PRAG PRIVATIZIMI: BANKAT NISIN SULMIN NDAJ DEBITORËVE
Në faqen 6
Shqipëria, luftë agjenturash
Shqipëria, luftë agjenturash
Barqet hipokritë të pushtetit
OPINION
Sokol BALLA
Të vetmet drita që shiheshin nga lartësitë e rrugës për në Dajt, të dielën pasdite, ishin ato të stadiumit “Qemal Stafa”. Dy prozhektorët e fuqishëm i bënin ditritë shfaqjes së radhës, në kryeqytetin e futur në errësirë. Por frika u fashit shpejt. Në momentin e fillimit të futbollit simbolik Pozitë-Opozitë, shumicës së pallateve në Tiranë, iu kthyen papritur dritat. Për t’i ikur vetëm pak minuta pas mbarimit të ndeshjes, e cila më shumë se lojtarët, ka lodhur punonjësit e Elektrikut, që mbajtën me shirit nëpër dhëmbë energjinë e pandërprerë, që populli të shihte shfaqjen e fundit të Udhëheqjes sonë të Re.
Natyrisht ishte e lezetshme të shikoje përplasjen e fundmit mes Barqeve të Pozitës dhe atyre të Opozitës. Dukej qartë se Opozitës kishin filluar t’i riktheheshin linjat pas gadi dy vjetësh larg “sofrës”, gjë që s’mund të thuhej për njerëzit e pushtetit, tek shumica e të cilëve - përjashto ndonjë gazetar - nuk dukej qartë dallimi mes elit dhe gafës. Për më të tjerat, të gjithë ata që e ndodhen ndeshjen, panë tensionin e madh mes lojtarëve të dy ekipeve, që nuk i kursyen edhe sharjet e shkelmat për njëri-tjetrin. Aq sa disa filluan të mendonin se këta njerëz i kishin marrë me zor, bile këtë ndeshje ua kishin vënë detyrë partie. Ndryshe nuk ka sesi shpjegohet se përse pozita e ka kthiste marrë kaq seriozisht këtë të ndeshje, duke “detyruar” disa nga ministrat e saj, që disa ditë rresht përpara, të stërviteshin tek Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, prej ores 11.00 deri në 1.00. Perudhe që zakonisht në administratë, përfshihet në orarin zyrtar të punës, ku funksionarët tanë të lartë, të punojnë për të na sjellë art, ujin dhe mbajtur larg lufjet që po trokasin. Por edhe faji, siç do gje, ka piramidën e vet. Që fillon me Daan Everts, kryeministrin tonë të nderuar, i cili të dielën, vraponte nëpër fushë me urdhër që të jep, kënaqësia e talljes me të tjerët.
Të gjithë këta që na udhëheqin, duken se po shqetësohen së fundi, shumë për Shfaqjen. Nuk ka sesi ministrat të mos dalin të luajnë me barqe jashtë dhe këmbët gjithnjë lesh, kur vetë shefi i tyre i madh - ai shqiptar - jep një spektakël ala amerikan. Kur me një kapele ushtarake që nuk i rrinte fort mirë, kaloi në revistë disa ushtarë të mermerë në kufi. Për ikur një ditë më pas jashtë shtetit. Për një gjë kjo që qeveri patjetër që nuk ka të sharë. Ka ndërtuar një zyrë marrëdhëniesh publike, të cilën vërtet do ta kishte zili edhe Bill Klinton. Vetëm se armiku ynë nuk quhet Monika Lewinski. Farsa e të dielës pati vetëm një të vërtetë. Fjalët e një humori të njëgur, në pushtim të ndeshjes: “Ikim se këtu pas pak do të plasin të puthurat”. Të puthura nuk pati, por pas ndeshjes, dritat ikën sërish dhe të gjithë filluan të ndjenjë ftohtë. Shfaqja kishte mbaruar.
Everts gju më gju me lazot
PINE RAKI
Everts ka pirë dhe rakinë dhe kafen e lazaratasve. Ambasadori i OSBE-së 45 është ngjitur në delën në fshatin e Lazaratit, pasi kishte kaluar natën në Gjirokastër. Makina e Organizatatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë ka qenë i vetmi automjet që ka... Në faqen 11
Shteti vjedh fituesit e lojrave
TOTOFUTBOLLI
Shteti vjedh vetveten, ose më mirë shtetasit e tij. Një ligj i miratuar nga Parlamenti shqiptar, edhe pse askush prej atyre që kanë ngjitur dorën, nuk e ka ditur se për çfarë bëhej fjalë, ka vendosur që të gjitha lojërat e fatit për fituesit të tatohen 20 për qind.
Në faqen 23
Një i dehur masakroi 2 policë
TIRANE
Vritet një tjetër uniformë blu. Dy policë të qarkullimit rrugor kanë rënë viktima të shoferëve të dehur në aksidentin që të merrnin detyrën e tyre të shenjtë. Ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën, polici tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në faqen 9
Lind “Gazeta e Gjirokastrës”
Pas Gazetës së Shkodrës e Durrësit, në ditët e fundit “Gazetës Shqiptare” që sot shtohet “Gazeta e Gjirokastrës”. Menduan që dhe qyteti jugor të përfaqësohet me një faqe të veçantë, ku do ditë të pasqyrohen problemet sociale, ekonomike, të rendit, por dhe shen-bygit e mirë që vijnë nga qytetet e jugut, si ishte ai i shtamit të ruajtjes nga banorët gjirokastritë.