dhe Italinë. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është se, konfliktet e brendshme në gjirin e politikës italiane, ku qeveritë janë më jetëshkurtra në krahasim edhe me vende të varfra në tranzicion, bëjnë që tymi italian të bjerë shpeshherë dhe mbi fytyrën e mroptuar të Shqipërisë. Kryqëzimi i Tiranës për shkak të të ashtuquajturit trafik i klandestinëve, më shumë ka të bëjë me luftën politike brenda Italisë, sesa me atë çka italianët përmendin rëndom se “shqiptarët po i krijojnë probleme Romës me vendet e tjera të shengenit”. E djathta italiane, e cila ka provuar se di të shfrytëzojë shumë mirë ndjenjat antiemigrante të opinionit publik italian, kërkon t’i dëshmojë të majtës se Dalema[sic] se ligji i emigracionit nuk bën as pesë para dhe se të majtët po shkatërrojnë vendin. Dhe përveç më të mir[?] për këtë nuk mund të ketë se pamjet e TV-ve italiane që tregojnë çdo ditë skafe me emigrantë që vijnë nga Vlora. Duke u ndodhur përballë kësaj trysnie, të majtës, karrigahet, nuk i mbetet që tjetër veçse
Ilustrim: njerëz që përpiqen të ndezin një llambë të madhe.
FJERI OSE STACIONI ME KOMOD I PROSTITUCIONIT
UDHËTIMI
Në faqet 12-13
“Gazeta Shqiptare” ju dhuron Italinë
Duke filluar nga 1 shkurt hapet një garë për lexuesit tanë. Gazeta do të dhurojë 4 udhëtime pushimi, 1 javë në vendet më të preferuara turistike në Itali. Kush blen “Gazetën Shqiptare” do të përfitojë: Udhëtimin falas, Vizën Shengen, një vilë të prenotuar për 1 javë, një kontribut për shpenzimet e udhëtimit. Më 16 shkurt fituesit në TV